E doja si i çmendur
Ishte vetem 17 vjeçe kur u dashurua me mua. E njoha ne gjimnaz. Une isha viti i katert kurse ajo ishte viti i pare. U mundova shume derisa ja vitova zemeren, por nuk e dija qe ajo do ma thyente zemren
Lidhja vazhdonte per mrekulli. Ne fund te shkolles filluan sherret
Donte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. Pasi mora pergjigjen e shkolles per ne Gjermani, ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Pri….ni. Mbasi i tregova gjithçka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem "Te gjithe jemi çuna, dhe te gjithe duam ne jete". Une u qetesova nga fjalet e tij.
Ne darke fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeç.
Shkolla mbaroi. Mbas mbarimit te shkolles filluan xhelozite
Ajo vendosi te kalonte pushimet ne … te halla e saj. Mua nuk me pelqeu qe ajo te ikte ne ….. sidomos qe ajo do te qendronte 2 muaj. Une nuk doja per faktin se nuk rrija dot pa e pare ose pa e takuar. Me ne fund ajo iku pa me thene gje. Mbas 1 jave me mer ne telefon nga ……. dhe me thote se do rri 2 muaj. Une u nxeva shume dhe i bertita ne telefon. Mbas nje debati ja mbylla telefonin.Nuk komunikova me te per 1 muaj rresht. Mbasi erdhi nga ….. une isha ne ……. te njerezit e mi. Qendrova 1 jave ne …… per te harruar ate histori qe vertet me vrau. U ktheva nga …… 1 jave me vone pasi ajo kishte ardhur, nuk dija gje per ardhjen e saj. Me mori ne telefon dhe me tha: Faton dua te takoj. Ti harrojme ato qe u bene...........................?
Vendosa ti harroj te gjitha. Por prap mbaja inat ne vetvete se si mundi te ikte pa me thene.
Ndarja ndodhi per faktin se;
Pasi kjo erdhi nga ….. ndenji 3 dite dhe kerkonte te ikte prape ne Theranda. Une u merzota aq shume sa i thashe;
Po ike dhe nje here ne Priz…en kur te vish ti nuk do jesh me mua i lidhur. E thashe vetem per faktin se doja qe ti jepja pak frike (ne kuptimin qe ajo te mos ikte). Kurse ajo ma mori sikur une nuk e doja me. Filloi dhe me thoshte se ti nuk me do, do te me mbash mbyllur ne shtepi etj........
Ndenji rreth 2 dite dhe me mori ne telefon dhe me tha; Faton une dua te ndahem nga ty per faktin se ti je shume xheloz. Une i thash une jam xheloz por jo deri ne ndarje. Por ajo ashtu donte ashtu beri. Nuk reagova keq thjesht mevinte inat se me thoshte qe vdekja do na ndaja ne te dy asnje tjeter.Nejse. U ndame.
Rri dy dite kjo dhe me mer ne telefon. Me thote qe Faton u be ti harrojme.
Kjo gje mua me ishte bere........
Une i thashe jo ne u ndame dhe nuk kemi per tu lidhur me. Nga ana ime mos prit qe une te mar ne telefon dhe te them ????? une te dua, Ate mos e prit nga mua. Ajo filloi te qaje ne telefon. Une e mbylla telefonin. Per faktin se ishte hera e trete qe me thoshte do ndahemi dhe rrinte 2 dite me thoshte u bene ca u bene ti harrojme.!
Nuk foli dhe e mbylli telefonin duke qare. E mora kete vendim per faktin se ishte hera e katert qe ma thoshte "do ndahemi". Sa shum mendime Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siç dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?
Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithçka me zemer.
Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume i rendesishem per mua dhe qe te adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.
Nqse e lexon kete leter , do ta shohesh se çdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(mgjse e di qe nuk ke per ta lexuar kurre).
Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja Dashuroni kur keni mundesi Isha i merzitur ate nate kur te takova per here te pare. Me dukej se e gjithe zymtesia e botes kishte gjetur te une stacionin e saj. Gjithcka rreth meje ishte e verenjtur dhe une isha shume i lodhur.
Hej, Toni-degjova nje ze nga prapa, atehere kur une kisha dalur te shetitem pa ndonje qellim. Ishte shoqja ime Ti......, cfare ka ndodhur me ty me pyeti. Pse ke mare kete pamje kaq te merzitur?
Pse, nje pyetje interessante-i thashe.
Eja do te ulesh te pish nje kafe me ne - me pyeti. Me ju? Je me dike tjeter, i thashe.
Po,jam me nje shoqe.
Pranova qe te shkoj edhe pse nuk isha fare ne diponim.
Une jam F...-me tha duke me pershendetur shoqja e saj ,me floke te shkurtera dhe syte te kalter si ngjyra e qiellit.
Me fal,mos ke ndonje provim qe je kaq i merzitur ishte pyetja qe pasoi. E tere jeta eshte nje provim- ju pergjigja.
Mendim interesant me tha.Vazhduam te flisnim pa nderprere dhe shoqen time sikur e lame anash . Si duket une me mire te shkoj-na tha duke e u qeshur dhe ne e ndjeme veten keq.
Ky ishte momenti pare dhe qe atehere e kuptova qe dicka thelle ne zemer sikur me shpoi;ate nate isha i lumtur...
Qe do te takoj diten tjeter krejt rastesisht edhe ate ne ora 6:30 te megjesit Toni-prape nje ze nga prapa.U ktheva dhe mbeta pa ze. Ishte aq e bukur me nje fustan veror me lule te imeta. I fola disi i hutuar.
Cfare ben ketu?
Ja po pres autobusin.
E ti?
Edhe une autobusin.
Do te udhetojme bashke pra-i thashe neper dhembe.
Po,me kenaqesi-me tha.
Fjalen kenaqesi nuk e analizova aq mire ne ato momente,sepse isha ne bote tjeter.
Tani rri dhe pyes vehten,se pas gjithe atyre fjaleve te urta qe kam lexuar per dashurine,pas te gjitha filmave qe kam pare...cfare eshte kjo ndjenje e mrekullueshme.Mengjesi kur te vije dhe une hap syte,te shoh menjehere.Ti je e programuar ne koken time ne ate menyre qe me shfaqesh ne cdo moment. Nuk ka funksione "delete" (Fshije) sepse do ta kisha perdore shume here,kur nuk mund te te heq nga koka.
Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte:"Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithcka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar"-Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth saj.
Ne mbremje kur shtrihem te flej perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.
Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos flej kete nuk e kuptoj.Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur ec neper kete parajse ndjenjash te bukura.Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq...
Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty.
Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic.
Une e falenderoj zotin qe eshte kujtuar per mua atehere kur mendoja se me kane harruar te gjithe,e falenderoj qe ka krijuar dashurine,e falenderoj qe te ka krijuar ty.
Zemer (Mirjet), te shkruaj ne kete forum sepse dua te ju tregoj te gjitheve se sa shume te dua,sepse me duket se keshtu e plotesoj ate qe kam ngelur pa e thene.
Dhe ju them te gjitheve edhe nje here: dashuroni kur keni mundesine dhe mos nguroni t'a shprehni dashurine,asnjehere mos u pendoni per ate qe dikujt i thoni qe e doni me zemer.Dhe shkruani mbi dashurine-jeta vetem e tille ka nje kuptim.
Vashës që ma rremben zemren ia dhuroj këtë letër:
“Që je duke e lëxuar të më kujtosh, por duke më kujtuar të më besosh. Shpirti im,edhe pse kam qënë larg teje me trup më beso çdo minut dhe çdo sekond të kam pasur në mendje, në zëmër dhe në shpirt. Mua më duket se çdo skaj dhe çdo mur i shtëpis sime e mban të shtypur emrin tënd “ .......” por me shkronja të pa dukshme që mos ta lexoj askush pos meje. Ndërsa unë nuk e dij se sa ma kuptoni dashurin,por ju lutëm më besoni se unë nuk mundi të rri pa ju,nuk mundi të mësoj. Ju e dini mirë se po afrohën ditët më të vështira.
E vërtet është se unë kurdoher kam jetuar në kujtimet tua,edhe në çastet më të vështira dhe të mundishme unë pranë i kam pasur sytë e tu. Unë kurdoher jam pranë zëmrës tënde. Pra para se ta mbylli këtë letër nuk po harroj ta lus edhe zëmrën time që të jetë afër teje,ndoshta të bënë shoqeri.
PRES TAKIM PËRSERI ME TY
E di se më doje ato ditë shkollore. Edhe unë të doja ty, por heshta për shkak të shoqës tënde. Por edhe nuk deshiroja të jem konkurent i shokut tim të mirë. Qart i degjova tik taket e zëmrës tënde. Nuk di nese më ke dashur atë ditë,unë ty të doja ! Atë ditë deshiroja që të t’thoja “Të dua” por buzet e mija mbetën memece. Deshiroja të qaja dhimbjen time, por lotët mu thahnë. Por ndoshta egziston shpresa për ne të dy,sepse ti mua mi tregoje sinjale të dashuris. Mua ma drejtoje atë shikim i cili ndezi zëmrën time. Por tani pres
-MUNDIMET E MIJA-
Është mesnat, nuk më zë gjumi, rri i tretur në mendime,shkruaj për ty poezi dhe vargje dahurie, mundohem tia gjëjë zëmrës time një shoqe, që ti bëjë shoqeri, e njëra prej atyre ti je ``v````. Nese nuk i bënë shoqeri, do të plakët dhe do të vdes shumë shpejt, pa e shijuar rinin tënde të ëmbël.
Tani mundohem ta rehatoj zëmrën me kujtimet e më parshme të shkollës. Disa herë shiqojshe sikur zana e malit. Po të lutëm mos vepro kështu, mjaft më me këto veprime, thuaj një herë po dhe rehatoje edhe zëmrën tënde edhe timën. Si po më duket edhe e jotja është duke vuajt por nuk duash të tregosh.ti e dinë se gjithë shoqeria e dinë se ne të dy jemi të dashuruar. Pse nuk i thua njëher e përgjithmon stop fjalës JO. Ta kam dhënë besën dhe prap ta japë. Nese kështu veprosh përseri, më thuaj pa humbur kohë që mos të presë kotë, që ta kërkoj fatin e zëmrës. Jam i përmalluar për ty shumë “
Nga Zemra Po Te Shkruaj
E filloj kete leter me e shkruar per ty,me fjalet me te embla te zemres dhe shpirtit tim te lenduar.Ne keto qaste kur e shkruaj kete leter ndihem shum i emocionuar,me merzi ,pikellim,dhe vuajtje te pafund brenda zemres sime,dhe me lot te pandale ne syte e mie te permalluar per nje dashuri.Gezohem qe gjindesh shendosh e mire e poashtu kalon,sidoqofte jeta dhe realiteti dora ime kurr nuk do te ndjej lodhje duke shkruar per ty,do te vazhdoj te shkruaj,do te vazhdoj te dua , dhe do te vazhdoj te shpresoj ne ty sepse shpresa kurr nuk vdes,nuk di qte them ,ndoshta e kam humbur rrugen time te jetes dhe gjindem ne rruge te gabuar por zoti me hapi kete rruge deri te zemra jote.Edhe pse kam nje ndenje deshperimi ne zemer te them te verteten se ti meriton gezimin,lumturine dhe gjitha te mirat e kesaj bote sepse vajze si ti nuk gjindet ne kete bot askundi,beso se nuk e kam lehte ta shkruaj tere kete leter por me detyron zemra te shkruaj dhe te nxjerr ate qe e kam ne brendesi te saj(zemres).
Kurr nuk do te mundem tia fal vetes nese diku gabova me ty e nuk po e di gje qe beri ndryshim te madh ne mes nesh,kurr nuk deshta te lendoj ty e as veten time ,gjithqka ndodhi pa planifikuar diten e mallkuar kur u dashurova ne ty,Heret e kam kuptuar se jam nje njeri i denuar nga zoti por arsyen e ketij denimi asnjehere nuk e kuptova,tash vazhdoj te qaj fatin tim qe shum e kerkova por kurr nuk e gjeta ,jetova me nje shprese te vdekur dhe ne shoqeri te enderrave,per kete pafatsi mbeta i vetmuar jeten pa ndale duke e mallkuar dhe veten e emerova ne baze te asaj qe mbeta,,Robi i Dashurise'',Kurr nuk deshta te gaboj e para zotit te jem nje mekatar kur e di se ne kete bote jam vetem nje kalimtar i rastit qe stacionin e fundit te jetes e kam ne pragun e vdekjes per ne boten tjeter,asgje ne kete bote nuk eshte e perjetshme e as e pavdekshme.
Tash vazhdoj te qaj ditet e rinise qe me iken e kurr me skthehen prap,asnjehere ne jete nuk i deshta avanturat e as interesin,qdohere dashurova me shpirt e me zemer te paster,sado qe po mundohem si duket rruget tona nuk po takohen askund, se si ndihem une tani te tregon vete letra e shkruar,kurr nuk e kam menduar nje dashuri te tille qe te ben te vuash me mall ne heshtje ,te lendosh zemren a askujt mos ti tregosh,qdohere qe shkruaj per ty ndihwem i priveligjuar dhe krenar kur e di faktin se ti e meriton kete,e meriton qe nje djale si une te vdes per ty,kjo eshte nje ndenje qe shum me frikeson sepse e di qka dmth ta dashuroj veq njera zemer,vetem zoti mund te dije se ku perfundon rruga e loteve te mi dhe e vuajtjeve te mia(nese ka perfundim diku),un kam besim tek zoti dhe jam i bindur se kesaj radhe do te me ndihmoj,pa dashjen e tij as ne nuk do te ishim takuar,prej se te njoha ty jeta ime mori tjeter kahje dhe kuptim,kete e deshmojne edhe poezite e mia qe tash i shkruaj duke u frymezuar nga ti,Te mos harrojme se dashurine nuk e kemi obligim ndaj askujt,ajo ehte nje ndenje e zemres dhe e shpirtit,ndoshta une nuk e meritoj dashurine tende por nuk jam fajtor pse te dua shum,me vite te tera po jetoj me plage te pasheruar ne zemer,nese zoti e ka shkruar qe un perjete te vuaj per ty dhe dashurine tende,nese eshte shkruar qe kurr mos te takoj per te thene ne kater sy ate qka ndjej ne zemer per ty,nese eshte shkruar per ty te qaj e te vajtoj perjete do te pajtohem me kete fakt edhe pse shum i rende per mua mos harro kurr se deri en vdekje vetem ty te DUA.
Fati dhe lumturia jote mvaren nga rruga te cilen ti do ta zgjedhesh ne jete,Me fal te lutem per gjitha keto fjale por nje te vertete mbaje ne zemer dhe kurr mos e harro see me shpirt e zemer ty te do nje djale shqipetar, e di qe pas kesaj letre me nuk do t gjej force qe te flas me ty sepse sigurisht do te me urresh pa mase por te lutem me fal se kete leter e shkruaj nga detyrimi i vuajtjeve dhe kujtimeve te mia qe kam ne zemer.Nese ke ndenja dhe zemer kupto te verteten qe tregon kjo leter e mos me urrej ,Valle qeshte kjo qe ndjej une per ty?!nje dashuri,nje pikellim ,nje gezim ,apo nje plage e pasheruar e shpirtit tim?!!!Do te vije nje dite kur do te kuptosh te verteten se te kam dashur me gjith zemer por atehere do te jete shum vone ,do te me kerkosh por nuk do te me gjesh askund,do te gjesh vetem varrin time me shum lule te qelura mbi te ku mbi koke do te me qendroj kurora e dashurise qe kisha per ty,une ne zemren tende do te mbetem si nje dore lypsi qe troket pa ndale duke kerkuar pak dashuri,do te jem i vetmi ne enderrat e tua por do te zhdukem se shpejti dhe ti do te kuptosh se ky nuk ishte realiteti,Per ndarjen tone une qava me dite te tera pa ndale,e ato dite ra edhe nje shi i madh i pazakonshem,kjo nuk ishte rastesi por per plaget e zemres dhe shpirtit tim edhe zoti ndjeu keqardhje dhe qau me lot,u mundova qe te bind ne te verteten por u mundova kot sepse plaget qe i kisha ne zemer nuk laheshin me lot. Lumturise dhe dashurise sime shpejt iu shfaqen kufijte dhe pengesat,endrra ime e vertete ne dashuri nuk zgjati shum ,ajo u be realiteti i hidhur dhe shum i rende per mua qe shpejt i erdhi fundi.Shpresoj se do te gezosh lumturine,dashurine dhe fatin qe aq shum e deshte dhe se nuk do te pendohesh per padrejtesin qe me bere mua,Nje amanet dua me ta lene,pas vdekjes time te varri im kurr mos mu afro ,plaget qe edhe atje i mbaj te lutem mos mi trazo,Ndoshta kjo do te jete letra e fundit qe per ty po e shkruaj sepse nuk e paske merituar qe nje djale si une per ty te vuaj,le te mbetet kjo nje misteri,nje ndarje e fundit per fatin qe kisha une ne dashuri,pa ty tsh jam mbet si nje jetim,si nje zog pa krahe e si nje lot i nxire,...si munde ta thesh zemren time si nje got kristali kur kete une kurr se meritova,nuk pate nevoje qe per lumturin dhe kenaqsine tende te lendosh nje zemer te pafajshjme,...kete leter e shkruaj nga zemra per te pastruar shpirtin tim dhe per t mos mbetur borgj i ndarjes ne dashuri....beso se tsh gjindem i paforce,brenda kater mureve i mbyllur ne vetmi per ty jam duke mbajtur zi....Nuk mjaftoi krenaria e as shpresa qe te ma shuaj mallin per ty,...nuk jetohet me shpres te vdekur dhe me dashuri te shfaqur vetem ne leter...edhe sa do te zgjase kjo agoni,kjo misteri,kjo mvaresi dhe ky mall e kujtim per ty kurr nuk do te mundem ta di....kur ta lexosh kete leter mos u ndiej krenare e as fajtore,le te beje kjo leter qe te kuptosh te verteten qe e tregon ,Jeta ime tash shum ka ndryshuar,ne zemer me ka mbetur plaga e tradhetise,ne vitet e dashurise se humbur per jete mbeta nje ,,Rob i Dashurise''
Tash e perfundoj letren me shprese se e kuptuar domethenjen e saj,mbetesh e pershendetur duke te uruar nga zemra gjitha te mirat e ke saj bote kudo qe je ...
-NJË ËNDËRR E TRISHTUAR-
Një ditë kuptova se nuk më dëshiron dhe se kur s’më ka dashur. Më tha se do një tjetër. E dija s nuk mund të luftoja kundër dashuris suaj, sepse ajo është poshtorsi. Kur ti më the atë, më lëndove shpirtrisht sepse në fjalët tua nuk egzistonte as edhe një fjalë mirëkuptimi. A nuk e dije se ti nuk je si vajzat tjera ! Ishe e përkryer,derisa nuk tu paraqit ai. Ai të verboj me para dhe i zhduki gjithë shpresat e mija. Nuk isha i sigurt se ai ishte i sigurt !
