Petulla me mish
Qëroni qepët dhe prejini sa më hollë, të cilat më pastaj i përzini me mishin dhe kripën e piperin. Hidheni miellin në një enë tjetër, mos e harroni kripën sipas dëshirës dhe me pas hidhini qumështin, duke mos e harruar as yndyrën bimore. Duhet ta përzieni rreth tre minuta derisa të arrini ta bëni një brum të mirë. Më pas do bëni katër petë si pite me një trashësi 4-5 mm dhe me një diametër rreth 20 cm. Pjesën e perzierë të mishit vendoseni në qendër të petëve duke lënë hapësirë anash. Qulloseni petën me ujë në pjesët anësore në mënyrë që faqet e petës kur t’i palosni të ngjiten mirë. Eventualisht mund të përdorni ndonjë mjet për t’I dhënë formë të dëshiruar rrethore apo katrore. Në një tepsi të vajosur lehtë të cilën njëkohësisht duhet ta lyeni lehtë edhe me miell vendosini petët dhe pjekini në furrë për 60 minuta në një nxehtësi 180°C.
Materiali për 4 persona:750 gr mish te grirë viqi,500 gr miell,175 gr qepë,125 gr yndyrë bimore,0.5 l qumësht,kripë, kokrra piperi

Patëllxhanë të mbushur

Për 4-5 persona duhen:
Patëllxhanë 1 kg, qepë 6-7 kokrra ose salcë një lugë gjelle, hudhra 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz.

Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë në tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi,shtohen domate të qëruara dhe të prere në copa të vogla; vazhdon kaurdisja në zjarr të avashëm në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak yndyrë pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate.
Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë.

Lakror me miell misri
Për 4-5 persona duhen:
Miell misri 2 gota uji, ujë 2 gota, pak kripë, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugë gjelle.

Mielli i misrit hidhet në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe përzihet derisa të bëhet një llapë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet në tavë të lyer me yndyrë. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet nje shtresë e hollë miell misri.
Spërkatet me ujë e yndyrë dhe piqet.

Byrek me spinaq

Për 4-5 persona duhen:Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr, djathë 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripë, piper.

Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet. Keshillohet nje temperature mesatare,jo teper e larte.

Tavë me peshk

Merr 2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.

Petulla me kos

Për 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokërr, kripë,sodë 1/2lugë kafeje, vaj 2 filxhane kafeje.

Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi(një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë.

Kukurec

Për 4-5 persona duhen:
Zorrë 1 palë, të brendshme 300 g. kripë, piper, spec i kuq, rigon, yndyrë 2-3 lugë gjelle.

Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë gjendër, një copë mushkri e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar.
Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.
 

Musaka me patate [2]
Prisni patatet në feta të rrumbullakta ose përafërsisht të tilla. Përgatitni beshamelën duke skuqur miellin me pak gjalpë dhe duke i shtuar pak nga pak qumështin ku keni hedhur më parë vezën e plotë, të rrahur si për omletë. Kujdesuni që mielli të mos krijojë kokrriza, duke e përzier vazhdimisht. Në një tigan skuqni qepën e grirë dhe shtojini salcën. Hidhini gjysmë gote ujë dhe lëreni të ziejë. Në një tavë të lyer me vaj, në formë shtresash vendosni një pjesë të patateve, një pjesë të proshutës ose sallamit, të salcës e të djathit kaçkavall, kripë e piper. Përsëritini shtresat duke u kujdesur që t'ju ngelen patate për atë të sipërmen. Në fund, hidhini beshamelën dhe piqeni në furrë, në temperaturë 200 gradë. Në mënyrë që shtresat të mos prishen, priteni kur të jetë ftohur pak.
1 kg patate, 150 g djath kaçkavall në feta, 150 g proshutë ose sallam në feta, 1 qepë, Salcë, 1 vezë, 300 g qumësht, 2 lugë miell, Kripë, Piper.

Musaka me patate [1]
Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kaçkavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.
Për 4-5 persona duhen: Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhanë kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë.
Për salcën e bardhë duhen: Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote çaji, vezë 1 kokërr, kaçkavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle.

 

Mish dashi në tavë Korçe [2]
Për këtë tavë (tepsi), në stinë të ndryshme, përdoren zarzavate të ndryshme.
Pritet mishi në copa të mëdha, thahet me letër guzhine, hidhet të skuqet në një tenxhere ku është hedhur gjalpi, pastaj hidhet ujë dhe kripë, ku lihet të ziejë për gjysëm ore.
Qepët dhe të gjitha zarzavatet, priten në copa (kubik), dhe hidhen në një tavë (tepsi). Sipër hidhet mishi me lëngun e mbetur nga zierja.
Në fund hidhet vaji, majdanozi i grirë, dafina, piperi i zi, dhe pasi përzihen mirë, futen në furrë për tu pjekur. Gjatë pjekjes, tava nxirret nga furra dhe zarzavatet përzihen në mënyrë që të piqen mirë.
Shërbehet e ngrohtë.
Për stinën e verës:
500gr. mish dashi, 6 ls vaj, 1 ls gjalpë, 4 speca, 2 qepë mesatare, 3 patëllxhana të zi, 1 grusht bamje, 3 domate, 1 tufë majdanoz, 1 gjethe dafinë, kripë, piper i zi.

Manti Kosove

Për 4-5 persona nevojiten:
1 kg miell, 2 gota ujë te vakët, 2 lugë vaj pak krypë për brumin dhe 600 gr mish I grirë, 3 qepë, krypë, vaj, piper i zi.

Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, krypë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kulecë të vegjël. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorës. Lyhen kulecët me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, krypë piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Cdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet një gjysëm ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret me kos.

Trahana

Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumësht, gjalpë 2 lugë gjelle, 1 lugë gjelle krypë.

Sitet mielli, hapet një gropë në mes dhe hidhet gjalpë i shkrirë pak por jo i djegur, qumësht dhe krypë. Duke filluar nga mesi e perziejmë brumin duke mos e gatuar shumë por të përzihet aq sa të mos pijë krejt miellin, brumë i fortë dhe i shkriftë. Sipër e spërkatim me miell, e mbulojmë dhe e lemë të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e kapim copa dhe e lemë të thahet pak dhe e shkoqim me dorë, e kalojmë në sitë të rrallë e thajmë përsëri. Ruhet në vende të thata pa lagështi e te freskëta. Në tenxhere shkrijmë gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtë, hedhim ujin e nxehtë, e perziejmë që të mos bëhet kokrra, shtojmë djathë të thërmuar ose shëllirë dhe e lëmë të ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtë.

Qoftet - të përgjithshme [1]
Qoftet janë një masë e rrumbullakët mishi apo perimesh të skuqura në vaj. Versioni klasik i tyre është pikërisht ai që përgatitet nga përzierja e mishit, hudhrave dhe majdanozit të grirë, vezëve, djathit kaçkavall të grirë, kripës dhe piperit.

Për qoftet, mund të përdorni të gjithë mbetjet e mishit që keni, të zier apo të pjekur; salçiçe, pule apo viçi. Madje, sa më të ndryshme të jenë llojet e mishit, aq më të shijshme dalin qoftet. Personat paksa delikat në shije, mund të mos përdorin hudhra.

Qoftet mund të përgatiten edhe me peshk: Troftë, salmon apo ton. Në këto raste nuk përdoret djathi e nëse brumi është tepër i butë, mund të shtoni bukë të grirë.

Nëse nuk i preferoni të skuqurat, mund t'i piqni qoftet në furrë, në një tavë me pak vaj. Nevojiten disa minuta më tepër, por rezultati është më i lehtë e më i thatë.

Tavë Elbasani

Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle,krypë.

Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, krypë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe krypë.
Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.

Burani

Për 4-5 persona duhen:
Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, salce 1 lugë gjelle, krypë, piper, kopër.

Spinaqi pastrohet, lahet dhe përvëlohet në ujë të vluar me krypë për 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa të jetë gjysëm i gatshëm, pastaj i hidhet spinaqi i përvëluar. Veç skuqet qepa derisa të marrë ngjyrë ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe hidhet në spinaqin me oriz. Të gjitha së bashku ziejnë dhe 10 minuta derisa orizi të jetë gati. Në fund mund ti hidhet kopër ose nenexhik.

Dollma me lakër

Për 4-5 persona duhen:
Lakër 1kg, mish i grirë 200 gram ose një filxhan çaji, qepë 2 kokrra, oriz 2 filxhanë kafeje, krypë, piper.

Lakra e bardhë pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani, vendoset në tenxhere me ujë të vluar dhe krypë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë. Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me kimë të përzier me oriz. Dollmat palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të avashtë për 30 minuta.
Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaurdisur, duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz gjysëm të zier, krypë dhe piper.

Gjyveç me patate

Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, salcë domate 1 lugë gjelle jo e plotë, krypë, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.

Mishi pritet në thela, skuqet me qepë, shtohet pak salcë domate ose domate të grira hollë, krypë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë.
Ndërkaq përgatiten patatet të cilat pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me yndyrë.
Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, krypë, piper, pak spec i kuq dhe në fund lëngu i mishit. Tava lihet në furrë për gjysmë ore. Pasi hiqet gjyveçi, vihet në pjatë dhe spërkatet me lëngun e vet e majdanoz të grirë hollë.

Qofte të fërguara

Për 4-5 persona duhen:
Mish 1 filxhan çaji, qepë 2 kokrra, bukë 75 g. (2 feta), vezë 1 kokërr, krypë, piper, majdanoz, miell 2 lugë gjelle, vaj 4-5 lugë, perime sipas dëshirës.

Mishi pritet në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, krypë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë merret te 25% nga pesha e mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me yndyrë nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë yndyrë.
Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj.

Fli Kosove

Për 4-5 persona nevojiten:Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, krypë, Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.

Në një enë hidhet miell, krypë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.

Tavë me patëllxhanë dhe kungulleshka
Nevojiten: 2 patëllxhanë të prerë në katrorë, 2 kungulleshka të prera, dhe 2 speca dollma, 1 qepë dhe një hudhër te grira imët, 2 domate të mëdha të prera në feta dhe të kulluara nga lëngu. gjysmë luge rigon. kripë dhe piper sipas nevojës.

Perzieni të gjitha perimet ne një enë me të madhe dhe zieni të mbuluar për rreth 20 minuta, e pastaj ua hiqni kapakun dhe zieni edhe rreth 15 minuta në zjarr mesaiar, duke i tundur nga pak. Mënyra tjetër e përgatitjes së taves është qitja në tavë ose tepsi dhe pjekja në furre, në 180 gradë celzius per rreth 1 orë.

Patate me arra
Nevojiten: 5 patate të mëdha, 1 qepë e grirë, 1 luge arra të bluara, kripë, piper dlie 1 gotë qumësht (më pak ose me shumë).

Qëroni patatet dhe preni në rrathe sa më të hollë. Renditni me radhë në tepsi te lyer me yndyre dhe siper u qitni qepët e grira imë, arrat e bluara dhe piper e kripë. Ulini me qumësht dhe futni ne furrë t ë nxehtë, në temperature 180 gradë celzius ku duhet t'i lini të piqen rreth 1 orë.

Pulë me kërpudha
Nevojiten: 4 copë mish te bardhë të pulës (ose kofshë) pa lëkurë e eshtra, 250 gr kërpudha të grira, 1 filxhan kafeje verë të bardhe. 1 filxhan qumësht. 1 filxhan galetë, 1 të bardhë lë vesë, lëngun e gjysmë limoni, gjysmë luge koper të thatë, kripë, piper.

Shtypeni mishin e bardhë me çekiq të bërxollave, por në vend të mishit te bardhë mund të përdorni edhe kofshët dhe kaçikët (duke ua hequr ashtin), Zini kërpudhat ne vere të bardhë, leng limoni dhe kopër, derisa të mos avullohel gati e terë vera. Preni permes çdo pjesë lë mishit të bardhë, mbusheni me kerpudha e pastaj mbeshtilleni mire duke i vënë nje rrëmojcë. UIeni çdo cope në qumësht ku keni qitur të bardhtë e tundur të vese, lyeni me galetë dhe renditni ne tepsi. Futni në furrë te nxehur te cilës la ngadalesoni lemperaturen ne 190 grade celzius dhe piqni rreth 35 minuta, derisa mishi te mos bëhet i butë dhe i kuqerremtë.

 

Kungulleshka-jahni me vaj
Grijmë hollë qepët, dhe i hedhim në tengjere për t'i skuqur mirë me vaj, pastaj shtiem aty edhe domatet e prera copa-copa të vogëla, si dhe ujin e nevojshëm , kripën, piperin dhe majdanozin e grirë. Si të kenë marrë valë, hedhim edhe kungujt e njomë, të prerë copë-copë, në madhësi të një gishti të vogël. E mbulojmë tenxheren dhe i lëmë të ziejnë në këtë mënyrë derisa të të mbeten me një salcë të trashë
Nevojiten: 1 kg kunguj,130-150 ml vaj,3-4 qepë mesatare,
½ kg domate të freskëta,3-4 lugë gjelle majdanoz të grirë,kripë,
piper dhe ujë sa duhet.

 

Pastiço me djathë
Makaronat spageti ziejnë në ujë të vluar me kripë për 10-15 minuta. Kullohen, shpëlahen,kullohen përsëri mirë dhe hidhen ne tavë, shtohen djathë i bardhë i thërmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë, përsipër hidhet salcë bardhë, spërkatet me gjalpë e djathë kaçkavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.
Për 4-5 persona duhen: Makarona 300 gram, vezë 2 kokrra, djathë 100 gram, qumësht 1 e 1/2 filxhan çaji, kripë, piper, gjalpë e djathë kaçkavall të grirë 1 lugë gjelle.

 

Role me patëllxhana
Lani dhe pastroni patëllxhanat, pritini në feta dhe lërini në ujë me kripë për 30 minuta. Zieni preshët për pak minuta, më mirë në avull dhe pritini për së gjati në mënyrë që të përftoni shirita të gjatë, të butë, por rezistentë.
Në një enë hidhni gjizën dhe djathin, kripë e piper dhe punojini me një lugë për t'i zbutur. Grini majdanozin dhe përziejeni me gjizën e djathin. Shplani patëllxhanat, thajini, piqini në grilën e furrës për 10 minuta, deri sa të zbuten dhe lërini të ftohen. Përhapni mbi to kremin e gjizës dhe djathit dhe rrotullojini. Lidhini me shiritat e preshëve dhe shërbejini, në temperaturën e ambientit, si antipastë.
Koha e përgatitjes: 60 minuta
Përbërësit: (për 4 persona)
300 g patëllxhana, 200 g gjizë, 200 g djath dhie ose tjetër, 2 lugë vaj ulliri, 2 presh, majdanoz, kripë të hollë e të trashë, piper.

 

 

Tasqebap
Mishi tul pritet në copa të vogla, kaurdiset qepa e grirë hollë, shtohet mishi dhe vazhdon skuqja. Shuhet me verë, mbulohet me kapak, pastaj hidhet salca, kripa, piperi, dafina, pak ujë dhe zihet në zjarr të ngadaltë.
Për 4-5 veta: kofshë qengji 500 g; yndyrë 4 lugë gjellë; domate të freskëta ose salcë 1 lugë kafeje; qepë 2-3 kokrra; verë 1 gotë; dafinë 1 gjethe; kripë e piper.

 

Lakror me miell misri
Mielli i misrit hidhet në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe përzihet derisa të bëhet një llapë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet në tavë të lyer me yndyrë. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet nje shtresë e hollë miell misri. Spërkatet me ujë e yndyrë dhe piqet
Për 4-5 persona duhen: Miell misri 2 gota uji, ujë 2 gota, pak kripë, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugë gjelle

 

Qofte të verdha
Përgatitja:

Zbusni bukën me pak ujë dhe copëtojeni. Në një enë të thellë hidhni bukën,mishin e grirë,djathin,vezët,pak kripë e piper. Përzijeni mirë e mirë dhe përgatisni një brum të ngjeshur mirë.Më pas formoni qoftet në forma të vogla të rrumbullakëta. Pasi t’i keni skuqur në një tigan me vaj të ngrohur mirë,vendosini në një letër kuzhine që thith vajin. Në një tigan tjetër skuqni hudhrat me 4 lugë vaj, hidhni dhe specat e prerë në shirita të hodhë, kripë dhe mbulojeni me kapak dhe lëreni në një zjarr të avashëm për 5 minuta. Grini majdanozin e dhe borzilokun. Më pas shtoni qoftet dhe lëreni në zjarr për 5 minuta të tjera. Pak para se ta hiqni nga zjarri shtoni dhe 2 lugë uthull. Përzijeni mirë me një lugë druri dhe lëreni të marrë një valë për disa minuta përpara se ta servirni. Qoftet serviren të ngrohta.

Perberesit:
për 4 persona,400 gr mish të grirë viçi,2 kokrra vezë,100 gr djath të grirë,2 speca jeshil,4 feta bukë të thekura,majdanoz,12 gjethe borziloku,3 thelpij hudhre,vaj, uthull, kripë,piper

 

Byrek me lakra dhe me vezë
Mënyra e gatimit: Para së gjithash qërojmë dhe pastrojmë mirë lakrat, duke i hequr rrënjët dhe fletët e verdha që mund të kenë. Nxjerrim zemrat (fletët e qendrës më të njoma), i ngrijmë hollë dhe i vëmë mënjanë. Pastaj grijmë hollë dhe pjesën tjetër, e vendosim në një tas të thellë, i hedhim kripën, e shtypim dhe e shtrydhim aq sa t'i dalë uji që ka. Grijmë koprën dhe majdanozin e i përziejmë me lakrën e shtrydhur. Njëherësh përziejmë me të edhe zemrat që kishim vënë mënjanë.
Vëmë në zjarr një tenxhere të përshtatshme me 100-125 gr. gjalpë, hedhim në të qepët e njoma të grira hollë, i kaurdisim këto derisa pjesët e bardha të tyre të fillojnë të skuqen. Hedhim në këtë tenxhere edhe gjithë lakrat e tjera, i trazojmë mirë, u hedhim kripën e duhur, sheqerin, arrën moskat dhe kanellën e thërrmuar; e mbulojmë tenxheren me kapakun e saj dhe i lëmë lakrat të ziejnë me ngadalë për afro një orë, duke i përzier herë pas here, derisa të thithin tërë lëngun e tyre; pastaj i zbrazim në një tas dhe i lëmë që të ftohen pak.
I hedhim qumështin, vezët dhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe i përziejmë mirë të gjitha. Pastaj marrim një tepsi të përshtatshme (duke llogaritur se byreku do të ketë një trashësi afro dy gisht) në të cilën shtrojmë gjysmat e petëve duke i lyer këto me gjalpë të shkrirë dhe mbi to shtrojmë barishtet e përgatitura si më sipër. Si të shtrojmë lakrat, vendosim mbi to pjesën tjetër të petëve, duke i lyer edhe këto me gjalpë. E shënojmë me majën e thikës në formë bakllavaje ose me copa katrore dhe e pjekim për 3 çerek ore në furrë.
Doza për 8-10 persona: - 1 kg lakra, - 1 tufë qepë të njoma, - 2 tufa kopër dhe majdanoz, - 1 lugë gjelle sheqer, - 1 ligë glikoje kanellë, - pak arrë moskat, - kripë sa duhet, - 3 kokrra vezë, - 150 gr. djathë (peta), - 150 ml qumësht, - 300 gr. gjalpë, - 10-12 petë bakllavaje.

 

POGAQË E SHPEJTË
E MARRIM NJË ENË DHE TË GJITHA I TRETIM (KOSIN, VAJIN, VETË DHE BAKININ) PASTAJ MIELLIN, NGJESHET BRUMI I BUTË, VEHET NË TEPSI NR. 36, LYHET ME TË VERDHËT E VESË, PËRSIPËR I HUDHET SUSAM. PIQET PËR GJYSMË ORE.
Përgaditja  2 GOTA KOS,1 GOTË VAJ,1 VE E TËRË DHE NJË TË BARDHË TË VESË, KURSE TË VERDHËN E VESË E PËRDORIM PËR TA LYER PËRSIPËR,2 QESE BAKINË, OSE 1 LUGË REQELI SODË BIKARBONE,MIELL SIPAS NEVOJËS

 

Bukë misri me djathë
Brumi gatuhet në një enë më të thellë ku qitet mielli e në të qiten qumështi, vezët, djathi i thërrmuar, vaji, bakini dhe krypa, përzihen mirë dhe derdhen në tepsi të lyer me yndyrë. Futen në furrë të nxehtë e pastaj në temperaturë mesatare piqet derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të verdhë më të mbylltë. Sipas shijes, servohet e nxehtë ose e ftohtë, me djathë, kos ose qumësht.
 Nevojiten: 500 gr miell të bardhë misri, 250 gr djathë të thërrmuar, 2 vezë, 1 gotë qumësht, 1/2 e gotës vaj, 1 qese bakin (1 qese pluhur për ëmbëlsira), krypë.

 

Pite me rathë
Vezët rrahen mirë e pastaj u shtohet djathi i thërrmuar, duke i përzier mirë. Me këtë yç (fill) lyhen petët. Merret peta e parë, shtrihet dhe spërkatet me përzierjen e vajit dhe ujit, pastaj mbi të qitet peta tjetër në njerën anë të së cilës qitet yçi me lugë. Nga kjo anë të dy petët fillojnë të mbështillen, bëhen role dhe vihen në mes të tepsisë së lyer me pak yndyrë. Kështu vazhdon edhe me nga dy petët etjera, të cilat vazhdojnë të mbështillen në rreth derisa të kryhen të gjitha petët dhe yçi. Në tepsi formohet pitja me role të radhitura në rrathë sa më afër njëra-tjetrës. Futet në furrë të nxehtë, por piqet në temperaturë mesatare rreth një orë. Servohet e nxehtë ose e vakët me kos.
Nevojiten: 1 kg petë për pite, 3-4 ve, 1/2 kg djathë, 1 filxhan i madh vaj dhe 1 filxhan ujë valë

 

Gjellë me peshk - krap
Krapi pastrohet mirë dhe copëtohet. Në fëlteren me vaj fërgohen qepët e grira imë derisa të marrin një ngjyrë të verdhë, u shtohet uthulla, krypa, piperi i zi dhe fleta e dafinës. Qiten në një tenxhere më të thellë, sipër qiten copat e peshkut të kulluar, ujë sa për t'u mbuluar peshku, i vihet kapaku dhe zihen ngadalë derisa të avullohet gati e tërë sasia e ujit. Servohet e nxehtë me garniturë patatesh të ziera ose të fërguara ose pure spinaqi.
Nevojiten: 1 krap i madh 1 kg. 8-10 qepë mesatare, 1 filxhan i madh yndyrë, 1/2 filxhan uthull, krypë, piper i zi dhe 1 fletë dafine.

 

Frikadella me djath
1. Përziejmë mishin, të kuqtë e vesë, Panën dhe melmesat. Formojmë 4 frikadella të mëdha dhe të ngjeshura.
2. Spinaqin e lajmë mirë, e futim në një tenxhere me 2 l ujë valë të zihet, në një sitë (kulluese) e shpërlajmë me ujë të ftohtë, e ndrydhim. E shkyejmë në copa të vogla dhe e ngrohim në 1 Lugë gjalpë.
3. 2 Lugë gjalpë në zjarr të fortë e skuqim, dhe duke rrotulluar disa herë fërgojmë frikadellat. Në një enë (dheu) të ngrohtë vendosim frikadellat dhe i mbulojmë me spinaq.
4. Lëngun e fërgimit (gjalpën) e tretim me ujë, e shijojmë me melmesa dhe ia hedhim (me lugë) frikadellave pëmbi. Fetat e djathit ia vendosim frikadellave përmbi dhe në zjarr të dobët i lëmë të shkrihen.
Për katër persona nevojitet: 400 gr. Mish viqi i bluar, 2 të kuq të vesë, 1/8 l Pana, 2 Lugë majdanoz i grimcuar, 1 Lugë çaji Krypë, 1/2 Lugë çaji Biber, 300 gr. Spinaq, 3 Lugë Gjalpë, 4 feta Djath kaqkavall.

 

                             Tavë patllëxhan-patate
Qeptë dhe hudhrën i qërojmë dhe i grimcojmë. Në një tigan (tavë) me pak vaj i skuqim qeptë dhe hudhrën deri sa të marrin ngjyrë, ia shtojmë mishin e bluar dhe e fërgojmë mirë. Me krypë, piper dhe oregano i shijojmë fortë. Masën e heqim nga tigani dhe e largojmë nga zjarri.
Patllëxhanët i lajmë, i fshijmë dhe i presim në rrathë rreth 1 cm trashësi. Në tigan me mjaft vaj i fërgojmë në të dy anët (shkurt por fortë). Mbi letër kuzhine i lëmë të kullojnë (të teren) dhe i shijojmë me krypë dhe piper.
Pire-në e pregadisim me qumësht sipas udhëzimit në paketim . Domatet i lajmë dhe i presim në rrathë.
Gjysmë e mishit të bluar e zbrazim në një enë të thellë (më së miri janë enët e dheut të cilat durojnë temperaturën e lartë). Me gjysmën e pyresë, patllëxhanit dhe domateve e mbulojmë masën. Mbetjen e mishit të bluar ia shtrojmë përsipër, pastaj pyrenë e mbetur. Në fund domatet dhe patllëxhanet i rradhisim përmbi (në formë tullash të çatisë). I hedhim krypë, piper ,oregano dhe e spërkasim pak me vaj. Në furrë (200 gradë) e ziejmë rreth 30 minuta.
Për katër persona nevojitet: 3 Qepë, 1 thelb hudhre, 1/8 ltr. qumësht, 500 gr. mish i bluar, krypë, piper i zi, oregano, 2-3 patllëxhan të vegjël (rreth 600 gr.), 1 paket pire-patate ( për 3 porcione), 1/2 ltr. qumësht, 6 domate

 

Paqe
Në nje tepsi radhiten petët, duke e spërkatur çdonjërën me yndyrë, futen në furrë e piqen derisa të skuqen. Ndërkohë, në fëltere me pak yndyrë. fërgohet mjelli (mejanja), por duke pasur kujdes që të mos skuqet shumë. Mejanja pervëlohet me një përzierje të lëngut të mishit, kosit, veve dhe hudhrave të shtypura, dhe i qitet kripa dhe piperi. Gjatë kësaj kohe duhet të jetë zier mishi me pak ujë dhe kripe. Lihet pak të ftohet e pastaj grimcohet në copa të imëta, qitet në yndyrë të skuqur (gjalpë), pëzihet dhe spërkatet me pak piper të kuq, Petët e pjekura përvëlohen me lëngun e mishit, mbi to qitet mejanja e fërguar dhe e trashur e sipër saj qiten copat e grimcuara të mishit. Rrafshohen mirë e pastaj priten në copa dhe servohen.
Nevojiten: 10 petë bakllavaje të gatuara në shtëpi ose të blera, 1/2 kg mish viçi ose qengji, 5 ve, 4 luqë miell, 1 gotë kos ose ajkë e thartë, 2-3 thelpinj hudhre, yndyrë (gjalpël, krypë, piper. 

 

Tavë Elbasani
Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë. Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.
Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.
Për 4-5 persona duhen: Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle, kripë.

 

Lulelakëra
Lulelakër e zier
Lulelakra pastrohet nga gjethet, I hiqet kercelli, ndersa lulet e demtuara pastrohen me thike. Tufat e medha ndahen ne disa pjese, lahen ne uje te ftohte dhe zihen ne uje te vluar me kripe per 15-13 minuta. Lulelakra hiqet nga zjarri, I kullohet uji dhe sic eshte e nxehte vendoset ne pjate, sperkatet me gjalpe, piper dhe perdoret si gjelle me vete ose si garniture.
Kjo behet dhe me e shijshme kur pritet ne copa edhe me te vogla dhe skuqet pak ne tigan me gjalpe duke I hedhur kripe e piper.

Lulelaker e skuqur me veze
Lulelakra zihet si me siper, ndahet ne dege te vogla, sperkatet me kripe, piper, kackavall te grire ose djathe te bardhe te therrmuar, kalohet ne miell, veze te rrahura dhe skuqet nga te dyja anet.

Lulelaker tave
Lulelakres I hiqen gjethet jeshile e kercelli, pastaj lahet dhe zihet ne uje te kripur. Lulelakra e ndare ne dege te vogla vendoset ne tave te lyer me yndyre me bishtat poshte, ajo rregullohet me kripe, piper, kackavall te grire ose djathe te bardhe te therrmuar, mbulohet me salce qumeshti sperkatet me gjalpe, kackavall dhe piqet ne furre.
Per salcen e bardhe mielli kaurdiset me gjalpe, shuhet me qumesht, zihet sa te trashet, hiqet nga zjarri dhe si te ftohet pak hidhen te verdhat e vezes.

 

 

Mish qengji tavë me pestil
Pritet mishi i qengjit në racione dhe vihet të ziejë. Ndërkohë skuqet qepa e prerë hollë, pastaj hidhen domatet ose salcë, shtohet lëngu i mishit, pak më vonë orizi dhe vazhdon zierja deri në përfundim.

Mishi shtrohet në tavë, mbi të hidhet qepa e përgatitur në të cilën më parë është hedhur pestili i ngrirë në copa shumë të imëta dhe i zbutur mirë në ujë të vakët. Vihet tava në furrë që të marrë një valë 10-15 minuta dhe serviret e ngrohtë.
Për 4-5 veta: mish 500 g; vaj 2 filxhanë kafeje; qepë 3-4 kokrra mesatare; oriz 1 filxhan kafeje; pestil; 1/2 filxhan çaji; kripë e piper sipas dëshirës.

 

Lulelakër në furrë
Pasi e lajme mire lulelakren, e ziejme ne nje tenxhere per 5-8 min. Pas zierjes e ndajme dhe e copetojme ne lulka te vogla, te cilat i rendisim ne forme uniforme (rreth e perqark taves). Me pas ne nje tigan pergatisim beshamelen, te cilen do ia hedhim siper lulelakres.
Per pergatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme qe jane: pak gjalpe, miell, 1 veze dhe qumesht. Konkretisht: Hedhim se pari ne tigan gjalpin, sa te kete filluar shkrirjen i hedhim nje luge miell. I trazojme pak, e kriposim (duhet pasur kujdes mos na formohen kokrra) dhe ne momentin qe fillon te trashet i hedhim pak qumesht (1 filxhan). I lene 2-3 min ne zierje dhe me pas e leme ne qetesi, per t'u ftohur pak. Pas 5 min ftohjeje hedhim ne tigan nje te verdhe veze, dhe i trazojme pak. Kur te kene marre nje ngjyre kompakte, e hedhim shtresen bukur siper lulelakres. Ne fund e mbulojme shtresen edhe me pak dja
th kackavall te grire qe e bem teper krokante.

 

Qofte te skuqura
Mishi i grire vihet ne nje ene ku e leme te shkrije nqs ka qene ne frigorifer. Pasi eshte shkrire e gjithe masa e mishit te grire, marrim 2 ose 3 kokra qepe dhe i grijme holle. I preziejme bashke me mishin. I hedhim 2 kokra veze, piper, majdanoz e ereza te tjera dhe i perziejme te gjitha bashke me duar. I bejme ne forme ovale ose pete dhe i lyejme me miell nga te dyja anet dhe i skuqim deri sa te marrin nje ngjyre te kuqe. Mos harroni zjarri nuk duhet i forte. Mire eshte te skuqen avash-avash. Keto shoqerohen me patate te skuqura ose te ziera, pilaf, makarona, pure, me sallate etj.

 

DÖNER

Die interessanteste Speise der Türkei ist vielleicht das Döner Kebab. Auf Deutsch könnte man es Spiessbraten oder drehendes Röstfleisch nennen. Zu Hause ist es schwierig, diese Spezialität vorzubereiten und auch in kleinen Mengen ist es schwer herzustellen. Die Zubereitung erfordert viel Geschick und sehr viel Zeit. Hammel- und Lammfleisch wird von allen Sehnen und Knorpeln befreit und in dünne Scheiben geschnitten. Diese Scheiben werden in einer Marinade; für die jeder Koch sein eigenes Rezept hat; bis zu 20 Std. mariniert. Für die Marinade wird z.b. Zwiebelsaft, Milch, Olivenöl, Salz, Pfeffer, Pimentpulver, Paprika, Eier, Kümmel verwendet. Die marinierten Fleischscheiben werden dann abwechselnd spindelförmig auf einen Spiess gesteckt. Die zwischen den Fleischscheiben aufgezogenen Fettschichten gewähren, dass das Fleisch saftig bleibt. Der Spiess dreht sich langsam vor einem senkrecht stehendem Grill- am besten vor einem Holzkohlegrill- dass ständig ein gewisser Teil der Fleischoberflaeche gar genug ist, um in hauchdünne Scheiben von oben nach unten geschnitten zu werden. Das dafür verwendete Messer ist fast einem Meter lang. Doch das, was es schneidet ist eine Köstlichkeit aus dunkelbraunen, wunderbar mürben Streifen würzigen Fleisches; die den Appetit eher stimulieren als stillen.

  

HaschkekseHanf rezepte

 du brauchst :200g Zucker,1 >Tasse Mehl,1Tasse geschmolzene Butter , Schale einer Zitrone  oder Zitronen Aroma , 2 EL Rum,50g GBitterschokolade, Hasch nach  belieben ca 3-4g, Backförmchen aus Papier.

Zucker und Eier  zu einer Schaumigen Creme rühren . Das Mehl  drüber  sieben  und untermischen . Die Nüsse , Rum  und Zitronenschale dazugeben . Das Hasch klein bröseln, in die geschmolzene Butter geben und alles unter die Masse geben . Die  Papierförmchen zu 2/3 mit der Masse füllen und bei 200gras ca 25 min backen

lasst es euch schmecken *gg*  
also erst mal braucht ihr das wichtigste; ordentlich viel Piece für das gewünschte high...
dann noch, und das ist wirklich auch ziemlich wichtig, Häagen Dasz Baileys Eis. Nein, ihr braucht keinen normalen Baileys sondern ihr braucht dieses Eis.  
nun braucht ihr noch ein paar eiswürfel (aber nich zu viele, sonst wird das ganze wässrig), Milch und ca. 1 Esslöffel Zucker.
Jetzt kann der spaß losgehn  

also, ihr tut einfach alles in einen mixer, das piece ist natürlich klein gebröselt, und dann mixt ihr das ganze ordentlich gut durch. wie viel ihr wovon nehmt überlass ich euch selbst, ich habs auch "nach schnauze" gemacht.

also wenn ihr richtig gemacht habt müsste es richtig geilo schmecken und ihr sdeit in ca. 1 1/2 stunden fett. (dauert leider so lang weil es so kalt ist  

guten appetit

 BananenmilchDope Drink

Dope schön klein machen.
In einem Topf auf dem Herd Butter schmelzen.
Dope in die Butter geben und schön umrühren.
Die Dopebutter in einen Becher abfüllen.
2 Bananen in Stücke schneiden und dazu geben.
Den Becher mit Milch auffüllen.
Wenn gewünscht noch etwas Zucker dazu geben.
Jetzt das ganze mit einem Püreéstab zerkleinern.

Fertig ist der Bananenmilch Dope Drink...

 Hash  Schokolade

 

Also zuerst brauchen wir 1 Tafel weisse Schoko von Milka, 2 EL Nesquik(Kakaopulver aus Edeka) 3EL Milch, und 4 Stückchen Rittersport Nuss, eine Form für Dopeschoko :entweder aus Toffife oder sonstwas zu gewinnen und natürlich nicht zu vergessen brauchen wir 1 - 1,5g
Piece oder wenn nicht so zimperlich zermalenes Gras.

Zuerst geben wir das gut zerkleinerte Dope in ein Schüsselchen und geben 2 EL Nesquik dazu , das ganze verrühren wir mit den 3 EL Milch bis es zu einer guten festen dunklen Masse geworden ist , bei Bedarf noch 1 EL Milch nachgeben falls zu dickflüssig. So jetzt zerschmelzen wir die weiße Schokolade und die Nussschokolade in getrennten Schüsseln sodass wir nacher bei der Dopeschokolade einen Marmoreffekt erzeugen.
So jetzt die beiden Shokos gleichzeitig in die Schüssel mit dem Dopequik und gut verrühren und das ca. 1 Minute jetzt geben wir die Dopeschoko in die Form unserer Wahl und lassen sie 2 Tage im Kühlschrank festwerden. Nach dieser Zeit ist die Schoko fertig und das Aroma von Dope und Schoko durchzieht die Schoko , einfach lecker und flashig.

message -->

Sport Brownies


Zutaten:

-Doktor Oetker American Brownies Backmischung

-3 Eier

-feinstes Olivenöl (Menge nach Anleitung Backmischung)

-Dope oder Grass nach persönlichen Geschmack
(mit 2 g kann man nichts falsch machen)

-Küchenquirl

-Zusätzlich zum Rezept noch Amarenakirschen
oder geraspelte Kinderschokolade

-bisschen Wasser


Zubereitung:

Das Öl in einem kleinen Topf erhitzen und die Droge reinbröseln (nicht kochen!!!)
Mit einem Löffel nötigenfalls gröbere Stücke am Topfboden zermahlen.
Öl abkühlen lassen.
In der Zwischenzeit die Backmischung in eine Schüssel geben, die drei Eier, das Wasser und das etwas abgekühlte ÖL (das heisse Öl würde die Eier binden) mit dem Quirl vermischen.
Einige Amarenakirschen und den Kirschsirup dazugeben und das ganze in die zugehörige Form geben.
Entweder die mitgelieferten Schokostreusel oder die selbstgeraspelte Kinderschokolade (oder welche auch immer) darauf streuen.
Dann nach Anleitung in den Backofen und fertig ist der Sport Kuchen.
Schmeckt ziemlich gut, aber aufpassen, nicht zuviel auf einmal essen.
Je nach Stoffwechsel dauert es 30 bis 120 Minuten, bis es wirkt.
Dann aber heftig. Gut zu dosieren und schön für unterwegs.

bannenpuddig

/ icon and title --> message -->
Zutaten :
  • 8-10 reife Bananen
  • brauner Zucker
  • Butter
  • 1 1/2 Esslöffel pulverisiertes Haschisch
  • Mehl
  • Muskatnuss
  • Nelken
  • Sahne

Zubereitung:

Die Bananen durch ein Sieb rühren, 8 Eßlöffel braunen Zucker, 6 Eßlöffel geschmolzene Butter, das pulverisierte Hasch beigefügen und soviel Mehl einrühren, bis ein dickflüssiger Teig entsteht. Mit Muskat und gemahlenen Nelken würzen. In eine gefettete Backform füllen und eine halbe Stunde bei mittlerer Hitze backen. Gestürzt und mit geschlagener Sahne garniert auf den Tisch bringen. Er kann warm oder kalt gegessen werden, wirkt jedoch heiß viel stärker und reicht für 4-6 Personen.

Cocktails

Springtime Cooler

4 cl Wodka, 2 cl Curaçao Blue, 6 cl Orangensaft, 3 cl Zitronensaft, 1 cl Zuckersirup.

Mit Eiswürfeln im Shaker gut schütteln und in ein Longdrinkglas auf einige Eiswürfel abseihen. Mit Früchten garnieren.

Wodka Sling

5 cl Wodka, 3 cl Zitronensaft, 2 cl Zuckersirup, 6-7 Eiswürfel, 1 Schuss stilles Mineralwasser.

Wodka, Zitronensaft, Sirup und 3-4 Eiswürfel ins Rührglas geben. Krüftig verrühren und durchs Sieb in ein Saftglas gießen. Mit dem restlichen Eis auffrischen und dem stillen Wasser verlängern.

Wodka Martini

3-4 Eiswürfel, 6 cl Wodka, 1 Stück unbehandelte Zitronenschale, 1 grüne Olive.

Ein kleines Weinglas im Gefrierschrank vorkühlen oder direkt vor mixen mit 3-4 Eiswürfeln ausschwenken. Den Wodka im Rührglas auf 3-4 Eiswürfeln verrühren, bis er gut kalt ist, dann durch das Sieb ins kalte Weinglas abgießen. Die Zitronenschale über dem Glas ausdrücken, bis etwas Schalenöl austritt, die Olive zum Wodka ins Glas geben

Wodka Fizz

5 cl Wodka, 3 cl Zitronensaft, 2 cl Zuckersirup Sodawasser.

Die Zutaten - ohne Sodawasser - mit Eiswürfeln im Shaker lange und kräftig schütteln. In ein Longdrinkglas abseihen und mit etwas Sodawasser auffüllen.

Road Runner

4 cl Wodka, 2 cl Amaretto, 2 cl Sahne, 2 cl flüssige Cream of Coconut.

Im Elektromixer gut durchmixen. Die Mischung im Shaker mit Eiswürfeln gut schütteln und in eine Cocktailschale abseihen.

Bloody Mary

5 cl Wodka, 1 cl Zitronensaft, frisch gemahlener Pfeffer, Selleriesalz, 2 Spritzer Tabasco, 3-5 Spritzer Worcestershire Sauce, 12 cl Tomatensaft.

In ein Longdrinkglas auf einige Eiswürfel die Gewürze, Zitronensaft und den Wodka geben. Mit Tomatensaft auffüllen und gut rühren.


Per nje tepsi bakllava: BAKLLAVE GOSTIVARI

-1 kg miell -7 veze -1 gote vaj -1 gote qumesht -pak kripe

-1 kg arra qe do ti keni copetuar gjalpe i shkrire per ta hedhur midis petave

Nga 7 vezet , 4 prej tyre do ti perdorni veçse te verdhat , 3 te tjerat ashtu siç jane me gjithe te bardhen.Hidhini te tera lendet siper miellit dhe zijeni brumin.Me pas punojeni mire me dore..Pastaj mbulojeni me nje pecete pakez te lagur per te parandaluar kesisoj tharjen e brumit dhe lijeni ashtu per gjysem ore deri sa te vije brumi. Pastaj ndajeni brumin ne 4 pjese.Çdo pjese ndajeni ne 15 copa te vogla te cilat punojini ca me dore dhe sillini ne forme sfere.Duke i lene copat e tjera poshte pecetes se lagur , filloni ti hapni secilat nga sferat ne nje diameter prej 15 cm.Hidhini niseshte gjate hapjes qe te mos ju ngjiten dhe çahen petat .Vazhdoni keshtu dhe me peten e dyte dhe me pas vijeni siper petes se pare pa harruar ti hidhni pakez niseshte perpara.Vazhdoni keshtu deri sa 15 sferat te kene perfunduar.Me pas merini petat qe i keni vene nje mbi nje dhe hapeni kete pete te vetme ne madhesine e tepsise tuaj.Pasi ta heni hapur vijeni mbi tepsi, te cilen sigurisht qe do ta keni lyer me pare me gjalpe.Me pas hidhni siper petes gjalpin e shkrire.Vazhdoni ne te njejten menyre dhe me 15 sferat e dyta.Me pas vijini ne tepsi , shtojini gjalpin dhe pas kesaj hidhini ne menyre te njetrajtshme arrat e copetuara Me pas vazhdoni po njesoj dhe me 15 sferat e grupit te 3-te , vijini ne tepsi hidhini gjalpin dhe po njesoj hapni dhe 15 sferat e grupit te fundit dhe ndiqni te njejtat veprime dhe per to.Ne fund priteni bakllavane dhe vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare ne 110° C.Mbajeni per rreth 6 ore.

Kujdes!!!Pjekja eshte pika me e rendesishme tek bakllavaja , ndaj kujdesuni qe te piqet mire.Nje bakllava e pjekur mire , nuk prishet dhe nese nuk i hidhni sherbet dhe sikur ta leni per gati nje muaj !!!

Per sherbetin : 1,5 kg sheqer , uje sa ta kaloje sheqerin (sa trashesia e gishtit te madh te dores) dhe dy luge leng limoni qe te mos e lejme te sheqeroset. Kjo eshte masa perfekte per te perfituar nje sherbet jo shume te trashe dhe velites dhe aspak te sheqerosur!Si fillim perzijeni sheqerin mire ne uje deri sa kokrrat e tij te shkrihen.Me pas hidhnini dhe 2 luget e lengut te limonit dhe perzijeni dhe pakez.Pastaj lijeni te zihet vete ne zjarr jo shume te larte.

Sapo qe sherbeti te jete gati lereni pak te ftohet dhe hidhjani bakllavase, duhet te rije te pakten 1 dite qe ti hyje sherbeti mire pastaj te servet -JU BEFT MIRE NGA HATIXHJA WIEN.

------------------------------------------------------------------------------------------------------
Për kremën e pastiçerisë nevojiten :

4 të verdha veze
2 doza vanilje
4 lugë sheqer
1 limon
4 lugë miell
350 ml qumësht
2 lugë të vogla gjalpë
80 kremë qumështi

Lani limonin dhe prisni një copë të madhe lëkure. Përgatitni kremën e pastiçerisë duke përzier të verdhat e vezëve, sheqerin, copën e lëkurës së limonit, miellin, qumështin dhe vaniljen. Lërini në zjarr të ngadaltë që të lidhen. Më pas shtoni gjalpin, lëreni kremën të ftohet, hiqni lëkurën e limonit dhe shtoni kremën e qumështit të rrahur. Lageni pandespanjën me lëng portokalli dhe vendoseni në një tas të madh. Mbulojeni me kremën a pastiçerisë dhe vendoseni tasin në frigorifer, të mbuluar me letër celofan. Një-dy orë para se ta servirni ëmbëlsirën, prisni hollë frutat, vendosini në një tas tjetër, lagini me liker, pudrosini me 2 lugë sheqer dhe përziejini mirë. Mbulojeni tasin me letër celofan dhe vendoseni në frigorifer. Rrihni kremën e qumështit dhe hidheni në qeskë pastiçerie me formë të dhëmbëzuar në fund, të cilën do ta vendosni edhe atë në frigorifer. Pak para se ta servirni ëmbëlsirën, hidhni frutat në tasin me pandispanjë. Mbulojeni me kremën e rrahur të qumështit dhe zbukurojeni me fruta.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

TIRAMISU


- 4 t? verdha vez?sh
- 3/4 filxhani, sheqer
- 1 filxhan djath? mascarpone
- 1 1/2 filxhan me ajk? qumshti
- 2 filxhan? me kafe t? fort? (e zieni dhe m? pas l?reni t? ftohet )
- 30-36 biskota
- pud?r kakao p?r t? pudrosur ?mb?lsir?n n? fund
- ?okollat? e grir?


P?rgatitja

Ne nje tenxhere, ne zjarr, perzieni te verdhat e vezeve dhe sheqerin dhe filloni ti perzieni ngadale derisa perzierja te kete marre ngjyren e verdhe disi te zbardhur dhe temperatura te kete shkuar n? afersisht 140? (ka tenxhere qe e tregojne temp). Me pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe masen hidheni ne nje tas te madh ku pak e nga pak mund te filloni ti shtoni djathin mascarpone, duke e perziere lehte. Perzierja duhet te ftohet per 8-10 min.Ne nje tas tjeter, trazoni ngadale ajken e qumshtit dhe po me ngadale hidheni ajken ne perzierjen me veze qe pergatitet pak me pare.Me pas perzieni kafen e ftohur dhe zhytini nje e nga nje biskotat ne menyre qe te marrin pak shije por dhe te mos thermohen fare nga lengu.
Ne fund, mund te filloni vendosjen e embelsires ne nje ene ovale. Ne fillim vendosni nje shtrese kremi, me pas nje shtrese me bisokota dhe siper i shtroni nje shtrese te trashe kremi. Siperfaqen rafshojeni ne menyre uniforme dhe mbulojeni enen me mbeshtjelles plastik. Embelsira duhet te ftohet per 4-6 ore para se te sherbehet.Para se ta sherbeni mund ti hidhni siper pluhur kakao perzier me pak kafe si dhe copa cokollate te grira holle.

ju beft mire .

cajle.com

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!