Aziz Dervishi & Besiana Mehmedi - moj xellove boje

Fshati Çajlë shtrihet në hapsirën gjeografike te Pollogut të Epërm, gjëndët në veri-perëndim të Rëpublikës së Maqëdonis, i vendosur në fushëgropën e Pollogut në lindje të komunës së Gostivari. Në lindje kufizohët më Malin e Thatë në perëndim me Gostivarin, në veri me fshatin Forin dhë në jug me Balindollin.Territori i këtij fshati përfshin sipërfaqë prej 18.2 km2, prej së cilës kullotave i takojnë 1.073 ha, tokës punuse 316 ha dhe pyjeve 388 ha. Fshati ka funksion lavërtar-blegtoral.Fshati Çajlë gjendet në lartësi mbidetare prej 510m, është fshat rrafshinorPër nga numri i popullsis,

 

 Fshati Çajlë ka qen i banura qysh nga sh.XVII ku sotë kanë mbetur vetëm themelët e Kalas[1] së fshatit Çajlë, kurse në sh.XIX fillojn të zbresin në rrëzë të Malit të Thatë.Zhvillimet demografike të sh.XX, më saktë në vitin 1929 kur kan filluar të vendosen me banim të përhërshëm në Çajlë të Rë ka numëruar një numër afërsisht prej 800 banorësh. Në vitin 1944 ka pas një numër prej 1000 banorëve. Në vitin 1961 ka pasur 1.681 banorë, prej të cilëve 1.380 shqiptarë, 288 maqedonë dhe 7 turqë, kurse në vitin 1994 në të janë regjistruar 2.674 banorë, prej të cilëve 2.672 shqiptarë dhe 2 të tjerë. Ndërsa sipas statistikave të vitit 2002 nga Enti shtetëror i Republikës së Maqedonis numëronte një numër prej 3070 banorë.Tashë fshati Çajlë numëron 661 familje dhe 831 shtëpi banimi. Në numrin e popullsis një epërsi më të madhë ka gjinia femrorë me një numër prej 1613, kurse gjinia mashkullore bën pjesë me një numër prej 1499.Sipas përkatësis etnike numrin më të madhë përbëjn shqiptarët, 3028(1478 meshkuj dhe 1592 femra), 4 turq (2 meshkuj dhe 2 femra) dhe 38 të tjërë (19 meshkuj dhe 19 femra).Sipas përkatësis fetare numrin më të madhë e përbëjn pjësëtarët e fesë Islame me një numër prej 3028 (1478 meshkuj dhe 1592 femra), ndërsa të fësë së krishtertë, gjegjësisht të sektës katolike ka vetëm 4 femra, kurse 38 të tjerë që nuk janë të përcaktuar për ndonji sekt fetar.[2]Me qenë se në të dhënat nga Enti shtetëror për statistikën e vitit 2002, janë bërë disa këqpërdorime në numrinë popullsis, në vecanti nuk është prezantuar numri i saktë i shqipëtarëve me qëllimë politike. Nga numri i dhëna nga kryetari i Bashkësis Lokale të fshatit Çajlë del së numri i këtij fshati është mbi 4000 banorë.Në periudhen midis dy Luftrave Botërore kur është bërë shpërnguljae madhe e popullsis shqiptare nga Maqedonia per ne Turqi, në fshatin Çajlë një gjë etill ka qënë active.Por edhe nuk ka patur numër te zvogluar te popullsis me shpërnguljen prej fshati ne qytet siç është rasti me disa fshatra tjerë.

 

Kjo tregon se fshati ka posit te volitshmegjeografike në të ardhmen e afërt do te hy ne planin urbanistik te Gostivarit si lagje e madheNë fshatin Çajlë ka disa objekte afariste industriale të cilët merren me përpunimin e drurit, metaleve, etj. Ka disa firma të vogla afariste të cilat merren me lyerjen e fasadave të objekteve, pastaj me ndërtimin e shtëpive, një numër të madhë të marketeve ushqimore dhe për nevoja të tjera të qytetarëve, kafene, internet klube, etj.Në të gjitha këta ndërmarje të vogla dhe të mesme janë të punsuar një numër afërsisht prej 70 vetash që e siguroj egzistencën e tyre.Po ashtu në fshatin Çajlë është e zhvilluar bujqësia falë tokave pjellore që japin shumë rendimente, ku më së tepërmi kultivohen gruri, misri, pasulja, specat, domatet, patatet, lakrat, qepët dhe disa lloje të perimeve. Bujqësia ndikon që një pjesë e banorëve të këtij fshati prej tokës ta sigurojn egzistencen.Sa i përket komunikacionit rruga kryesore Gostivar-Çegran është e asfalltuar dhe me trotuare, kurse janë të asfalltuara edhe lagjet e fshatit ku vetëm në disa lagje nuk ka trotuare.Për sa i përkët burimeve ka shumë pak, më i rëndësishëm është Stërçeku dhe disa kroje të vogla. Stërçeku deri para disa vjetësh kishte ujë të bollshëm dhe të ftohtë gjatë stinës së verës, kurse gjatë dimrit uji kishte temperaturëne e duhur për pije. Tashë për fatë të keq është tha dhe ka vetëm një sasi të vogël rrjedhëse.Si lumë mund të përmendim Lumin Vardar i cili e ndan fshatin në dy pjesë në Çajlën e Re dhe në Çajlën e Vjetër.Lumi Vardar shërben edhe për ujitjen e tokave bujqësore të fshatit Derguar nga Studenti i Fsh,Çajle A/S

 

 FOTO NGA  QENDRA E F,CAJLE     JU FLM, PER FOTOT E DERGUARA...   DHE INFOT NGA STAFI CAJLE.COM   INFO DHE FOTO NE web_cajle@hotmail.com

...SH.F Çajla festoi 9 vjetorin e patronatit të shkollës patrionati_shf_cajle_201009_44.jpg

Me program kulturo – artistik dhe sportiv, në Shkollën fillore “Çajla” në fshatin Çajlë u shënua 9 vjetori i shkollës, ku nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur recitale, poezi, këngë dhe vallëzime. Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin drejtoresha e shkollës Arita Agai, mësimdhënës, përfaqësues të komunës së Gostivarit, nxënës dhe prindër.

Nafije Zendeli nga Seksioni për veprimtari publike në komunën e Gostivarit i përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit të komunës së Gostivarit, dr. Rufi Osmani. “Ju, jo vetëm që festoni 9 vjetorin e mëvetësimit të shkollës suaj, por keni rastin të pranoni përshëndetjet më të ngrohta nga biri i fshatit tuaj që është kryetar i komunës së Gostivarit z.Rufi Osmani. Ju në shkollën tuaj të fshatit keni nderin që të ju udhëheq një drejtoreshë e cila me punën e saj serioze dhe me punën e saj të vazhdueshme është e gatshme që me orë të tëra, ditë më radhë të vijë dhe të trokas në dyert e komunës, me qëllim të përfitojë gjithçka nga komuna dhe t’ia sjellë shkollës suaj. Komunës nuk do t’i interesojë politika ditore. Ajo do të respektojë çdonjërin që më respekt dhe nder do të dijë të menaxhojë institucionet, siç është rasti me shkollën tuaj dhe shkollat tjera” tha ajo.Festën e patronatit, nxënësve dhe mësimdhënësve të shkolës në fshatin Çajlë, ua uroi edhe Shirete Elezi nga Sektori për Financa dhe Buxhet në komunën e Gostivarit. “Komuna gjithmonë përkrah dhe u jep mbështetje financiare dhe do t’u jep edhe në të ardhmen projekteve të shkollës suaj. Do ta keni mbështetjen tonë me qëllim të përmirësimit të kushteve për nxënësit e shkollës”, tha mes tjerash Shirete Eelzi.
Për nder të patronatit të shkollës drejtoria kishte organizuar gara në futboll të vogël ku fituesve u ndau mirënjohje.

 

Eardhshme do ballafaqohet me vështirësitë e përditshme në arsim, në shëndetësi, ... Në emër të ardhmërisë mirë, mirëqenies njerëzore dhe prosperitetit ... Rrita e shtetit tonë varet nga dituria dhe njerëzit e aftë. ... bashku për të ardhmen e lumtur të fëmijëve tonë dhe gjeneratave ardhshme.

 

Përgjegjësia kryesore për edukimin dhe arsimin e fëmijëve bjer te prindërit, ... është i vetmi garant për një ardhmëri të lumtur të popullit tonë. ... Njeriu duhet kujdeset për ardhmërinë materiale fëmiut vet, ...Në rrugën e realizimit një ardhmërie bukur, më të lumtur dhe pa brenga. www. cajle.com

"Shkolla është vendi i diturisë. Aty gjejmë shumë gjëra të cilat nuk mund t’i dimë as në rrugë, as në shtëpi." "Nëse nuk shkojmë në shkollë nuk do të jemi të edukuar dhe nuk do t’i respektojmë të tjerët."" Për mua është gjëja më e bukur në jetë. Është e domosdoshme sepse prej saj kemi dobi." " Do të na pëlqente të kemi kushte që mësimin ta zhvillojmë me metoden e re."cajle.com

_________________________________________________________________________________

Zjarri në Mitologjinë Shqiptare

zjari nga  kaminet

Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Njerëzit besonin se zjarri në vatër kish një fuqi të madhe shëruese dhe pastruese. Për këtë arsye, përpara ndonjë feste, atë e mbanin ndezur të tërë natën, verë a dimër qoftë. Ai që kujdesej për të, ati, pra i pari i shtëpisë, duhet kundruar si roja priftërore e zjarrit. Nga ana tjetër, zjarri mbahej ndezur në dhomën e lehonës për 40 ditë rresht. Fikja e zjarrit në të tilla raste ishte një ogur i keq. Besoj se po të fërshëllente zjarri, po bisedonin armiqtë e shtëpisë, po të kërciste, do të ngordhte bagëtia.

_________________________________________________________________________________

Lugati në Mitologjinë Shqiptare


 

Figurë e besimeve popullore shqiptare. Shpirti i të vdekurit, burrë a grua qoftë, që ka qenë njeri i keq, me veti e zemër të ligë, ngrihet Lugat. Mbase këtë do të thotë edhe ajo pjesë e besë së Mujit, që mbaron me vargun: “Zirma, tokë, përjashta në natë të vorrit!” Lugati pra është kufomë, dhe ka thonj shumë të gjatë. Në Kosovë besonin se Lugat ngrihej edhe i vdekuri që nuk i është vënë pranë fillorja e pushkës, masha, drapëri ose ndonjë hekur tjetër, sepse, me sa duket, hekuri i mban larg të gjithë shpirtërat, të mirë a të këqinj qofshin ata.

Shëmbëllyeshëm me Kosovë, në Shqipërinë e Veriut gjithmonë vinin në varr një lopatë ose shatë, gjersa të kalbej trupi përfundimisht, më qëllim që djalli të mos vinte aty rrotull dhe ta merrte të vdekurin. Sepse, sipas besimeve popullore, djalli hyn në trupin e të vdekurit dhe del jashtë varrit. Që ta parandalonin këtë gjë, në Kosovë shkonin dhe e ruanin varrin e të vdekurit për tri netë rresht, sepse mendohej se gjatë këtyre tri netëve do të vinte djalli, natën e parë i veshur me petka të bardha, të dytën me të kuqe dhe të tretën me të verdha. Në Korcë, të vdekurin nuk e linin natën vetëm, sepse kishin frikë se po ta kapërcente një mace, ai do të ngrihej si Lugat. Lugati ringjallej pas shtatë ditësh, shkonte natën në shtëpinë e tij dhe hante pak miell. Po të ishte grua, merrte ushqime, plackiste ç’të gjente dhe i fuste në varrin e saj.

Të premten nuk dilte, por tre-katër netët në vazhdim shkonte dhe trazonte në shtëpinë ku kish vdekur. Kur të gjallët bëheshin të vetëdijshëm për të, e kuptonin se do të kishte qënë “ajo”. Në Poliçan besohej se Lugetërit shfaqeshin vetëm midis muslimanëve, kurse në Kurvelesh vetëm midis të krishterëve. Lugati mund të marrë trajta të ndryshme: trajtë caliku (shakulli), që rri në kuzhinë, në shtrat ose mbi menderin ku flenë gjindja, të një thithlope të madhe, të një qeni, që rri në fund të shtratit të së shoqes, të njeriut, ashtu siç ka qenë edhe në gjallje, por i mbështjellë me qefin. Në kësi rastesh lëviz duke u tërhequr zvarrë, me dashjen e tij, ose po sepse e heqin zharg dreqërit. Në ferrat që has në udhë lë gjithandej copa qefini.

Vetë gërthet me zë të tmerrshëm. Lugati u shfaqet në shtëpi të vet gruas dhe shërbëtorëve të gjalljes. Nga shëmbëlltyrat që ka më shumë qejf të marrë janë ato të koteleve dhe të koneve. Punët e Lugatit janë të shumta, por më tepër i pëlqen të veja në qilar dhe të përziejë gjalpin, orizin, sheqerin dhe miellin në magje, të cjerrë gratë në fytyrë, të bezdisë bagëtinë, të përmbysë qypat e butet. Në trajtë të vërtetë njeriu, ashtu siç ka qenë para se të vdiste, i rrëfehet vetëm të shoqes, së cilës i hyn në shtrat. Në këtë mënyrë mund të lindet një Vampir. Ardhja e Lugatit në shtëpi mund të kuptohet nga lehjet e qenve, që zënë kuisin. Në këtë kohë del një njeri nga të shtëpisë dhe pyet: Cili je? Lugati thotë emrin e vet dhe i lutet që t’ia bëjë hallall të drejtën, ose fajet që ka bërë në gjallje.

Deri sa njeriu i shtëpisë t’i thtë se ia bën hallall, Lugati vjen kurdoherë natën dhe shqetëson njerëzit duke u ankuar. Tregojnë se një herë zuri dashuri në një vajzë, së cilës i shkonte natën dhe e stoliste me rroba të mira e me gjerdane. Kur e morën vesh prindërit, e cuan vajzën në një fshat tjetër, po Lugati e ndoqi edhe aty. Atëherë thirrën një hoxhë, i cili e këndoi, duke e mërguar Lugatin në një tjetër vend. Në një fshat tjetër, Lugati vente natën në një shtëpi të këtij fshati, hapte dyert dhe bënte dëme.

Atëherë të zotëte e shtëpisë thirrën priftin, i cili u that ë bëjnë një kulac, ta mbështjellin me një pëlhurë të bardhë dhe ta varin te pragu i derës. I porosity që aty të varnin edhe një bastun, dhe të mbërthenin në të gjitha dyert lloj-lloj letrsh të bardha, të kuqe, të verdha, të zeza etj. Natën erdhi Lugati, mori kalucin, e co-rri pëlhurën edhe një letër dhe shkoi. Që atëherë s’u duk më. Atëherë i morën letrat dhe një e hodhën në udhëkryq, një në një mulli të shkretë, një tjetër që ta hanin egërsirat dhe tjetër në vreshtë.

Në veriun e Shqipërisë Lugatit i mveshin zënjën e hënës: Lugetërit hanë hënën dhe prandaj malësorët qëllojnë me pushkë në drejtim të saj kur ajo zihet. Për ta zhdukur Lugatin, është zakon që të nxjerrin kufomën nga varri dhe ta djegin. Ndër Shqiptarët e Strugës, ku Lugati mund të marrë edhe trajtën e një plëndësi, përdoret një mënyrë tjetër vrasjeje: ai përvëlohet me ujë të valuar. Sipas tyre, Lugatin mund ta pikasin vetëm qentë që kanë katër sy, dy aty ku i kanë të gjithë qentë, dhe dy të pavërejtshëm në vetulla.

Në jug të Shqipërisë shkonin të premten t’ia zbulonin varrin, i vinin përsipër një turrë me shkarpa, gjysëm oke parafinë nën to, dhe pastaj e digjnin. Por ky veprim ndërmerrej vetëm kur i pllakoste ndonjë fatkeqësi e madhe. Në Korcë këto veprime i bënin të shtunën, kur besohej se Lugati fle. Shkonin dhe hapnin varrin e atij që s’i kish mbushur të dyzetat dhe pot a gjenin në këmbë e digjnin, duke u kujdesur që të mos i linin as shenjë as nishan, se besonin se ngjallej prapë. Këto mënyra të luftimit të Lugatit kanë gjegjëset e tyre edhe në mesin e ilirëve. Kështu ndoshta për tu mbrojtur nga shpirtërat e këqinj të të vdekurve, kufomat e disa të vdekurve nuk i fusnin në varr në pozicion normal, por i vendosnin përmbys, me kokë të ndarë nga trupi ose dhe me gjysmë trupi. Lugatin e bashkojnë me shpirtin e ajrit. Quhet edhe Luvgat-i, Lugjat-i, Kullunxh-i (Mbiudh e Maqellarës-Dibër), Zhikul (arbëreshët e Greqisë), Shikul (arbëreshët e Greqisë), Labic, Vapir-i (Cabej), Baba-u (Santa Sofia d’Epiro, Kozencë), Arman-i (B. Bilota), Arman’je (P. Camodeca: Dizionario), Avi/s-zi (Frascineto), Bobok, Bobua, Bun, Bjukull, Hje, Korrobac, Kukubin, Papacom, Pehmë, Spamëndall, Stihji, Shkërba, Umbër, Facom, Kuk, Kukuban, Garramac, Duarlidhur (euf., Kuteli). Del edhe në toponimi: Ara e Lugatit (Kosovë), Sylugati (fshat në Elbasan, përmendet në shek. XV).

Nana E Votrës

Një nga hyjnitë më të lashta të mitologjisë shqiptare. Mendohet se ajo bart disa tipare të zvetënuara të një hyjnie shumë të lashtë të vatrës, me origjinë mga matriarkati. Fillimisht ajo ishte një figurë positive. Madje, ngandonjëherë Nana e Votrës quhej edhe ”të tretat e vatrës”, pra tri motrat që paërcaktojnë fatin e fëmijës, natën e tretë pas lindjes. Më vonë dhe, sigurisht, me fillimin e rendit të patriarkatit, vetitë e saj ndryshuan. Ashtu siç përfytyrohet tani, Nana e Votrës u rrëfehet plakave që rrinë shumë vonë natën duke tjerrur li ose lesh. Ajo fanitet në trajtën e një plake të keqe flokthinjur që rri gërmuq bri vatrës. Ndodh që, kur ngrihet nusja në mëngjes për të ngrohur ujë, sheh në vatër një plakë që kreh flokët me krëhër apo që tjerr. Nusja kujton se është e vjehrra: i flet, por ajo s’përgjigjet. Kështu ajo e kupton se është Nana e Votrës. Po të gjejë ndonjë fëmijë kur kreh flokët, ajo e kap dhe i nxjerr sytë me krëhërin e saj të hekurt. Në zona të ndryshme njihet edhe si: E Ëma e Vatrës, Shtriga e Vatrës, Plaka e Vatrës (Mat), Shtriga, Shtrigat, Nëna e Vatrës (Tomorricë), Nënat e Vatrës, Mëmat e Vatrës, Xhuxhet eVatrës (Myzeqe), Mëma e Vatrës (në fshatrat e Vlorës) etj.

________________________________________________________________________________

Hyjria E Detit në Mitologjinë Shqiptare

Një lloj sirene e mitologjisë popullore shqiptare.

________________________________________________________________________________

Shqiponja, simboli i Perendise

shqiponja

Shqiponja është një nga simbolet më të vjetra që ka njohur njerëzimi. Grekët dhe Persianët e shenjtëruan atë me diellin, si simbol i lartësimit dhe i shpirtit i shoqëruar me Perëndinë supreme të qiellit, duke përfaqësuar  parimin shpirtërorë. Për grekët shqiponja ishte emblema  e Zeusit. Druidët e konsideronin atë si simbol i të Gjithëpushtetëshmit i cili vështron nga gjëndjet më të larta shpirtërore.

Shqiponja është nje shpend i ditës jeta e të cilit është lidhur me dritën dhe me elementin e zjarrit dhe të ujit. Shqiponja karakterizohet me guximin që ka në fluturim, shpejtësinë dhe familjaritetin që ka me bubullimen dhe vetëtimën, të cilat janë atributet e perëndive të krijimit. Shqiponja gjithashtu përfaqëson fisnikërinë e trashëguar, fuqinë dhe luftën. Si luani në tokë, Shqiponja është mbreti i qiellit. Si nje shpend ndërmarrës, fluturon nga një botë në tjetrën dhe ripërtërihet për të udhëhequr shpirtrat.

Që në kohët parahistorike, është një simbol i përbashkët i fortësisë dhe fuqisë. I përhapur tek Kristianët në kohën e kryqëzatave, është përfshirë në gëzofet e perandorëve dhe mbretërve të europës si emblemë, për shkak të rëndësisë që gëzon. Shqiponja me dy-krerë ose dy-koka është një fuqizim i simbolit dhe një dyfishim i fuqive të saj.

Ne bibël, Shqiponja është shoqëruar me Shën Gjonin,  Ungjillorin për shkak të kuptimit të tij të drejtë per dritën frymëzuese të intelektit.

Ne Indinë e lashtë, Garunda, nje shpend i madh mitik, nje shpend diellor, përmendet në Ramajana si kali i Vishnusë, Vishnu duke qënë i dyti i trinisë së shenjtë indiane e përbërë nga Brahma, Vishnu dhe Shiva.

Në Rome, Shqiponja qëndron mbi skeptrin e Jupiterit dhe e bën vullnetin e tij te ditur kundrejt qënieve njerëzore. Nëpër monedha, shfaqet si simboli emblematik i legjioneve dhe i fuqisë së perandorisë.

Në Persi (Iran), simbolizonte fitoren e Persianëve mbi Medean, nga e cila ishte bërë një ogur (shenjë) kur fluturonte mbi fushëbetejë.

Në Meksikë, Shqiponja është një perëndi e vjetër e bimësisë, e shoqëruar me xhaguarin, simbol i forcave telurike (tokësore), nga errësira e botës materiale, kurse perëndia-shpend përfaqëson qiellin dhe dritën, shpirtin hyjnor. I dhuron  fuqinë  e saj Luftëtarëve-Shqiponjë, elita e luftëtarëve Aztekë. Perandori Aztek vishej me pendë shqiponje që gjithashtu zbukuronin fronin ceremonial.

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Magjia e numrave: Fati është i shkruar në emrat tonë

img47372830 Magjia e numrave: Fati është i shkruar në emrat tonëMe ndihmën e numerologjisë fitohen përgjigje për shumë pyetje. Duke i llogaritur dhe interpretuar numrat të cilat e shënojnë emrin tuaj, zbulohen anët e juaja të forta dhe të dobëta, për cka jeni të prirur dhe për cka keni potencial.

Numrin e emrit do ta fitoni në qoftë se e mblidhni vlerën e cdo shkronje të emrit dhe mbiemrit tuaj sipas tabelës së shfaqur.

Do të fitoni një numër dyshifror, pastaj duhet ta ulni në një shifror i cili do t’ju drejtojë në atë se cfarë thonë yjet për fatin tuaj.

Për shembull: Ju del 23, 2+3 = 5 . Numri juaj është 5

1 – A, I, J, S
2 – B, K, R
3 – C, G, L, S, Q, Ç, SH
4 – D, M, T, GJ, LL
5 – E, H, N, XH
6 – U, V, NJ
7 – O, Z, ZH
8 – F, P

Domethënia e numrave:

1. Këta njerëz lënë përshtypje të fortë tek njerëzit në mjedisin e tyre, sepse pothuajse cdoherë tërheqin vëmendje. Janë plotë me vetëbesim dhe janë të vetëdijshëm për vlerën e tyre. Shpesh arrijnë sukses në jetën e tyre, dhe nuk mund ta pranojnë faktin kur humbin.

2. Këta njerëz janë të mirë, të butë dhe paqëdashës për nga natyra. Kanë efekt qetësues përreth mjedisit dhe gjithmonë janë plot me fjalë ngushëlluese për tjerët. Ky numër zakonisht sjell sukses në jetën private.

3. Këta njerëz karakterizohen me kurajo. Ata janë bindës dhe shpesh arrijnë sukses në fushën që e zgjedhin. Gjithmonë janë të gatshëm për veprim.

4. Kujdesshmëria gjithmonë i pengon ata të arrijnë sukses më të madh. Këta njerëz janë të ngadalshëm kur veprojnë dhe reagojnë, dhe shpësh janë dyshues. Kanë pak besim tek tjerët dhe tek vetja. Janë të mirë kur bëhet fjalë për detajet, por gjithmonë u “ikën” pasqyra reale. Megjithatë, ata janë këmbëngulës dhe besnik, kështu që cdoherë mund të mbështeteni tek ata.

5. Këta njerëz janë komunikues, të shoqërueshëm, temperament dhe të preferuar në shoqëri. Komoditetin material e marin “jo seriozisht”, ndërsa jeta e rehatshme është e domosdoshme. Lehtë ju shkon me të mësuarit e gjërave të ndryshme, shumë kohë shpenzojnë për arsimim dhe nuk mund ta imagjinojnë jetën pa angazhime aktive dhe shoqërore.

6. Ky numër iu konvenon artistëve, muzikantëve dhe producentëve. Janë simpatik dhe tërheqës, por edhe ngapak jostabil. E duan të bukurën, dhe interesohen për njerëzit dhe natyrën. Interesohen edhe për gjëra paranormale.

7. Këta njerëz janë origJinal dhe krijues. Interesohen për gjëra mistike. Ata janë persona serioz dhe të qëndrueshëm.

8. Ky numër sjell fat shumë të rëndë dhe jetë përplot me pengesa të cilat kërkojnë shumë luftime dhe këmbëngulje.

9. Këta persona janë të ndershëm, kreativ dhe shpirtërisht të fortë. Janë në gjendje të kapërcejnë shumë vështirësi në jetë. Rutinoren e jetës e durojnë shumë më lehtë se të tjerët. Janë në gjendje të dashurojnë me zemër të pastër.

 Te gjitha te drejtat ne www.cajle.com by:Gzimi WEB_CAJLE@HOTMAIL.COM 

 

Welcome in New Chajla

cajle.com

 

Marketing: www. cajle.com

 

cajle.com

cajle.com

muhalla kuorbe

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!