Maxhuni: Imazhe sikurse dje, nuk do ti shihni
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka premtuar se imazhe sikurse të ditës së djeshme, të kidnapimit të policëve nuk do të ndodhin më dhe qytetarët nuk do ti shohin. Ai ka thënë se "Policia e Kosovës do ti përgjigjet me të gjitha mjetet në dispozicion ndonjë përpjekje të tillë sikurse të shtunën'.
Në një intervistë për RTK-në, Maxhuni ka thënë se 'policët nuk janë keqtrajtuar dhe se PK-ja do të vazhdoj që ti kryej detyrat e saj konform obligimeve ligjore dhe kushtetuese edhe në kufirin me Serbinë".
Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë, KFOR-i dhe EULEX-i kanë vendosur komunikim me autoritetet serbe dhe policët shpejt do të lirohen.
Tashmë një komision ushtarak i KFOR-it ka dalur në vendngjarje për të analizuar rrethanat e kidnapimit të policëe.
Bregu: Serbia duhet të shkëputet nga e kaluara
Ministrja e integrimit e Shqipërisë, Majlinda Bregu tha se është e rëndësishme që Serbia të kuptojë se në rrugën drejt BE-së duhet të braktis mentalitetet e vjetra nacionaliste. “Nuk flitet për të patur kthim dhe as do të ketë kthim ndonjëherë të shtetit të Kosovës”, ka thënë Bregu në intervistë për Radio Kosovën.
Lidhur me mos zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun që po zhvillohet në Bruksel, Bregu tha se është Kosova ajo që e pëson.
“Më shumë se sa kushtet që do të vendosë Bashkimi Evropian, besoj se kjo gjë duhet të jetë e qartë për autoritetet serbe në radhë të parë. Në qoftë se me të vërtetë perspektiva, në të cilën besojnë se është perspektiva e ardhmërisë së Serbisë duke pranuar edhe shtetin e ri të Kosovës (një realitet që tashmë nuk ka kthim), është një perspektivë, e cila orienton Serbinë drejt Bashkimit Evropian, kjo është perspektiva që Serbia duhet ta ndjekë, pavarësisht se sa të forta apo të zbutura mund të jenë herë pas here, gjuha, deklaratat apo kushtet e vendosura nga Brukseli”.
“Ky nuk është proces që po negociohet tashmë dhe nuk flitet për të patur kthim dhe as do të ketë kthim ndonjëherë të shtetit të Kosovës dhe as të pavarësisë së Kosovës. Pra, ajo që është e rëndësishme për Serbinë, është që Serbia të kuptojë që perspektiva e saj e qartë, rruga e saj drejt Bashkimin Evropian, është një rrugë që duhet të kalojë domosdoshmërisht dhe me shkëputje dhe largimin apo braktisjen e mentaliteteve të vjetra nacionaliste”, tha ajo.
Ndërsa e pyetur se çfarë problemi ka në krijimin e institucioneve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës për t’i dhënë më shumë shtysë dhe ndihmë procesit të integrimit sidomos të Kosovës, shteti të ri në Bashkimin Evropian, Bregu ka thënë se “institucionet e përbashkëta të Shqipërisë, të Kosovës dhe të vendeve të tjera që aspirojnë dhe të vendeve të tjera që janë sot në Bashkimin Evropian, janë në Bruksel”.
-
Shpend Ahmeti pyet : Cili është poshtërimi i radhës?
-
-
Për kindapimin e dy policëve të Kosovës,“Serbia nuk po ndryshon qasjen ndaj Kosovës si dhe po e poshtron në mënyrë të vazhdueshme shtetin e Kosovës, institucionet dhe qytetarët e saj”ka thënë përfaqësuesi i Lëvizjes së Vetëvëndosjes Shpend Ahmeti në një konferenc për medie të mbajtur sot.
Podujeva në protestë për dy policët e rrëmbyer nga serbët
Arrestimi i dy policëve kosovarë nga ana e xhandarmërisë së Serbisë ka nxitur reagimin edhe të qytetarëve të Podujevës, të cilët janë revoltuar me këtë veprim të Serbisë. Madje, me arrestimin e tyre është përkeqësuar edhe më shumë situata e sigurisë përgjatë brezit kufitar me Serbinë, thonë banorë nga përreth zonës kufitare dhe zyrtarë të kësaj ane.
Menduh Thaçi: Arrestimi, marketing politik i autoriteteve serbe
-
e Dielë, 01 Prill 2012 18:05
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi arrestimin e policëve kosovarë e ka cilësuar marketing politik të autoriteteve serbe, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në këtë vend. Bashkimi Demokratik për Integrim e ka cilësuar veprimin e policisë serbe si akt kriminal dhe në kundërshtim me trendet ndërkombëtare.
Majko i bën thirrje grekëve që ta njohin Kosovën!
-
e Dielë, 01 Prill 2012 16:53
Dhjetëra faqe interneti dhe blogje të ndryshme greke kanë ripublikuar artikullin e ish-kryeministrit shqiptar Pandeli Majko që përbënte editorialin e faqes së parë të gazetës elektronike politike “Metarithmisi” në numrin e saj të djeshëm.
AK: Serbia po kërkon konflikt me shqiptarët
-
e Dielë, 01 Prill 2012 16:52
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj kidnapimit të dy policëve të Kosovës nga forcat serbe në kufi. Në një reagim për mediat, AK e cilësoi aktin si të paprecedentë dhe një provokim të hapur. AK thekson se me këtë akt, Serbia po provokon dhe po kërkon konflikt me shqiptarët.
Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks
Këshilli Kombëtar Shqiptar i përbërë nga disa shoqata, degë të partive politike, asosacione të ndryshme, dhe inelektual të pavarur, mbajti mbledhje të jashtzkonshme për të shqyrtuar situatën aktuale në Iliridë (FYROM).Si rezultat, më 28/03/2012 u organizua një protestë, para selisë Ministrave të BE-së.
Para qindra bashkatdhetarëve, në këtë manifestim, moren fjalën, përfaqësues të devotshëm të lëvizjeve atdhetare shqiptare, që të gjithë shohin vetëm një alternativë, Ribashkimin e Shqipërisë, fjala e tyre u ndërpre me duartrokitje dhe me parullën « Shqipëri Etnike , Shqipëri Etnike »
Pjesë e referatit para protestuesve:
Bashkatdhetarët e tubuar sot këtu, me indinjatë të thellë janë duke e përcjellur situatën e krijuar nga dhuna shtetrore që po ushtrohet kundër popullit shqiptar nga rritja e shovenizmit agresiv sllavo-maqedonas.
Dhuna permanente dhe terrori shtetror sllavo-maqedonas që po ushtrohet kundër popullit të pa mbrojtur shqiptar në këtë shtet pa emër dhe artificial po tejkalonë kufijtë e durimit.
Kohë më parë komisioni Evropjan i bëri thirje « Maqedonisë » që të garantoj përputhjen e ligjit anti-diskriminim me legjislacionin Evropjan, deputetët maqedonas nuk ndëgjuan porosinë e Brukselit dhe vazhduan miratimin e ligjëve diskriminuese anti-shqiptare, në kundërshtim flagrant me legjislacionin, dhe parimët e rregullave demokratike të BE-së.
Vrasja e dy të rinjve shqiptar në Gostivar nga polici sllavo-maqedon, dhe justifikimi i vrasit kriminel nga autoritetet shtetrore të « Maqedonisë », tregon qartë se prapa ketij terrori qëndrojnë institucionet shtetrore të FYROM.-it
Rrahja e femijve të pambrojtur shqiptar të fshatit Qiflik, dhe vazhdimi i dhunës, në Shkup, Kumanovë, Tetovë,Veles, Manasitir, e gjetkë, nga struktura të mshefta mafioze shtetrore, në asnjë menyre nuk mund të justifikohet si huliganizëm apo rast vandal i izoluar, por kjo buron nga aparati shtetror i kryeministrit Nikolla Gruevski, nga fakti që asnjiherë nuk u kapën fajtorët por përkundrazi, strukturave të tilla kriminale , të organizuara nga shteti, u dalin në mbrojtje institutet e shtetit duke « justifikuar » aktet e dhunës kundër shqiptarve dhe njikohësisht duke arrestuar të rinjë shqiptar të pafajshëm për t’ia hudhur fajin viktimës.
Është shumë transparente se dhuna e ushtruar disa vjeçare buron nga rritja e shovenizmit agresiv sllav që tani vuajnë nga sëmundja e paranojës së tyre kolektive, duke filluar nga « Akademia e Shkencave dhe Arteve » sllavo-maqedonase, që ky shtet artificial pa emër, pa identitet dhe pa gjuhë i krijuar në tokën arbërore shqiptare, merr pamjën e shtetëve terroriste diktatoriale, duke kryjuar formacione të shumta ushtarako-policore, nji nacionale sllave, siç janë: Luanet, tigrrat, ujqit, skorpiunët, allfa, komitët, dhelpërat dhe majmunët e tjerë, që të bejnë pamjen mesjetare të një kopshti zologjik.
“Enciklopedia” e rrejshme sllavo-maqedonase, e bazuar dhe e kopijuar nga modelet shoveniste antishqiptare të Vaso Qubrolloviqit dhe Ilia Grashaninit, ju rikujtojmë ardhacakve sllav se kjo enciklopedi mund të filloj dhe të mbaroj në malet Karpate.
E qujtura “enciklopedi” dhe akademikët e saj, janë promotori kryesor i nxitjes shovenizmit dhe nacionalizmit të tërbuar sllav ne FYROM.
Vlenë të cekën vetëm disa nga padrejtësitë e dhunës dhe diskriminimit shtetror të ardhacakëve kolonë sllav, që ushtrohët kundër popullit shqiptar autekton në trojët e tyre stërgjyshore Pellazgo-Ilire.
1) Intensifikimi i procesëve të montuara gjyqësore kundër shqiptarve në pergjithësi, dhe ish ushtarëve të uçk-së në veçanti, të dënuar deri në vdekje.
2) Gjyqi kushtetuës një nacional sllavo-maqedonas ndaloi përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar.
3) Gruevski nga parlamenti deklaroi publikisht se, gjuha shqipe kurr nuk do të pranohët gjuhë zyrtare në « Maqedoni ».
4) Diskriminimi i shqiptarve në punësim po vazhdon, dhe papunsia tek shqiptarët arrin shiffrën në 98%, dhe si pasojë shqiptarët marrin rrugën e pa kthim drejt Europës me strajca në shpinë për të siguruar ekzistencë, kjo shifet qartë nga fluksi masiv i azil kërkuesve shqiptarë, ky është një pastrim etnik, që çon në rrudhjen e gjeografisë shqiptare.
5) Plaçkitja e ndërmarrjeve të biznesmenve shqiptar.
6) Detyrimi i mësimit të « gjuhës » së pa vlerë sllavo-maqedonase për nxënësit shqiptar nga klasa e parë e arsimit fillor.
7) Heqja e mbishkrimeve në gjuhën shqipe.
Pengimi i investimeve në vendbanimet shqiptare, dhe gjendja mjerane e infrastrukturës dhe ekonomisë.
9) Intensifikimi i aksioneve permanente ushtarako-policore nëpër fshatra dhe lagje kryesisht të banuara me shqiptar të shoqeruara me arrestime, tortura fizike, dhe psigjike, likujdime dhe vrasje klasike mafioze, pa gjyqe, kundër bijve dhe bijave më të mirë të popullit, duke kryjuar një psikozë anti-shqiptare, ku numëri i të vrarërve shqiptar, pas (MO) Marrëveshjes së Ohrit, e cila nuk u realizua kurr, dhe mbeti si kamuflazhë kalon mbi 500 djelmosha të ish-uçk-së kombëtare, bijë nënash të ekzekutuar në kohë “paqe” dhe as kush nuk ka marr përgjegjësi penale juridike. Gjaku i tyre nuk do të bëhet ujë!
10)Projekti Shkupi 2014
11)Vendosja e kryqëve ortodokse në nëntokën dhe mbitokën shqiptare, si dhe ndërtimi i kishës ortodokse sllave mbi kalanë Ilire në Shkup, dhe gërmimet tinzare me ekslavor (bulldozher) mbi Kalanë e Shkupit me qëllim të zhdukjes dhe shkatrrimit të gjurmëve të trashëgimisë së lashtë historike Pellzago-Ilire.
12)Ligji i natalitetit që ndalon lindjën e nënave shqiptare, dhe favorizon lindjet e nënave maqedone, sikur vetëm nënat maqedone mund të lindin fëmijë të çmuar ?!
13) Shqiptari në FYROM lind, plaket dhe vdes, pa nenshtetësi, pa të drejtë dokumentacioni, shkollimi, punësimi, vote tj; pra pa te drejë minimale njerzore, për të qenë i gjall, për të lëvizur i lirë dhe për të jetuar.
14)Diskriminimi i shqiptarve që nuk kanë nenshtetësi thuhet se arrinë shifren 60%, qëllim ky për minimizimin e numrit të popullit shqiptar shumicë në Iliridë.
15)Prerja dhe djegëja e pyjeve, dhe maleve të shqiptarve, qëllimisht për pastrimin dhe pregaditjen e terenit strategjik për luftë anti-shqiptare, me pasoja katastrofale ekologjike. të natyres Ejt…
Për pos ketyre dhe shumë gjërave të tjera diskriminuese të cilat nuk mund të përfshihën të githa, po cekim edhe disa thirje shoveniste që degjohën ditët e fundit duke kenduar këngë raciste antishqiptare, nga autor këngëtar e kompozitor , që ky shtet nuk i ndërshkon!
Kërkohët publikisht, vdekje kolektive për shqiptarët, komora gazi, Auswichi shqiptar dhe digjet Flamuri Kombëtar Shqiptar.
Grafite të shumta nëpër qytete të ndryshme Shkup,Veles, Manastir, Kumanovë, Ohër, etj… nëpër rrugë, mure, dyerë shifën shkrimet “vdekje për shqiptarët”, “shqiptar i mir, shqiptar i vdekur” e tj.
Shfaqa e nji video incizimi ku shifet qartë gjegëja e Flamurit Kombëtar Shqiptar, duke kënduar këngë fashiste antishqiptare, e gjithë kjo po ndodhë në prag të marrëveshjës Maqedono-Serbe për bashkëpunim policor të një lufte të përbashkët anti-shqiptare me policinë kriminale të gjenocidit serb në Kosovë.
Duke pasur parasysh të gjitha këto që u theksuan dhe shumë ngjarje tjera të tmerrshme kërkojmë tërheqjen e menjëhershme dhe tepër urgjente të Partisë BDI-së (Bashkimi Demokratik për Intergrim), dhe liderve të saj, nga koalicioni qeveritar, duke tërhequr vëretjën që të mos futët ndonjë parti politike shqiptare në qeveri, duke shfrytëzuar tërheqjen e BDI-së.
I bëjmë thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që të aktivizojnë mekanizmat koördinues dhe të merret seriozisht situata e krijuar në FYROM.
Bëjmë thirrje mbarë popullit shqiptar në truallin sizmik të Ballkanit të qëndroj vigjilent, i bashkuar, dhe të organizohën protesta në Tiranë, Prishtinë dhe Shkupin Shqiptar dhe në Diasporë, në Shtetët e Bashkuara të Amerikës dhe në Bruksel e gjetkë, të ngritet zëri kundër vrasjeve dhe diskriminimit kolonial, për mbrojtjen e të drejtave legjitime të Popullit Shqiptar në trojet e lashta autoktone Pellazgo -Ilire, për një strategji të përbashkët politiko-kombëtare, të zgjidhjes problemit Nacional Shqiptar në Ballkan, për realizim të aspiratave mbarë kombëtare, Ribashkimin e Shqipërisë. Si rrugë e vetme e stabilitetit të Ballkinit dhe Evropës.
Thuhët mes tjerash nga Këshilli Kombëtar i Mërgatës Shqiptare për Beneluks.
Thaçi: Maqedonia shtet fashist
17/03/2012
Maqedonia është një shtet artificial ndërsa maqedonasit janë bërë më fashistë se para 20 viteve. Kështu tha mbrëmë në një intervistë për ‘Ora Neës’, lideri i opozitës shqiptare Menduh Thaçi. Duke komentuar incidentet e fundit, vrasjen e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar, rrahjen e nxënësve shqiptarë, dëmtimin e dyqaneve të shqiptarëve në Shkup, Thaçi tha se incidentet nuk janë sporadike dhe se prapa tyre qëndrojnë institucionet e shtetit. “Vazhdoj të konstatoj se Maqedonia është një shtet artificial, një shtet eksperimental, kinse ‘multietnik’, kinse etnik e kështu me radhë. Kryeministri i tanishëm Gruevski jo pa dashje, jo mos dashje por ka një urrejtje mbi 90 përqind për shqiptarët .Maqedonasit 20 mijë herë janë më fashist se para 20 vjetëve dhe 20 mijë herë janë bërë më të fuqishëm ndaj shqiptarëve se para 20 vjetëve. Vazhdoj të them se këto nuk janë incidente sporadike dhe pas tyre incidenteve qëndrojnë institucionet e shtetit dhe ne nuk duhet të bëhemi jo serioz dhe ti apelojmë atyre institucioneve që ti zbardhin këto raste, këtu drejtësia aplikohet me selektivitet” , tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.Ai tha se gjithçka filloi me Enciklopedinë e Akademisë, fyerjet në tekstet shkollore, brohoritjet kundër shqiptarëve në terrene sportive. “Në terrenet sportive kur reprezentacioni i Maqedonisë luante me Gjermaninë, fyheshin shqiptarët aty merrnin pjesë funksionarë të lartë shtetërore dhe ajo nuk ndërpriteshe, si u thash në fillim të emisionit, ashtu siç veproi Hitleri me nazistët dhe fashistët ashtu edhe këtu u vepru. Forca politike që ishte në qeverisje tanë kohën sillej me përgjumje dhe sigurisht se efekti i gjithë këtij nacionalizmi, i gjithë kësaj fryrje dhe gjithë këtij trimërimi të maqedonasve do të jetë dhuna mbi shqiptarët”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Thaçi tha se pafuqia, mposhtja dhe përkulja e plotë e BDI-së para partnerit të koalicionit reflekton me këtë dhunë dhe me këtë trembje të shqiptarëve. Ai tha gjithashtu se shumë shpejt Maqedonia do të ndeshet me probleme tjera dhe do të jetë e detyruar që ti futet çështjes së zgjedhjeve të parakohshme ose Qeverisë së përgjithshme që ta nxjerrë vendin nga kriza. Kreu i PDSH-së doli në mbështetje edhe të deklaratës së kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, i cili ditë më parë tha se nëse preken kufijtë në Ballkan atëherë shqiptarët do të jetojnë në një shtet. “Është shumë e drejtë deklarata e Hashimit për shkak se ju e dini se dolën disa fjalë të kota muhabete të kota, identiteti kosovar paska një gjuhë tjetër gegërishtja, idiotizma të pa tolerueshme, tash janë dy shtete por ne jemi të gjithë shqiptarë dhe ardhmëria sido që të jetë do të jetë e përbashkët. Është ëndërr historike dhe dëshirë që vjen nga zemra”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Thaçi tha se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, flet për një mundësi të zhgënjimit të shqiptarëve prej rrugës së integrimeve duke shtuar se deklarata e tij ka të bëjë më tepër në një porosi shumë serioze ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
Në Tirana do të mbahen protesta kundër dhunës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë
Shoqata të shumta patriotike në bashkërendim me Tifozat Kuqezi do të organizojnë nesër një protestë në Tiranë para ambasadës së Maqedonisë. Organizimi i kësaj protestë bëhet në shenjë revolte ndaj incidenteve të fundit dhe dhunës së shfrenuar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Në njoftimin e përbashkët të këtyre shoqatave thuhet se protesta e tyre është nxitur nga vetë dhuna sistematike ndaj vëllezërve shqiptarë në Maqedoni si dhe arrestimet e shqiptarëve nga policia sllavo-maqedonase, e cila i mbron huliganët sllavë. “Thirrja jonë do të jetë dhe për rikthimin e trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë Shqipëri si dhe ribashkim mbarëkombëtar territorial të Shqipërisë", nënvizohet në njoftimin e organizatorëve të protestës. Protesta është paraparë të fillojë në orën 12:00 para ambasadës së Maqedonisë.
Shovinizmi sllavomaqedonas ka arritur pikën kulmore, aq sa mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me akte të shumta barbarie. Portali i lajmeve ‘Zhurnal’ bën të ditur se dyqaneve të shqiptarëve në lagjen Gjorgje Petrov mbrëmë u është vënë zjarri nga piromanë sllavo-maqedonas. Zjarri i është vënë edhe urës së drurit, e cila lidh vendbanimin Llokë me lagjen Nerez. Një incident tjetër është shënuar edhe në lagjen Shutkë, ku katër persona kanë sulmuar fizikisht një të ri shqiptar. Ata pasi që e kanë rrahur atë fizikisht, kanë shtënë në ajër me armë zjarri, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell agjencia e lajmeve INA.
elegacioni i Vetëvendosjes kryesuar nga Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Bruksel, kanë zhvilluan takime në Komisionin Evropian, ku janë pritur nga drejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për zgjerim, Stefano Sannino, zëvendësi i tij, z. Korte, drejtori për çështje të Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Serbisë, Pjer Mirrel dhe bashkëpunëtorë të tyre. Në takim, të dyja palët kanë shfaqur qëndrimet në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me theks të veçantë në zhvillimet pas raundit të fundit të dialogut, si dhe për sfidat e Republikës së Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, e që përfshijnë por nuk janë të kufizuara në sovranitetin e vendit, institucionet e brishta, si dhe nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesën e zhvillimit ekonomik, thuhet në një komunikatë të lëvizës Vetëvendosje!
Hasani: Veriu po shkon drejt një lufte të re

Deputetët e opozitës kanë kërkuar nga Qeveria që të heq dorë nga praktika e koncesioneve në Bruksel. Këto reagime kanë pasuar deklaratën e komandantit të KFOR-it, Erhard Drews, sipas të cilit, nevojitet një zgjidhje politike për veriun. Po kaq kritikë kanë qenë edhe deputetët e pozitës. Njëri ndër ta ishte edhe Nait Hasani nga PDK, i cili paralajmëroi se mund të ndizet edhe njëherë një luftë në Kosovë. “Deklaratat e KFOR-it dhe EULEX-it janë mjerane. Edhe deklaratat e Robert Cooper’it po tregojnë se ne nuk kemi pasur asnjëherë bisedime teknike me Serbinë. Kjo tregon që ne nuk kemi pasur një pavarësi të mirëfilltë. Ne kemi pasur një pavarësi jo të kontrolluar, por të shkatërruar. Ne kemi pasur vetëm kënaqjen e epsheve të disa njerëzve. Ata që mendojnë se me bisedime politike mund të zgjidhin çështjen e veriut gabojnë dhe ndezin edhe një luftë në Kosovë”, ka thënë Hasani. Në anën tjetër, deputetja nga radhët e LDK, Teuta Sahatqiu ka thënë se Qeveria po vazhdon të bëjë pazare në kurriz të sovranitetit të Kosovës. “Fatkeqësisht, pas fusnotës, Qeveria tani po hyn në bisedime për veriun, duke dhënë një pas një koncensione dhe duke rrezikuar edhe sovranitetin e shtetit”, ka thënë ajo.
Mesiq: Ndryshimi i kufijve në rajon vetëm një iluzion

Ish-kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq ka thënë se janë iluzionistë të gjithë ata që mendojnë se do të ketë ndërrime kufijsh në Ballkan. Këto komente ai i bëri pas takimit që zhvilloi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi. “Kosova është shtet dhe kjo është e qartë për të gjithë. Arkitektura e Evropës me mëvetësinë e Kosovës ka përfunduar dhe këtu më nuk do të ketë ndryshime. Ka iluzionistë, të cilët mendojnë se edhe Bosnje Hercegovina mund të ndërrohen dhe kufijtë e Evropës në këtë pjesë mund të ndërrohen, por në këtë mënyrë mendojnë vetëm iluzionistët”, citohet të ketë thënë ai. Sipas tij, e rëndësishme është që të ketë liri të lëvizjes, duke shtuar se Serbia nuk është e detyruar të njohë pavarësinë e Kosovës, porse ajo duhet të mos e pengojë lirinë e njerëzve dhe mallrave. Në këtë mënyrë, ka qartësuar Mesiq, rajoni do të funksiononte në të gjitha aspektet. Më pas, ai ka zhvilluar një takim edhe me krye-kuvendarin, Jakup Krasniqi.
RKL: Duhet të mbrohemi vetë nga sulmet fashistoide sllavomaqedone
Pavarësisht tri luftërave tona të fundit çlirimtare, pavarësisht shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008 dhe njohjes së saj nga 88 shtete të botës, pavarësisht dy marrëveshjeve të arritura mes shqiptarëve, serbëve dhe sllavo-maqedonasve në “Marrëveshjen e Konçulit”, të shkurtit të vitit 2001 dhe “Marrëveshjes së Ohrit”, të gushtit të vitit 2001, pavarësisht disa të arriturave në drejtim të homogjenizimit kulturor kombëtar të shqiptarëve, çështja shqiptare në Ballkan rrezikon të degjenerohet, nëse përfundimisht, ne shqiptarët nuk organizohemi dhe nuk e marrim fatin në duart tona.
PDIU reagon ndaj Greqisë: Njih gjenocidin ndaj çamëve dhe mos ndërhy tek punët e brendshme të Shqipërisë
PDIU reagon ndaj Greqisë: Njih gjenocidin ndaj çamëve dhe mos ndërhy tek punët e brendshme të Shqipërisë
Deputeti çam i parlamentit shqiptar, Dashamir Tahiri ka reaguar mbi deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke e cila cilësoi hyrjen në qeveri të dy zv.ministrave të PDIU-së cenim të marrëdhënieve dypalëshe. Në reagimin e Tahirit theksohet se PDIU nuk është parti ultranacionaliste por mbështet kauzën e drejtë të çamëve. Ai i ka bërë thirrje qeverisë greke që respekti i saj për shqiptarët të jetë reciprok.
“PDIU është më shume se pala greke e interesuar për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë sepse kështu ne e shohim veten më pranë njëri-tjetrit, më pranë të drejtës sonë, më pranë pronave dhe shtëpive tona, të cilat Greqia forcerisht dhe pa asnjë të drejtë po na i mohon akoma dhe sot”, shprehet Tahiri.
Deputeti i PDIU-së nënvizon se marrëdhënie të mira dypalëshe do të thotë që Greqia të mos mbajë në përkëmbë ligje lufta dhe njohja e genoncidit edhe kërkimi i faljes për mijëra të vdekur”.
“Ne nuk jemi parti ultra nacionaliste si ato që keni ju në parlamentin tuaj. Ne i respektojmë minoritetet dhe i mbështesim ato të bëhen pjesë e jetës sonë politike. Por është përtej kompetencave tuaja dhe reciprocitetit të jepni leksione se cila parti shqiptare duhet të bëj pjesë në kabinetin qeveritar shqiptar kur ne mirëpresim te gjithë minoritetin tuaj të jetë i përfaqësuar në të”, thuhet në reagimin e Tahirit.
Gjithashtu Tahiri është shprehur se Greqia duhet të pranojë dhe “vendimet e gjykatës kushtetuese për marrëveshjen e ujërave.
Dy ditë më parë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Greqisë, Gregori Delavekouras është shprehur “se pozicioni i partisë PDIU minon mundësinë për përmirësimin e mëtejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”. Në këtë pikë ia ka shtuar se Greqia pret nga qeveria shqiptare “angazhim konkret për përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare”.
Osmani: Bashkëpunimi me Thaçin i domosdoshëm

Shkup, 10 dhjetor - Opozita shqiptare nuk ka alternativë tjetër përpos bashkëpunimit. Kështu ka thënë në emisionin “Rruga drejt” kryetari i RDK-së Rufi Osmani. Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për bashkim me PDSH-në, por për bashkëpunim të opozitës.
Osmani tha se me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi, pas një kohe të gjatë janë takuar në një organizim të përfaqësuesit të Komunitetit Bektashian në Tetovë.
Në atë takim, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori amerikan Vollers dhe zv.kryeministri Musa Xhaferi. Osmani paralajmëroi se shumë shpejt do të ulet me Menduh Thaçin për të konkretizuar bashkëpunimin dhe se nuk sheh asgjë të keqe në këtë bashkëpunim.
“Ne jemi në një fazë kur situata dhe rezultatet pas elektorale imponojnë që në një farë mënyre ti falim njëri tjetrit , ti shtrojmë çështjet hapur. Unë them nëse bëjmë një paralele ndërmjet rastit Osmani-Thaçi dhe rastit Ahmeti dhe Gruevski. Deri para do kohe VMRO-ja dhe Gruevski cilësonin UÇK-në si organizatë terroriste, ato në 2001, në njërën anë Ahmeti udhëhiqte UÇK-në ndërsa Gruevski ishte ministër i financave i armatës dhe këto luftonin me njëri tjetrin. Kishim pasoja të vrarë nga të dy anët me dëme të mëdha dhe ato sot komunikojnë në mënyrë normale”, ka thënë Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.
Tërnava: Të mos lejohet hyrja e ekstremistëve fetar në Kosovë

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë që t’i kontrollojnë mirë kufijtë, pasi vlerëson se në Kosovë po hyjnë individë të dyshimtë, të cilët përmes aktiviteteve fetare po synojnë indoktrinimin e rinisë me frymë ekstremiste.Në një intervistë për Radio Kosovën, ai kërkon nga besimtarët myslimanë që të mos bien pre e asnjë interesi të ngushtë, pavarësisht se nga vjen ai, ndërsa në këtë drejtim pret edhe bashkëpunimin nga ana e institucioneve.“Fatkeqësisht edhe sot në Kosovë ende hyjnë njerëz pa kurrfarë kriteri, hyjnë persona të paftuar, hyjnë persona dhe individë, të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës. Ata nuk janë zyrtarë dhe mysafirë të Bashkësisë Islame. Ata po mundohen që një pjesë, në veçanti rininë, ta indoktrinojnë. Për këtë duhet të jemi shumë syçelë. Ministria e Punëve të Brendshme, EULEX-i dhe Qeveria në përgjithësi, duhet t’i kontrollojnë kush janë ata njerëz. Unë nuk mund t’i kontrolloj kufijtë e Kosovës, pasi nuk është punë e imja, por dua të deklarojë botërisht se ata individë që kanë ardhur në Kosovë nuk kanë ardhur me ftesën e Bashkësisë Islame”, ka thënë Tërnava.Ai rithekson kërkesën për futjen e lëndës së edukatës fetare në shkolla dhe ndërtimin e xhamive të reja në qendër të Prishtinës.
“Parlamentarët e Kosovës janë të zgjedhurit e popullit dhe duhet t’i kenë parasysh kërkesat që dalin nga populli dhe zbatimi i lëndës fetare është kërkesë e besimtarëve të Kosovës”, ka thënë myftiu Tërnava, duke shprehur besimin se BIK do të gjejë mënyrën dhe mundësinë që në bashkëpunim me institucionet e vendit që edhe lënda fetare dhe shamia të lejohen në shkolla.Për më tepër, Myftiu Tërnava thotë se dhuna është e papranueshme për Bashkësinë Islame dhe vetë fenë Islame. Ai konsideron se Kosova është duke e mbajtur një balancë të mirë me shtetet islame dhe ato jo islame.“Unë mendoj se po udhëhiqet një politikë e mençur edhe me botën islame. Sigurisht që duke përjashtuar ndonjë shtet të mundshëm që nuk ka raporte të mira me SHBA-në dhe BE-në, gjë që reflektohet edhe në politikën tonë të ërditshme”, është shprehur Myftiu Tërnava./k/p/
Prishtinë-Vjenë, edhe një avio linjë e re
Sot, u realizua fluturimi i parë Vjenë – Prishtinë – Vjenë, që është një linjë e re e aviokompanive “Flaj Niki” Air Berlin dhe “Eurokoha”.
Shtimi i këtij destinacioni u bë falë bashkëpunimit të ngushtë me menaxhmentin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në konferencën për gazetarë këtë linjë të re fluturimi e prezantuan Ollaf Shteinhilb, menaxher i përgjithshëm i Kosova Airlines dhe Joakim Trauner, menaxher rajonal i “Flaj Niki”. U bë e ditur se fillimisht, gjatë sezonës së verës do të realizohen dy fluturime në javë, të mërkureve dhe të premteve, për të vazhduar në të ardhmen e afërt me tri fluturime në javë. Poashtu u tha se tani e tutje nuk do të ketë më monopol në linjën për në Vjenë, për çka edhe çmimet do të jenë më të ulëta, duke filluar prej 45 euro për një drejtim, ndërsa bileta kthyese do të jetë 249 euro. Ndërsa menaxheri rajonal i “Flaj Nikit”, Joakim Trauner tha u shpreh i emocionuar pasi tashmë aviokompania e tyre në bashkëpunim me “Eurokohën” kanë zgjeruar fluturimet e tyre edhe me linjën e re Vjenë – Prishtinë dhe anasjelltas, duke e rritur kështu numrin e fluturimeve edhe në një kryeqytet tjetër në Ballkan, përveç fluturimeve që realizojnë për në Sofje dhe në Bukuresht. Eurokoha, Kosova Airlines është kompania e parë vendore e fluturimeve, e cila operon në shumë destinacione evropiane nga Aeroporti i Prishtinës.
Eurokoha është lider në fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për shumë qytete të Gjermanisë, dhe njëra nga kompanitë udhëheqëse në fluturimet nga ANP-ja për në Zvicër, ndërsa prej sot Eurokoha- Kosova Airlines shton edhe fluturimet në Austri me destinacion Vjenën.
Berisha Serbisë: Hiqu prej veriut
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka mbrojtur fuqishëm Kosovën në fjalim e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai u ba bërë thirrje venedve anëtare të OKB-së që ta njohin Kosovën e pavarur duke e vlerësuar si aktor të rëndësishëm të stabilitetit në rajon.
Berisha është ndalur edhe në zhvillimet në veri duke i bërë thirrje Serbisë që të tërhiqet dhe të mos ndikojë në këtë pjesë të Kosovës. “Për shumë vjet pjesa veriore e Kosovës është shndërruar në vend të krimit të organizuar, prandaj përkrahim fuqishëm përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të vendosur ligjin atje”, ka thënë Berisha.
Kryeministri shqiptar ka komentuar edhe raportin e Dick Martyt duke thënë se aty nuk ka asnjë të vërtetë, porse Shqipëria është e gatshme për bashkëpunim të plotë me EULEX-in. /indeksonline/cajle
Vajza e Gostivarit për “Miss Norvegjia“

Bukuroshja në foto është Arita Fejzullahu, një shqiptare e lindur në Oslo të Norvegjisë, e cila është duke u konsideruar si një kandidate potenciale për “Miss Norvegjia 2011”.
Arita Fejzullahu, një vajzë me prejardhje nga Gostivari ndërsa nënën nga Bosnja, është një modele e njohur në Skandinavi. Ajo në vitin 2007 është kurorëzuar me çmimin “Miss Skandinavia e Shqiptarëve” ndërsa në vitin 2010 fitoi çmimin “Miss Skandinavia 2010”.
Në një bisedë për Telegrafi.com bukuroshja shqiptare ka treguar se ndihet me fat që është pjesë e këtyre evenimenteve.
“Unë jam kandidante për ‘Miss Norvegjia’ dhe për ta përfaqësuar Norvegjinë në ‘Miss Bota’. Po ashtu jam zgjedhur fytyra e vitit ku këtë titull unë kam fituar dy vite radhazi që për mua do të thotë shumë. Unë kam qenë ‘Miss Skandinavia’ dhe nëse fitoj në ‘Miss Norvegjia’ do ta përfaqësoj Norvegjinë në ‘Miss Bota’”, ka thënë Arita, duke shtuar se ndihet shumë krenare që është shqiptare.
“Unë me mbështetjen e familjes, miqve dhe fansave, kam vendosur të konkurroj në këtë garë dhe jam shumë e emocionuar dhe më duhet ta përmendi që jam shumë krenare që jam shqiptare. Babi im është nga Gostovari ndërsa nëna gjysmë shqiptare dhe gjysmë boshnjake, e që më bënë mua të jem edhe pak boshnjake”, është shprehur Fejzullahu.
Arita përveç që merret me modelim ajo është duke vazhduar edhe studimet në farmaci.
Selmani: Do ta regjistrojmë vetë diasporën

Lideri i Demokracisë së Re (DR) Imer Selmani, tha se DR nuk do ta bojkotojë regjistrimin e popullsisë, dhe paralajmëroi se partia e tij do të bëj regjistrimin e diasporës. “Demokracia e Re nuk do të ftojë shqiptarët në bojkot për regjistrimin. Ne jemi të vetëdijshëm dhe të bindur thellë se me bojkot vetëm do të çojmë ujë në mullirin e politikave antishqiptare të Qeverise aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI që dëshiron të nxjerrë shqiptarët më pak se ç’jemi këtu në vendin tonë. Demokracia e Re do të organizojë regjistrimin e shqiptarëve, nënshtetas të Maqedonisë në të gjitha vendet e Evropës dhe SHBA-ve”, tha Selmani. Ai sqaroi se regjistrimin e diasporës do ta realizojnë në bashkëpunim të ngushtë me shumë OJQ, veprimtarë dhe aktivistë të çështjes kombëtare, në periudhën kur në Maqedoni do të mbahet regjistrimi. “Kështu, autoriteteve të shtetit do t’iu përdëftojmë edhe një herë se jemi shumë më tepër nga ajo që ata tentojnë të na paraqesin”, theksoi Selmani, duke shtuar se kjo politikë është vazhdim i politikave përjashtuese për shqiptarët. Sipas tij i tillë është edhe vendimi i pushtetit aktual që të miratojë edhe Ligjin për regjistrim të popullsisë i cili, sipas Selmanit përjashton nga regjistrimi mbi 250.000 shqiptarë të cilët punojnë përkohësisht në kurbet.
“Me votimin e Buxhetit për vitin 2011 ku qindra miliona euro të popullit prap do të harxhohen edhe vitin e ardhshëm në përmendore, buste, muze e porta triumfale, mazhoranca qeveritare VMRO-DPMNE dhe BDI e vulosi realizimin praktik të Enciklopedisë famëkeqe, antishqiptare, anti-NATO, anti-UE dhe izoluese për vendin”, tha Selmani.
kushtet nëpër shkolla Përmirësohen
Përpos investimeve në Shkollën e mesme teknike në Gostivari, sivjet investime ka pasur edhe në disa godina të tjera shkollore si në qytet ashtu edhe nëpër fshatrat për rreth. Në shkollën fillore “Përparimi” në fshatin Çegran, në këtë vit shkollor nxënësit mësojnë në kushte të volitshme mjedisore, falë investimit të Komunës së Gostivarit. Në tre godinat shkollore, atë qendrore, atë periferike dhe në Forinë, para fillimit të vitit të shkollor, janë riparuar komplet nijet sanitare, janë zëvendësuar dyert e dëmtuara me të reja, janë lyer muret e brendshme dhe të jashtme, si dhe një sërë riparimesh tjera të nevojshme, me qëllim të krijimit të kushteve të volitshme për zhvillim normal të mësimit. Gjithashtu shkolla qendrore është furnizuar me materiale teknike për zyrat si printer, fotokopje dhe materiale tjera. Vlera e përgjithshme e investimeve kap shifrën prej rreth 250.000 denarë, mjete këto të buxhetit të komunës së Gostivarit.
Në Debresh të Gostivarit, synetim me rreth 200 mijë euro
Në kohën kur kriza globale ekonomike ka përfshirë gjithë botën dhe shumë njerëz ndjejnë pasojat serioze të saj, qoftë edhe gjatë përpjekjes për të siguruar nevojat elementare të jetës, disa qytetarë nuk i shmangin shpenzimet e qindra mijëra eurove për një dasmë sa më të veçantë dhe të pazakontë.
Në fshatin Debresh të Gostivarit prej 2 ditësh po organizohet një synetim, për të cilin mendohet se janë shpenzuar rreth 200 mijë euro. Grupe folklorike, këngëtarë të njohur të estradës shqiptare, madje edhe lufta me rreth 100 pehlivanë që kanë ardhur nga vende të ndryshme të rajonit dhe Maqedonia, janë vetëm disa nga aktivitetet e pazakonta të këtij organizimi. Por këtyre shpenzimeve marramendëse i është shtuar edhe prenotimi i helikopterit, qiraja 1 orëshe për të cilin kushton 2-300 mijë euro. Babai kishte vendosur që djalin ta shëtiste me helikopter përpara synetimit.
“I përshëndes të gjithë mysafirët dhe këngëtarët që kanë ardhur sonte në këtë festë të madhe. Ju përshëndes me gjithë zemër, ju falënderoj me gjithë zemër.. Ma keni bo zemrën mal, ishalla ua kthej të gjithëve për të mirë”, tha Shazo Ferati.
Sabri Fejzullai, Leonora Jakupi, Sinan Vllasaliu, Ilir Shaqiri, Ermal Fejzullai, Shkurte Fejza, Remzije Osmani, ishin vetëm disa nga rreth 15 këngëtarët e ftuar në dasmën e familjes Ferati. Edhe këngëtarët ishin mjaft të kënaqur nga ky organizmin sipas të cilëve, rrallëherë ndodh.
“Nuk kam kënduar nëpër dasma, mirëpo sinqerisht u mahnita shumë. Nuk mund t’i them dasmë përveç se një festë shumë e madhe... një madhështi, se kisha besuar se do të jetë e llojit të tillë”, u shpreh Leonora Jakupi, këngtare.
“Për mua është një dasmë shumë e veçantë e cila ndodh shumë rrallë, zakonisht kombinohemi në dasma shumë emra të ndryshme, por kështu kombinime me kaq shumë këngëtar nuk ka pas”, theksoi Shkurte Fejza, këngëtare.
Edhe pse organizuesit e dasmës nuk kanë dashur të tregojnë për shumën e shpenzuar, mendohet se shifra arrin deri në 200 mijë euro. Familja Ferati jeton në Zvicër dhe është pronare e një firme private. Por dasmat e tilla me harxhime marramendëse janë bërë zakon për këtë periudhë 2 mujore, veçanërisht në fshatrat e Gostivarit. Pak kohë më parë në fshatin Gradec, edhe një nuse është marrë me helikopter, prenotimi i të cilit i kaloi 30 mijë eurot.
Kryeministri Hashim Thaçi paralajmron njohje të reja për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se shumë shpejt e do të rritet numri i vendeve që do të njohin pavarësinë e Kosovës. Kreu i qeverisë theksoi se gjithcka është duke u zhvilluar në drejtim të njohjeve të reja dhe forcimit të shtetit, ndërsa nënvizoi se në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit, Kosova do të prezantohet në mënyrë dinjitoze nga ministri i jashtëm Hyseni dhe partnerët ndërkombëtarë. “Procesi do të ecë vetëm përpara dhe do të ketë njohje të sigurta. Pra, procesi i pavarësisë së Kosovës, i konsolidimit dhe i njohjeve, do të njeh një fuqizim të ri gjithë ndërkombëtar”, u shpreh kryeministri Thaçi, pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me iniciativë të Rusisë, të martën do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e para e këtij lloji, që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, paraqiti mendimin këshillëdhënës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Gostivar, helikopterë nëpër dasma !
Gostivar, 29 korrik – Krahas “adeteve” të tjera të shumta nëpër dasmat shqiptare të Gostivarit dhe rrethinës, gjatë sezonit të dasmave të sivjetshme është duke ndodhur një tjetër dukuri e pazakontë. Harxhimeve marramendëse të dasmave, në dy dasma u janë shtuar edhe pagesat për shpenzimet e helikopterëve të marra me qira.
Në fshatin Gradec të Gostivarit, në ditën e martesës nusja ka zbritur në shtëpinë e dhëndrit me anë të helikopterit. Ky rast nuk është i vetëm, gjatë fillimit të muajt gusht është paralajmëruar edhe një tjetër rast ku në funksion sërish do të vihet helikopteri. Babai ka vendosur që djalin ta shëtis me helikopter përpara se djali me ju nënshtruar operacionit të synetit. Krahas helikopterit, dasma që organizohet nga një banor i fshatit Debresh të Gostivarit, pronar i një firme private në Zvicër, do të jetë një atraksion tjetër për publikun, do të rikthehet tradita e ndeshjeve me pelivana.
Asnjë alternativë tjetër përveç barazisë së plotë mes shqiptareve dhe maqedonasve, EU-së dhe NATO-së
Politika mund të realizohet vetëm mbi vlerat e njerëzores, tha Ali Ahmeti në 8 vjetorin e Bashkimit Demokratik për Integrim. “Për tetë vite me radhë, jemi përpjekur që të realizojmë synimet historike të shqiptarëve duke e mbështetur angazhimin tonë mbi vlerat kyçe të barazisë, lirisë dhe solidaritetit, kemi dëshmuar se politika mund të realizohet vetëm mbi vlerat e njerëzores dhe mund të gëzojë përkrahjen e popullit vetëm nëse i përmbahet marrëveshjes me të”.
Bashkimi Demokratik për Integrim festoi 8-vjetorin e themelimit.
BDI-ja u formua në qershor të vitit 2020. Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2002, 2006 dhe 2008, partia e fitoi shumicën e votave të shqiptarëve në Maqedoni.
BDI-ja në përbërjen aktuale të Kuvendit ka 18 deputetë, ndërsa veçmë dy vite është në koalicionin qeveritar. Bashkimi Demokratik për Integrim është e vetmja parti politike në Maqedoni dhe në Ballkan që për 8 vite reshtë ka fituar të gjitha zgjedhjet e zhvilluara, si lokale, parlamentare, presidenciale.
Në solemnitetin e rastit kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se BDI-ja është krijuar me një qëllim sublim, të përfaqësimit të popullit shqiptar, punë e cila sipas liderit Ahmeti këtë mision e bëmë në një kohë përplot sprova, të cilat jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por vijnë para nesh gjithnjë e më të mëdha e gjithnjë e më intensive.
Politika mund të realizohet vetëm mbi vlerat e njerëzores, tha Ali Ahmeti në 8 vjetorin e Bashkimit Demokratik për Integrim. “Për tetë vite me radhë, jemi përpjekur që të realizojmë synimet historike të shqiptarëve duke e mbështetur angazhimin tonë mbi vlerat kyçe të barazisë, lirisë dhe solidaritetit, kemi dëshmuar se politika mund të realizohet vetëm mbi vlerat e njerëzores dhe mund të gëzojë përkrahjen e popullit vetëm nëse i përmbahet marrëveshjes me të”.
Marrëveshjes së Ohrit, sakrifica jonë kolektive
Lideri Ahmeti duke vlerësuar lartë Marrëveshjen e Ohrit, tha se për tetë vite me radhë koncentruam angazhimin tonë politik, në realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, sepse në themelet e kësaj Marrëveshjeje është vendosur sakrifica jonë kolektive, lufta jonë për barazi dhe drejtësi si dhe orientimi euro-atlantik i shqiptarëve si njeri ndër popujt më të vjetër të Evropës.
______________________________________________________________________________
Thaçi: O konflikt, o zgjedhje të parakohshme!
Përmendet vetëm mosmarrëveshjet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve por ju jeni dëshmitarë se ka mosmarrëveshje të thella mes maqedonasve të cilat mund të çojnë në konflikt.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare sot kërcënoi se nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, mund të shpërthejë ndonjë konflikt. Ai tha se ato patjetër duhet të mbahen pas muajit qershor.
“Nuk ka zgjidhje tjetër të situatës. O konflikt, o zgjedhje të parakohshme.
PDSH-ja e preferon këtë mënyrë më të butë demokratike të zgjedhjeve të parakohshme për shkak se situata nëse zhagitet kështu është situatë konfliktuoze.
Përmendet vetëm mosmarrëveshjet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve por ju jeni dëshmitarë se ka mosmarrëveshje të thella mes maqedonasve të cilat mund të çojnë në konflikt.
Mbyllja e perspektivës drejt BE-së dhe NATO-s i humb shpresat edhe minimale të Maqedonisë për mbijetesë. Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë e problemit tash për tash”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
___________________________________________________________________________
Ruga e F,Cajle me ne fund u shtrua me asfallt ruga qe perdoret edhe nga shum fshatra
“Kjo rrugë ka qenë një golgotë e gjatë me të cilën janë ballafaquar qytetarët e fshatrave Çegran, Forinë, Çajlë, Balindoll dhe një pjese të qytetit.Përfundimisht kjo golgotë e merr epilogun e saj përfundimtar në kuptim pozitiv. Kostoja totale e kësaj rruge i tejkaloi 300.000 euro dhe është financuar nga mjetet e Bankës Botërore, nën implementimin e Agjencionit për rrugë shtetërore. Komuna kryesisht i ka asistuar firmës që ekzekuton punët në të gjitha aspektet pa ndonjë kompenzim, me qëllim që të mund të arrijmë deri në këtë ditë sot, u shpreh kryetari i komunës”.
Me këtë rast Kryetari Osmani përcolli një mesazh: “I uroj qytetarët e këtij rajoni që u tejkalua ky problem i madh dhe marr përgjegjësi që kurrë në mandatin tim, nuk do të bëhen rrugë në këtë mënyrë, rrugë kjo e cila kryesisht u nis për motive politike dhe shkaktoi një kosto të lartë. Të gjitha projektet e kësaj natyre do të duhen të realizohen duke pasur parasysh interesat e qytetarëve dhe në dobi të qytetarëve”

Rruga që asfaltohet ka një gjatësi prej 1362 metra, gjerësi të asfaltit prej 6 metra dhe trotuare nga të dyja anët me gjerësi 1 metër.
Kushtetuta është një letër e cila mund të ndryshohet dhe duhet të pësojë ndryshime-thotë Halili. Maqedonia sipas tij, duhet të jetë union i dy popujve apo i dy republikave, brenda kufijve ekzistues. Nëse nuk merret parasysh kjo kërkesë, atëherë Maqedonia nuk mund të ekzistojë si shtet unitar-deklaroi më tej Halili.
______________________________________________________________________________________________________________________
Kryetari i Preshevës vizitoi Gostivarin, ngushëllime familjes Jakupi
Gostivar, 16 mars - Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani ka pritur për vizitë kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa si dhe kryetarin e këshillit komunal, Skender Destani.
Në takim u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave si dhe për sfidat dhe këmbimin e përvojave në lëmi të ndryshme. Mes tjerash z. Mustafa theksoi idenë e bashkëpunimit në sferat e kulturës, arsimit si dhe organizimin e një vizite nga administrata e komunës së Gostivarit në komunën e Preshevës.
Me këtë rast, drejtuesit e komës së Preshevës kanë përcjell ngushëllime në emër të gjithë banorëve të komunës së Preshevës për vrasjen tragjike të Mahir Jakupit nga fshati Forinë,i cili javë më parë u gjet i vrarë në afërsi të Preshevës, duke theksuar se kjo paraqet një akt jonjerëzor dhe presin që organet kompetente të dënojnë të dyshuarin për vrasjen e kryer.
|
Intelektualë shqiptarë: Cila është gjuha e dytë zyrtare në Maqedoni? |
Shkup, 11 mars - Xheladin Murati, ka zbardhur një sërë të problemeve në përdorimin e gjuhës shqipe. "Shqiptarët nuk janë kundër mësimit të gjuhës maqedonase në sistemin arsimor, por që ajo të mësohet siç është projektuar me projektin për arsimin fillor nëntëvjeçar, përkatësisht, nga klasa e katërt. Nuk ekzistojnë aspekte pedagogjike, psikologjike dhe socio-linguistike që nxënësit shqiptarë, nga klasa e parë t'i nënshtrohen një projekti trilingual - të mësojnë shqip, anglisht dhe maqedonisht. Kjo është e panevojshme dhe tej mase, dhe i tejkalon të gjitha kapacitetet dhe potencialin intelektual të nxënësve", tha Murati. Bajram Pollozhani, ndërkaq, mendon se në Kushtetutën nuk është saktësuar qartë se cila është gjuha e dytë zyrtare në shtet, përkatësisht, ceket se gjuhë tjetër zyrtare është ajo që e flasin së paku 20 për qind të qytetarëve. Sipas tij, korniza kushtetuese-juridike në raport të arsimit ka depërtuar mjaft në praktikë dhe tani është mundësia që ajo të zgjerohet. Vllado Popovski, profesor në Fakultetin juridik, tha se duhet realisht të shqyrtohen të gjitha problemet dhe ashtu të vendosen në dialogun në shoqëri. Sipas tij, duhet të ketë reformë themelore të arsimit, sepse nga marrëdhëniet ndëretnike, posaçërisht ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, varet qëndrueshmëria e shtetit, ndërkaq që duhet të valorizohet edhe çështja e reciprocitetit të të dy palëve në arsim. Për Mersal Bilallin, më e keqja është, siç tha, të satanizohet një realitet. "Duhet të shikohemi në pasqyrë. Nëse jemi përcaktuar për parime bashkëkohore evropiane, duhet t'i respektojmë ato parime. Duhet t'i respektojmë të gjitha kulturat, të gjitha gjuhët, ashtu që mësimi i gjuhës së njërit dhe të tjetrit, duhet të jetë kultura jonë. Çdo satanizim i kësaj çështjeje është satanizim i ardhmërisë së njerëzve", mendon Bilalli. |
DR: VMRO-DPMNE dhe LSDM mos luani me shqiptarët
6 mars- Në rast se nuk ndërpritet niveli i këtill i kuminikimit Demokracia e Re do të konstatojë se faji për keqësimin dhe acarimin e marrëdhënieve ndëretnike bie pikërisht mbi VMRO-DPMNE-në dhe LSDSM-në dhe politikat e tyre ndarëse dhe destruktive, tha përfaqëuesi i sekretariatit për marrëdhënie me publikun i DR-së, Visar Ramadani

Demokracia e Re ka reaguar ndaj akuzave që bënë dje mes tyre VMRO-DPMNE dhe LSDM lidhur me ngjarjet tragjike të Bit pazarit, Gostivarit, Ladorishtit dhe luftën e vitit 2001.
Në rast se nuk ndërpritet niveli i këtill i kuminikimit Demokracia e Re do të konstatojë se faji për keqësimin dhe acarimin e marrëdhënieve ndëretnike bie pikërisht mbi VMRO-DPMNE-në dhe LSDSM-në dhe politikat e tyre ndarëse dhe destruktive, tha përfaqëuesi i sekretariatit për marrëdhënie me publikun i DR-së, Visar Ramadani
“DR pyet publikisht edhe VMRO-DPMNE-në edhe LSDM-në, cili është qëllimi i tyre kur përkujtojnë Bit Pazarin, Gostivarin, Universitetin e Tetovës, konfliktin e armatosur të vitit 2001? Mos vallë në këtë mënyrë iu lajthiten votuesve të tyre duke i përkujtuar se sa brutal kanë qenë në disciplinimin e shqiptarëve dhe refuzimin e aspiratave të tyre legjitime për barazi individuale dhe kolektive në këtë vend? Nga ana tjetër, DR nuk dëshiron të besojë se të dy partitë duke përkujtuar këto raste famëkeqe dërgojnë mesazh deri te shqiptarët se të njejtat mund edhe të përsëriten”, pyeti Visar Ramadani nga DR.
Në vazhdën e përplajseve politike, VMRO-DPMNE dje akuzoi kreun e LSDM-së Cërvenkovski për incidentin e vitit 1993 në Bit Pazar, ku sipas VMRO-DPMNE-së u ushtrua dhunë brutale mbi shqiptarët. Ndërsa nga LSDM-ja u kundërpërgjigjën duke thënë se se incidenti i Bit Pazarit nuk është asgjë nëse krahasohet me luftën e 2001-it dhe viktimat e rëna gjatë asaj periudhe.
Bashkimi Demokratik Kombëtar kërkon debat për federalizimin e Maqedonisë
3 mars “Në këtë tryezë duhet të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike shqiptare, përfaqësues të bashkësive fetare dhe sektorit joqeveritar, ku do të diskutonim për argumentet rreth federalizimit të Maqedonisë, si e vetmja më...
ADILI I ÇON SELAM OSMANIT
Kujdes nga lojërat e Nikolla Gruevskit
Kryetari i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar, Gafur Adili ka kërkuar nga kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi osmani, i cili ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike, para opinionit shqiptar t’a shpalos profilin e subjektit të ri politik. Kryetari i FDBK-së, Gafur Adili vlerëson se Rufi Osmani para se të formojë partinë duhet të tregojë për profilin e saj, do të jetë parti me program kombëtarë, si PDSH, BDK dhe BDSH, apo parti me koncept qytetar si BDI, DR apo PPD. Sipas Adilit, Osmani duhet të shfaq qëllimet dhe synimet e rikthimit të tij në politik si dhe përcaktimin e tij për avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni.
“A do të jetë avancimi i çështjes kombëtare të shqiptarëve nën IRJM, apo do të jetë vetëm rreximi i Zotit Ali Ahmeti nga pushteti pa pushtet dhe ulja e tij në kolltukët e buta e të ngrohta të Zotit Gruevski?!” shtron dilemën Adili.
Sipas informacioneve të FDBK, Gruevski falë politikës nacionaliste dhe refuzimit për të ndryshuar emrin, planifikon zgjedhje të parakohshme në pranverë për të fituar një mandat të ri katërvjeçarë. Adili pohon se projekti i Gruevskit për të përzënë nga qeveria BDI-në dhe zëvendësimin e saj me DR-në e Imer Selmanit ka dështuar, prandaj gjykatat maqedone kanë rikthyer dosjet për rastet e Hagës, të cilat prekin edhe liderin e BDI-së Ali Ahmetin.
“Duhet pat shumë kujdes nga lojërat e Nikolla Gruevskit me CO”, këshillon Osmanin, kryetari FDBK-së Gafur Adili.
Ismaili: Shqiptarët, popull privat në Maqedoni

Statusi i shqiptarëve në Maqedoni, i takon aspektit obstruksional, të fushës private. Analistët shqiptarë vlerësojnë se maqedonasit mbrojnë të drejtat e tyre si shtetas të vërtetë të Maqedonisë. “I kujt është shteti? Në bazë të konceptit që prodhon VMRO, shqiptarët këtu janë popull privat. Të drejtat tona në nivel institucional janë të barabarta me ato të kinezëve, që vijnë këtu për çështje tregtie. Nëse ky shtet promovohet dhe funksionon në nivel institucional, si shtet që nënkupton i maqedonasve, atëherë natyrisht se ata do të kërkojnë të vendosin përmendore të interesave të veta, sepse mendojnë se shteti është i tyre dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Ne mund të bëjmë përmendore, kemi të drejtë por kjo është në sferën private” tha Ymer Ismaili, analist politik. Sipas Ismailit këtë çështje duhet ta rregullojnë politikanët të cilët kanë marrë përgjegjësi që të mbrojnë interesat e popullit. I të njëjtit mendim është edhe analisti Hamit Aliu, i cili tha se faji më i madh qëndron tek faktorët politik që përfaqësojnë popullin. “Ky fat po na ndjek që prej vitit 1990 e këndej. Njëherë e përgjithmonë, nuk duhet të ngurrojmë që të kërkojmë atë që na takon. Sa i takon hises, nuk kërkojmë as më pak as më tepër. Kërkojmë aq sa ne participojmë në Maqedoni, aq sa na takon në buxhetin e shtetit”, tha Hamit Aliu, analist ekonomik. Sipas tij, shqiptarët janë të diskriminuar në çdo hap, si në pushtet, kulturë, shkencë, arsim, dhe në çdo hapësirë tjetër, kurse tash po diskriminohen edhe me vendosjen e përmendoreve. “Në mënyrë sistematike, në plan të caktuar ky pushtet i bën krejt këto budallallëqe kundër nesh. Por për fat të keq, nuk po mundemi të ngremë fjalën tonë në mënyrë institucionale, sepse vetëm gazetat shqipe e alarmojnë atë. Kjo është një marrëzi që e bën qeveria e Maqedonisë, njëherë e përgjithmonë duhet të ndahet ky hov”, shtoi Aliu. Ndërkaq, vetëm për pamjen vizuale të projektit “Shkupi 2014”, janë harxhuar 153 mijë euro. Për përpunimin e fontanës, në qendër të Shkupit janë paguar 840 mijë euro, për përmendoren e Aleksandrit të Madh, vetëm në projekt janë dhënë 650 mijë euro, për bustin e Filipit me katër fontana një milion euro. Gjithashtu për heroin Karposh janë harxhuar 200 mijë euro, Shën Kliment dhe Ohridski 78 mijë euro. /azemine selmani/
Osmani: “Shkupi 2014 - bie ndesh me kushtetutën”
Gostivar, 12 shkurt - Kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani gjatë një konference për media të realizuar pas takimit me ambasadorin e Turqisë , duke komentuar projektin qeveritar ‘Shkupi 2014” ka thënë se projekti në fjalë bie ndesh me Kushtetutën dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit ndërsa si investim vjen në kohë të gabuar.
Sipas kryetarit të Gostivarit do të kishte qenë mencuri politike që kjo garniturë politike, të ndërpresë realizimin e këtij projekti sepse sic tha me realizimin e tij do thellohet kontesti ndërkulturor në Maqedoni ,ngase vlerat që promovohen në projekt janë vlera që kryesisht bien ndesh me brendinë etnike të Maqedonisë.
Osmani mbështet iniciativën e DR-së
Gostivar, 11 shkurt – Kreu i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani është shprehur se ai dhe grupi i tij i këshilltarëve, do të mbështesin iniciativën e Demokracisë së Re për ndërtimin e shtatores së Xhemë Hasës në sheshin e qytetit të Gostivarit, edhe pse sipas tij, kjo iniciativë në bazë të predispozitave ligjore, nuk do të mund të realizohet, pa pësuar ndryshimi i së njëjtave.
“Gjatë debatit për këtë iniciativë, do t’i ftojmë përfaqësuesit e Demokracisë së Re që të argumentojnë kërkesën, unë ju premtoj publikisht se kjo kërkesë do të përkrahet nga grupi i këshilltarëve të opsionin “Është koha për ndryshime”, mirëpo realisht pa ndryshimin e ligjeve në fuqi sa i përket kësaj çështje, kjo iniciativë nuk mundet praktikisht të realizohet”, nënvizoi Osmani.
DR dhe ekspertët shqiptarë tribunë kundër “Shkupi 2014”
Ekspertë dhe personalitete publike shqiptare kanë shprehur argumentet e tyre politike dhe shkencore kundër projektit “Shkupi 2014”. Vlerësimet janë dhënë në tribunën e organizuar nga Demokracia e Re, ku gjatë debatit janë shprehur personalitete të jetës publike, politike, fetare dhe shkencore.
Analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi ka theksuar se në këtë debat pa paragjykime politike, në Maqedoni po instalohet një gjeografi kulturore në bazë të së cilës sipas tij po mbillet historia maqedonas në sheshin e Shkupit. “Këtu kemi edhe figura kontraverse të historisë maqedonase si Nikolla Karev, apo Goce Dellçev, sepse nuk është e prerë se ata i takojnë bullgarëve apo maqedonasve. Ato njëherë do të vendosen dhe nuk mund të shkulen kur do t`i teket dikujt. Mendoj se do të ketë reagime edhe nga bullgarët. Ne si shqiptarë duhet të kemi kujdes dhe të mos biem pre e diskursit politik maqedonas se çfarë duam. Pse lihet në harresë dhe heshtje trashëgimia ilire, e cila na takon neve si mbreti Justinian, Skupi i vjetër, etj”, ka theksuar Muhamedi.
Salla e Sporteve, pas 5 viteve ende pa përfunduar
Gostivar, 14 shkurt - Edhe pas më shumë se pesë vite, nxënësit e shkollave të mesme komunale të Gjimnazit dhe Ekonomisë në Gostivar, vazhdojnë të shohin sallën e sporteve në oborrin e shkollës, ende pa përfunduar.
Mbi 5.000 nxënës që mësojnë në këto dy shkolle, edhe pas pesë gjeneratave vazhdojnë që lëndën e edukatës fizike ta ndjekin në një sallë të vogël dhe të vjetër, e cila as për së afërmi nuk përmbush kërkesat dhe nevojat e dy shkollave.
Drejtori i shkollës së mesme komunale të Gjimnazit në Gostivar, Arben Ademi thekson se kushtet për zhvillimin normal të lëndës së edukatës fizike, u takojnë atyre të periudhës primitive.
“Do ta kisha quajtur turpi i shekullit 21, ministria e arsimit dhe qeveria nuk kanë aspak veshë që të dëgjojnë zërin e 5 mijë nxënësve në qytetin e Gostivarit, të cilët vazhdojnë që në një sallë të vogël të mbajnë orën e edukatës fizike. Ndodh që në atë sallë, në të njëjtën orë të jenë edhe shtatë klasa me nxënës”, thekson Ademi.
Zyrtarizohet kërkesa e DR-së
Gostivar, 10 shkurt – Iniciativa e kryesisë dhe kryetarëve të nëndegëve të Demokracisë së Re në Komunën e Gostivarit për ndërtimin e shtatores së Xhemë Hasës në sheshin e Gostivarit, ka kaluar në labirintet institucionale.
Një delegacion i kësaj partie, i udhëhequr nga deputeti Sulejman Rushiti dhe kryetari i degës, Lavdrim Veliu, edhe zyrtarisht kanë deponuar kërkesën deri te Komuna e Gostivarit, për dhënien e lejes së ndërtim të shtatores në sheshin e qytetit.
“Iniciativën e Këshillit komunal të Demokracisë së Re në Gostivar, për ndërtimin e shtatores së Xhemë Gostivarit, sot edhe në rrugë zyrtare e dorëzuam në Këshillin komunal, respektivisht në Komunën e Gostivarit. Vlerësojmë së në këtë mënyrë Këshilli komunal shumë shpejt do ta vendos në rend dite dhe se do të vendos pozitivisht, pra do të jep leje për vendosjen e shtatore të një figure, do të thosha më markante e historisë më të re shqiptare në trevat tona”, theksoi Rushiti.
Thellohet bashkëpunimi me Turqinë
Gostivar, 11 shkurt - Bashkëpunimi më i thellë me komunat turke, shtjellimi i çështjeve të karakterit lokal dhe qendror ishin disa nga pikat që u biseduan në takimin e ambasadorit të Republikës ë Turqisë në Shkup, Hakkan Arslan Okçal dhe kryetarit të Komunës së Gostivarit Dr. Rufi Osmani.
Ambasadori i Republikës së Turqisë, Hakkan Arslan Okçal, qëndroi për vizitë në komunën e Gostivarit ku realizoi takim edhe me kryetarin e komunës Dr. Rufi Osmani. Kryetari Osmani shprehu falënderim për vizitën e bërë nga ekselenca e tij dhe përkrahjen e Turqisë ndaj komunës së Gostivarit.
|
web_lajme ---- cajle 2010 |
Degjoni, Duhet te kuptojme nje gje, Mos mendoni se keta njeres qe po rradhiten pran UKSH-se (dhe nuk eshte i vogel numeri i tyre) se e duan luften, dhe jane luftenxites, Jo eshte krejt e knderta, Lufta po na IMPONOHET nga sllavet, edhe qorri e shef se ATA NUK DUAN TE BASHKJETOJNE ME NE, nese ishte ndryshe dhe me te vertet kishte ndryshar kursi pas 2001-shit dhe me te vertet kishte vullnet nga pala maqedonase nuk dot ishim ne kete situate ku po pregaditet nje Lufte e cila me shume ka gjasa te ndodhi se shpejti sesa te mos ndodhi... Ata qe mendojne se mund te pakten te jemi te barabart me sllavet ne kete shtet me dialog me te vertet e genjen vetveten, Sepse nuk eshte puna qe Shqiptaret nuk kane patur durim dhe nuk kane provuar qe ky shtet te funsionoj dhe te ndihemi edhe ne zot ne shtepine tone dhe jo qirraxhinje por nuk shkon.... Edhe me zor NUK SHKON, afer 9 vita nga Lufta e 2001-shit dhe prap po perbalemi me sfida dhe ndalesa nga c'do ane per gjithcka Shqipare ne kete shtet.. Edhe femija e djepit e kupton kete, Vetem te verberit partiak nuk e kuptojne dhe shofin Pas incidenteve qe nga ato :
Ligji per natalitetin
Abrogimin e ligjit per perdodimin e flamurit
Ndalesa per perdorimin e gjuhes Shqipe
Refuzimin per hapjen e paraleleve shqipe ne shume vende
Diskriminimi me fondet dhe buxhetin ne pjesat Shqiptare te vendit
Pa perfilja e ministrave Shqiptar dhe kerkesat te tyre
Bastije pas Bastisje ne te gjitha vendet e ish-krizes
Rasti i Sopotit
Rasti i Brodecit
Ndihmen per te akuzuar ne Hage
Diskriminim TOTAL kur behet pyetje per Kulturen Shqiptare
Dhe kush eshte ai qe mund ti thote vetes SHQIPTAR qe nuk e shikon gjithe ate qe ndodhi me "Enciklopedine" si nje akt SHPALLJE LUFTE kunder Shqiptarve..??
Te mos permend edhe rastin e Nerezit ku qeverise dhe policise as qe i shkon mendja ti arrestojne ata qe kan iniciuar kete rast...
Ka shume dhe shume tema qe mund ti permend aty por dot duhe te jem aty me ore te tera,
Mjafton qe te lexoni lajmet te perditshme per te kuptuar se si eshte gjendja e Shqiptarve me te Vertet ne kete Shtet....
Pra e them edhe nje here se luften nuk e duam ne por na eshte e imponuar nga ATA... kjo eshte SHUME E QARTE PER ATA QE DUAN TA SHIKOJNE...
Poashtu nuk e kane thene pleqte kot se ska bese tek shkau, dhe se Shkau vetem degjon dhe kupton kur i flet me gryken e pushkes..!! Per fatkeqesisht.. |
Diskotekat në Gostivar, punojnë në të zezë
Gostivar, 3 dhjetor - Në Gostivar, për momentin nuk ka të regjistruar asnjë diskotekë legale, edhe pse si të tilla, në qytet funksionojnë me dhjetëra lokale. Çmimet enorme të marrjes së licencave, janë arsyet se pse pronarët e lokaleve të tilla, hezitojnë të aplikojnë për të siguruar dokumentacionin përkatës. Licenca vjetorë për bare të natës kushton 8.000 euro, për diskoteka 7.500 euro, përderisa për kabare 5.000 euro.
Sipas ligji për veprimtari hoteliere, organet komunale janë ato që përcaktojnë çmimet e licencave. Në Gostivar, vlera për kategoritë e lartpërmendura të licencimeve ka qenë e vërtetuar nga ana e garniturës së kaluar të Këshillit Komunal në vitin 2006, ndërkohë që përbërja aktuale, me qëllim të reduktimit të çmimeve, në seancën e fundit për vitin 2009, në rend dite kishte edhe propozimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për marrjen e licencës për kryerjen e veprimtarisë hoteliere, por me propozim të këshilltarit nga radhët e Partisë së Re Social Demokrate (PRSD), Tani Efremovski, kjo pikë e rendit të ditës u shty për mbledhjen e ardhshme.
Rushiti: “Nuk do të lejoj vajza ime të mësoi maqedonisht”
Gostivar, 20 janar – Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës deri në vitin 2008, njëherësh dhe deputet aktual në parlamentin republikan nga radhët e Demokracisë së Re, Sulejman Rushiti, në rolin e prindërit në ditën e parë të gjysmë vjetorit të dytë shkollorë, ka dhënë deklaratë publike për sa i përket vendimin të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), që gjuha maqedonase të jetë obliguese edhe për nxënësit jo maqedonas, pikërisht nga gjysmë vjetorit të dytë shkollorë të klasës së parë fillore.
Duke zgjedhur oborrin e shkollës fillore “Ismail Qemali”, në Gostivar, ku vajza e tij ndjek mësimet e shkollës fillore, Rushiti ka dhënë mesazhin e tij se ky vendim qeveritar paraqet vetëm një eksperiment të dështuar politik, të cilin ai e krahasoi me paralelet e përziera të viteve të 80-ta.
“Jam këtu para shkollës së bashku me vajzën time që është në klasë të parë. Në cilësinë e prindërit dëshiroi të prononcohem në lidhje me problemet e fundit që kanë të bëjnë drejtpërdrejt në ndërhyrje të nxënësve të klasës së parë. Vajza ime Lorena edhe pa mësuar në shkollë e flet maqedonishten, megjithatë unë si prind në radhë të parë nuk do të lejoj që fëmija ime të bëhet pjesë e një eksperimenti të dështuar politik që u ngjan eksperimenteve të viteve të 80-ta me të ashtuquajturat paralele të përziera. Për këtë shkak, unë nuk do të lejoi që vajza ime të merr pjesë në lëndën e maqedonishtes nga klasa e parë, të inkorporuar me diktate politike për interesa të politikës ditore”, theksoi Rushiti.
Sipas tij, ky vendim mbi gjitha jep një mesazh politik, atë se gjuha shqipe ende në këtë shtet nuk është gjuhë zyrtare, edhe përskaj Marrëveshjes së Ohrit.
“Vlerësoi se ky vendim, që e thash se po u ngjan vendimeve të viteve të 80-ta, është vendim absolutisht politik por njëherësh edhe mesazh politik për të gjithë shqiptarët se gjuha shqipe në këtë shtet nuk është gjuhë zyrtare dhe ç’është më keq se gjuha shqipe nuk do të jetë gjuhë zyrtare sipas politikës së VMRO-DPMNE-së që për fat të keq pranohet me lehtësi nga BDI-ja. Nuk do të jetë gjuhë zyrtare as edhe pas dymbëdhjetë vitesh kur këto nxënës të klasave të para do të bëhen qytetarë të pjekur dhe kur do të duhet të komunikojnë me shtetin”, tha Rushiti
Rushiti ka theksuar se ”ky vendim nuk është në të mirë të ndërtimit të kohezionit ndëretnik në shtet dhe si i tillë, sipas tij, është antikushtetues.
“Ky vendim i prish skajshëm marrëdhëniet ndëretnike për të cilat jo vetëm qytetarët e Republikës së Maqedonisë por edhe ndërkombëtarët kanë investuar kohë por edhe mjete materiale”, tha Rushiti.
Me këtë rast, Rushiti ka ftuar edhe prindërit të tjerë, ashtu si kurse ai, të veprojnë në këtë mënyrë, me qëllim që t’i thuhet jo një politike e cila është e dështuar dhe në këtë formë të mos lejohet që fëmijët shqiptarë të bëhen pjesë e një eksperimenti të dështuar politik.
______________________________________________________
|
|