- Syri im per ty loton!!!!

 Miresevini ne faqen tone zyrtare!    www. cajle.com

Tradhtia, Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar?

Tradhtia është një fenomen socialqë ka qenë gjithmonë ekzistent. Madje, ka ndodhur rëndom edhe kur mes dy personave ka pasur dashuri. Sjellja fyese e në thelb lënduese ka të bëjë me këtë dukuri të përhapur, e cila nuk kushtëzohet aspak nga faktorët kulturorë, etnikë apo të klasës sociale. Praktika ka treguar se tradhtia nuk është fenomen i viteve të fundit. Në vitet '40, "Kinsey" në shënimet e saj mbi botimin "Raporti i sjelljeve seksuale të amerikanëve" ka evidentuar se të paktën 50% e burrave të martuar kishin filluar një marrëdhënie jashtëmartesore para moshës 40-vjeçare, dhe se 25% e grave i tradhtonin bashkëshortët e tyre.
Çfarë është tradhtia?
Ekzistojnë tipologji të ndryshme të tradhtisë? Pikëpamja e parë ka të bëjë me evidentimin e natyrës njerëzore. Duke e parë nga tërheqja seksuale mes personave, njeriu, të cilin në kontekste të tilla psikologët mund ta quajnë "kafsha njeri", meqë thelbi i tij ndërtohet nga dëshirat dhe instinktet, nuk është monogam, por natyrë poligame. Natyra e njeriut bëhet e ndjeshme dhe viktimë e këtij fenomeni kur kjo tërheqje seksuale në fakt prodhon një gjendje të shkëlqyer shëndetësore. Me fjalë të tjera, tërhiqemi nga ata që na pëlqejnë në mënyrë të veçantë, pavarësisht nga fakti se një person mund të jetë i përfshirë në lidhje sentimentale të tipit fejesë apo martesë. Vullneti ynë mund të arrijë të disiplinojë sjelljen, por nuk ka asnjë lloj force ndikuese përballë natyrës sonë, e kushtëzuar ndaj përshtatjes me ambientin social. Mohimi i pjesës sonë "kafshërore" do të thotë të bësh një luftë thuajse të pamundur. Kështu shprehet Desmond Morris, psikologu që ka shkruar rreth njeriut si një qenie e pandarë nga instinktet kafshërore. Pas sintetizimit të kësaj pikëpamjeje mund të themi se nuk tradhtohet me mendim. Nuk tradhtohet me qëllim apo emocion. Nuk ka instinkte njerëzore në këtë fenomen, ndryshe do të quheshim të gjithë tradhtarë, kafshë poligame dhe aspak monogame. Për fat, baza e një raporti të shëndoshë e të drejtë nga i cili krijohet familja, bazohet mbi themele të thella e tepër racionale. E për t'iu përgjigjur pyetjes se çfarë është në fakt tradhtia - përgjigja qëndron në parimet dhe besimet individuale; tradhtia nuk është e njëjtë për të gjithë. Gratë e eskimezëve bashkohen me të ftuarit dhe kjo sjellje seksuale nuk konsiderohet një tradhti. Kultura jonë do e urrente këtë lloj manifestimi të mikpritjes, duke e gjykuar atë si skandaloze dhe imorale. Duket se tradhtia e vërtetë në një raport vjen nga mashtrimi. Të mosqenurit i sinqertë, i hapur, por duke recituar e vënë maska. Janë elemente të vërteta në fakt, që tregojnë se ke tradhtuar personin që do. Të qenurit i drejtë, i hapur deri në fund, ka të bëjë me ekspozimin e vërtetë të një morali të pastër. Dhe kjo ka të bëjë me dashurinë e vërtetë. Një anti-tradhti mund të fillojë kështu: "Të dua dhe nuk kam frikë, se dhe ti mund të më duash apo të më njohësh deri në fund. Dëshiroj që zgjedhja jote të jetë e pakushtëzuar dhe të ofroj mundësi të më zgjedhësh nëse të pëlqej vërtet". Tradhtia e vërtetë vë në rrezik projektin e një jete së bashku, me të gjitha pasojat e saj. Të qenurit i ngurtë dhe jo elastik, egoist, aspak empatik, janë karakteristikat më të mundshme për të kërkuar një terren që do stimulonte tradhtinë. Në një raport autentik dashurie nuk mund t'i privojmë partnerit tonë të drejtën për të na kundërshtuar, e si rrjedhojë, ndodh të mërzitemi. Fatkeqësisht, në disa çifte njëri i mohon tjetrit të drejtën e revoltimit dhe të shprehjes në mënyrë të lirshme atë çka ai mendon, duke vendosur një autoritet të prerë. Ndryshe, ai ose ajo do të mendonte se nuk do të kishte autoritet të plotë. Shprehje të tilla si: "Është kështu si them unë dhe pikë, kjo nuk diskutohet më!" janë të njohura mes shumë çifteve që vuajnë mungesën e një pjekurie. Ide të tilla, të gabuara mbi dashurinë, shpesh prindërit u kanë dhënë fëmijëve të tyre, duke menduar se nëse ata vendosin autoritetin absolut mbi partnerin, janë të sigurt se do të kenë një raport dhe dashuri po aq të sigurt. Vendosja e autoritetit dhe e pushtetit në një raport dashurie çon në tradhti. Nëse autoriteti penetron vazhdimisht në një raport, impulsi natyral për t'u hapur me njeriun e dashur dhe dëshira për të dhënë dashuri arrijnë në zhgënjim.
Sa lloj "tradhtarësh" ekzistojnë?
Willy Pasini është psikologu dhe seksologu që ka studiuar më tepër mbi fenomenin e tradhtisë. Madje, në librin e tij "Psikologjia e tradhtisë", ai ka shkruar mbi rastet dhe personat e mundshëm. "Nevoja për dashuri, - shkruan autori, - si dhe frika nga plakja janë në fakt tentativat më kryesore kur bëhet fjalë për të riforcuar një identitet seksual konfuz. Ja se cilët janë tipikët dhe tipologjitë e një tradhtari sistematik sipas Pasinit.
Tradhtari i shkëlqyer
Për mashkullin ose femrën që tradhton, momenti i joshjes është gjithçka, një akt jetësor, tamam si një frymëmarrje. Joshësi gjen kënaqësi nëse bën për vete, josh seksualisht dikë, sidomos kur është më i ri në moshë, e mbi të gjitha, nëse loja merret vesh nga të gjithë.
"Shkelësi"
Për këtë lloj tipi, kënaqësia e vërtetë është ajo e ndaluar. Raportet e vërteta e sidomos ato të zyrtarizuara e mërzisin, ndaj ai lodhet dhe kërkon diçka të re.
I varuri seksualisht
Janë personat që, nëse tradhtojnë, arsyeja e parë që i shtyn është dëshira e fortë seksuale. Të këta, libidoja, e thënë ndryshe "uria seksuale", është më e zhvilluar. Ata kanë një dëshirë të pakontrollueshme për marrëdhënie seksuale, ndaj dhe pasionin e ndiejnë vetëm fizikisht. Atëherë, si mund të rregullohet një jetë e dyfishtë? Ka nga ata që vazhdojnë në mënyrë teknike mirëmbajtjen e "familjeve paralele", ku personi vazhdon të migrojë në mënyrë sistematike dhe pa vështirësi. Po kështu, ka nga ata, të cilët për arsye nga më të dëshpërueshmet mund të mbajnë vetëm një familje, por që vazhdojnë të tradhtojnë partnerin për të ushqyer narcizizmin e sëmurë. Mund të jetë më komode, dhe pse shumë më e shtrenjtë, jeta e dyfishtë gjeografike (një grua në Milano dhe tjetra në Romë, për shembull). Por jeta e dyfishtë mund të jetë hetero ose homo. Nga njëra anë është gruaja me të cilën ke lidhjen zyrtare dhe nga ana tjetër, një i dashur i të njëjtit seks çon përsëri në një jetë të dyfishtë.
Tre faktorët ndikues
Ajo që thuhet për seksualitetin njerëzor është se ai përcaktohet në mënyrë të pabesueshme si shumë kompleks. Vendimet mbi sjelljet tona seksuale zakonisht nuk parashikohen më parë. Vetëm pak persona në jetën e përditshme mendojnë të bëjnë një tradhti në mënyrë të qëllimshme, (të paktën jo herën e parë që ndodh). Kur premtohet se do të ruhet besnikëria, shumë persona në fakt janë të sinqertë dhe kanë të gjithë qëllimet e mira për ta mbajtur fjalën e dhënë. Edhe pse natyra njerëzore është e motivuar nga qëllimet e mira, kur bëjmë premtime të prera, jo gjithmonë disiplina ndërgjegjësore vepron. Kur bëhet fjalë për premtimet që marrim në dashuri e tradhti, logjika dhe arsyeja kanë një moment të vështirë në garë me emocionet tona, për t'u kontrolluar lehtësisht. Kështu, herë pas here emocionet influencojnë sjelljen tonë e na shpien në rrugë, të cilat nuk i kishim menduar. Janë tri sisteme emotive të ndryshme që mund të çojnë në tradhti: dëshira seksuale, dashuria romantike, si dhe tërheqja mes individëve. Dhe shpesh këto tri sisteme na çojnë në drejtime krejtësisht të ndryshme. Në filmin e njohur "Unfaithfull", tregohet se si një tradhti ndodh krejt rastësisht. Në këtë film personazhi i Diane Lane është një shtëpiake e lumtur, që tradhton bashkëshortin për shkak të një takimi të rastësishëm me një të panjohur tërheqës. Emocionet e saj, në veçanti, dëshira e saj seksuale, bëjnë që ajo të shkelë të gjitha vendimet e të çojë në shkatërrim atë dhe familjen e saj. Me pak fjalë, pjesa më e madhe e rasteve të tradhtisë ndodh jo sepse është e parashikuar, por sepse personat gjenden në situata ku emocionet e tyre janë të paparashikuara dhe ata nuk arrijnë dot t'i kontrollojnë ato.
Rastet kur tradhtojnë burrat e martuar
Për sa u përket burrave të martuar, është vlerësuar se kanë më shumë mundësi të tradhtojnë sesa gratë. Besohet se thuajse 50% e gjithë bashkëshortëve tradhtojnë në një moment të jetës së tyre.
Ka nga ata, të cilët e shohin si mundësi të mirë edhe tradhtinë online, përmes chatt-it deri në takime e njohje reale. Sa më shumë para të ketë një bashkëshort, aq më të lehtë e ka ai të jetë i pabesë. Të qenurit më i pasur i jep atij më shumë shanse për të bërë për vete femra të tjera. Mungesa e një jete të mirë seksuale apo rutina e raportit mes partnerëve, kur bashkëshorti mund të mërzitet nga të pasurit e vetëm një partnereje e bën atë të jetë i pabesë. Meshkujt janë gjithmonë më të prirur për të guxuar teksa ndiejnë rutinë. Por bashkëshortët e kanë më të vështirë t'i japin fund raportit të tyre legjitim, për të lënë gruan e për të vazhduar me të dashurën e fshehtë. Ata e shohin martesën si diçka të shenjtë, nga e cila nuk mund të heqin dorë lehtë. Kur një burrë tradhton, ka më tepër mundësi që të ketë marrëdhënie me një femër që është më e re se gruaja e tij. Nëse bëhet fjalë për një histori shumë të shkurtër, meshkujt nuk janë shumë të fiksuar mbi paraqitjen e femrës. Bashkëshortët kanë më tepër mundësi të jenë tradhtarë "serialë"...G/Sh

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!