|
|
|
Mirë se erdhët në Radio Ilirida 24 orë muzikë online,me moderator(e) të preferuar,me Emisione të ndryshme Emisioni (Përshëndetjet dhe urimet)Ç'do mbrëmje duke filluar nga ora 20:00-22:00,Emisioni i Natës (Me tema te larmishme) nga Studio të ndrysheme 22:30-00:30 si dhe Ç'do të shtunë Emisioni "Rrini pa gjum" (një të shtunë Loja argetuese "Po-Jo"-një të shtunë Emisioni "Brenga jete") Gjithashtu të dashur ndëgjues ç'do të dielë duke filluar nga ora 10:00 gjeri në orën 12:00 në kafen e mengjezit mundëson muzikë folklorike nga Studio të ndryshme,nga ora 12:00 gjeri ne oren 14:00 ripërsëritja e emisionit "Rrini pak pa gjum" ndërsa nga ora 14:00 gjeri në orën 16:00 do të shoqëroheni me muzik të përzgjedhura ! Me Respekte i tër Staffi Radio Zeri Ilirides.... Nga studio qendrore ne Italy...
|
|
|
|
Mirësevini në Radio Zërin e Ilirides
-
Radio Zeri i Ilirides startoi per here te pare me 11.o7.2010 nga ora 19.00 vetem ne Program startues ku kesaj radio ja dhane besimin nje numer i madhe i miqesh,ndegjues dhe bashkatdhetare ane e mbane botes.Radio Zeri i Ilirides do te jete nje Radio e cila nuk do te kete cenzure , do te kete risi dhe programe per te gjitha moshat,nuk eshte me rendesi kush na ndegjon, i ri apo plake,per te gjithe do te kete diqka nga pake.
- Radio Zeri i Ilirides me studio qendrore gjendet ne Itali,me nje staf mjaft profesonial ku nga muaji Shtatore do te mundeni edhe Ju vete te vertetoni punen dhe profesonalitetin tone.Nga kjo kohe Radio Zeri i Ilirides do te ngrite Zerin me emisone te rregullta per te gjithe Juve.Motoja e Radio Zerit te Ilirides eshte,ne Vendlindjen e sjellim me afer gjithmone,Muzika me e zgjedhur dhe me Shqiptare tek ne tingellone.Me Radio Zerin e Ilirides me afer Vendlinjes jeni,ketu shume gjera mund te gjeni.Kjo Radio per momentin transmetohet ne rrjetin e internetit dhe do te trasmetohemi edhe ne valet tokesore nga parteneret tane,gjitheashtu se shpejti do te ndegjohmi edhe ne tere teritorin e Republikes se Kosoves dhe ne viset e tjera shqiptare.
|
|
 |
|
Lajme Nga Komuna e Gostivarit
|

Mësojnë Shqipen
Në suaza të projektit për tolerancë ndëretnike dhe mësim të gjuhës shqipe, mbi pesëdhjetë nxënës dhe mësimdhënës kryesisht të nacionalitetit maqedonas nga shkollat e Gostivarit, tashmë disa muaj ndjekin kurse për mësimin e gjuhës shqipe. Ligjëratat zhvillohen dy herë në javë, kurse ndjekësit e kursit kanë mundësinë që të njihen nga afër me alfabetin dhe rregullat gramatikore...
Edhe 2 javë kohë për bujqit !
Nga Agjencia për përkrahje financiare për bujqësi dhe zhvillimin rural, njësia në Gostivar, përkujtojnë prodhuesit bujqësore se përfundon afati për parashtrimin e kërkesave për pagesa të drejtpërdrejta sipas Programit për përkrahje financiare në bujqësi për vitin 2012. Kërkesat dërgohen në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave,...
I ndjekur nga ujqërit, u fsheh për 24
Golgota 24 orëshe e një bariu 60 vjeçar nga rrethina e Gostivarit, ka rrjedhur si në një skenar filmi holivudian. I ndjekur nga ujqërit, për rreth 24 orë është dashur të fshihet në brendinë e malit. I ndodhur para një situatë të tillë, bariu kishte braktisur tufën e dhenve të cilët i kishte lënë nën mëshirën e ujqërve.
FON, maturantët testohen për bursat
Maturantët që kanë aplikuar në Universitetin FON për të fituar nga bursat që ky universitet do të ndanë për vitin e ri akademik, sot ia janë nënshtruar testit të parë kualifikues me shkrim. Drejtuesit e Universitetit FON në Gostivar, shprehen të kënaqur nga interesimi i maturantëve që kanë konkurruar në këtë projekt, duke shtuar se Universiteti FON është universiteti i vetëm...
Mbështetje për familjet e viktimave

Një pjesë e avokatëve shqiptarë të Gostivarit, kanë shprehur gatishmërinë të ofrojnë mbështetje dhe asistencë juridike pa asnjë lloji kompensimi për familjarët e dy viktimave të vrarë nga zyrtari i policisë, në procesin gjyqësor kundër tij që pritet të fillon brenda kohës në gjykatën themelore të Gostivarit. Rëndësia e kësaj nisme, sipas tyre, mbi gjitha konsiston në sigurinë që familjet e dy viktimave duhet ta kenë tek mbrojtja e tyre juridike gjatë procesit gjyqësor. Pjesa materiale, në këtë rast nuk është aspak relevante. Në emër të avokatëve shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë të ofrojnë asistencë juridike për familjet e dy të vrarëve, avokati Sejfulla Osmani vë në dukje rëndësinë që familjarët e dëmtuar duhet të kenë një mbrojtje të duhur sistemore dhe mbi gjitha profesionale juridike, kur kihet para sysh rëndësia e lëndës. Informacionin më të zgjeruar, do të mund ta ndiqni në edicionet e lajmeve në Tv2 (e enjte) me fillim prej ora 18:30 dhe 22:30.
Gostivari me plan urbanistik !

Me qëllim të zhvillimit të që qëndrueshëm ekonomik, Komuna e Gostivarit në një periudhë prej 2 deri më 4 vitesh, do të ketë të hartuar një Plan urbanistik. Kështu u vendos në takimin e kryetarit të komunë së Gostivarit, Rufi Osmani, sekretarit Naxhi Xhelili dhe përfaqësuesve të sektorit të urbanizmit dhe zyrës për zhvillim ekonomik lokal me një delegacion nga Dega për planifikim urban e Fakultetit të arkitekturës pranë Universiteti teknik të Stambollit.
Në fazën e parë të këtij projekti, do të bëhet hulumtimi i të dhënave për planifikim urban të qytetit, ndërsa në fazën e dytë, do të dilet me propozime konkrete dhe do të hartohet Plani urbanistik i bazuar në analizat paraprake nga ky studim. Projektin në fjalë do ta jetësojë Universiteti teknik i Stambollit në partneritet me “Sigen University”, nga Gjermani, ndërsa do të financohet me mjete të siguruara na fondet evropiane, Banka Botërore dhe UNDP-ja.
Një projekt i këtillë paraprakisht është realizuar në Prizren, komunë kjo në më shumë aspekte e ngjashme me komunën e Gostivarit, prej nga do të barten përvojat pozitive dhe pritet që Plani urbanistik i cili do të hartohet, të shërbejë si dokument kyç për tërheqjen e investitorëve të huaj, sidomos atyre nga Turqia.
Nderohet jeta dhe vepra e vëllezërve Gërvalla dhe Kardi Zekës
Me intonimin e himnit kombëtar dhe një minutë heshtje në nderim të martirëve të kombit shqiptar të rënë gjatë janarët e ndryshme ndër vite, ka filluar akademia përkujtimore “Flaka e Janarit” që për të shtatin vit me radhë mbahet në qytetin e Gostivarit në shenjë përkujtimi për jetën dhe veprën e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe martirëve të tjerë të kombit...
Koordinim ndërinstitucional kundër dhunës familjare!
Veprimi i koordinuar mes institucioneve relevante në raste të paraqitjes së dhunës familjare, me qëllim që rastet e tilla të përfundojnë me epilogë pozitiv që nënkupton preventivë në kohë dhe mbrojtje për viktimat e dhunës në familje, ka qenë qëllimi i trajnimit dyditorë të mbajtur në Gostivar nga ana e Qendrës nacionale për barazim gjinor, organizatës botërore të shëndetësisë...
Themelimi shkollës së parë, kalon në heshtje
Dita e 17 shtatorit, për qytetarët shqiptarë të Gostivarit dhe rrethinës do të jetë një ditë e rëndomtë. Themelimi i shkollës së parë në gjuhën shqipe në territorin e Komunës së Gostivarit, më 17 shtator 1941, sivjet nuk do të përkujtohet me asnjë lloji manifestimi. Institucionet kompetente, Komuna dhe Qendra për Kulturë në Gostivar, në programin e tyre për aktivitetet kulturore,...
Pagesat e faturave shënojnë rritje
Për dallim nga vitet e mëparshme, dy viteve të kaluara përqindja e pagesës së faturave nga ana e personave fizik dhe juridik ndaj shërbimeve të kryera nga Ndërmarrja Publike Komunale e Gostivarit, është rritur dukshëm, madje duke ka kaluar 50 përqindëshin. Vullnet Çerkezi, drejtor teknik në këtë ndërmarrje, pohon se ndërgjegjja e qytetarëve sa vjen e përmirësohet gjë që ndikon...
Helmohet me barna !
Një njëzetenjëvjeçare nga Gostivari ka përfunduar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore. Në qendrën e urgjencës është pranuar në gjendje të rënduar shëndetësore me simptome të dukshme helmimi, pasi paraprakisht kishte konsumuar sasi më të madhe barnash. Pas dhënies së ndihmës së shpejt, për shkak të gjendjes së rënduar serioze e njëjta më pas është transferuar...
Kanalizim fekal në fshatin Raven
Në vijim të investimeve infrastrukturore, Komuna e Gostivarit nëpërmjet Ndërmarrjes Publike Komunal, vijon realizimin e projektit për kanalizim të ujërave fekale përgjatë rrugës kryesore të fshatit Raven.“Është një investim i Komunës së Gostivarit për realizimin e kanalizimit fekal në fshatin Raven. Bëhet fjalë për një kanalizim shumë të rëndësishëm, jo nga madhësia...
Gostivarasi përfundon në Klinikë !
Pas një zënke fizike me një moshatar të tij, një banor i Gostivarit ka përfunduar në Klinikat e Shkupit. Ngjarja ka ndodhur në Tetovë në orët e pas ditës në afërsi të marketit “Vero”.“Të martën rreth orës 17, në Qendrën Klinike në Tetovë është pranuar një 19 vjeçar me inicialet R.H nga Gostivari. Paraprakisht, në afërsi të marketit “Vero”, fizikisht është sulmuar...
RDK: Pushteti me standarde të dyfishta në arsim
Rilindja Demokratike Kombëtare akuzon ashpër garniturën qeverisëse VMRO-BDI në lidhje me arsimin shqip në Maqedoni. Sipas kësaj partie, qeveria aktuale vazhdon me aplikimin e standardeve të dyfishta në arsim edhe pas 20 viteve tranzicioni dhe 10 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Qëndrimet e veta në lidhje me gjendjen në arsimin fillor dhe të mesëm në vend, RDK...
Osmani takon pronarët e objekteve të paligjshme
Me iniciativë të kryetarit të komunës së Gostivarit, sot në sallën e Këshillit komunal të Gostivarit, u realizua një takim me pronarët e objekteve komerciale të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të cilat plotësojnë kushtet për legalizim. Kryetari i komunës, Rufi Osmani, udhëheqësi i Sektorit të urbanizimit, Bekim Aliu dhe sekretari i komunës, Naxhi Xhelili njoftuan pronarët...
Gostivari mundi Renovën
KF “Gostivari” ka shënuar dje befasinë më të madhe të paktën për dy dekadat e fundit. Në stadiumin e qytetit në Tetovë arriti që të mundë ish kampionin e Maqedonisë KF “Renova” me rezultat 1:0, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kupës së Maqedonisë. Me këtë fitore klubi gostivaras do të hyjë në konkurrencë të 8 ekipeve pretendente për marrjen e Kupës së...
|