faqja ne perpunim...  flm per mirkuptim!!!/ staffi cajle.com

Hyni ne boten time.Cdo gje qe do te gjeni ne kete site eshte pjese e botes time.....eshte pasqyra ime... dmth. fjalet qe do te lexoni ketu jane te dedikuara dashuris time shoqeris sime, jane pasionet e mija , ndrojtjet e mija ... jane reflektimet e mija. do te gjeni tekste qe shum here edhe i kam jetuar dhe kane mbetur si kujtime dhe me kane dhene emocione te forta ne jeten time Mund te gjeni edhe fjale qe ne nje fare menyre edhe mund te ju detyrojn te te krijohet nje buzeqeshje te thjeshte e cila mund te jete e thjeshte por e nje kenaqesie te madhe ... Sme ngelet gje tjeter vecse tju uroj momente dhe lexime te kendshme!! Te jemi vetvetja ne kete bote qe dite e nate na perdor qe te na transmormoje cdonjerin nga ne nje qenije pa kuptim ..... do te thote te mposhtim armikun me te madh te jetes (Gzimi) cajle.com

 

MUZIKA SHQIPTARE

Muzika jone popullore eshte e lashte sa dhe vete jeta njerezore. Ajo paraqitet mjaft e larmishme ne baze te rrethanave te jetes, kushteve historike dhe shoqerore te fiseve dhe te viseve tona. Maredheniet me popujt e tjere e kane pasuruar me teper kete folklor. Kenget popullore nuk kane lindur ne ere. Ato kane lulezuar sipas etapave te zhvillimit shoqeror, ekonomik duke pasqyruar aspektet e shumeaneshme te jetes se popullit dhe ne vecanti te shtresave te ndryshme te saj, si blegtorine, bujqesine, zejtarine, ritualet e ndryshme te pranveres, te festave te motmotit etj. Kenget popullore ndahen ne dy blloqe te medha qe jane kenget lirike dhe epika. hyjne kenget e djepit, kenget e dashurise, kenget e dasmes, ritualet, kenget e kurbetit, kenget e nizameve (djem qe shkojne ushtare ne Turqi), vajet dhe kenget e punes, kurse ne epike hyjne kenget historike, legjendat, baladat dhe kenget e kreshnikeve. Kenget qe kendohen ne krahinat ne veri te shkumbinit quhen kenge homofonike ndersa kenget e kenduara ne krahinat poshte shkumbinit quhen kenge polifonike. Cdo krahine ka kengen e vet karakteristike.

Cdo fshat ka karakteristikat e veta ne melodi. Ashtu si kenga popullore edhe vallia popullore eshte e larmishme. Po keshtu dhe insturmentat popullore te cilat kane mberitur deri sot si ciftelia, lahuta etj. Nje nga vallet me te lashta eshte "Skifteri dhe Perllumbesha" e cila shoqerohet vetem me ritmin e 2 guralecave (Mirdite) apo Vallja e Shpatave e Malesise se Shkodres.Tek kenget lirike

 

cajle.com

 

cajle.com

 

WEB_CAJLE VIP INFO

 

 

2po2 Ft. Flori - Crazy Girl.mp3     8.56 MB Oct 20,2009 20:44 Download
Alida - Sa Duhemi.mp3     8.32 MB Oct 20,2009 20:41 Download
As - I Can Shine.mp3     7.31 MB Oct 20,2009 20:39 Download
Capital T Ft 2po2 & Duffy - Shum Nalt.mp3     9.1 MB Oct 20,2009 20:47 Download
Ciljeta Ft Bigbasta - Deja Vu.mp3     11.6 MB Oct 20,2009 22:05 Download
D.J. Blunt ft. Real1 - I Miss You.mp3     9.47 MB Oct 20,2009 21:51 Download

 

Da Ghost - Kceni Kr8.mp3     6.91 MB Oct 20,2009 21:36 Download
Elvana Gjata - Turn you On.mp3     9.12 MB Oct 20,2009 21:53 Download
Emmy - Let It Play.mp3     10.52 MB Oct 20,2009 22:55 Download
Irma Libohova - Stop.mp3     8.11 MB Oct 20,2009 22:55 Download
Joana - Pa2.mp3     7.85 MB Oct 20,2009 22:51 Download
Jonida Maliqi - Vlej Per Ty.mp3     9.58 MB Oct 20,2009 23:13 Download
Kaltrina Selimi - Hajt.mp3     9.77 MB Oct 21,2009 00:01 Download
Leonora Poloska - S kam Faj.mp3     9.12 MB Oct 21,2009 00:07 Download
Marjeta Billo - Toka Ime.mp3     7.69 MB Oct 20,2009 23:50 Download
Olta Boka - S duhet Te Te dua.mp3     8.04 MB Oct 21,2009 00:10 Download
Rozana Radi Ft Noisy - Mr.Yesterday.mp3     9.96 MB Oct 21,2009 00:44 Download
Wsf & Aurela Gace - Jehon.mp3     8.28 MB Oct 21,2009 00:44

-Çfarë duhet veshur për një takim të parë?-

Të vendosësh se çfarë duhet veshur për një takim të parë është e vështirë, por shumë e rëndësishme. Çdokush bën gjykime të shpejta, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme, pasi veshja ka një impakt masiv në takime të para. Njihuni me rregulla që vlejnë për një ditë të tillë...

Këshilla për femra
Të zgjedhësh se çfarë të veshësh në një takim të parë është e vështirë, për faktin se njohja me personin është e pakët. Ju nuk e dini se çfarë i pëlqejnë ose jo atij. Ja disa këshilla të vlefshme. Vini sa më pak bizhu. Nëse janë të tepërta, iu bëjnë të dukeni e ngarkuar dhe jo elegante. Mos u ngarkoni me make up. Sa më pak të vini, aq më mirë është. Shmangni vënien e thonjve fals, të cilët nuk ngjajnë aspak estetikë. Edhe pse mund të jenë figurantë, ata përdoren për mbrëmje apo raste të veçanta. Shmangni gjithashtu llakun në flokë. Thjesht nuk do të dukeni mirë. Mos harroni të hidhni pak parfum. Ai duhet të jetë sa më i lehtë. Nëse do të ishte i rëndë, personi përballë nuk do të ndihej rehat. Nuk duhet të visheni shumë trendy. Edhe pse idetë tuaja mund të jenë në relevancë me stilet e fundit të modës, kjo nuk mund të jetë e njëjtë për partnerin tuaj. Mund të gjykoheni. Mos prisni të visheni në momentin e fundit. Kjo ka për t'ju bërë edhe më shumë konfuz dhe është gjëja e fundit që ju duhet pikërisht këtë ditë. Nëse skuqeni nga alkooli, i cili mund t'ju shkaktojë reaksion, atëherë ju sugjerohet të vini fondatinë në nuancë jeshile. Pra, është e rëndësishme të visheni jo vetëm bukur, por mbi të gjitha në mënyrë elegante dhe të thjeshtë. Duhet të prezantoheni me idetë tuaja më tepër sesa me veshjet, që në këto raste janë gabimisht të ekzagjeruara.

Këshilla për meshkuj
Se çfarë duhet veshur në një takim të parë, mund të jetë edhe më e vështirë për meshkujt. Stili dhe moda, sigurisht që konsiderohen më tepër nga vajzat, por kjo nuk do të thotë që djemtë duhet të qëndrojnë indiferentë. Ja disa këshilla veçanërisht për djemtë.
Nëse nuk ndiheni rehat me idenë e kostumit, atëherë mos zgjidhni atë, pasi nuk do të ndiheshit rehat dhe vetvetja. Kjo do të krijonte përshtypjen se sikleti juaj shkaktohet nga takimi dhe jo nga kostumi. Mos konsumoni veshje që bëjnë për të qeshur. Edhe aksesorët nuk duhen përdorur shumë në këto raste. Byzylykët me emra janë gjithmonë qesharakë. Mos vishni rroba, të cilat mund të jenë shumë të vogla ose të mëdha në masë. Përdorni veshje, të cilat ju rrinë vërtet mirë dhe në masë. Nëse nuk jeni të sigurt kur i blini, pyesni shitësen nëse ia vlejnë apo jo. Një mendim i dytë nuk do ishte asnjëherë i pavlerë. Edhe përdorimi i 'after-shave' do ishte në masë. Përdorni deodorant antidjersë, i cili duhet të jetë gjithmonë i përdorshëm nga ju.
Mund të vishni sandale nëse keni këmbë të mira, nëse jo, mund t'i shmangni ato. Mos u përpiqni të impresiononi vajzën me të cilën po dilni përmes ideve të modës, veçanërisht kur nuk keni asnjë ide. Mos harroni se mund të dijë më shumë se ju. Tatutë dhe idetë që krijohen për to janë të ndryshme. Disa mund t'i pëlqejnë, disa të tjera, jo. Në takimin e parë është mirë që t'i mbuloni ato. Mos harroni të komplimentoni partneren tuaj për veshjen e saj. Femrat dëshirojnë të vlerësohen dhe të marrin vazhdimisht komplimente.

 

Muzika Shqiptare

cajle.com

 

 

 

 

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!