HISTORIA E POPULLIT SHQIPTARË!

Libri i Hartuar nën Drejtimin e institutit të Historisë të akademisë së shkencave të Republikës së Shqipërisë! Miratuar nga Këshilli Kombëtar i Historisë pranë Ministrisë së Arsimit!

HISTORIA E LASHTË

KREU I - PARAARDHËSIT E SHQIPTARËVE

1. Banorët e hershëm të vendit tonë
2. Ilirët

KREU II - SHTETET ILIRE

3. Mbretëria e Enkelejeve, e Taulantëve dhe e Ardianëve
4. Lufta e adrianëve kundër pushtimit romak
5. Shteti i Epirit
6. Mbretëria Dardane
7. Arti dhe Kultura. Paganizmi
8. Iliria nën Perandorinë Romake

HISTORIA E MESJETËS

KREU III - SHQIPËRIA NË PERANDORINË BIZANTINE (Shek.IV-XiV).
PRINCIPATAT SHQIPTARE

9-10. Shqipëria në shekujt e parë të mesjetës
11. Shqipëria në shek.XI-XII
12. Luftërat politike në Shqipëri në shek.XII-XIII. Principata e Arbrit
13-14. Fuqizimi i principiatave shqiptare gjatë shek.XIV
15. Shoqëria shqiptare në mesjetë
16. Kultura dhe arti në shek.XIII-XV

EPOKA E GJERGJ KASTRIOTIT- SKËNDERBEUT

KREU...IV         SULMET E PARA OSMANE DHE QËNDRESA E SHQIPTARËVE
17. SULEMT E PARA OSMANE DHE QËNDRESA E SHQIPTARËVE
18. GJERGJ KAASTRIOTI- SKËNDERBEU. LIDHJA SHQIPTARE E LEZHËS
19.FITORET E LIDHJES SHQIPTARE NËN UDHËHEQJEN E SKËNDERBEUT GJATË VITEVE 1444-1457.
20. MARRËDHËNIET E SKËNDERBEUT ME EVROPËN
21. BETEJAT E MËDHA TË VITEVE 60. QËNDRESA E SHQIPTARËVE TË MORESË
22. VAZHDIMI I QËNDRESËS ANTIOSMANE PAS VDEKJES SË SKËNDERBEUT

                                                                                                              WEB_CAJLE@HOTMAIL.COM

1.) Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote
Ky artikull perben nje permbledhje te historise sone te hershme dhe
figurat kryesore te saj. Do te gjeni detaje jetesore mbi prijesit ilire
dhe Pirron e Epirit.



2.) Pirro i Epirit
Njihuni me jeten e Pirros se Epirit, luften, fitoret dhe famen e tij.
Ky material hedh drite mbi faktin qe Pirro ishte nje prijes Epirot
Ilir dhe jo grek sic duan ta paraqesin historianet greke.



3.) Gjergj Kastrioti - SKENDERBEU
Nje material i plote mbi jeten, luften dhe bemat e Heroit tone Kombetar
Gjergj Kastriot Skenderbeu. Mbi 18 faqe qe permbajne referenca nga
shume autore te huaj e shqiptare qe kane shkruajtur mbi Skenderbeun.



4.) Familja e Kastrioteve
Nje material i shkurter mbi familjen e Kastrioteve


5.) Ali Pashe Tepelena
Njihuni me jeten e bemat e Ali Pashe Tepelenes nga hija e te cilit dridhej i madh e i vogel sipas gojedhenave. Si ai arriti te ngreje pashallaken me te madh te Perandorise Otomane dhe fundi i tij tragjik.


6.) 28 Nendor 1912
Ne kete kapitull do te njiheni me perpjekjet e patrioteve shqiptare qe u
kurorezuan me shpalljen e pamvaresise ne 28 Nendor 1912 ne Vlore.
Qendrimi i faktorit nderkombetar dhe faktorit shqiptar ndaj pamvaresise
se Shqiperise nga sundimi otoman trajtohen gjate ne kete kapitull.



7.) Mbreti Zog i I
Ahmet Zogu eshte nje prej figurave me komplekse te historise sone kombetare.  Per 50 vjet ai u etiketua tradhtar, hajdut nga rregjimi komunist por shume pak  e njohin shqiptaret kontributin qe ai i dha Shqiperise. Njihuni me shtetarin me te suksesshem shqiptar te shekullit te XX.


8.) 7 Prill 1939
Njihuni me inskenimin e pushtimit italian ndaj Shqiperise ne 1939. Te gjithe ngjarjen jua rrefen nje shqiptar qe e jetoi vete ate kohe dhe qe shpenzoi nje pjese te konsiderueshme te jetes se tij, duke mbledhur materiale rreth atyre  ngjarjeve. E kam fjalen per autorin e "Historia e Shqpnis" Zoterin e nderuar Tajar Zavalani.


9.) Albania's Golgotha
Kjo eshte nje permbledhje faktesh nga shtypi perendimor mbi Shqiperine e viteve 1840-1912. Fakte rrenqethese qe nxjerrin ne pah tragjedine tone kombetare te shkaktuar nga armiqte tane shekullore. Cdo shqiptar duhet ta lexoje kete material. Nese dikush ka nje version ne shqip te ketij materiali eshte i lutur te na e dergoje.


10.) KOSOVO -The Albanians in Yugoslavia in light of historical documents

Fakte historike qe hedhin drite mbi Kosoven si toke shqiptare. Nje analize e drejte dhe ne detaj mbi mosmarveshjen serbo-shqiptare mbi Kosoven.


11.) Albania and Greece
Materiale te nxjerra nga Bibloteka e Kongresit Amerikan ne Washington mbi pretendimet territoriale te Italise e Greqise mbi Shqiperine. Autori  eshte nje studiues britanik qe ka bere nje pasqyre te drejte te realitetit ne rajonin tone, vecanerisht ne zonen e Epirit. Teper interesant!


12.) Ethnic Albanians in Greece
Fakte teper interesante te publikuara ne Internet nga Ministria e puneve te jashtme turke. Ate qe nuk e ben ministria e jashtme shqiptare, e ben ajo e popullit mik turk. Lexoni materiale mbi qendrimin e qeverise turke ndaj ceshtjes tone Shqiptare, si te drejtat e minoritetit shqiptar ne Greqi dhe e drejta e popullit cam per vetvendosje ne tokat e tyre. 


13.) Kthimi i Mid'hat Frasherit
Mid'hat Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit ju sjell nje seri faktesh historike,
korrespondecash diplomatike dhe mendimet e tij rreth ceshtjes shqiptare. Njihuni me Atdhetarin dhe Nacionalistin me te shquar te brezit te dyte te Frasherllinjve.



14.) Komploti greko-komunist kunder demokracise shqiptare
Nje material interesant mbi ngjarjet e 1997 qe u kurorezuan me
shkaterrimin e shtetit shqiptar. Autoret kane bere nje permbledhje
te shtypit te kohes dhe duan te argumentojne kontributin e madh
qe dha fqinji jone jugor per zjarrvenien e Shqiperise.
 


15.) Pavarësia e Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare
Nje studim i plote mbi te drejten nderkombetare te vetvendosjes se
popullit Shqiptar ne Kosove. Materiali eshte shume interesant dhe
teper argumetativ mbi te drejten hitorike, morale, humane te popullit
shqiptar ne Kosove per te jetuar i lire dhe i pavarur nga sundimi serb.
Materiali eshte ne gjuhen shqipe anglisht dhe gjermanisht.



16.) Enciklopedia Britanike mbi historine shqiptare
Nje permbledhje e shkurter e historise se kombit shqiptar nga njera prej enciklopedive me prestigjoze ne bote. I gjithe materiali eshte ne anglisht jo ne shqip dhe na u dergua me anen e postes elektronike nga Z. Altin Qosja .


17.) Forumi i Historise Shqiptare
Ne kete forum do te gjeni shume fakte dhe dolumenta historike te kohrave dhe burimeve te ndryshme. Ne te njejten kohe mund te lini pershtypjet dhe kritikat tuaja mbi materialet e publikuara ne kete faqe te historise. Nese dispononi materiale historike shqiptare jeni te lutur ti postoni ne kete forum.
*Qe te shkruani ne forum duhet te keni rregjistruar nje emer tuajin



18.) The Expulsion of the Albanians
Ky eshte nje memorandum i paraqitur ne 7 Mars 1937 ku duket qarte plani i Serbve per te pastruar Kosoven nga shqiptaret. Materiali eshte ne anglisht dhe eshte publikuar nga organizata shpiptaro-amerikan AACL.


19.) Rescue in Albania
Nje liber i shkruajtur ne anglisht nga nje hebre-amerikan ku pershkruan se si te gjithe cifutet qe banonin ne Shqiperi dhe te gjithe qe ata qe arriten te shkelnin ne Shqiperi per ti shpetuar holocaustit, ia dolen te shpetonin gjalle fale mikpritjes dhe sakrifices sublime te popullit shqiptar. Publikuar nga
AACL.

HISTORI SHQIPTARE NE PIKA TE SHKURTA

 

Paraardhësit e Shqiptarëve......1. Banorët e hershem të vendit tonë!

1. Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës
Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjtër), mbi 100 000 vjet më parë. Në fillim u banuan to zona që ishin në kushte gjeiografike më të përshtatshme. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e Gajtanit (Shkodër), në Konipsol, në malin e Dajtit dhe në vendbanimin e Xarës (Sarandë). Njerëzit primitive jetonin në grupe të veçuara, kryesisht nëpër shpella të thata,, pa lagështirë dhe të mbrojtura nga erërat. Veglat e punës i punonin më gurë stralli dhe më rrallë prej kocke. Prej

këtyre gurëve me anë të ashkëlzimit nxirrnin pjesë më të vogla e më të mprehta guri për t'i përdorur si gërryese, shpuese etj. Si vende për të përpunuar gurin shfrytëzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranë lumenjeve. Sidoqoftë, veglat e asaj epoke ishin ende të thjeshta dhe të krijuara kryesisht prej guri. Njerëzit primitivë ushqeheshin me produkte të mbledhura në natyrë dhe me gjah kafshësh të egra. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin, njerëzit e paleolitit kanë pasur një mesatare jete shumë të shkurtër, rreth 21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët. Lufta e përbashkët për të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të pjestarëve të çdo grupi, në ndryshimin e organizimit të njerëzve primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në grupime me lidhje gjaku, në martesën me grupe, ku prejardhja e fëmijës përcaktohej vetëm nga nëna. Filloi kështu organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori formë të plotë në periudha të mëvonshme, 6000-3000 vjet më parë, në epokën e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave të banuaras sot nga shqiptarët u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike përqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në Shqipëri, në Kosovë, në Malë të Zi e në Maqedoni. BBanorët e hershëm, nga jeta endacake e epokës paleolitike, kaluan në vendbnime shpeshherë të qëndruehme, me ekonomi kryesisht bujqësore. Ata njihnin dhe përdornin drithërat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqërua edhe me lulëzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u kalua në një formë të re martese, në martesën me çifte.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.

- TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

- ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

 

 

-         ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

-  KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve,  Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

- THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire
Vendbanimet ilire të periudhës së hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen në vende të ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe një mbrojtje të sigurt natyrore. Përreth tyre kalonin rrugët tradicionale të komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve më të lashta, bronzit e fillimi i epokës së hekurit. Vendbanimet ilire ishin të fortifikuara dhe të hapura. Vazhduan të përdorëshin edhe vendbnime të tipit palafit. Tipi i parë i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim të drunjtë. Kishte edhe vendbanime të rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (në afërsi të Shkodrës) është vendbanimi më tipik për trevat e Ilirisë së Jugut. Ajo është e ngritur mbi një lartësi jo të madhe. I gjithë vendbanimi është i fortifikuar me mure guri të trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janë të punuara me mure guri të thyer. Fortifikimet në këtë kohë nuk kanë qenë të pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit të Gajtanit është e punuar me gurë të mëdhenj, të latuar më mirë. Banesat kanë qenë prej druri, në trajtë kasollesh, të ngritura në faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipërfaqja e këtyre vendbanimeve është 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me përmasa më të mëdha, deri në 15 ha. Vendbqanimet e kësaj kohe kanë pasur ekonomi fshatare, me një artizanat të zhvilluar të qeramikës e të metaleve. Mënyra karakteristike e varrimit për ilirët ishte varrimi në tuma, në kodra artificiale prej dheu. Përmasat e këtyre tumabe shkojnë në lartësinë 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Në mesi e çdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parë. Ai vihej në sipërfaqe të tokës ose i futur në taban. Herë-herë ky varr rrethohej me një unazë të madhe prej gurësh. E gjithë kjo sipërfaqe mbulohej me dhe e gurë, duke krijuar një kodër ku vazhdonin të bëheshin varrimet.

 

 

 

 

HISTORIA E LASHTË Â– KREU II

Shtetet Ilire

 

 

 

 

 

 

 

 

4. Lufta e Ardianëve kundër pushtimit romak

 

 

 

Në fillimet e Mbretërisë Ardiane, shteti ilir arrit fuqizimin më të madh ushtarak, duke u bërë një forcë   shumë e madhe detare në Adriatik. Mbreti Agron e rriti ushtrinë e tij dhe ndërtoi flotën detare më të madhe që kishin pasur ndonjëherë mbretërit e mëparshëm ilirë. Kjo  shtoi ndikimin politik të Mbretërisë Ilire në Ballkan. Pas vdekjës së Agronit fronin e mori Teuta, një grua e vendosur që të vazhdonte politikën e paraardhësit të saj për forcimin e shtetit ilir. Ajo mori masa ushtarake për ta bërë shtetin ilir zotërues të anëdetjes së Adriatikut. Për këtë në vitin 229 p.K. ushtritë ilire pushtuan Korkyrën dhe qytetin më të pasur të Epirit, Foiniken. Epirotët u shkëputën nga aleanca me grekët dhe u lidhën me shtetin ilir të ardianëve. Fuqizimi i shtetit ilir vinte në kundërshtim me interesant e romakëve, fqinjëve perëndimorë. Në këto rrethana filloi Lufta e Parë Ilire-romake. Në vitin 229 p.K. ushtritë romake me 200 anije u nisën kundër ilirëve. Demetër Fari, komandant i Teutës, që ndodhej në Korkyrën e pushtuar nga ilirët, ia dorëzoi qytetin romakëve, të cilët më pas pushtuan Apoloninë e Dyrrahun, duke kaluar në veri kundër Isës e Farit. Romakët zunë pozitat kyçe tregtare e ushtarake të Adriatikut. Duke mos qenë në gjendje t'u bëjë ballë romakëve, Teuta u tërhoq në qytetin Rizon (Risani, në gjirin e Kotorrit), duke kërkuar paqe. Në vitin 228 p.K. u bë paqja me romakët, të cilët e ngushtuan së tepërmi shtetin ilir, duke kufizuar nga Neretva deri te qyteeti i Lisit. Si sundimtar i shtetit të ardianëve u vendos Demetër Fari. Dyrrahu e Apolonia u vunë nën protektoratin romak. Ne këtë humbje të madhe me romakët ndikun qëndrimi separatist i aristokracisë taulante dhe tradhtia e Demetër Farit, i cili u dorëzoiromakëve edhe të gjithë flotën ilire. Fillimin e luftës së romakëve kundër ilirëve, historianët romakë e shpjegojnë me piraterinë ilire dhe me sjelljen e keqe të Teutës ndaj përfaqësuesve romakë. Në fakt ky ishte vetëm preteksti që përdorën romakët për të filluar luftën, kurse shkaku i vërtetë i pushtimeve romake ishin synimet hegjemoniste të Romës në atë kohë, kur ajo ishte kthyer në një nga shtetet më të fuqishme meshdhetare. Fuqizimi ekonomik ilir po dëmtonte interesat e tregtarëve dhe të skllavopronarëve romakë. Prandaj edhe agresioni ushtarak romak u parapri nga masa ekonomike. Meqenëse monedhat prej argjendi të Dyrrahut e të Apolonisë kishin hyrë në qarkullim edh në tregjet romake, për të ndaluar vërshimin e tyre, romakët vendosën që edhe ata të prisnin monedhën e tyre prej argjendi.

2. Lufta e Dytë Ilire-romake (219-218 p.K.)
Kjo luftë erdhi si kundërvënie e romakëve kundër përpjekjeve që bënë ilirët për të rikëmbur shtetin e tyre dhe për ta shkëputur atë nga varësia romake. Demetër Fairi, pasi kishte plotësuar ambicjet e tij për pushtet, filloi t¨ndiqte një politikë të pavarur, në kundërshtim me paqen e nënshkruar me romakët, në vitin 228 p.K. Kjo gjë pajtohej edhe me intresat e vendeve fqinje. Demetri përfshiu përsëri nën sundimin e tij të gjith¨territorin e Mbretërisë Ardiane, duke lidhur edhe aleancë me Maqedoninë. Së bashku me të, Demetër Fari invadoi Peloponezin, kurse më vonë me ushtrinë e vet mori disa nga qytetet që Roma i kishte vënë nën varësinë e saj, forcoi ushtrinë ilire dhe ripërtriu flotën detare. Ndërkohë gjendja politike e brendshme në mbretëri u dobësua nga përçarja ndërmjet drejtuesve të shtetit ardian. Skerdiladidi, i cili qe bërë bashkësundimtar me Demetër Farin, u bashkua me romakët. Kjo gjendje e lehtësoi senatin romak për të ndërhyrë përsëri ushtarakisht në Iliri. Pas dy betejave që u zhvillun në qytetin e Dimalit dhe në Far, romakët e thyen Demetër Farin, i cili u detyrua të largohej në Maqedoni. Kështu Mbretëria Ardiane, në vitin 218 p.K., hyri përsëri nën varësinë e Romës, duke qnë e detyruar të jepte tribut vjetor. Sundimtar i Mbretërisë Ardiane u bë Skerdiladidi.

3. Lufta e Tretë Ilire-romake (168-167 p.K.)
Kjo luftë u parapri nga një gjendje e vështirë politike e krijuar në mbretëri. Skerdialdidi prishi aleancën me Maqedoninë dhe u bashkua tërësisht më romakët. Filipi II i Maqedonisë, ndërkohë thurrte plane për të dalë në brigjet e Adriatikut, prej nga mendonte të hidhej në Itali. Këto synime filloi t'i realizonte me pushtime të gjera në Mbretërinë Ardiane, duke u përpjekur të bëhej edhe zot i Apolonisë. Kjo bëri që ushtritë romake të hidheshin përsëri në Iliri, në vitin 205 p.K., për të mënjuar rrezikun maqedonas. Lufta e gjatë romake-maqedonase, që u zhvillua kryesisht në truallin e Mbretërisë Ardiane, e dobësoi këtë ekonomikisht e politikisht. Në Iliri u forcuan grindjet ndërmjet përkrahësve të Romës dhe përkrahësve të Maqedonisë dhe kjo shkaktoi përçarje. Në vitin 181 p.K. në krye të Mbretërisë Ardiane u vu Genti, i cili për të rikëmbur mbretërinë e tij, filloi të ndiqte një politikë antiromake, duke u bashkuar përsëri me Maqedoninë. Genti ndoqi një politikë të brendshme të vendosur për të bashkuar vendin e tij të përçarë. Për këtë mori masa për ngushtimin e pavarësisë që kishte aristokracia e qyteteve, duke forcuar kështu pushtetin qendror të mbretërisë. Me flotën detare ilire filloi të vinte përsëri nën kontroll anëdetjen e Adriatikut. Për të përballuar sulmet romake, në vitin 171 p.K., u krijua koalicioni iliro-maqedonas-epirot, i cili nuk dha rezultat, meqë Perseu, mbreti Maqedonasë, nuk i mbajti premtimet e dhëna. genti lidhi aleancë edhe me Mbretërinë Dardane. Senati romak veproi me ashpërsinë më t¨madhe kundër politikës së pavarur të Gentit. Një ushtri e madhe romake zbarkoi në vitin 168 p.K. në brigjet e Ilirisë dhe rrethoi kryeqendrën e mbretërisë, Shkodrën. Politika romake "përça e sundo" bëri që shumë qytete e krahina ilire të mos i shkonin në ndihmë Gentit. I ndodhur në gjendje të vështirë, Genti i kërkoi armëpushim pretorit romak Luc Anicit. Pas bisedimeve që duket se patën përfundime paqësore, romakët me pabesi e burgosën Gentin dhe familjen e tij dhe pushtuan Shkodrën. Kjo shënoi edhe rënien përfundimtare të Mbretërisë Ardiane, në vitin 167 p.K. Me këtë luf¨te së Shkodrës, në territorin e Mbretërisë së mundur Ardiane u krijua një njësi e re politike, Federata e Dalmatëve, që e kishte qendrën në pjesën veriore të mbretërisë. Kjo federatë u krijua në shek.II p.K., duke zgjeruar seundimin e vet deri në kufi me liburbnët, në veri, dhe daorsët, në jug. Dalmatët vazhduan luftën kundër zgjerimit të pushtimeve romake në Iliri deri në shek. I p.K.

 

 

 

 

2. Lidhja Molose (shek. IV- 0 p.K
Lidhja Molose kishte karakter federativ monarkik. Në të merrnin pjesë disa fise epirote, në krye të të cilave qendronin molosët. Çdo fis merrte pjesë në qeverisjen e shtetit me anë të përfaqësuesve të zgjedhur prej tij. Në krye të shtetit qëndronte mbreti, që vinte nga dinastia molose e Ajakidëve. Ai kishte pushtet të trashëgueshëm. Mbreti ishte edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Pas mbretit qëndronte prostati, i cili ishte mbrojtës i ligjeve të vendit dhe i interesave të atyre që e kishin zgjedhur, duke kufizuar pushtetin mbretëror. Përkrah tij vinte sekretari. Të dy këta fuksionarë të lartë të shtetit zgjedheshin çdo vit nga Kuvendi i Popullit, i cili përgadiste ligje e vendime. Lidhja Molose e vazhdoi politikën e zgjerimit të kufijve të vet. Në mesin e shek. IV p.K., nën varësinë e saj u vunë tokat e koinonit të thesprotëve e të kaonëve. Me këtë molosët siguruan daljen në detin Jon. Lidhja Molose krijoi një aleancë të qëndrueshme me Filipin II të Maqedonisë, kur kjo ishte kthyer në një mbretëri kryesore në Ballkan. Në vitin 4 p.K., me kërkesën e Tarantit (Taranto), mbreti molos Aleksandër kaloi në Italinë e Jugut për të mbrojtur kolonitë helene që po kërsënoheshin nga fiset italike. Në fillim ushtria e tij pushtoi Apuljen, Heraklenë e qytete të tjera. Fitoret ushtarake të epirotëve i detyruan shumë qytete italike, madje edhe Romën, të lidhnin marrëveshje me Aleksandrin. Por pas disa vjetësh fiset italike, me forca të mëdha të bashkuara, i thyen epirotët në luftën e zhvilluar në afërsi të Kozencës në vitet 1-0 p.K.

3. Symahia (330-233 p.K.)
Pas dështimit të ALeksandrit në Itali, në shtetin e Epirit shpërthyengrindje të brendshme politike, që çuan në prishjen e marrdhënieve të mira me Maqedoninë. Në një gjendje të tillë u kriju symahia (aleanca) epirote, e cila zgjati nga viti 0 deri në vitin 2 p.K. Symahia u krijua nga bashkimi i shtetit të molosëve me aleatët e vet. Shteti epirot e ruajti karakterin federativ me bazë monarkike, por ndryshoi baza juridike e tij, e cila dobësoi pushtetin e sundimtarëve molosë. Çdo bashkësi fisi që bënte pjesë në symahi, kishte të drejta të barabarta me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Çdo krahinë merrte pjesë në qeverisjen e përgjithshme të vendit me përfaqësuesit e saj. Symahia i vuri bazat kushtetuese krijimit të një shteti të vetëm epirot. Për rreth 0 vjet symahia përjetoi një periudhë tarazirash politike, nga lufta që bënin pretendentët për fronin mbretëror. Në vitin 297 p.K. në krye të shtetit të Epirit erdhi Pirroja. Ai me vendosmëri arriti plotfuqishëm ushtarak. Këto masa e forcuan shtetin e Epirit si nga ana e organizatave, ashtu edhe nga ajo ushtarake. Gjatë sundimit të Pirros (297-272 p.K.) Epiri zhvilloi një politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtete të fuqishme të kohës. Epiri njohu një lulëzim t¨jetës qytetare, me një veprimtari të dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja. Pirroja, me anë luftërash e pushtimesh, i zgjeroi kufijtë e shtetit të Epirit në kurriz të shteteve fqinje. Në veri pushtoi tokat ilire deri te lumi Shkumbin, në lindje tokat deri në Vardar, kurse në jug pushtoi tokat e Greqisë deri në Kroint. Me kërkesën e qytetit Tarant në vitin 280 p.K. Pirroja zbarkoi me një ushtri të madhe Italinë e Jugut. Në luftërat që zhvilloi, i theu keqas romakët, por edhe epirotët pësuan humbje të mëdha. Pas disa fitoreve që arriti edhe në Sicili dhe pas humbjes që pësoi në vitin 27 p.K., u kthye në Epir, ku përsëri nuk ndenji qetë. Me ushtrinë e tij hyri në Greqi, por u vra gjatë luftës që zhvilloi më 272 p.K. në qytetin Argo, në gjirin e Korintit. Pas kësaj Epiri u përfshi përsëri në grindje të brendshme dhe kjo çoi në ngushtimin e kufijeve të shtetit. Në vitin 24 p.K. Epiri u shndërrua në republikë të federuar të quajtur Lidhja Epirote, me kryeqytet Foiniken (Finiqi, afër Sarandës). Shteti epirot nga pushtuesit romakë në vitin 167 p.K. Romakët kthyen në robër 150 000 epirotë dhe shkatërruan 70 qytete të tyre, duke grabitur tërë arin e argjendin që kishin banorët.

______________________________________________________________________________________

NDARJA E KOMBIT!!!

Poemë

Dardaninë e marrun me dhunë
që Kosovë ja vunë emrin kur e shkelën...
se Sllavisht e donin çdo punë
dhe në akcent të tyre e donin dhe emrin...
Sot po luftojnë vetë shqipëtarët, bijtë e Ilirisë
të cilët dhe gjuhën e të parve shkojnë tuj e përzije
me do fjalë turçe e sllavishte, kundër çdo të mire,
Po luftojnë me e nda me letra zyrtare Dardaninë
Me e nda përgjithmonë Shqipërinë Ilire!

Në emër të të njëanshmes pamvarësi...
në emër të politikave fanatike…
të kolltuqevë që ëndrrojnë ti gëzojnë në përjetësi,
të gradave të bukura e simpatike…
në emër të pa aftësive për të ditur,
në emër të pa aftësisve për të njohur historinë,
në emër të pa aftësive për të njohur atdheun,
në emër të çdo pa aftësie tjetër,
po e ndajnë Dardaninë me truallin e Ilirisë së vjetër!

Po thërrasin enveristët-stalinist të Tiranës:
"Kujdes ju, se mos Shqipërinë e bashkuar na përmendni!",
Po thërrasin të friksuarit e Prishtinës:
“Jo, jo, ne nuk duam bashkim me Atdheun Amë!”,
po gëzojnë xhaonturqit me çallmat në fyt...
ndërsa bisha sllave e uritur, gjëmon duke pritur mënjëanë.

Hej Iliria ime,
Që vetëm nga avioni ti dalloj trojet,
malet e brigjet e tua vetëm prej atje lart dallohen
piramidat mijra vjeçare, kështjellat,
vetëm nga avjoni tash mund të shikohen.

Ska mbetur gjë tjetër nga shqiptaria,
burrëria ka vdekur, Besa e të parëve tanë është shuar.
burrecat që mbas .... grave gjithë ditën shikojnë
kafeneve anë rrugës rrinë duarlidhur duke pritur e shpresuar
se mos kush ndonjë copë liri apo bashkim ua hedh kah të kalojnë!

Ndërsa Iliria plakë, malet e tokët e lashta, historia, gjëmojnë,
mbuluar me pyje e shkurre, ndërsa kur marrin flakë nga zjarret
nxjerrin në dritë gurët e statuajt e Ilirisë…
dhe turrët sllavi e thotë se sikur është Ilir, i duket...
i ardhuri si cub hajninash njëmijë e katërqind vjeçar,
I thotë malit Ilir, se sikur është “sllave krahina”,
që Iliri-Pellazgjike i thonë tash e tridhjetëmijë vjet më parë!

Ndërsa shqipëtari, i biri i Ilirisë së vjetër
shkon e ulet galmuç shtatë herë në ditë…
para çallmës së Osmanit-hajdut karavanesh…
i cili e nisi turrin e tij me plaçkë të bame
kur kinezëve punëtorë të mirë, plaçkitë ua kish,
atëherë kur ata sillnin mëndafshe për tregjet Veneciane.

Ashtu u pasurua Osmani i parë, i biri i Turkemnistanit aziatik
dhe turrin e mori me bandat e ti e ju sul Kostandinopolit, mesdheut Antik
Ku Kostandini` bir i Nishit të Ilirisë, kish ngritë qytetrimin
dhe kulturën e Bizantit kish shtri në ato brigje
kur Europa ngrinte kështjella nëpër maja e mbi ujë
për tu shpëtuar bishave të natës, ujqërve e arinjëve...!

Ndërsa në të njëmijëtin e treqind e gjashtëdhjetëtin vjetë
mbas gjashtëdhjetë vjet luftrash` Kostandinopoli ra...
eh mjerë mesdheu, mjerë Troja e lashtë, mjerë Bullgaria,
Rumani e mjerë, mjerë Greqia dhe Iliria vetë
se në ç`duar hajdutësh u gjënd mesdheu i shkretë!

Çallma osmane valvitej Mesdheut,
sulltanet haremet i shtuan me vashat e Ballkanit
ku nga tridhjetë për një herë gishtrinjtë e këmbëve ia lëpinin
dhe trupin ja falnin dhunshëm në harem Sulltanit...
e kopila pa deshirë` të mjerat robina lindnin!

Askush nuk mund ta dijë se kush ishin ato vasha të gjora
që skllave u banë, vllezërit prej shpatës ti shpëtojnë...
Armene të bukura thonë, Romune, Bullgare, Greke, Afrikane,
Sllave, dhe Shqipëtare kishte, se smundet askush ta mohojë!

Ndërsa çallma osmane pushtetin e dhunës e vuni në brigjet e Ballkanit,
Shqipëtaret e vertetë mbas trimit Gjergj Kastriota
u bashkuan në një kushtrim lirie për atdheun.
Krah ju ba Leka i Dukagjinit me fjalët e besët e forta
siç ishte e Ilirise tradita ma e mirë e Dheut,
Dhe luftuan sa shëmbull ju ban botës në veprat e trimërive
deri sa jeta e tyre u shue në ato kohra!

Shqipëtarët, bijtë e Ilirisë, luftuan sa mundën,
por ah` tradhëtia hyni, vesi i mashtrimit osmanlli
me pare të verdha, me një farë Florini
erdhi tuj i mashtrue vllaznit shqipëtarë
e kundër njëri tjetrit mjerisht i shtini!

Ja fali osmanlliu një qese me pare arit
të birit të shqipëtarit, veç me ndrrue fenë...
la fali edhe një qese tjetër, biles edhe një gradë ja vuni krahit,
veç ai ta vriste të vëllanë e vet e ta shante Skënderbenë!

Ashtu mjerisht fillojë tradhëtia mids vllazënve shqipëtarë,
filloj vrasja, që nuk e kish e Ilirisë burrëria jo kurrë ma parë.
Filluan plaçkitjet, dhunimet, deri dhe fisit me ja dhunue motrën
me ja vjedhë pasuninë e te tanë çka kish,
me ja vra deri dhe fëmine e me ja shkaterrue votrën.

Dhe u turren pseudo-shqipëtarët për grada deri në Kostandinopol
që Stamboll ia vuni emrin Osmani kur e pushtoj...
dhe aty në oborr të ti` poste morën të nalta
këshilltarë, ministra e deri dhe ambasador...!

Ndërsa Shqipëria gjëmonte nën mjerimin e luftrave,
maleve iknin ditën, netëve luftonin pa pushim
qytetet e Shqiperisë nga hordhitë ti çlironin,
ato që vllezërit plangprishës i drejtonin prej stambollit…
herë si pashallarë të turkut e herë si batakçinjë...!

Fushat e arbërisë u lëshuan
kur mijra shtëpiat u dogjën nëpër natë,
kur mijra kishat u shëmbën nga osmanllinjtë,
kur toka shqipëtare u dogj
e mbeti djerr aq gjatë!

Por shqipëtarët e vërtetë duruan,
një me Ujqërit në male u bënë,
në një shpellë me Ujkun fjetën
në bark të ti qumshtin e pinë
dhe kurrë nuk pranuan të dorzohen as ta falin lirinë!

Dhe një ditë kur Turkmenistan-osmanllija
që as gjuhë amëtare nuk kish...
po e thynete qafën andej nga anadollija…
ndërsa gjuhën amtare po ja krijonte një bir i Ilirisë
dhe me shkronjat europiane po ja pagezonte
ai që po ia mësonte deri edhe shkrimin e të shkurtër historisë...

…Thej qafën më në fund osmanllija
me pashallarë e sulltanë deri dhe me shërbëtorët shqipëtarë...

Por ah` mjerisht në të tonat vatra
kur shqipëtarët të çorditun mbas çallmave e gradave osmane ishin,
një tjetër osmanlli po hynte të sundonte
dhe një nam të zi truallit shqipëtarë po ja bante
ku me gjak për një shekull do ta lante e shpërlante!

Kalojë shekulli i mjerë i luftrave ballkanike
ku shqipëtarët mbetën të ndamë në katërqind copa
ndërsa europa shihte prej larg, maste e priste,
tuj e falë si dhuratë kombin shqipëtarë...
atje ku ja merrte mëndja së janë fuqitë e forta!

Nuk donte europa që në ballkan të kish
një shtet apo komb me besimin e osmanëve…
ndaj mjerisht dhe me ligje e coptojë katërfish
atdheun e të mirëve, të të vuajturve, trojet dhe bijtë e Ilirianëve!

Ndërsa sot qytetrimi slejon ma dallime fetare, po thonë!
Edhe pse një racizëm modern fshihet pas çdo vule.
Pra nuk po e lejojnë bashkimin e shqipëtarëve
por një shtet të ri po krijojnë prej të njëjtit komb,
prej të njëjtës gjuhë e gjak, prej të njëjtës tradite të lashtë e kulture,

Sigurisht që një murë të ri po ndërton euorpa,
ndarje me Azine kërkon në Ballkan,
ndarje si një mur gjigand që përmidis trojeve tona
po ndan zyrtarisht ortodoksia, deri dhe vëlluan me vëllanë!

Ndërsa disa shqipëtarë e duartrokasin ndarjen
dhe krijimin e një shteti të ri e quajnë si punë me mënd...
sepse funksionet e larta ata mundën ti kapin
dhe botës të bredhin si politikanë…etj, nëpër çdo vënd!

Uf, o tmerr, po ma i zi a ka o Zot ndër kohët tona
Kur qytetrimi po ngren lart të drejtat e njeriut…
Në një kohë kur e stervitura, politka ditore
Po thërret për bashkime shtetesh këndej nga Europa
Ndërsa bashkimin e të njëjtit popull po e ndalon me ligj!

E si mund të ketë Kontinent të bashkuar,
kur popujt e një gjuhe, të një kulture e gjaku i ndajne me zor?!

Çfarë thashë, me zor?

Oh` jo, jo me zor, por me deshirë të njaj shqiptarllek fanatizmi
Që shtatë herë në ditë falet para çallmës së Osmanllinjëve…
Falet para atyre që ja ndrruan dhe perenditë
Para atyre që bijat shqipëtare` me dhune ua çuan robina sulltanive…!


...te drejtat permban cajle.com anida&arta saranda&cajle...

 

 

 

1. Mbretëria e Molosëve (shek. V-IV.p.K
Shteti i Epirit ndodhej në jug të shttit të ardianëve. Ai shtrihej nga lumi Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë dhe nga deti Jon deri në malet  Pindit. Popullsia e këtij shteti ishte ilire, prandaj edhe shkrimtarët grekë i quajnë epirotët "barbarë", sipas traditës së kohës antike, kur të gjithë popujve jogrekë u vihej ky epitet. Në Epir jetonin 14 fise të mëdha me shumë fise të tjera më të vogla. Fiset kryesore ishin molosët, kaonët e thesprotët. Organizimi shtetëror i Epirit filloi që në shek.V p.K. Mbreti i parë epirot që njohim, është Admeti, mbret molos. Mbretëria Molose krijoi një oraganizim politik e ushtarak më të fuqishëm se të tjerët. Kjo i dha mundësi asaj të njihej në Ballkan si shtet i fortë në qendër të Epirit, aq sa në fundin  e shek.V p.K. Separta e Athina bënë përpjekje të mëdha që secila të kishte përkrahjen e shtetit molos. Tharypa, mbret molos (42-85 p.K.), i edukuar që në moshë të re në shkollat e Athinërs, ndërmori një sërë reformash, duke përsosur organizimin e mbretërisë së tij. Me këto reforma ai përshpejtoi njëkohësisht ndikimet greke në Epir. Forcimi i organizimit shtetërorë i dha mundësi Mbretërisë Molose të zgjeronte kufijtë e vet. Edhe pasardhësit e Tharypës, Alketa dhe Neoptolemi, që sunduan në në gjysmën e parë të shek.IV p.K., e vazhduan politikën e zgjerimit të territorëve shtetërore. Prandaj në shkrimet e vjetra, Alketa përmendet si "sundimtari më i lartë i Epirit". Kjo bëri që molosët të viheshin në krye të bashkimit të parë politik të epirotëve, me krijimin e Lidhjes Molose, në fillimet e shk.IV p.K.

 

5. Shteti i Epirit

 

 

 

3. Mbretëria e Ardianëve (231-168 p.K.)
Kjo mbretëri u formua në shek.III p.K., pas dobësimit të pushtetit të taulantëve. Mbretëria Ardiane përben bashkimin më të rëndësishëm politik që u formua nga ilirët. Themeluess i saj ishte Agroni. Dinastia e tij mbretëroi gjatë viteve 231-168 p.K. Mbretëria Ardiane bashkoi nën pushtetin e vet gjithë tokat ilire të Veriut me ato që u përkisnin më parë enklejeve dhe taulantëve, duke shtrirë kufijtë shtetërorë që nga lumi Vjosa, në jug, deri në Dalmacinë e mesme, në veri, dhe në lindje që nga trevat rreth liqenit të Ohrit deri në bashkimin e dy Drinave, në Kukës. Kryeqytet i Mbretërisë Ardiane u bë Shkodra. Në këtë kohë shteti ilir arriti organizimin më të larztë social-politik. Lindën edhe një sërë qytetesh të reja ilirie. Baza e shoqërisë ilirie ishin qytetarët e fshatarët e lirë dhe skllevërit. Fshati ilir tek ardianët kishte një numër të madh fshatarësh të shpronësuar, të cilët ishin të detyruar qe një pjesë të prodhimit t'ua dorëzonin zotërve të vet. Regjimi politik i shtetit ishte mbretëri  trashëgueshme. Drejtimi i mbretërisë bëhej edhe me bashkësundues ose me miqtë e mbretit. Fronin mbretëror kishin të drejtë ta zinin edhe gratë. Qytetet kishin të drejtën e vetëqeverisjes së tyre, brenda kuadrit të shtetit ilir; në krye të tyre qëndronin polidinastët, sundimtarët e qyteteve. Në kohën e mbretit Gent pushteti i mbretit ishte i pakufizuar. Mbretërisë Ardiane gjatë tri luftërave kundër sulmeve të pushtusve romakë.

 

2. Mbretëria e Taulantëve (335-231 p.K.)
Pas shuarjes së kryengritjes që bënë enklejtë me në krye djalin e Bardhylit, Klitin, për t'u shkëputur nga Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantët, ku Glaukia krijoi dinastinë e tij mbretërore. Politika e mbretërve të dinastisë së Glaukisë, në ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shumë më aktive dhe më e gjerë. Ndaj maqedonasve u zhvillua një politikë e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti të çlironte të gjitha tokat që maqedonasit ua kishin marrë enkelejve. Pas kësaj maqedonasit u përpoqën të futnin nën varësinë e tyre Dyrrahun e Apoloninë, që do t'i bënte ata zotër të Adriatikut. Pas kryengritjes së vitit 312 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K. Glaukia me një ushtri të madhe zbriti në Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi në dobësimin e grupit promaqedonas ne Epir. Bardhyli i ri, pasardhës i Glaukisë, krijoi marrëdhënie miqësore me Epirin, por këto nuk vazhduan gjatë, se Pirroja i shtriu pushtimet e tij deri në Shkumbin. Politikën e paraardhësve  vazhdoi më me forcë dhe mbreti Monun (viti 280 p.K.), i cili u bë edhe zotërues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi me emrin e vet. Ai arriti të rikëmbënte e të forconte shtetin ilir. E gjithë periudha e sundimit të dinastisë së Glaukisë shënon faqe të rëndësishme për historinë ilire. Shteti Ilir i Ultësirës Bregdetare të Adriatikut u bëri ballë synimeve hegjemoniste të Maqedonisë dhe pushtimeve epirote, duke siguruar një zhvillim të hovshëm ekonomik e kulturor në të gjithë Ilirinë. Ekonomia qytetare gjatë pothuaj një shekulli përjetoi një lulëzim të plotë. U ngritën shumë qytete të reja me arkitekturë urbane bashkëkohore dhe me mure mbrojtëse të fuqishme. Arti e kultura morën një zhvillim të paparë deri atëherë në Iliri. Ndër qytetet kryesore ilire që morën zhvillim janë Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj. Disa prej tyre prenë edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi. Këto qytete luajt¨n rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonominë e kulturën e vendit, por edhe në historinë politike të Ilirisë. Përfshirja e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, në shtetin ilir dhe përzirja e banorëve të tyre me ilirët, ndikuan në rritjen e fuqisë ekonomike dhe në zgjerimin e marrdhënieve tregtare me të gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashtë tij.

 

 

 

 

4. Kolonitë helene në Iliri
Helenët themeluan kolonitë e para të tyre në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut Lindor, në shek. VIII p.K. në Ambraki (Artë) dhe në Korkyrë (Korfuz), ku qenë vendosur tregtarët librunë, të cilët kishin zbritur nga viset veriore të Ilirisë. Në vitin 627 p.K. helenët themeluan Dyrrahun (Durrësi), kurse në vitin 588 p.K. themeluan Apoloninë (Pojani i FIerit), mbi bazën e vendbanimëve më të vjetra ilire. Më vonë themeluan edhe koloni të tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrën e Zezë (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi në rritjen dhe në zhvillimin e tregtisë së ilirëve me botën helene dhe në futjen e kulturës helene në trevat e Ilirisë. Dyrrahu, që mbante edhe emrin Epidamm, që në shek. V p.K. u kthye në një qytet-shtet (polis) të zhvilluar. Interesat e mëdha që kishte Greqia për këtë qytet bënë që për shkak të grindjeve që kishin plasur në Dyrrah, të fillonte lufta e Peloponezit, e cila fërfshiu Greqinë dhe vazhdoi për 30 vjet rresht. Ilirët lejoheshin të vendoseshin në Dyrrah, prandaj kjo koloni pati një numër të madh ilirësh. Dyrrahu shumë shpejt u shndërrua në një port të rëndësishëm dhe u njoh si porti më i madh i Adriatikut. Që në shek. V.p.K ky qytet preu monedhën e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotë se Dyrrahu u kthye në koloni romake. Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet qe në antikitet mbanin këtë emër. Edhe ky qytet-shtet, që në shek. V.p.K. preu monedhën e vet të argjendë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jshtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture. Këtu vinin edhe nga vende të tjera për të mësuar. Cicerroni e quan Apoloninë "qytet i madh e hijerëndë". Këtu, shtu si në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Për rëndësinë e madhe që kishte, Apolonia u bë arnë luftimesh ndërmjet ilirëve, epiriotëve, maqedonasve e romakëve.

 

- MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

 

- PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

 

- DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

 

-          DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane,, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

 

- ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

 

- DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me   të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

 

2. Fiset kryesore ilirie

 

 

2. ILIRËT

 

3. Pellazgët
Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.K. dhe në fillimet e mijëvjeçarit të dytë p.K. erdhën nga stepat e Lihjes grupe të reja popullatash blegtore. Këto u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e popullatës indioevropiane në të gjithë Gadishullin e Ballaknit. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge, për të cilën kanë shkruar shumë autorë të vjetër si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgët njihen si banorët më të lashtë parailirë e paragrekë, që jetonin në Gadishullin e Ballkanit e në pellgun e Rgjeut. Në fillimet e shfaqjes së tyre, pellazgët kishin organizim shoqëror matriarkal. Për karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme, ndonjëherë dhe kontradiktore. Që në shek. XVII, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Shqiptare, të studiuesit shqiptarë dhe të huaj zotëroi teoria e lidhjes së pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i flaktë i kësaj teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Studiues të tjerë e kundërshtojnë këtë. Gjatë epokës së bronzit filoi procesi i diferencimit etnik të popullatave të Ballkanit Perëndimor. Herodoti, historiani i lashtë grek i shek. V.p.K., jep disa të dhëna për pellazgët që vazhdonin të jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pëllazgëve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari. Ishin edhe mjeshtër të mirë ndërtimi. Pellazgët ngritën murin që rrethonte Akropolin e Athinës dhe për këtë athinasit u dhanë atyre si shpërblim disa toka në Atikë, të cilat, edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen në toka të mira bujqësore.

 

2. Zbulimet e hershme teknike
Ndër shpikjet më të rëndësishme të epokës së paleolitit është zbulimi i zjrrit, i cili i ndihmoi shume banorët e lashtë për të përmirësuar ushqimin dhe për t'u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anën e zjarrit solli ndryshime cilësore në organet tretëse të njeriut. Ndryshimet në ekonomi dhe në organizimin shoqëror të epokës së neolitit ndikuan për zbulime të tjera teknike, të mëdha për lashtësinë. Njerëzit mësuan të punonin enët prej balte, të cilat shpeshherë i zbukuronin me një shije të vërtetë artistike, mësuan të thirrnin dhe thurnin pëlhura që i përdornin për veshje, shtroje e mbulesë, filluan të ndërtonin kasollet e para që kishin dysheme të shtruara me argjil dhe ishin të rrethuara me thupra e kallama të lyera me baltë nga jashtë për t'u mbrojtur nga era e të ftohtët. Në epokën neolitike, veglat e punës, veçanërisht ato prej stralli, u përsosën shumë, në krahasim me epokën e mëparshme. U shpikën vegla të reja pune. Për buarjen e drithit u shpikën gurët e blojës, për punimin e tokës filloi të përdorejk shatii i përgaditur prej brirëve të drerit. Me këta brirë bënin edhe çekanë. Gjuetia e pshkut u rrit dhe u përmirësua me krijimin e rrjetave dhe të grepave për zënien e tij. Po kështu u përgaditën edhe mjete të reja për gjuetinë e kafshëve të egra. Ekonomia në epokën neolitike u gjallërua më tej me zbutjen e kafshëve të egr e kthimin e tyre në kafshë shtëpiake. Ndonëse primitive, gjuetia i ndihmoi njerëzit e kësaj epoke të zbutnin delen, dhinë, kalin, qenin. Të gjitha këto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore të njerëzve primitivë, përmirësuan lidhjet me grupet e banorëve të tjerë dhe nsitën marrdhëniet e këmbimit në mes tyre, deri edhe në krahina të largëta. Në epokën pasardhëse, në atë eneolitike (të bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.) u bënë nryshime të reja. Ukrijua ndarja e ekonomisë blegtorale nga ajo bujqësore. Disa grupe banorësh merreshin kryesisht me kujqësi dhe grupe të tjera merreshin me blegtori. Blegtorët qenë më shumë banorë endacakë. Këta filluan të popullonin përsëri shpellat. U krijuan vendbanime të reja edhe në qendra të hapura malore. Buzë lumenjeve u krijuan vendbanime të tipiut palafit, ku dyshemetë e shtëpive viheshin mbi trarë të ngulur në fundin e lumit. Popullimi i krahinave u rrit edhe më shumë. Risi teknike e madhe e kësaj kohe ishte fillimi i punimit të veglave të punës prej bakri. SHoqëria njerëzore hyri kështu në një epokë të re, në atë të punimit të metaleve. Po kështu toka filloi të punohet me parmendë, duke përdorur kafshët tërheqëse,kalin dhe qetë. Ekonomia blegtore i dha përparësi punës së burrave. Filloi të dobësohej sistemi matriarkal dhe rolin e drejtimit në ekonomi dhe në grupet shoqërore filluan ta merrnin burrat. Lindi kështu në epokën eneolitike sistemi patriarkal, i cili u forcua më shumë në epokën e bronzit (2100-1100 p.K.) dhe në atë të hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.).

 

1. Lufta e Parë Ilire-romake (229-228 p.K.)
 

 

1. Mbretëria e Enkelejve (shek IV-335 p.K.)
Që nga shek. XI p.K. ekonomia ilire mori një zhvillim dheorganizim të ri. Në disa degë të ekonomisë, si në blegtori, në zejtari e më vonë edhe në bujqësi lindi prona private. Rritja e prodhimit ndihmoi në dendësimin e marrdhënieve tregtare të brendshme dhe me vendet fqinje, si me Greqinë, me Italinë e me krahina të tjera lindore. Kjo bëri që të veçohet aristokracia fisnore dhe ushtarake, e cila u vu në krye të fiseve të veçanta. Këto filluan të bashkonin edhe fise të tjera rreth vetes, duke krijuar federatat. Që nga shek. VII p.K. u krijuan federatat e taulantëve, e molosëve dhe e fiseve të tjera. Federata taulante drejtohej nga Galauri. Nga fundi i shek. V p.K. u krijua shteti ilir. Mbreti i parë që njohim është Sirra. Qendra e kësaj mbretërie ndërroi vend që nga juglindja, ku u formua Mbretëria e Enkelejve, në jugperëndim, në Mbretërinë e Taulantëve dhe më vonë tek ardianët, në krahinat veriore. Në shek.IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm. Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylitpati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit. Për t'i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t'u paguanin ilirëve tribut vjetor. Në vitin 360 p.K., kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje me luftë, mbetën të vrarë 4000 maqedonas, së bashku me mbretin e tyre, Perdikën. Për të dobësuar ndikimin e maqedonasve në kufijtë jugorë të tyre, në Epir, enkelejtë lishën aleancë edhe me tiranin e Sirakuzës. Vetëm kur Maqedonia, me në krye Filipin II, arriti të shunte grindjet politike në end, pozita e ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua. Në vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse në moshë 90-vjeçare, u vu në krye të ushtrive ilire dh përballoi sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan të lëshonte të gjitha qytetet që më parë i kishte pasur Maqedonia në varësi. Pasardhësit e Bardhylit vazhduan këtë politikë, por ata nuk arritën të çliroheshin nga varësia maqedonase.

 

3. Mbretëria e Enkelejve, e Taulantëve dhe e Ardianëve

 

1. Origjina e Ilirëve
Popujt që u bënë më të njohur në hisatorinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K.,  që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.

 

 

  • TRAZIRAT E GOSTIVARIT !!!!!! dikur ??? 

  •    Maqedonia SHTET I CIZMES

  • KJO ME KUR SDO TE NDODH!  DERI SA E KEMI  "UCK"

    rrofsh sa malet e sharrit  ore ALI AMETI. 

  •  

  •  

               DEKLARATA E SHPALLJES SE AUTONOMISE - ILIRIDA

    Shipkovic, Mars 24, 1990    

    Të nderuar bashkëatdhetarë dhe banorë të lashtë Iliridas: Në frymën e të parëve tanë, Kuvendit të Lezhës, Lidhjes së Prizrenit dhe Besës shqiptare, Kuvendi i Gostivarit solemnisht shpall mëvetesinë politike të krahinës perëndimore ILIRIDA, e cila është kryesisht e banuar me shqiptarë autokton dhe me mozaik pakicash tjera, brenda suazave të së ashtuquajturit shtet IRJEM, entitet gjeo-politik provizor; botërisht deklarojmë të drejtën e patjetërsueshme të kombit tonë për bashkëjetesë në nivel të barabartë me popujt tjerë të kësaj treve ballkanike dhe mbarë Ballkanin në përgjithësi. Qytetarë iliridas, në gdhirje të shekullit 21 dhe mijëvjeçarit të dytë, në mungesë të vazhdueshme të gjetjes së një gjuhe mirëkuptimi me fqinjtë tanë kolonizatorë dhe në saje të ligjit të tyre diskriminues kundër shqiptarëve vendas, Kuvendi i Gostivarit me përgjegjësi të plotë dhe ndërgjegje historike kërkon statusin e "shoqërisë së dalluar dhe autonomi" përbrenda territorit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Irjem-it. Si rrjedhim i vuajtjeve shumëvjeçare, ndëshkimeve arbitrare dhe privimit të drejtës për arsim të lartë siç është Universiteti i Tetovës - Iliridës, ne shqiptarët kërkojmë të drejtën për vetëvendosje dhe vetëqeverisje në të gjitha institucionet shoqërore dhe politike në nivel të elementit shtetformues me popullin irjem-as. Njëkohësisht denoncojmë ndërhyrjet e qeverisë kuislinge shqiptare dhe partitokratëve lokalë shqiptarë që tregtojnë me vlerat dinjitoze të kombit tonë. Apelojmë shqiptarët e Iliridës t'i mbeten besnikë rezultatit të referendumit për shpalljen e autonomisë së Iliridës me ç'rast njëzëri u shpreh vullneti i popullit për mëvetësi territoriale. Apelojmë të gjitha forcat progresive brenda dhe jashtë vendit të përkrahin kërkesat legjitime të iliridasve dhe të mos pengojnë procesin e integrimit shoqëror demokratik në kornizat e mëdha të Evropës së unifikuar. Njëlloj apelojmë edhe popullatën irjemase të ushtrojë maturi dhe zgjuarsi që ta njoh elementin konstituitiv shqiptar duke mbështetur parimin "gara të lira në mës popujve…" të vetë themeluesit të kombit sllavo-maqedon Goce Dellçev. Ky gjest i sanksionuar nga Perëndia aspak nuk e kërcënon paqen në Ballkan, as si fragment shqiptar e as si segment i Shqiperisë reale. Përkundrazi, ne dëshirojmë ta përforcojmë stabilitetin krahas me gjitonët tjerë rreth e rrotull, prandaj, apelojmë boshtin sllavo-grek të çlirohet nga shqiptaro-fobia artificiale që paraqet një kompleks inferioriteti nacional duke manifestuar nevojë patologjike për reprezalje si dhe shpërfillje të dialogut konstruktiv me komshinjtë. Si përfundim, avancimi i çështjes shqiptare në tërësi duhet të jetë në piedestal të vëmendjes kombëtare, sinkronizimi i së cilës duhet të jetë i pandërprerë, paralelisht me çështjet e popujve tjerë ballkanik dhe Evropian. RROFTË ILIRIDA dhe lavdi dëshmorëve! Passhkrim: data e lartëpërmendur le të shërbejë si njohje e kombit shqiptar si aleat natyror i Perëndimit dhe si faktor i rëndësishëm për paqe dhe stabilitet në rajon.

  • The Declaration of the Autonomous Province of Ilirida

    Shipkovica, March 24, 1990

    Dear respected citizens and the inhabitants of ancient Illyrian. In the breath of our ancestors, the meeting of Lezh, the League of Prizren, and the Albanian Trust, the meeting of Gostivar solemnly declares political independence of the west territory, Ilirida , which is populated particularly with indigenous and autochthonous Albanians with a small minorities within FROY Macedonia, the geo-political provision entity. To the world we declare, the right of our nation for equal living in the equal level with other people living in the this area of Balkan peninsula. The citizens of Ilirida in the 21st century we were not able to find a peaceful nor any solution with our neighbors or colonialists of our territories, and on the base of their discriminatory legislation toward Albanians, the meeting of Gostivar fully responsible with a historic conciseness asks for an “ autonomous society “ within the territory of FROY Macedonia. From the thousand of years of occupation and discrimination in all areas of life including the education,  we want the right for self determination and self governing in all the institutions and be a constitutive nation with the others in FROY Macedonia . At the same time, we denounce the involvement of Albanian Government and the other local Albanian Political Parties to express the values of our nation. We appeal to all Albanians of Ilirida to trust the results of the referendum for deceleration of the Autochtonomous Province of Ilirida where everyone has a chance to express her or his vote.  Also, we appeal to all the progressive forces inside the country and outside the country to support the wish of Iliridans, and does not interfere the democratic  integration process within the European Community legislature.  At the same time, we appeal to the other nations living within the territory of FROY Macedonia to exercise maturity and recognize Albanians as  the constitutive element while following the Goce Dellchev’s saying “ competition within the nations.”  This sanctioned act from  God does not threaten the peace in Balkan nor as an Albanian fragment nor as a segment of real Albania.  Even though, we want to strengthen the stability all around, and we appeal to the Slavic Macedonian and Greeks to free them from the artificial Albanian phobia which represents a complex within their national inferiority by manifesting pathology for repressions and refusal for a constructive peaceful dialogue with neighbors. At the end, the eventuation of Albanian cause globally should be in the pedestal of national conciseness, and its synchronization should be without a stop parallel with other nation in the Balkan and Europe.  Long-lived Ilirida, and the respect for the heroes. After writing: data is mentioned above and let serve for recognition of Albanian Nation as the alliance of the West and as an important factor for the peace and stability in the region.

  • LAJMET

    Evropa e Bashkuar nuk është Evropë e kombeve të kolonizuar, por të shteteve-komb (etnike) të lirë dhe të përparuar
    (Reagim ndaj deklaratave të z. Ali Ahmeti)

    (Reagim ndaj deklaratave të z. Ali Ahmeti)

    Evropa e Bashkuar nuk është Evropë e kombeve të kolonizuar, por të shteteve-komb (etnike) të lirë dhe të përparuar




    Në librin "Bashkimi Evropian apo Mashtrimi i madh" të autorëve britanikë Christopher Booker dhe Richard North po shtjellohet në mënyrë të detajuar historinë e ndërtimit të Bashkimit Evropian. Në këtë histori mbi pesëdhjetë vjeçare dy koncepte ndeshën mbi të:

    1.Bashkimi Evropian si "Shtetet të Bashkuara të Evropës", një super-shtet evropian, me një qeveri mbishtetërore teknokrate që shkel mbi këmbë parimet më kryesore të udhëheqjes demokratike. Ky sfidon kursi normal i historisë dhe më së shumti tregon urrejtjen për organizatat ndërqeveritare ndërkombëtare si Liga e Kombeve apo Kombet e Bashkuara ndërtuese të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të tij themelore. Autoret tregojnë se, edhe pse ky qëllim ishte i maskuar në projektet e para ekonomike "të komuniteteve evropiane", "projekti evropian", njëlloj si "qytetet e së ardhmës" së arkitektit zvicerian Le Corbusier, u bë udhërrëfim utopik për funksionarët të lartë evropianë. Pra, realizimi më i madh i projektit evropian është miti. Vetëm ashtu shpjegohet dëshirën e integrimit të shteteve të vogël, prej nga tekokratët evropiane formojnë një elitë të shitur që dëshiron, jashtë dëshirave të popujve të veta, të hynë brenda BE-së. Kjo është edhe Evropa e "shtrigave plake", Evropë që nuk merr parasysh të drejtave të kombeve për liri dhe vetëvendosje, në ndjek qëllimin edhe pse marshon vazhdimisht mbi kufoma, në veçanti kur është fjala për "integrimin" e "Ballkanit Perëndimor, ku ajo ka arritur rekrutimin e një numri të madh politikanëve demagogë dhe antikombëtare. Paralajmërimi i autorëve duhet marrë parasysh: "Pallatet e arkitektit Le Corbusier duken të mrrekullueshme. Kur qeniet njerëzore përpoqen të jetojnë në to, doli në shesh se projektet sfidonin realitetet dhe domosdoshmëritë njerëzore. Dhe njëlloj janë edhe blloqet të ndërtuara prej teknokratët evropianë... Së shpejti, vizioni i <
    > do të përmbyset në botën reale: e shtypur prej të gjithë atyre kontradiktave të cilave në ambicionin e tij të sëmurë nuk mundej të shpresonte t'i zgjedh. Njëlloj si vizioni i Le Corbusier, por në një shkallë shumë më të madhe, do të lejojë mbrapa vetëm fatkeqësia: një botë të rrënuar, prej të cilës popujt të Evropës do të dalin vetëm me sakrifica të mëdha.", shkruajnë autorët e librit të sipërtheksuar."



    2.Bashkimi Evropian si Evropë e shteteve-komb, që vetëm bashkëpunojnë midis veti në çështjet e përbashkëta. Kjo është Evropa e paqes, e heqjes së mosmarrëveshjeve, e kuptimit dhe përparimit.

    Në hapësirën e trojeve shqiptare në kohën e pas luftërave çlirimtare u ndodhën shumë paradokse. Por më dukshëm doli në shesh për të gjithë popullin dhe opinionin publik mbarëshqiptar "kthesën" rrënjësore të disa veprimtarëve të dikurshëm të çështjes kombëtare shqiptare në mbrojtës besnik të pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë.

    Një "ushtar" tepër besnik i utopizmit shqipfolës është kryetari i partisë "Bashkimi Demokratik për Integrim", z. Ali Ahmeti. Ai ka deklaruar se: "është çështje kohe kur Kosova do të jetë e pavarur, kthim mbrapa nuk ka, këtu të implementohet i Marrëveshja paqësore e Ohrit, Shqipëria dhe Maqedoni do të bëhen anëtare në NATO. Është fakt se jemi të ndarë, por do të bashkohemi në Evropën e bashkuar do ti heqim edhe kufijtë. Këtë e kemi pasur ideal që ti heqim kufijtë dhe të jemi ne të bashkuar" ( lajme.net, 11.12.2007).
    Në një fjalim tjetër (i mbajtur më 8 dhjetor në fshatin Çegran se: Në kërkuam barazi të plotë dhe angazhohemi dhe deri në fund angazhohemi dhe jam shumë i sigurt se shqiptarët për te qenë të barabartë jam shumë i sigurt se e kemi siguruar dhe kemi mbështetje të fuqishme ndërkombëtare nga Brukseli, nga Washingtoni, nga NATO.Çështja e kufijve është çështje viti, për ta simbolizuar më mirë është çështje ditësh. Ka hequr kufijtë Evropa e si heqim ne. S`ka nevojë të ketë kufi brenda rajonit por të gjithë të jemi të bashkuar ne Evropën e madhe. Ky është vizioni, kjo është perspektiva, kjo është garanci për fëmijët tanë."

    Duke u mbytur në kënëtën e bashkim-vëllazërimit, Ali Ahmeti u tjetërsua tërësisht, huazoi dhe përvetësoi mënyrën titiste e sjelljes politike dhe fjalori stereotipik konceptual që promovon luftën kundër ribashkimit kombëtar. Një rradhë tjetër, edhe shprehu "dashurinë e plotfuqishme" ndaj shtetit kolonial sllavo-maqedonas, duke pohuar se po ia hapej dikush gjoksi dhe do t'ia nxjerr zemrën, do të shikojnë se në të shkruan emrin "Maqedoni". Ky "sinqeritet" "drithërues" të Ali Ahmetit më siguri buroi prej të hollave që po i merr prej pushtetit sllavomaqedonas (pavarësisht se gjendet në pushtet apo në opozitë) pas pranimit të "Marrëveshjes së Ohrit" dhe çmilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të kombit, mbi idealin madhor të çlirimit dhe ribashkimit kombëtar.

    Me satanizëm të theksuar politik, ai guxon të kthejë mbrapsht filozofinë politike të çështjes kombëtare shqiptare, duke shpifur "formulën" e "bashkëjetesës" me pushtuesit dhe kolonizatorët dhe duke e përzier me "entuziazmin" propagandistik të integrimit në BE, së bashku me "vëllëzërit" sllavë e grekë. Si përfaqësues të denje të kësaj "burokracie" e modernizuar shqipfolëse, ai po hedh në qarkullim një parullë tejet të poshtër se ribashkimi i shqiptarëve do të bëhet vetëm me integrimin në Bashkimin Evropian.

    Ky është mashtrim që u premtohet shqiptarëve për t'u pushuar së luftuari për çlirim dhe ribashkim kombëtar. Të qendrojnë "të urtë" në kuadrin e shteteve koloniale, të priten deri në ditën e moskurrit kur këta gjoja "do të integrohen" në BE... Të mbeten të hallakatur e shpërndarë në pjesëza të shtypura, duke patur gjoja "të drejta" si "të gjithë minoritetet në botë", dmth shpatën koloniale serbo-sllavo-maqedonas mbi krye dhe "pavarësinë" e Kosovës, e mbikëqyrur prej Big Brotherit evropian që ditë për ditë po na përserit imponueshëm ditë për ditë se dy plus dy është pesë, se kolonializmi është liri dhe shtypja është pa varësi. Kuptimi i deklaratave të Ali Ahmetit është edhe më rëndë: kufijtë duhet të heqin në Ballkan që edhe shqiptarët të Shqipërisë administrative të "integrohen" në një farë "Ballkan Perëndimor", i udhëhequr me "urti" prej Beogradit që ashtu tenton të bëhet hegemoni i gadishullit, duke "ringjallë" ashtu, nën kujdesin evropian, Jugosllavinë (për të cilën zyrtarët e Brukselit shumë kanë qarë kur vdiq). Ky lloj "bashkimi kombëtar", në fakt brastvo-jedinstvo në nivel rajonal synon të vret çdo ndienje kombëtare shqiptare dhe të formojë një identitet të ri "multietnik" "ballkanik". Eshte detyrë kryesore e çdo shqiptari të punojë për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë, dhe të mos lejohet i gënyer prej hileve dhe shantazheve të Evropës Plake dhe të nënpunësve të saj shqipfolës. Të gjithë këta duhet të zgjohen, prej Brukselit deri në Shkup, Prishtinë e Preshevë se nëse kolonializmi nuk do të hiqet prej rrënje, "fuçia baruti" do të mbetet e paprekur, sepse këtu nacionalizmi agresiv pansllavist (burimi i të gjithave të këqijave) është ende i paprekur. Dhe është një ligj i dëshmuar historikisht se sa herë në Ballkan ndizet zjarri, ai po shpërndahet në tërë Evropën. Ndërtimi evropian duhet nisur pikërisht prej këtu. Evropa e Bashkuar nuk mund të jetë Evropë e kombeve të kolonizuar, por të shteteve-komb (etnike) të lirë dhe të përparuar.

    "zeri i pologut"Teuta Gjika//Mitrovicë, 12 dhjetor 2007


    Arber Xhaferri 04.03.07 - Arber Xhaferri: Jam kunder Shqiperise se Madhe, ajo esnte vetem propagande serbe
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferi, ka shprehur habinë e tij, siç thotë për imponimin e ambasadorit të BE-së, në Shkup, Ervan Fuere ndaj qëndrimeve të tija politike.
    Jam i befasuar nga imponimi që më bëri i nderuari zoti Fuere ndaj qëndrimeve politike. As unë dhe asnjë politikan tjetër shqiptarë asnjëherë në asnjë rast nuk ka përdorë nocionin Shqipëri e Madhe. Ky nocion është i propagandës serbe që synon që t’i relativizojë fenomenet, ka thënë Xhaferi. Sipas tij, ky nocion nënkupton krijimin e shteteve të mëdha mbi baza gjeostrategjike ekspansioniste, mitologjike, kryesisht në zona ku ajo popullatë jeton në pakicë. Unë kam folur për çështje tjera, për vështirësitë e mëdha në procesin e krijimit dhe funksionimit të shteteve multietnike, kam folur për fenomenin e dislojalitetit etnik në çdo formacion shoqëror, kam folur për pengesat rreth ndërtimit të kohezionit të brendshëm pa të cilin shtetet e këtilla janë jo funksionale, ka theksuar Xhaferi.
    Ai shprehet më tej se nuk di pse zoti Fuere ka nevojë që t’i deformojë opinionet dhe të shërbehet me gjysmë të vërteta. Jam i prirë që të besoj se ambasadori Fuere ose nuk ka durim t’i analizojë më sinqerisht dhe më thellë përcaktimet politike të PDSH-së, ose këshilltarët rreth vetes i ka të painformuar ose me paragjykime”, ka thënë në fund të deklaratës së tij kryetari i PDSH-së, Arbën Xhaferi. Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Foure, siç transmetuan disa media të Shkupit, gjatë një fjalimi të tij në Bruksel, ka akuzuar liderin e PDSH-së, se herë pas here jep deklarata në favor të Shqipërisë së Madhe. |zeri i pollogut|07|

    HISTORIA SHQIPTARE

      Disa data dhe tregime historike 

  • Historia e Letërsisë Shqiptare

    Historia e re Kombëtare

    Historia e vjetër Kombëtare

    Ministria e Parë e Luftës në Qeverinë e Vlorës                                                                                   PAGËZIMI DHE MARTESAT SHQIPTARE

    • Gjergj Kastrioti - Skenderbeu                                                   

Rugova: Dita e 24 marsit të vitit 1999 do të mbetet ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              

   
 
Prishtinë, 24 mars 2003 - Në katërvjetorin e sulmeve ajrore të të NATO-s për mbrojtjen e popullit të Kosovës, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova i ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Kosovës këtë mesazh.
 
Me rastin e 24 marsit, Ditës së fillimit të fushatës ajrore të SHBA-ve dhe NATO-s për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.
 
Sivjet e festojmë 4-vjetorin e fillimit të fushatës ajrore për lirinë e vendit tonë. Dita e 24 marsit të vitit 1999 do të mbetet si njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.
  
Në këtë 4-vjetor, do pranuar se Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës.
    
    
Njëherësh në këtë përvjetor të katërt do theksuar objektivat e institucioneve dhe të popullit të Kosovës, siç janë: zhvillimi ekonomik, privatizimi, vendet e reja të punës për të rinjtë, dhe integrimi i grupeve etnike në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Poashtu, objektiv madhor për të gjithë ne është njohja formale e pavarësisë së Kosovës, që duhet ta arrijmë së bashku me miqtë tanë.

Në këtë ditë feste, urime të përzemërta u shprehim UNMIK-ut, OSBE-së dhe organizatave joqeveritare që po veprojnë në Kosovë. Urime të thella nga zemra u bëjmë komandantëve dhe ushtarëve të NATO-s/KFOR-it, që po bëjnë sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.
 
  
Njëherësh, urimet tona ua drejtojmë përfaqësive diplomatike në Prishtinë.
   
Në këtë ditë feste të Kosovës, përshëndesim Presidentin Bush që bashkë me Kryeministrin Bler po udhëheq forcat e koalicionit në Irak për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi dhe për forcimin e paqes botërore.
  
Përshëndetjet tona ia drejtojmë Presidentit Shirak, Kancelarit Shreder dhe Kryeministrit Berluskoni, që po përkrahin Kosovën në zhvillimin e saj.

Si gjithmonë, përshëndetje të veçantë i drejtojmë Atit të BShenjtë Papa Gjona Pali II, që gjithnjë kujdeset dhe lutet për Kosovën  Dardaninë antike.

Zoti i bekoftë SHBA-të dhe aleatët e tyre!

Zoti e bekoftë NATO-n!

Zoti e bekoftë Kosovën tonë të dashur!

Gëzuar 24 marsi!
 
DEKLARATA E SHPALLJES SE AUTONOMISE "ILIRIDA" 

24 Mars 
Të nderuar bashkëatdhetarë dhe banorë të lashtë iliridas: 

Në frymën e të parëve tanë, Kuvendit të Lezhës, Lidhjes së
Prizrenit dhe Besës shqiptare, Kuvendi i Gostivarit
solemnisht shpall mëvetesinë politike të krahinës
perëndimore ILIRIDA, e cila është kryesisht e banuar me
shqiptarë autokton dhe me mozaik pakicash tjera, brenda
suazave të së ashtuquajturit shtet IRJEM, entitet
gjeo-politik provizor; botërisht deklarojmë të drejtën e 
patjetërsueshme të kombit tonë për bashkëjetesë në nivel të
barabartë me popujt tjerë të kësaj treve ballkanike dhe
mbarë Ballkanin në përgjithësi. 
Qytetarë iliridas, në gdhirje të shekullit 21 dhe
mijëvjeçarit të dytë, në mungesë të vazhdueshme të gjetjes
së një gjuhe mirëkuptimi me fqinjtë tanë kolonizatorë dhe
në saje të ligjit të tyre diskriminues kundër shqiptarëve 
vendas, Kuvendi i Gostivarit me përgjegjësi të plotë dhe
ndërgjegje historike kërkon statusin e "shoqërisë së
dalluar dhe autonomi" përbrenda territorit të
Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Irjem-it. Si
rrjedhim i vuajtjeve 
shumëvjeçare, ndëshkimeve arbitrare dhe privimit të drejtës
për arsim të lartë siç është Universiteti i Tetovës -
Iliridës, ne shqiptarët kërkojmë të drejtën për
vetëvendosje dhe vetëqeverisje në të gjitha institucionet 
shoqërore dhe politike në nivel të elementit shtetformues
me popullin irjem-as. Njëkohësisht denoncojmë ndërhyrjet e
qeverisë kuislinge shqiptare dhe partitokratëve lokalë
shqiptarë që tregtojnë me vlerat dinjitoze të 
kombit tonë. 
Apelojmë shqiptarët e Iliridës t'i mbeten besnikë
rezultatit të referendumit për shpalljen e autonomisë së
Iliridës me ç'rast njëzëri u shpreh vullneti i popullit për
mëvetësi territoriale. 
Apelojmë të gjitha forcat progresive brenda dhe jashtë
vendit të përkrahin kërkesat legjitime të iliridasve dhe të
mos pengojnë procesin e integrimit shoqëror demokratik në
kornizat e mëdha të Evropës së unifikuar. 
Njëlloj apelojmë edhe popullatën irjemase të ushtrojë
maturi dhe zgjuarsi që ta njoh elementin konstituitiv
shqiptar duke mbështetur parimin "gara të lira në mës
popujve
" të vetë themeluesit të kombit sllavo-maqedon Goce
Dellçev. 
Ky gjest i sanksionuar nga Perëndia aspak nuk e kërcënon
paqen në Ballkan, as si fragment shqiptar e as si segment i
Shqiperisë reale. Përkundrazi, ne dëshirojmë ta përforcojmë
stabilitetin krahas me gjitonët tjerë rreth e rrotull,
prandaj, apelojmë boshtin sllavo-grek të çlirohet nga 
shqiptaro-fobia artificiale që paraqet një kompleks
inferioriteti nacional duke manifestuar nevojë patologjike
për reprezalje si dhe shpërfillje të dialogut konstruktiv
me komshinjtë. 
Si përfundim, avancimi i çështjes shqiptare në tërësi duhet
të jetë në piedestal të vëmendjes kombëtare, sinkronizimi i
së cilës duhet të jetë i pandërprerë, paralelisht me
çështjet e popujve tjerë ballkanik dhe Evropian. 
RROFTË ILIRIDA dhe lavdi dëshmorëve! 
Passhkrim: data e lartëpërmendur le të shërbejë si njohje e
kombit shqiptar si aleat natyror i Perëndimit dhe si faktor
i rëndësishëm për paqe dhe stabilitet në rajon. 

Me mbarësi dhe uratën e Zotit! 
Kryetari i Kuvendit dhe zëdhënësi i saj 
Sali Gostivari 

LEXO E PËRHAP!
StartFragment --> 

 

 

15 adresat e internetit që kanë ndryshuar botën  >>   zeri i pollogut  <<
StinG_cH Shkruan "Interneti po ndryshon jo vetëm jetën por edhe botën. Keni menduar se kush janë 15 faqet e internetit që kanë ndrYshuar botën në 10 vitet e fundit? Ata jan Lexoni Ma Teper Se Cillet Faqe Jan Ma Te Njohura ne internet...

1) www.eBay.com : U hap në vitin 1995 ve aktualihst ka 168 milion perdorues. Ankand, ku shitet gjithcka, nga armet e deri te kafshet.

2) www.wikipedia. com : E hapur në viti 2001 vizitohet nga 912 mijë vizitorë. Ky sajt ofron të dhëna enciklopedike falas. Cdokush është i lirë që të dërgojë shkrim për të ndryshuar tekstin.

3) www.napster. com : E themeluar në 1999, ky sajt ka mbledhur rreth vetes 500 mijë antarë. Ofron muzikë ilegale (pa autorizim të producentit), dhe kritikohet shumë nga këngëtarët dhe menaxherët e tyre. U mbzll në 2001' dhe më vonë pas ndryshimeve të bëra në sistemin e antarësimit u rihap.

4) www.youtube. com : Sajt për publikimin dhe shpënrndarjen e videove. U themelua në vitin 2005. Cdo ditë vizitohet nga përafërsisht 100 milion njerëz.

5) www.blogger. com : U themelua në vitin 1999 dhe ka gjithsej 18.5 milion vizitorë. Njerëzit shkruajnë ditaret dhe artikuj e tyre personale.

6) www.friendsunited. com : U themelua në vitin 1999. Ka 15 milion përdorues dhe synon t i mbledh ish-shoket dhe shoqet e klases.

7) www.drudgereport. com : Kjo faqe lajmesh u themelua në 1994 dhe cdo ditë ka nga 8-10 milion klikime. Ne vitin 1998, kjo faqe publikoi për herë të parë lajmin e skandalit të Monica Lewinsky-t.

8) www.myspace. com : E themeluar në vitin 2003, kjo faqe ka mbi 100 milion përdorues. Duke hapur faqen tuaj, ju arrini të takoheni dhe të njiheni me njerëz tjerë.

9) www.amazon.com : E themluar në vitin 1994, amazon ka klienë mbi 35 milion klientë nga 250 vdende të ndryshme të botës. Bën shitjen e librave, CD dhe DVD-ve.

10) www.slashdot. org : E themeluar nga Rob Malda në vitin 1997, slashdot vizitohet nga 5.5 milion viyitorë në muaj. Sajti ofron informacione rreth teknologjisë. Përvec saj, posedon edhe një forum të gjërë.

11) www.salon.com : E hapur në vitin 1995 cdo ditë vizitohet nga 3.5 milion persona. Ne faqe gjenden artikuj të temave të ndryshme.

12) www.craigslist. org : U hap ne vitin 1995. Cdo muaj paraqiten 4 miliardë faqe. Ofron shpallje dhe lajmërime gratis për ata që jetojne ne qytetet e mëdha.

13) www.google.com : U themelua në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin. Filloi si një tezë diplome dhe sot cdo ditë vizitohet nga rreth 1 miljardë njerëz. Aktualisht është faqja më e popullarizuar në botë.

14) www.yahoo.com : E themeluar në vitin 1994, Yahoo ka rreth 400 milion antarë. Sajti ofron e-mail, kërkim në internet dhe shërbime të medias.

15) www.easyjet. com : E themluar në vitin 1995, vitin e kaluar arriti t u ofrojë shërbim 30 milion pasagjerëve. Kjo faqe, bën shitjen e biletave me cmime të lira."

 

te drejtat permban cajle.com

Çameria

Memorandumi Çam 1947    
Written by admin   
 

M E M O R A N D U M
I KOMITETIT ANTIFASHIST TË EMIGRANTËVE ÇAMË NË SHQIPËRI

KOMISIONIT HETIMOR TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË U.N.O.

RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NË MINORITETIN SHQIPTAR ÇAM NË GREQI

Ne Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë në Shqipëri, me besim në parimet demokratike dhe humanitare të U.N.O.-s, n’emër të emigrantëve Çamë në Shqipëri, parashtrojmë para Komisionit hetimor të drejtat tona të humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat që kryen fashistat Grekë për të shfarosur Minoritetin Shqiptar në Greqi. Në vazhdim të protestave dhe kërkesave tona drejtuar Aleatëve të Mëdhenj dhe Kombeve të Bashkuara, ne kërkojmë drejtësi për sa parashtrojmë:

Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32 vjetëve me rradhe duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzor dhe duke mos përfillur as pak traktet Ndërkombëtare kanë përdorur kundër minoritetit Shqiptar në Greqi një politikë çfarosjeje. Qysh me pushtimin grek në Çamëri më 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtytur dhe e përkrahur nga autoritetet e vëndit masakroi pa më të voglën arsye 72 burra të krahinës Paramithisë në pruan e Selamit. Këto masakra qenë fillimi i çfarosjes së minoritetit Shqiptar dhe zbulojnë orientimin që mori politika greke kundrejt popullatës sonë.

 
 

Ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaçkitjet dhe grabitjet në pretekstin e çarmatimit gjatë vjetëve 1914-1921, veprimtaria terroriste e komitaxhinjve, provakacioni më 1921 i Gjeneral Bairas, të gjitha këto e tregojnë realitetin e mjerrimeve në të cilat u vu popullata e jonë në kohën e pushtimit grek. Koska, Lopsi, Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margëllëçi, Arpica, Grykohori, etj, janë një pjesë e fshatrave që kanë paguar më shtrejtë këtë terror. Më 1922-1923, qeveritarët e Greqisë vendosën të zbatonin shpërnguljen e elementit mosleman të Çamërisë (duke i gjykuar si turq) në shkëmbim me grekërit e Azisë së vogël (duke i gjykuar sipas fesë). Ky akt i turpshëm i qeveritarëve te Athinës u has në rezistencën tonë dhe në ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve, e cila duke njohur kombesine Shqiptare të popullatës sonë hodhi poshtë vendimin e qeverisë Grek.Por megjithë ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve dhe të angazhimeve solemne të marra nga qeveria Greke në Lozanë më 16 janar 1923, prapë njerëzit e Athinës vazhduan politikën e tyre të çfarrosjes. Ata përdorën çdo mjet për të vështirësuar qëndrimin në Çamëri të elementit Shqiptar, çpronsuan qindra familje në 6000 ha tokë pa më të voglin shpërblim si në Dushk, Gumenicë, Kardhiq, Karbunar, etj. Qeveria e Athinës vendosi emigrantët e Azisë së Vogël në Çamëri me qëllim që ta popullojë me grekër dhe të krijojë mundësin e emigrimit të popullatës autoktone Shqiptare. Familje të tëra detyroheshin të braktisin vatanin për në Turqi, Shqipëri, Amerikë e gjetkë dhe fshatra si Petrovci, Shëndëllinja u braktisën krejt nga banorët Shqipëtarë. Në këto rrethana ne nuk gëzuam asnji të drejtë nacionale dhe na pengoheshin akoma edhe Gjuha amtare; në vend të zhvillimit të kulturës kombetare dhe të përparimit, përkrahet fanatizmi dhe injoranca, në vënd të shkollave hapeshin dhe ndihmoheshin klubet fetare në gjuhën arabe, nderkohe qe 95 % të popullatës sonë qëndrojnë akoma analfabet. Krahina e Çamërisë, një vend i pasur dhe i begatshëm, kishte mbetur mbrapa pa zhvillim ekonomik, pa komunikacion dhe në duart e fajdexhinjëve, akaparatorve si Koqoni, Pitulejt, Kufalla, Zhulla, Ringa, etj., që varfëruan dhe skllavërruan gjithë vendin.

Në luftën kundër fashizmit dhe tamam në përfundim të saj forcat reaksionare Monarko-Fashiste të Llakës së Sulit të krijuara nga reaksioni dhe në shërbim te pushtuesit, nën Komandën e Gjeneral Napoleon Zervës, sulmuan dhe masakruan pabesisht banorët Shqiptarë moslemanë të Çamërisë. Në këtë kohë kur trupat e ELAS-it dhe tonat ishin në luftime kundër Gjermanëve, komanda e EOEA në kompromis me Gjermanët operonte për të fituar pozita për luftën vllavrasëse; dhe kur forcat tonat besnike të frymës dhe të vendimeve të marrëveshjes së Kasertës (Sarafis-Zerva) Gusht 1924, zbatonin urdhërat e Komandës së përbashkët në ndjekje të Gjermanëve, Gjeneral Napoleon Zerva, komandant i forcave të rezistencës ne Epir (ELAS - EOEA), urdhëronte njikohësisht operacionet dhe masakrat në kurriz të popullatës të pafajshme të Çamërisë.

Masakrat në Çamëri janë një shkelje flagrante e parimeve njerëzore dhe nje mospërfillje e turpëshme e parimeve dhe e karakterit të luftës antifashiste. Masakrat në Çamëri u kryen në saje të bashkpunimit dhe marrëveshjeve me Gjermanët, të cilët në tërheqje u lanë vendin forcave Zerviste. Ja një fakt konkret i bashkëpunimit ndërmjet forcave Zerviste dhe të atyre Gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave të krahinës së Filatit, nje ditë para hyrjes së forcave Zerviste në Filat dhe pikërisht më 22 shtator 1944 në katundin Fanaromen, 3 km larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane në tërheqje. Mbas këtij takimi shohim që ende pa u larguar mirë forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos hynë në Filat. Kështu një bashkpunim i tillë u siguroj forcave Zerviste krahët duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjërë në të gjitha krahinat e Çamërisë. Forcat e divizionit X te EOEA nën komandën e Kolonel Vasil Kamarës dhe pikërisht ato të regjimentit XIV të këtij Divizjoni të udhëhequr nga Kranja, me ndihmësa Lefter Strugarit, avokat Stavropullosit, Ballumit, Zotos, kriminelët me damkë Pantazejt, etj., më 27 Qershor 1944 hynë në qytetin e Paramithisë. Në kundërshtim me premtimet e dhëna dhe marrëveshjes së bërë midis Myftiut Hasan Abdullaj nga një anë dhe Shapera me Dhespotin e Paramithisë nga ana tjetër si agjenta të Zervës, filluan masakrat më të poshtra. Burra, gra dhe fëmijë të pa mbrojtur qenë objektivi i Monarko-Fashistëve Grekë. Numri i të masakruarve në Qytetin e Paramithis dhe rrethe arrinë në 600 veta. Më 28 korik 1944 forcat e regjimentit 40 nën Komandën e Agores hynë në Parg ku masakruan 52 burra, gra dhe fëmijë.

Forcat e EOEA nën komandën e Theodhor Vitos, Ilia Kaços, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaços, Hari Dhiamantit ,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit më 23 Shtator 1944, ditën e Shtunë në mëngjes, hynë në qytet. Po në këtë ditë hynë edhe në Spatar, plaçkitën dhe grabitën të gjitha familjet dhe gjithë ç’ka gjetën. Në mbrëmjen e natës 23 duke u gdhirë 24 Shtator 1944, hynë dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e të tjerë; me arritjen e këtyre forcave filluan menjëherë masakrat. 47 burra, gra dhe fëmijë u masakruan në Filat dhe 157 numërohen të masakruarit të vrarët dhe të humburit në Spatar, ku një pjesë e mirë e tyre ishin grumbulluar nga katundet të tjera. Të gjitha gratë e reja dhe vajzat u keqpërdorën dhe u çnderuan prej kriminelëve të Zervës. Pak ditë më vonë monarko-fashistat grumbulluan të gjithë burrat që kishin mbetur dhe me vendimin e Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katër anëtarë, 47 shqiptarë të pafajshëm u masakruan. Në Granicë të Filiatit janë mbuluar kufomat e 46 vetave dhe të therrura me thika dhe 45 të tjerë në fushë të Filatit tek ara e Xhelo Metos.

Familje të tëra janë zhdukur me prindër, fëmijë dhe foshnjë në djep. Gratë dhe vajzat u çnderuan. Me qindra deklarata të atyre që shpëtuan përshkruajnë vrasjet dhe vuajtjet e pasosura nga ata del qarte kriminaliteti dhe qëllimi i veprimeve të monarkofashistëve në Çamëri. Ja disa shembuj: Sanije Bollati në Paramithi është djegur me benzinë mbasi iu prenë sisët dhe iu nxerrën sytë. Ymer Muratin e vranë dhe e bënë copa-copa në Paramithi. Në shtëpinë e Sulo Tarit ishin grumbulluar më se 40 gra dhe Çili Popova nga Popova i veshur ushtarak me një grup ushtarësh hyri brenda, muarrën gratë dhe vajzat më të bukura dhe filluan t’i çnderonin në një dhomë tjetër. Ulurima e vajzave e të grave arrrinin kulmin. Kjo poshtërsi vazhdoi gjithë natën. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare, etj. ishin objekt i këtyre poshtërsive. Hilmi Beqirin nga Filati mbasi e plagosën para familjes së tij, e lanë dhe ikën. Familja për ta siguruar e strehon tek dentisti Mavrudhiu, ai e mban për disa orë, por më vonë lajmëron ta marrin dhe e çojnë tek Stavro Muhaxhiri, kurse vetë largohet për tek Shuaip Metja ku ishin mbledhur shumë familje. Andartët informohen, e marin, më parë i nxjerrin dhëmbët e floririt me darë dhe mbasandej e vranë.

Malo Muhon plak 80 vjeçar i sëmurë prej katër vjetësh vritet me sopatë para së shoqes. Trutë i kërcyen në prehër të së shoqes e cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku. Në Spatar Abdul Nurçe merret e çohet në Filat zbathur, zvarriset nëpër rrugë të qytetit dhe më në fund vritet para shtëpisë së Nidh Tafeqit. Familja e Lile Rustemit nga Shulashi e përbërë prej 16 vetash në shumicë fëmijë, zhduken krejtësisht pa shpëtuar as edhe një. Xhelal Minit nga Paramithija ia prenë kokën me bajoneta mbi trupin e Myfti Hasan Abdullaut. Sali Muhdinit, Abedin Bakos, Muhamet Pronjes dhe Malo Sejdiut iu prenë gishtrat, hundët, gjuhën dhe këmbët dhe kur këta ulurinin nga dhëmbjet e mëdha, andartët Zervist këndonin këngët e komandantit të tyre dhe gëzoheshin kur shikonin këto tmerre. Më në fund i vranë në çengelat e kasapëve.

Eshtref Himi qytetar nga Paramithija deklaron sa vijon për masakrat në Paramithi: Të martë më 27 Qeshor 1944 n’ora 7 të mëngjesit hyjnë në Paramithi monarko-fashistat grekë të komanduar nga Kolonel Kamara, Major Krasnja, Kapiten avokat Kristo Stavropulli, Kapiten avokat Lefter Strugari, N/Toger Nikolla Çenos, etj. Porsa hyjnë në qytet u dha urdhëri që kërkush të mos lëvizte nga vendi sepse nderi, liria dhe pasuria nuk do të prekeshin n’asnjë mënyrë. Në mbas dreke filluan menjëherë arrestimet ndër gra, burra dhe çiliminj, kurse nga ana tjetër fillon vjedhja. Të gjithë burrat deri të nesërmen u vranë. Pasi më mbajtën 4 ditë në burg më lanë të lirë për të varrosur të vrarët. Në vendin e quajtur Kisha e Aj Jorgjit munda të njoh 5 nga personat e vrarë, të tjerët ishin bërë të panjohur për shkak të torturave të pësuara. Të pesë viktimat e njohura prej meje janë: Met Qere, Sami, Asim, Mahmut Kupi, Adem Beqiri e Haki Mile. Pas dy ditësh më shpien pas “Galatajt” në afërsi të shtëpisë së Dhimitër Nikollës, ku ishin vrarë 8 veta. Nuk munda t’i njoh pasi ishin bërë copa-copa. Ngado shiheshin kufoma njerëzish. E quajtuna Sanije Bollati, pasi pësoi tortura të frikshme e dogjën të gjallë me benzinë. Kjo tragjedi pati vënd të mërkurën dhe të premtën në mëngjes, trupi i saj u transportua i mbuluar në një batanije nga e ëma e saj e dy bashkëqytetarët të cilët e vendosën në një qilar me urdhër të monarko-fashistave që s’linin asnjë ta shikonin. Atje kjo grua e mjerë vdiq pas pesë ditësh dhe kufoma e sajë ishte plot me krymba. Gjithçka deklaroj i kam parë me syte e mij. Në fillim u msheha për pesë ditë rresht në një tavan kur monarko-fashistat më arrestuan dhe më prezantuan para major Kranjajt i cili pas pytjeve të shkurtëra urdhëroi burgimin tim. Në burg gjeta 380 persona ndër të cilët gra dhe fëmijë. 120 nga këta vdiqën urije. 4 persona dhe unë qëndruam 15 ditë në burg dhe m’andej na përrcuallën për në Prevezë prej kah shkuam në Janinë ku qëndruam 40 ditë. Atje pësuam tortura të papërshkruara. Pastaj me ardhjen në këtë qytet të trupave t’EAM-it ne u liruam.

Dërvish Sulo nga katundi Spatar i Filiatit i përshkruan në këtë mënyrë në Spatar: Në mëngjezin e një të Shtune të Shtatorit 1944 gjithë popullata u grumbullua përpara xhamisë së fshatit Spatar. Ushtarët filluan grabitjet dhe çnderimet ndër gra, vajza e deri në plaka. Paçe Çulani 50 vjeçare uçnderua, u grabit, iu prenë flokët mandej veshët dhe më në fund u vra në bahçen e saj n’afërsi të grurit të Miços. Në shtëpinë t’onë ishte vendosur familja e Sako Banushit nga Skopjona prej tetë vetash, gra, burra dhe fëmijë. Pasi u çnderuan gratë të cilave iu shpuan gjirët me thika, të gjithë u masakruan. Në shtëpi të Damin Muhametit u vranë 5 gra dhe 3 fëmijë. Në shtëpi të Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u çnderua Hane Isufi së bashku me një grua tjetër. Në shtëpinë e Dul Sherifit iu pre koka plakut 80 vjeçar Sulejman Dhrimicës dhe së shoqes së tijë. Në shtëpine e Mete Brahos u dogjën të gjallë 20 persona, gra, fëmijë dhe burra. Kije Nurqi 76 vjeçare u therr me thikë. Në vreshtin e Zulës dhe në kopshtin e Avdyl Nurçes pashë 30 persona të masakruar. Në shtëpinë e Haxhi Latifit u çnderuan vajzat e Haxhi Culanit kurse në banesën e Mejdi Metës u çnderua Hava Ajshe dhe Nazo Arapi mandej kjo e fundit u masakrua.

Viktimat dhe humbjet simbas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944 dhe 1945 në kurriz të Shqiptareve në Greqi arrin numrin 2877, të ndarë si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenica dhe rrethi 192, Paramithi dhe rrethi 673 dhe Mërgëlliçi dhe Parga 620. Ky qe fati i gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamërija me përjashtim të disa pak grave që janë sot dëshmitare të gjalla të kësaj masakre ngjethëse në Paramithi në Prag, Spatar dhe Filat. Përmes gojës së tyre del qartë dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t’organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek në Çamëri. Kjo kasaphëne që u frymëzua prej ndjenjave më të ulta të urrejtjes shovene dhe fetare përfundoi me shpërnguljen me forcë të afro 28000 Çamëve që erdhën dhe u strehuan në Shqipëri me kondidat më të vajtueshme.

68 katunde me 5800 shtëpi u grabitën, u shkatërruan dhe u dogjën. Nga llogaritja e dëmeve rezulton të kenë mbetur në Çamëri dhe grabitur nga forcat monarko-fashiste të Zervës 17000 kokë bagëti të holla, 1200 të trasha, 21000 kv bereqet dhe 80000 kv vaj, gjithashtu dhe produkti i vjetit 1944-45 që arrin në 11000000 kg bereqet dhe 3000000 kgvaj. Gjatë emigracionit 110000 kokë bagëti e hollë dhe 2400 bagëti e trashë ngordhën dhe humbën.

Nga gjithë kjo del e qartë katastrofa e madhe ekonomike që pësoj popullata jonë duke mbetur nëpër rrugët e emigracionit vetëm me rrobat e trupit. Çamëria në luftën e madhe antifashiste dha materialisht dhe moralisht. Popullata e Çamërisë u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër pushtuesit dhe formoi batalionin IV të regjimentit XV-të të ELAS-it .Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan vendosmërisht kundër pushtuesve nazifashistë dhe tradhëtarëve zervistë. Gjaku i dëshmorëve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli, etj., që u derdh së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës, dëshmojnë konkretisht këtë fakt. Në përfundim të luftës dhe në çlirimin e vendit nga pushtuesi trupat e komanduara nga Gjenerali Napoleon Zervos operonin në krahinat dhe fshatrat tona jo si çlirimtarë, por si xhelate dhe armiq të betuar të elementit Shqiptar në Çamëri.

Në marrëveshjen e Casertas (Zarafi-Zervas) Gusht 1944, trupat e rezistencës viheshin në fronte të përbashkëta kundër ushtrise naziste, nën një komandë të përbashkët dhe në zona të caktuara operative. Kjo marrëveshje u shkel në Çamëri. Trupat Zerviste ranë në kompromis me Gjermanët dhe duke qëlluar forcat tona penguan veprimtarinë e Batalionit IV-të Regj. XV-të në zonën e caktuar të Filatit. Operacionet dhe masakrat në krahinën e Filatit lidhen direkt me këtë situatë dha janë në kundërshtim të hapët me besimin dhe frymën e bashkëpunimit të vendosura në Caserta. Akoma dhe fshati i fundit i Çamërisë, Koska, një nga baza e organizimit të forcave të rezistencës së Frontit Nacional Çlirimtar në Çamëri, u shkatërrua dhe u doq si përfundim i aktit për shkatërrimin e Çamërisë. Një komision i Këshillit Antifashist Çam u dërgua më 30-X-1944 n’Athinë pranë qeverisë greke të z. Papandreu me një votim proteste kundër masakrave në Çamëri duke kërkuar njëkohësisht frenimin e tyre. Qeveria e Papandreut nuk deshi të mirrte asnjë masë dhe angazhim për sa iu parashtrua.

Mbas operacioneve të Dhjetorit 1944, me çlirimin e Çamërisë nga pushtuesi zervist, një pjesë e popullatës sonë u riatdhesua përsëri dhe u vendos në krahinën e Filatit. Më 12 Mars 19445 forcat qeveritare të garnizonit të Korfuzit duke e shkelur marrëveshjen e Varkizës ne Shkurt 1945 organizuan dhe kryen pabesisht masakrat e shëmtuara të Vanrës (Filatit), të cilat nxorrën në shesh edhe një herë lakuriq qëndrimin dhe politikën e autoriteteve përgjegjës të qeverisë greke në lidhje me çfarosjen e popullatës Shqiptare të Çamërisë. Në mbështetje të kësaj situate të konstatuar, Misioni UNRRA-s në Shqipëri pati aprovimin nga qendra e Washingtonit për akordinim në favor të emigrantëve 1450000 dollarë si ndihmë e menjehershme ndaj gjëndjes sonë të vështirë. Edhe në këto kondita emigrantët Çamër vazhduan të kontribuojnë gjithnjë më tepër për Frontin. Në konferencën e Shalësit (Konispol) mbajtur në fund të Shtatorit 1944 zëri i Çamëve n’emigrim u ngrit më i fortë për bashkëpunim kundër pushtuesit dhe padrejtësive të monarkofashistëve Grekë. Më 23 Shtator 1945 në Kongresin e Vlorës delegatët Çamër që përfaqësonin të gjitha grupet e emigrantëve Çam në Shqipëri u shprehën kundër masakrave të monarko-fashistëve grekë të kryera mbi ta dhe kërkuan me anë memorandumesh drejtuar Konferencës së Londrës shqyrtimin e problemit të tyre dhe dënimin e shkaktarëve të gjakderdhjes së kotë në Çamëri dhe të vuajtjeve të pakufi. Kongresi përfundoi me një rrezolutë ku përmblidhen të gjithë punimet e tij.

Gjatë emigracionit për shumë herë ne i jemi drejtuar botës për të drejtat t’ona të mohuara dhe kemi kërkuar riatdhesimin. Më 30 Tetor 1944 Këshilli Antifashist Çam i dërgonte një votim proteste Qeverisë së Bashkimit Kombëtar Grek, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive Aleate, Komitetit Qendror t’EAM-it ku flitet për barbarizmat e fashistëve Grek në Çamëri. Më 9 Maj 1945 Këshilli Antifashist Çam iu dërgon Misioneve Ushtarake Aleate kopjen e telegramit drejtuar Kryetarit të Konferencës San Franciskos mbi të drejtat e Çamëve në bazë të kartës s’Atlantikut. Më 27 Qeshor 1945 telegrame proteste kundra masakrave në Çamëri jane drejtuar nga Këshilli Antifashist Çam Qeverisë Demokratike të Shqipërisë, Misioneve Aleate Ushtarake Sovjetike, Angleze, Amerikane, Franceze, Çekosllovake, Legatës Jugosllave, Shqiptarëve t’Amerikës, Italisë dhe Bullgarisë. Promemorja drejtuar z. Hutxhinson deputet Laburist i Britanisesë Madhe ë 26-XI-1945. Telegram drejtuar Drejtorise së Përgjithshme të UNRRA-s nga Komiteti Antifashist Çam (25-9-1945) ku kërkohen ndihma. Memorandum drejtuar kryesis së Konferencës së Ministrave të Jashtëm Aleat në Londër nga Delegatet e Kongresit Çam me 3-4-9-1945. Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuar në Londër prej Komitetit Antifashist Çam më 11 Janar 1946 ku rivlersohen masakrat dhe kërkohen të drejtat. Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New-York nga Komiteti Antifashist Çam më 25 Tetor 1946, etj.

Ne jemi viktimë e rregjimit monarkist që sot sundon në Greqi. Së bashku me popullin vëlla grek ne vuajmë pasojat e terrorit të zi të shpërthyer prej tyre në gjith Greqinë. Pë dy vjet e gjysmë ne po vërvitemi Shqipëris në mizerje larg Atdheut ndërsa vendet tona të pasura shfrytzohen pa të drejte nga agjentët e Monarko-Fashistave në Çamëri. Vuajtjet tona gjatë emigracionit kanë qenë dhe janë pa kufi. Me mijra kanë vdekur nga kjo situatë e krijuar. Megjithatë protestat e bëra dhe të drejta që na përkasin ne vazhdojmë të qëndrojmë akoma n’emigracion ndërsa Qeverija Greke merr masa dhe vendos në Çamërinë t’onë pa asnjë të drejtë banorë të huaj për të penguar kthimin tonë. N’emër të popullatës sonë ne protestojmë edhe një herë për të gjithë këto ne i parashtrojmë Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit t’UNO-s tragjedin e luajtur në Çamëri dhe heqim vërejtjen për një akt barbar të kryer me qëllim çfarosje të popullatës sonë. Ne theksojmë nevojën e përfundimit të shpejt të problemit Çam dhe kemi bindje se do të gjejnë zgjidhje kërkesat tona që janë:

1. Marrja e masave i imediate për pengimin e vendosjes së elementeve të hua në vatrat tona.
2. Riatdhesimi i të gjithë çamëve.
3. Kthimin e pasurise, shpërblimin e dëmeve tona shkaktuar në pasuri të lujtëshme dhe të palujtëshme.
4. Ndihmë për rindërtimin e vatrave dhe vendosjen tonë.
5. Sigurimin dhe garancin që rrjedhin prej traktateve dhe mandateve ndërkombëtare, si sigurimi i të
drejtave civile, politike, kulturale dhe sigurimi personal.
6. Gjykimi dhe dënimi i të gjith përgjegjësave të krimeve të kryera.

Duke ju shprehur konsideracjone tona më të shquara,
Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë
Taho Sejho, Kasem Demi, Rexhep Çami, Tahir Demi, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Hilmi Seiti.
T i r a n ë 1947

 
NE, SHQIPTARËT E ÇAMËRISË, AKUZOJMË    
Written by admin   
 
Shtetin grek. Megali idhenë, kryeministrat që nga Metaksai dhe deri tek Simitis, Napoleon Zervën, gjeneral Kacimitro, dhespotin e Paramithissë, Papa Qesarin, dhespotin e Janinës, Spiridhonin, kriminelët Vasil Ballemi, major Kranjai, Strugarët, Kamarat, Pitulenjët, Vitot si dhe gjithë kriminelët e tjerë grekë që kanë bërë masakra kundër njerëzimit në Çamëri, që nga viti 1913 dhe deri sot.

Ju akuzojmë!
Në emër të të gjallëve, në emër të të vdekurve nga torturat ç'njerëzore, të ushtruar mbi ta. Në emër të grave shtatzëna që u therën në Paramithi, Pargë, Filat, Gumenicë, Margëlliç, duke ju nxjerrë foshnjat nga barku. Në emër të grave të përdhunuara shtazërisht, në emër të vajzave që u përdhunuan duke ju hequr veç vdekjes dhe dinjitetin njerëzor. Në emër të nënave që panë me sy therjen e fëmijëve të tyre, në emër të baballarëve që hapën përpara gropat e fëmijëve të tyre, pastaj të tyret. Në emër të atyre që vdiqën për bukë dhe të uritur, në emër të atyre që vdiqën nga të ftohtët nëpër rrugët e emigrimit, në emër të atyre që vdiqën nga sëmundjet pa i ndihmuar asnjë.

 
 
HISTORIA E ÇAMËRISË 1    
Written by admin   
 
Image Çamëria shtrihet në pjesen veriperendimore të Greqisë. Pelasgo-Ilirët ishing banoret e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroj Pirro ishte heroj i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 Çameria u pushtua nga Mbretria Osmane. Populli Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe).
Read more...
 
HISTORIA E ÇAMËRISË 2    
Written by admin   
 
25 maj 2003 (KeL) - Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u Imageintensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.

Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t'i gjente.

Read more...
 
HISTORIA E ÇAMËRISË 3    
Written by admin   
 
 Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë qqë të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare. Edhe Imagepse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje pë bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it me synimin që "grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste...". Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë". Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim "për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s'mund të na ndajë". Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me "kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar".

MAQEDONIA, DREJT EUROPËS PA ILIRIDËN!

Shkruan: Shefki OLLOMANI

Pushtetarët sllavomaqedonas gjatë gjithë historisë së tyre ”shtetërore”, që nga viti 1945 e deri më sot, janë treguar antishqiptarë!
Ata kanë punuar e vepruar kundër popullit shqiptar nën këtë ”republikë-shtet”, duke i maltretuar e burgosur, duke ua mohuar të drejtat kombëtare e njerëzore, duke ua cunguar kulturën, arsimin dhe historinë e tyre origjinale.
Si në kohë të ”komunizmit” (1945-1991), ashtu edhe në kohë të ”demokracisë” (1991-2007), pozita shtypëse e shfrytëzuese e shqiptarëve nën këtë ”republikë-shtet” nuk ka ndryshuar aspak!

Ajo vetëm ka njohur disa zbatica të vogla herë pas here, kur forcat e pushtetarëve kanë qenë të dobësuara, por në momentin kur pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup kanë forcuar pozitat politiko-ushtarake, atëherë menjëherë ka filluar batica dhe përplasja e tyre me popullin shqiptar të Iliridës!
Duke qenë gjithmonë një dorë e zgjatur e shovenizmit serbomadh dhe ekspansionizmit bullgaromadh, pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup kurrë nuk kanë ngurruar që të nëpërkëmbin Shqiptarët, që t’i shtypin politikisht, që t’i diskriminojnë etnikisht, që t’i shfrytëzojnë ekonomikisht, deri edhe t’i burgosin dhe vrasin fizikisht!

Kështu flet historia e djeshme e këtij ”shteti”! Kështu flasin edhe ngjarjet e sotme politike në këtë vend! Pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup thonë e trumbetojnë çdo ditë se ata kanë ndërtuar një ”shtet” i cili është e vetmja ”oazë e paqes” në Ballkan, duke u përpjekur kështu që të fitojnë poena tek ndërkombëtarët për t’u anëtarësuar në NATO dhe në ”Bashkimin” Europian. Por me politikën e saj antishqiptare që ka ndjekur dhe që po ndjek në vazhdimësi, Maqedonia (IRJM) jo vetëm që nuk do të aderojë kurrë në këto organizma ndërkombëtarë, por ajo rrezikon edhe integritetin e vet territorial!
Me politikën antidemokratike, shoveniste e antishqiptare që ndjekin, pushtetarët e Shkupit e kanë dëshmuar se ata nuk duan që të anëtarësohen në NATO dhe në ”Bashkimin” Europian, sepse nuk i lejon albanofobia e tyre, sëmundje kjo kronike e të gjitha shovenizmave sllavo-greke të Ballkanit! Ata duan të integrohen në NATO dhe Europë, por pa Shqiptarët dhe pa trojet shqiptare të Iliridës. Kësaj doktrine antishqiptare i shërben edhe akti më i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Shkupit për ndalimin e përdorimit të Flamurit Kombëtar Shqiptar nga populli ynë në Iliridë, si dhe më heret të mohimit të të drejtës së Gjuhës Shqipe që të jetë gjuhë e dytë zyrtare shtetërore! Kush na garanton neve se nesër po kjo Gjykatë Kushtetuese nuk do të marrë një vendim tjetër për anulimin e Ligjit për Decentralizimin Territorial, ose se nuk do të anulojë Ligjin për Zyrtarizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës?!
Ky qëndrim antishqiptar i qeveritarëve sllavomaqedonas e ka burimin te mohimi dhe shkelja e vendimeve të ”Marrëveshjes së Ohrit”. Kjo do të thotë se historia po përsëritet. Historia shqiptaro-maqedonase po kthehet me shpejtësi te viti i errët dhe i përgjakur i vitit 1997! Kjo do të thotë se sërish po na troket në derë viti i përleshjeve të gjakosura shqiptaro-maqedonase të pranverë-verës 2001!
Këtë herë luftën shqiptaro-maqedonase don ta shpallë Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, një organ ”i pavarur” e ”apolitik”, i cili duhej të ishte garant i demokracisë, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe paqes ndëretnike në IRJM! Por, jo, ajo tanimë ka marrë rolin e luftënxitësit dhe përndjeksit të një populli të tërë – Shqiptarëve të Iliridës!
Nuk duhet harruar se vendimet e kësaj Gjykate janë obligative për pushtetin ekzekutiv qendror dhe lokal. Vendimet e kësaj Gjykate nuk janë të diskutueshme, ato vetëm duhet të zbatohen. Kjo do të thotë se, në rast se Kryetarët Shqiptarë të Komunave refuzojnë zbatimin e këtij vendimi, ata do të detyrohen me ligj që ta bëjnë një gjë të tillë! Në rast se ata refuzojnë përsëri, atëherë ata do të ndiqen penalisht! Kjo do të thotë se, Kryetarët Shqiptarë të Komunave do të pushohen nga puna, do t’u merret me dhunë mandati i populli dhe do të arrestohen, burgosen dhe gjykohen për shkelje të ligjit! Refuzimi i Kryetarëve Shqiptarë të Komunave që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të urdhërave të Qeverisë, do të thotë përleshje dhe gjakderdhje e re shqiptaro-maqedonase! Do të thotë fillimi i shpërbërjes definitive të këtij shteti me emrin IRJM/FYROM. Dhe fajtorë për këtë do të jetë Gjykata Kushtetuese antishqiptare e Shkupit dhe nxitësja e saj – Qeveria ultranacionaliste e VMRO-DPMNE-së dhe vazalëve të tyre “shqiptarë”!
Mohimi dhe shkelja e ”Marrëveshjes së Ohrit” nga pushtetarët e sotëm ultranacionalistë të VMRO-DPMNE-së është në realitet mohim i bashkëjetesës së Shqiptarëve dhe Sllavomaqedonëve në të njëjtin shtet, që sot nga ata quhet Republika e Maqedonisë, kurse nga Ndërkombëtarët dhe OKB quhet Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – IRJM (apo FYROM në anglisht).
Mohimi, anashkalimi, shkelja dhe moszbatimi i ”Marrëveshjes së Ohrit”, nga kushdoqoftë, do të thotë mohim i IRJM-së, do të thotë shpërbërje dhe ndarje e Republikës aktuale të Maqedonisë ndërmjet Shqiptarëve dhe Sllavomaqedonasve. Dhe, përderisa këtë ”Marrëveshje të Ohrit” deri tani e kanë mohuar dhe shkelur vetëm qeveritarët sllavomaqedonas, kjo do të thotë se ata janë iniciatorët numër një për ndarjen e Maqedonisë. Ç’është e vërteta, qeveritarët e VMRO-DPMNE-së edhe herën e kaluar kur ishin në pushtet, edhe tani që kanë rimarrë pushtetin, janë deklaruar disa herë hapur se janë për ndarjen e Maqedonisë, gjegjësisht për flakjen e Shqiptarëve nga ky shtet.
Qeveritarët sllavomaqedonas ”Flakjen” e Shqiptarëve nga ky vend kanë tentuar ta bëjnë edhe gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, por nuk u ka ecur. Një gjë të tillë ata tentojnë ta bëjnë edhe tani, me anë të mohimit të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, përmes moszbatimit të ”Marrëveshjes së Ohrit” dhe përmes provokimeve të përditshme, siç është rasti i fundit përmes ndalimit gjyqësor të përdorimit të lirë e publik të Flamurit Kombëtar nga ana e popullit shqiptar të Iliridës.
Ç’do të thotë ”Flakje” e Shqiptarëve nga Maqedonia, sipas planeve shoveniste antishqiptare të pushtetarëve VMRO-istë? FLAKJE do të thotë që Maqedonia dhe sllavomaqedonët të lirohen nga shqiptarët dhe trojet e tyre, duke u dhënë atyre aq sa duan ata dhe jo aq sa janë trojet shqiptare nën Maqedoni.
Dhe, sipas tyre, trojet shqiptare të Iliridës janë vetëm dy qytete-komuna të saj: Dibra dhe Gostivari dhe ndonjë pjesë rurale aty-këtu!!! E pra, kaq fodullë e arrogantë, kaq mendjelehtë dhe mendjemëdhenj janë shovenistët sllavomaqedonas, sa që ata luajnë rolin e ”Zotit” të ”plotëfuqishëm” dhe u ”japin” Shqiptarëve aq troje shqiptare sa duan ata! Luajnë rolin e ”Zotit” të ”gjithëdijshëm”, duke pretenduar se janë historian ”të pagabueshëm” dhe ”i dijnë” se ku shtrihen historikisht dhe faktikisht trojet shqiptare të Iliridës!
Në këtë mënyrë, pushtetarët dhe historianët sllavomaqedonas luajnë edhe rolin e ”naivit”, bëhen sikur ”nuk i njohin” kufinjtë etnikë të Iliridës në IRJM! Ata dridhen e tmerrohen kur u kujtohet se ku janë kufijtë etnikë, natyrorë e realë të trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike dhe në këtë kuadër edhe kufijtë e trojeve etnike të Iliridës. Ata e dinë se heret a vonë trojet etnike shqiptare të Iliridës do të ndahen nga IRJM dhe do t’i bashkohen Shqipërisë Etnike, prandaj ata, me një sjellje prej ”demokratësh” e ”xhentëlmenësh” përpiqen që ”të keqes” t’i dalin përpara, duke propozuar ”vetëvendosje” sllavomaqedonase për trojet shqiptare të Iliridës dhe shkëputjen e tyre nga Maqedonia në mënyrë ”paqësore”.
Në këtë mënyrë ata duan të marrin pjesën e ”luanit” të trojeve shqiptare, duke ofruar ”vullnetarisht” ndarjen e dy-tre qyteteve shqiptare nga Maqedonia dhe kështu të mbyllet përgjithmonë çështja shqiptare në Maqedoni. Ata duan ta ndajnë Maqedoninë (IRJM) por jo me marrëveshjen e tyre me Shqiptarët, por përmes provokacioneve të këtilla, që faji para ndërkombëtarëve, për ndarjen e Maqedonisë, për ndryshimin e kufijve, për prishjen e ”paqes”, etj., t’u mbesë shqiptarëve! Ky është një plan dinak nga sllavomaqedonasit, por i parealizueshëm, sepse është bërë pa Shqiptarët. Pa të zotët e vendit. Ilirida nuk mund të ndahet, ajo është një trevë kompakte shqiptare. Maqedonia mund të ndahet, kur të dojë nga Ilirida.
IRJM mund të hyjë në Europë e në NATO, edhe pa popullin shqiptar, pa trojet etnike shqiptare, pa Iliridën. Ilirida, trojet e saj dhe shqiptarët e saj, së pari do të bëjnë integrimin dhe bashkimin territorial të Shqipërisë Etnike dhe pastaj si shtet i bashkuar kombëtar do të integrohen edhe në organizmat euro-atlantike të NATO-s dhe të Bashkimit Europian.
Shqipëria e Bashkuar në Europën e Bashkuar.

Nëntor 2007
Dergoi per "Zeri i pollogut" nga vete Autori Shefki Ollomani

 

LUFTA E XHEMË-GOSTIVARIT PËR ÇLIRIM E BASHKIM KOMBËTAR
Prof. Dr.Vebi Xhemaili, T E T O V Ë

Lufta e Shqiptarëve të Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar si synim drejtë ribashkimit kombëtar (1943-2003)

Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore në korik të vitit 1941, një delegacion i lartë Bullgar, në përbërjen e të cilit gjendeshin Kryetari i qeverisë Fashiste bullgare Bogdan Filov dhe ministri i punëve të Jashtme të Bullgarisë Ivan Popov, e vizituan Romën.

Delegacioni u pranua personalisht nga vetë Musolini dhe Konti Çano. Në këtë takim u bisedua për Ballkanin dhe si pikë e dytë ishte çështja e kufizimit të tyre në Maqedoninë Perëndimore. Bullgaria kërkonte edhe tokën shqiptare të Dardanisë, që sot ata dhe sllavët e vendit e quajnë Maqedoni Perëndimore.V.Xh). Për këtë qëllim u formua një komision qeveritarë bullgaro-italian për caktimin e kufijve. Ky komision filloi punën gjatë vitit 1942, takimin e parë e patën në Tiranë, ndërsa të dytin në Shkup më 7 shtator 1942. Por pas caktimit të kufirit në terren erdhi deri te një incident i rëndë në mes ushtrisë bullgare dhe italiane në vijën kufitare mbi fshatin Zhelinë, ku pati disa të vrarë nga të dy palët. Ky kufi i caktuar nga pushtuesit italo bullgarë kurrë nuk do të pranohet nga forcat nacionaliste shqiptare, në krye me Komandantin e njohur të Pollogut Xhemë Hasë Gostivarin, që më vonë me formimin e aradhave të para të ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” të udhëhequra nga ky Komandantë do të jetë territori më i sigurtë në aspektin e shtetësisë, të ashtuquajtur ”Shqipëria e lirë”. Në këto rrethana ekzistuese, duke filluar nga gryka e Dërvendit mbi fshatin Zhelinë, duke përfshirë pikën më strategjike të gjitha kohërave kështjellën e Skënderbeut, në fshatin Orashje e deri në Radushë me qytetet: Tetovë, Gostivar, deri në Dibër e Strugë. I njohur si vend i lirë i shqiptarëve ose shpeshëherë si zonë më e sigurtë në aspektin e sigurisë gjatë lëvizjeve nëpër rrugë, falë komandantit Xhem Has Gostivarit, Musli Hasës, Shaban Koritës, Arif Brodecit, Arif Kapetan Globoçica Lokë Llakavica Aqif Reçani, e shumë të tjerëve.[1]

Ndërsa në anën e Kërçovës ushtarakisht ka bashkëpunuar me Mefailin e Madh dhe Mefailin e Vogël, ndërsa në Strugë me rrethinë Komandant Xhema ka bashëpunuar me: Nazim Tateshin, Faik Dobovjanin, Murat Labunishtën e shumë të tjerë V.Xh.) Në fillim të luftës së Dytë Botërore situata politike dhe ushtarake dita ditës bëhej shumë e ndërlikuar në fushën e Pollogut. Qarqet sunduese bullgare asesi nuk mund të pajtoheshin me caktimin e kufijve, pasi me këtë ndarje fusha e Pollogut i takonte Italisë, e jo Bullgarisë, e cila ëndëronte krijimin e Bullgarisë së Shën Stefanit, të krijuar nga diplomacia ruse më 3 mars 1878, ku nën patronatin e saj bënin pjesë pastër territore shqiptare nga Shkupi deri në Elbasan. Poashtu duhet theksuar se edhe emisarët sllavo maqedonas që jetonin në këto treva edhe pse në një numër simbolik, nuk pushonin me protesta e memorandume, duke bërë publike kërkesë se me ”vullnet të vetin dëshirojnë të hynë nën sundimin Bullgar”. Por veprimtaria e patriotëve shqiptarë ishte shumë më specifike, por e organizuar mirë nga veprimi i hapur, antishqiptar, të sllavëve të vendit, që ishin të ndarë në dy formacione: Njëri formacion përkrahte qarqet fashiste bullgare dhe rryma e dytë proserbe ishte e lidhur ngushtë me ideologjinë komuniste, që në atë kohë kordinohej nga politika hegjemoniste serbe, me qendër në Beograd.

Kah fundi i vitit 1941 u riformua Fronti Nacional ”Balli Kombëtar” dhe bijtë më të mirë të saj nuk e kursyen as veten as fëmijët e tyre, kurrë nuk u dorëzuan para armikut shumë të fuqishëm Italo-Bullgarë dhe nga veprimi i mbrendshëm komunist, ku bënin pjesë edhe një numër i konsideruar shqiptarësh. Ky veprim i mbrendshëm komunist e çonte popullin në gojë të një sistemi apsolutist. Pasi ky sundim i Ri 50 vjeçar nuk ndryshoi fare nga sundimi i vjetër Jugosllav, vetëm e ndëroi emrin në sundim ”proletar komunist-titist”. Por forcat më të shëndosha të Kombit tonë edhe kësaj radhe ishin në nivel të lartë të detyrës kombëtare. Ata nuk u gjunjëzuan përpara propagandës komuniste, por vendosën të organizojnë mbrojtjen e vendit nga sulmet e papritura bullgare që të mos coptohej ndonjë pjesë toke nga trungu i saj etnik. Duhet theksuar edhe njëherë se politika Italiane ishte e padefinuar si duhet edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, që nuk dallohej shumë nga ajo e Luftës së Parë Botërore.[2] Kjo shprehet shumë qartë me veprimin e ushtarëve italianë në Pollog e më gjërë, se ajo mbante një politikë poltroniste pasi haptazi ushtarët e sajë mbështetnin veprimet politike të sllavëve të Maqedonisë, që e identifikonin veten si Bullgarë dhe konsideronin se këto toka duhet ti takojnë Bullgarisë[3] Poashtu situatën e rëndonin elementi i ardhur në fushën e Pollogut, ” kolonistët”, që shpeshëherë e quanin veten ”drazhist”, që jetonin në disa fshatra të Pollogut të ardhur pas luftërave ballkanike si të ”merrituar”, si psh. të vendosur në disa fshatra: në Bervenicë, Sedllarcën e Poshtme, Falishtë, Çellopekë, Vratnicë, Xhepçishtë, Ratajë, Gllogjë, Shemshovë, Pallçishtë, Vrapçishtë, Vrutokë etj. Ky element edhe sot e kësaj dite është i pa definuar, herë shitet si serb e herë si maqedon, pasi me forcimin e trendeve demokratike dhe shpalljen e Maqedonisë si shtet në vete, ky element me të madhe po deklarohet si sllav të Maqedonisë me përkatësi maqedone.V.Xh.). Kontribut të çmuar patriotik dhe udhëheqës i denjë i çështjes kombëtare duhet përmendur Udhëheqësit e Komitetit të Qarkut të Tetovës: Shuaip Kamberin, Jusuf Jahja dhe Islam Izairin nga Tetova, nga Gostivari Kadri Saliu e Mexhit Cana, ndërsa ga Kërçova: Shaban Saliu e Nuredin Mexhiti, të cilët ishin edhe anëtarë të Komitetit.[4] Kundër sundimit serb në këto troje ishte Lëvizja Kombëtare e udhëhequr nga ” Balli kombëtar”, i cili në këtë kohë ishte mbështetës i fortë i idesë dhe programit kombëtarë të Lidhjes së II të Prizrenit për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët. Në këtë periudhë lufte ishin dy udhëheqës të denjë në Pollog, Shaip Mustafa në Tetovë.[5] Ndërsa në Gostivar Kadri Saliu, i cili haptazi deklaronte në tubimet me qytetarët e Gostivarit dhe më gjërë, që mos të përkrahet veprimtaria e përbashkët komuniste e shqiptarëve që bashkëpunonin me maqedonasët dhe serbët.[6] Ky atdhetarë i pa thyeshëm hapatazi në një takim të qytetarëve të Gostivarit tha:”se dëshira e komunistëve është për sjelljen e sërishme të Serbisë së Vjetër në këto anë”[7]. Xhemë Hasa pasi gjeti një përkrahje nga paria e qytetit në krye me Kadri Saliun, por edhe nga masa e gjërë popullore, hyri në qytet. Ky së bashku me parinë e qytetit filloi riorganzimin e pushtetit lokal, duke kërkuar nga qytetarët e Gostivarit që të respektohen ligjet tona kombëtare të njohura sipas Kanunit të ”Lekë Dukagjinit”. Ky menjëherë urdhëroi që këto rregulla të respektohen edhe në anën e Tetovës, pasi në Pollog, deri në atë kohë kishte shumë trazira, vrasje, plaçkitje, vjedhje. Pasi çetat që vepronin në anën e Tetovës, si ajo e Sherif Zhelinës, Selim Bokës dhe ca grupe tjera, nuk ishin në nivel të kërkesave ushtarake dhe në vijë të drejtë për mbrojtjen e popullsisë së pa aramatosur. Prandaj ky në emër të Komandës Operative për Tetovë dha urdhër: ” Kushdo që do të bëje ndonjë vrasje, vjedhe, plaçkitje, grabitje e të çnderoje, do të varet në mes të qytetit”.[8] Këto çeta të rebeluara fusnin frikë dhe pasiguri te masa e gjërë e kësaj ane. Qytetarët e e këtyre vendbanimeve ndiheshin shumë të pasigurtë, bile edhe lëvizjet nga fshati në fshat ishin shumë të rrezikshme, mund ti kushtonin ndonjë qytetari me kokë. Këto dukuri negative të paraqitura në fushën e Pollogut, u ndërprenë kur u përhap lajmi se Xhemë Gostivari po udhëheq me popullin. Mund të konkludojmë në bazë të deklaratave të luftëtarëve të tij se këto dukuri negative u ndërprenë në tërësi në bazë të udhëresës që lëshoi nëpërmes gazetës ”Zani i Sharrit” , që në atë kohë botohej në Tetovë ku thuhej, ”Kërkoj nga të gjithë qytetarët e zonës së lirë që të respektohet rregulli dhe qetësia”.[9] Këtë rregull dhe qetësi që u solli qytetarëve të zonës së lirë nga Tetova deri në Dibër, qarqet komuniste mundohen në të gjitha fushatat ta minimizojnë, duke tentuar të rrisin veprat plaçkitëse në një anë dhe në anën tjetër tentuan ta paraqesin Komandantin Shqiptar të kësaj zone se po lufton për pasurim personal. Krahas komandantit të ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” u sulmuan ashpër edhe ata udhëheqës të Gostivarit dhe disa njerëz me influencë me të cilët bashkëpunonte si: Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raça, Zihni Fiqeriu, Abdi Gola dhe shumë të tjerë.[10] Pasi u formua Fronti Kombëtar i Shqipërisë, qendër e ”Ballit Kombëtar” në Maqedoninë Perëndimore ishte Gostivari, nën udhëheqjen e Kadri Saliut, ndërsa për Tetovë udhëheqës i organizatës së ”Ballit Kombëtar” ishte caktuar Shuaip Kamberi. Këta dy ishin edhe anëtarë të Komitetit të Qarkut të Kosovës.[11] Në organizimin e II të Lidhjes së Prizrenit me qendër në Prizren, edhe kësaj radhe gjeti fushë veprim të fortë posaçërisht në Tetovë e Gostivar. Në Kongresin e II, morrën pjesë edhe delegatë nga Tetova e Gostivari. Udhëheqësit e Ballit nga këto qytete, në bashkëpunim me administratën e vendit, zbatuan vendimin e marrë në Kongresin e II të Lidhjes së Prizrenit, për formimin e aradhave vullnetare, ”Për ruajtjen e paqës dhe mbrojtjen e atëdheut” . Duhet theksuar se aktivitet të posaçëm në këto rrethana lufte zhvillonte Komiteti Ekzekutiv Shqiptar me seli në Tetovë.[12]

Emërimi i Xhemës Komandant i Forcave të Balllit

Në vitin 1940 Xhema kthehet nga Elbasani, ku qëndronte nga viti 1938. Pushteti italian e thërret dhe e ngarkon me detyrën e gardianit të burgut pranë Nën Prefekturës së Gostivarit. Në burg ndodhej atdhetari Shefqet Presheva. Pas një periudhe të shkurtë në mes tyre u lidhë besa që të luftohet për Kombin dhe bashkim të trojeve shqiptare. Komandant Xhema e lëshoi prej burgu shokun e idealeve dhe së bashku aratisen në mal, ku organizojnë një çetë të pamvarur.[13] Kjo ndodhi në vitin 1942, ku Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit, i çeli dyert e burgut dhe i lëshojë të gjithë të burgosurit. Ai me shokët e idealit Shefqet Preshevën, Hajvaz Kalishtin dhe Bajram Dobërdollin, për tu fshehur me çetën e tij nga ushtria italiane, u vendosën te Lok Llakavica.[14] Ky i vendosi këta atdhetarë në stanet e Koshares, ku qëndruan për tre muaj, duke bërë parapregaditje për luftë kundër ushtrisë italiane. Armët e para kjo çetë i pagëzoi në fillim të vitit 1943. Në luftë kundër ushtrisë fashiste italiane në rrugën Gostivar Tetovë, në të cilin aksion jo vetëm që vranë ushtarët e saj, por u paisën me material luftarak. Nga kjo krismë e parë u çarmatosën shumë ushtarë italianë. Me këtë aksion të papritur por tejet të suksesshëm fillon një fazë tejet e sukseshme e forcave të Ballit Kombëtar, duke tronditur thellë komandën italiane.[15] Në këtë kohë Xhemë Gostivari emërohet komandant i ”Ballit Kombëtar”. Në këto rrethana lufte në kordinim me Shtabin Kryesor të Ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” me Qendër në Prizren, duke e afirmuar gjithmonë kombëtaren kundër intercionalizmit të rrejshëm sllavo-komunist.V.Xh.) Në atë kohë në Gostivar me rrethinë vepronte një çetë partizane e udhëhequr nga Tomë-Gjel Shumski, i cili ishte i ardhur nga Tirana por në bazë të dokumentacionit ekzistues ai ka një biografi të paqartë në aspektin nacional dhe fetar.?.V.Xh). Për organizimin e luftës së përbashkët me partizanët, Xhemë Hasa pati një takim me Tomën në malin Smilojcë të fshatit Llakavicë. Tema e bisedës ishte lufta e përbashkët për çlirimin e trojeve shqiptare kundër okupatorit italian. Në këtë takim Tom Gjela i tha Xhemë Gostivarit: ”se ne na kanë dërguar nga Tirana që tua çelim sytë se i keni të mbyllur”. Xhema kësaj pyetje provokative i përgjigjet,”Ne i kemi të mbyllur por do ti hapim vetë se ju nuk jeni të gjithë njësoj. Disa prej jush janë duke punuar për komunizmin, që është në kundërshtim me çështjen tonë kombëtare”.[16] Pas këtij takimi duhet theksuar se krerët e ”Ballit Kombëtar” u informuan për qëllimet e aradhës së Tom Gjelës, i cili angazhohej për idealet sllavo-komuniste, të ashtuquajtur ”Internacionalizëm”, që nuk përputhej fare me përcaktimet kombëtare të programit të Ballit .

Ndarja definitive e Ballit-nga forcat partizane

Ndarja definitive në mes ushtrisë së Xhemës dhe Tom Gjel Shumskit, u bë pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943, kur forcat partizane tradhtuan në sulmin e përbashkët kundër italianëve në fshatin Raven, pasi duhej të mirrej Gostivari, por në sulmin që do të pasonte Zhivku i Beliçicës që ishte edhe zavendës komandant i aradhës së Tom Gjel Shumskit, kërkoi që në krahun e djathtë të valojë flamuri i Jugosllavisë, ndërsa në në krahun e majtë flamuri shqiptar. Por me këtë propozim nuk u pajtua Komandanti i Ballit Kombëtar Xhemë Gostivari. Këtu erdhi deri te përleshja e parë në mes forcave të Ballit dhe partizanëve. Xhemë Gostivari nuk i lejoi rrugën aradhës partizane dhe çetës së Tom Gjelës, që të hynë në Gostivar, me flamurin jugosllav, dyshimi i Xhemës në çetën e Tomë Shumskit ishte tejet i arsyeshëm, pasi shumica e ushtarëve të këtij njësiti ishin ushtarë sllav, që në këto anë vepronin së bashku serb e maqedonas.V.Xh.). Komunistët shqiptarë që ishin përkrahës të fortë të ideologjisë sllavo-komuniste, ndarjen e Xhemës dhe ushtarëve të”Ballit Kombëtar” nga çeta e Tom Gjelës e përshkruanin në mënyrë tejet ofenduese ”Xhema kaloi krejtësisht në anën e armikut italo-gjerman, dhe u bë hyzmeqar i okupatorit”. Pranë Xhemës u radhitën bashibozukë, njerëz që kishin bërë të këqija nëpër fshatrat, individë të koruptuar, duke formuar kështu bandën tradhëtare të Xhemë Gostivarit. Sipas fjalëve të autorëve të monografisë për Gostivarin, ”Xhema u cilësua nga ideologjia komuniste dhe njerëzit e kësaj partie, si tradhëtar dhe bashkëpunëtor i okupatorit”. Pas këtij momenti komunistët Selman Kasapi dhe Kiço Progri, u larguan nga çeta e Xhemës dhe përkohësishtë u vendosën në Gostivar. Por së shpejti, kinse nga rreziku që u kanosej nga njerëzit e Ballit, u larguan nga Gostivari, mbasi mund të prisnin ndonjë të keqe. Propaganda komuniste edhe kësaj radhe si përpara ishte tejet e ulët dhe fyese dhe merrej me cikrime kundër vllezërve të vetë shqiptarë dhe në të shumtën e rasteve ata zbatonin diktatin e komunistëve sllav duke minimizuar heroizmin e Ballit dhe komandantit të saj. Ata deklaronin në memoaret e veta: me gjithëse u kthye Xhema, por kurrë nuk guxonte të bënte të keqe për komunistët pasi ishte frikacakë dhe e dinte forcën e partizanëve.?… Ata deklaronin: Xhema me ”bandën e tij” u dëgjua jo për të luftuar hajdutët, por partizanët në Dibër, Bukoviq, Pogradec etj. Ai luftoi përkrah ushtrisë italiane.”.[17] Situata bëhet edhe më e tendosur në Pollog dhe më gjërë pas mbajtjes së Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942. Në këtë mbledhje nga Gostivari kanë marrë pjesë mësuesit e ardhur nga Tirana, Kiço Progori dhe Ahmet Pere, të cilët pasi u kthyen nga konsultimi i Pezës, filluan ashpër me propagandën e tyre komuniste kundër programit të ”Ballit Kombëtar”. Kthimi i këtyre dy komunistëve në Maqedoni ”krijoi te masa një entuziazëm dhe besim për të ardhmen”, nënvizojnë autorët e monografisë për Gostivarin, Amet Pere dhe Selman Kasapi.[18] Këta pasi u kthyen në Gostivar e filluan detyrën e shejtë në shërbim të sllavo-komunistve, për demaskimin e programit të ”Ballit Kombëtar” duke shpallur tradhëtarë, bajraktarët dhe gjithë politikanët, simpatizuesit dhe pjesëmarrësit e ”Ballit Kombëtar”. Këta komunistë të Shqipërisë të dërguar me diktat të Enver Hoxhës për veprim në Maqedoni, ”lavdrohen se kanë pasur sukses në demaskimin dhe largimin e popullatës shqiptare nga dredhitë që bënin antarët e Komitetit të Ballit në Gostivar”, si Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raça, Zihni Fiqriu, Abdi Golja, e shumë të tjerë.[19] Më 10 maj 1943 në fshatin Reçan të Gostivarit në veri të Vrutokut, te burimi i lumit Vardar, u mblodhën të gjithë udhëheqësit e partizanëve, si Hamdi Dema, Tom Gjela Mahmut Gjenovica e shumë të tjerë. Këta për komandant të përgjithshëm e emruan Jelisie Popovskin. Por nuk guxuan të hynë në Gostivar, pasi Xhemë Hasa, kishte lajmëruar që nisja në drejtim të Gostivarit do të ishte katastrofale për partizanët. Prandaj ata duke patur frikë nga forcat e Ballit në krye me Komandant Xhemën, nuk guxuan të marshonin drejtë Gostivarit. Këta forca të përziera shqiptaro-sllave e ndryshuan marshimin dhe u nisën nëpër male kah Mavrova, në drejtim të Dibrës. Ndërsa aradha e Xhemë Has Gostivarit dhe komanda e saj i lëshuan pozicionet e luftës të udhëhequr nga Lok Llakavica, Aqif Reçani, Ilmi Trnova dhe Merr Sërmnova hynë në Gostivar triumfalisht, duke mbajtur lart flamurin kuq e zi të Skënderbeut. Pas hyrjes në Gostivar u mbajtë një takim me kryetarin e Komunës Sali Kadriun, ku u muarr vendim për veprim të mëtutjeshëm të Ushtrisë së ”Ballit Kombëtar ”. Në këtë takim u vendosë të luftohet kundër çdo kujtë që rrezikon interesat kombëtare shqiptare. Kjo ishte njëherit edhe ndarje përfundimtare e Ballit me ideologjinë sllavo-komuniste. Kjo ndarje nga komunistët të udhëhequr nga ” Balli Kombëtar” para 60 viteve na dëshmon edhe një herë se populli shqiptar gjithmonë në mesin e vetë ka pasur udhëheqës të denjë e të formuar në aspektin kombëtar që kanë ditur të rezonojnë drejtë, se lufta e Dytë Botërore nuk mund të quhet për shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës, Malit Të Zi, Çamërisë, ” Luftë Nacional-Çlirimtare”. V.Xh). Me pjesëmarrjen në këtë luftë shqiptarët edhe më tutje ngelën të ndarë në mes veti, me pranga prej hekuri edhe nga Shqipëria edhe nga sistemi titist-komunist. Shqiptarët që ngelën nën sundimin jugosllav pas luftës së Dytë Botërore, në emër të ”Internacionalizmit”, vetëm u terrorizuan edhe më fortë nën sistemin e ri sllavo komunist. Prandaj askush prej shqiptarëve nuk ka të drejtë morale që luftën e Shqiptarëve të Maqedonisë ta pagëzojë si ” Luftë-Nacional-Çlirimtare”.V.Xh.). Nga mos respekti i luftës së drejtë që bëri vetëm ”Ballit Kombëtar”, do tu rotullohen eshtrat luftëtarëve të ”Ballit Kombëtar” dhe të gjithëve atyre trimave që ranë në luftë për çlirimin e bashkimin e trojeve shqiptare.V.Xh.). Por këtë term politiko-historik, të ashtuquajtur lufta ”nacional-çlirimtare” , mund ta përdorin ata që përfituan nga lufta vëllavrasëse e shqiptarëve, në radhë të parë maqedonasit, Boshnjakët, Malazezët e popuj të tjerë. E në veçanti ajo i ka plotësuar normat juridiko-shtetërore vetëm për sllavët e Maqedonisë, të cilët u njohën si popull. Ndërsa pas luftës shqiptarët ngelën si pakicë në trojet e veta historike. Këtë luftë të padrejtë për historikun e shqiptarëve, sllavët e Maqedonisë e shfrytëzuan hegjemonizmin e tyre edhe në viset ku jetojnë me shumicë shqiptarët, duke e shpallur shtet vetëm të maqedonasve. Pra me mbarimin e luftës së Dytë Botërore, shqiptarët nuk u çliruan por u okupuan nga forcat sllavo maqedone dhe bashkëpunëtorët e tyre.V.Xh.) Komanda maqedonase pranon:”se deri në fund të luftës Gostivari dhe Tetova me rrethinë mbeti kështjellë e pa thyer për forcat partizane. Pra ky si problem kryesor ngeli deri në fund të ”çlirimit” të vendit.”[20]

Luftërat e Xhemës kundër partizanëve

Pas kësaj ndarje kemi disa beteja , në Dibër, Zdunjë, e Kërçovë. Më 2 tetor të vitit 1943, në bashkëpunim me Mefail Shehun u çlirua Kërçova nga forcat komuniste.[21] Pas fitores së shkëlqyer të Ballit në Kërçovë, erdhi deri te beteja e njohur në Bukoviq. Në këtë betejë të shkëlqyer të Ballit dhe komandantit të saj Xhemë Hasës, pësoi humbje të madhe çeta e Tom Gjelës në të cilën betejë vetë ai u vra, e që sot e kësaj dite vrasja e tij ka ngelur enigmatike.[22] Por, këtë vrasje enigmatike e vërteton edhe udhëheqësi i brigadës së VII-shqiptare dhe bashkëluftëtari e tij nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Ai haptazi pranoi se vrasja e Tom Gjelës nuk dihet se nga cilët ushtarë u vra, nuk.dihet se prej cilës anë erdhi plumbi që e vrau atë ”Por trupin e tij unë i pari e preka (Qemal Agolli) dhe e varosa në fshatin Zajaz. Ai ishte i vrarë pas shpine.[23] Tomë Gjela ky luftëtar i dejnë për çështjen shqiptare shpeshëherë deklaronte se nuk duhet të luftojmë kundër ushtarëve të ”Ballit Kombëtar” që u p engonte me të madhe ushtarëve sllav dhe komandantëve të tyre.[24] Komanda e ”Ballit Kombëtar” që udhëhiqej nga Xhemë Gostivari e Mefail Kërçova e asgjësuan për një brigadën 1 dhe 15 maqedonase. Shtabi kryesor i Maqedonisë intervenoi me të shpejtë që të dërgohen përforcime të reja duke e dërguar njësitin e VI sllavo-maqedonase, dhe brigadën e IV shqiptare. Por burrëria e Xhemës dhe Mefalit kur panë se në drejtim të tyre kah fshati Zajas po mar shonin ushtarë shqiptarë të brigadës së IV shqiptare për të mos u derdhë gjak vëllau, Xhema dha urdhër që mos të vritet asnjë nga vëllezërit shqiptarë dhe të lëshohen të lirë të kalonin. Ky është fakt i pa mohueshëm i veprimit kombëtar të Xhemës dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sa po futeshin në veprim forca partizane të nacionalitetit shqiptar, vullnetarët e Xhemës e të Mefalit hapnin rrugën e largoheshin me një qëndresë e zjarr disi të zvogëluar. Më në fund autorët e monografisë për Gostivarin që ishin komunistë të përbetuar pranojnë largëpamësinë strategjike të Komandant Xhemës dhe bashkëpunëtorëve të tij. ”U vinte keq të dy palëve që kishin gjak shqiptari që të përplaseshin me njeri tjetrin pa e ditur se në mulli të kujtë shkonte gjaku e trimria e tyre, se në të ardhmen do të jetonin në të njëjtat kushte diskriminuese..? sigurisht se po”.[25] Sipas gazetës ”Zani Sharrit” një betejë e shkëlqyer e Xhemës u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi përreth lumit Treska, përgjatë Malit të Thatë mbi fshatin Gurgunicë e Sedllarevë, të hynë në Pollog. Këto forca çetnike pasi hynë në këto dy fshatra malltretuan shumë gra fëmijë duke vrarë 9 burra të fshatit Sedllarevë. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritës dhe Xhemë Hasës i dhanë një leksion të fortë ushtrisë sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetë, se nuk shkelet lehtë kjo tokë shqiptare, që dikur këto treva i kishte çliruar Skenderbeu.[26]

Një Aradhë e Ballit Kombëtar që ka vepruar në Pollog

Sipas gazetës ”Zani Sharrit” një betejë e shkëlqyer e Xhemës u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi përreth lumit Treska, përgjatë Malit të Thatë mbi fshatin Gurgunicë e Sedllarevë, të hynë në Pollog. Këto forca çetnike pasi hynë në këto dy fshatra malltretuan shumë gra fëmijë duke vrarë 9 burra të fshatit Sedllarevë. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritës dhe Xhemë Hasës i dhanë një leksion të fortë ushtrisë sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetë, se nuk shkelet lehtë kjo tokë shqiptare, që dikur këto treva i kishte çliruar Skenderbeu.[27] Ushtria partizane pati një numër të vrarësh e të mbytur në Treskë. Kjo ushtri çetnike u tërhoqë nga Poreça.[28] Në këtë betejë ka pasur nga ana e ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” mbi 20 të vrarë, që ishin mbrojtës së zonës për rreth fshatit: Gurgurnicë, Sedllarevë Strimnicë etj.[29] Xhemë Hasa deri sa ishte Komandantë vepronte në të njëjtën taktikë si në kohën e Skenderbeut, atje ku lypte nevoja, nga gryka e Dërvendit që lidhë Pollogun me Shkupin e deri në Dibër e Pogradec.[30] Xhemë Gostivari gjatë kësaj periudhe kishte krijuar territorin e lirë dhe ishte i mendimit të shpallë ” shtetin e vet të pavarur shqiptar”.[31] Xhemë Gostivari për këtë ide të shtetësisë shqiptare ka pasur bashkëpunëtor të denjë në Strugë: organizator kryesor ishte ”Rinia Shqiptare” në krye me Remzi beun, e ky njëkohësisht ishte edhe komandant në këto anë. Në rrethin e Strugës kanë vepruar Rizvan Koreshtishta, Mentor Çoku etj.[32] Në anën e Strugës dhe Dibrës kanë vepruar në luftë kundër lëvizjes komuniste edhe Beqir aga, Nazmi Tateshi nga fshati Tatesh i Poshtëm, Hysni Dema nga Dibra, Faik Dobovjani nga fshati Dobovjan, Sherif Ibrahimi nga Struga e të tjerë.[33] Poashtu forca që nuk pranonin të bashkëpunonin me lëvizjen komuniste kishte edhe në Dibër, Miftar Kaloshi, Azis Kaloshi, Ali Maliqi Ramadan Hoxha, Ukë Cami dhe të tjerë.[34] Poashtu është i njohur edhe komandanti i organizatës së drejtësisë Murat Llabunishta.[35]

Masakrimet partizane në fshatin Bogovinë

Një ndër aksionet e shkëlqyera përmendet lufta e Xhemë Hasës te vendi i quajtur ”Dukat” mbi Bogovinë ose më saktësisht në mes Novo Sellës dhe Rakovecit. Për këtë betejë të shkëlqyer rrëfen luftëtari i Xhemës Emin Xhemaili.[36] I cili thotë: ka fundi i vitit 1944 forcat partizane pasi kishin hyrë në Tetovë e Gostivar, kishin vendosur të sulmonin Xhemën i cili në këtë kohë kishte vetëm 150 luftarë, ndërsa ushtrinë tjetër e kishte shpërndarë të lirë që të vendoset nëpër shtëpitë e veta. Komanda partizane e sulmoi Xhemën nga Sellca dhe Novosella, përgjatë lumit të Bogovinës. Por falë banorëve të këtyre fshatrave për rrethë dhe barijve, Xhema u informua me kohë për sulmin që përgaditej nga partizanët. Sulmi u bë nga fundi i nëntorit. të vitit 1944. Këtë betejë e ka udhëhequr vetë Xhema, duke zënë pozicione sipas taktikës së tij të njohur, duke urdhëruar që vetëm ai të jepë shenjë për sulm dhe kështu ndodhi. Nga sulmi i papritur forcat partizane lanë një numër të madh të vrarë dhe të plagosur. Sipas të dhënave që disponojmë në bazë të dëshmive ekzistuese dhe të njerëzve që morrën pjesë në këtë betejë numri i të vrarëve partizanë arrinë mbi 50-70 të vrarë.[37] Pas kësaj humbje katastrofale partizanët dhe komanda e saj nuk hoqën dorë për tu hakmarrë banorëve të Bogovinës. Kah mesi i marsit më 17-18 mars 1945, Bogovina rrethohet nga forca të mëdha partizane nga të gjitha anët dhe kërkojnë nga qytetarët e Bogovinës të tregojnë se ku ndodhet Xhema. Pasi qytetarët e Bogovinës nuk i pranojnë urdhërat e komandës partizane, e në veçanti duhet të përmendet bujaria kombëtare e bashkësisë lokale e vendit, e cila ka qenë në nivel të detyrës duke vepruar në vijën kombëtare si i ka hije shqiptarit, për përkrahjen pa rrezevë që i kanë ofëruar Ballit Kombëtar. Këta atdhetarë torturohen tërë ditën te mejtepi i fshatit në qendër të Bogovinës, me preteks se nëqoftëse nuk tregojnë se ku ndodhet Xhema me shokë dhe se kush i përkrah ata, do të vriten të gjithë dhe fshati do të digjet. Këta burra i durojnë këta tortuara dhe nuk pranojnë asesi kërkesat e komandës partizane. Më në fund pas këtyre torturave të papara të cilat nuk dhanë rrezultate, komanda e saj jep urdhër që të digjet fshati dhe banorët e saj të grumbullohen në qendër të fshatit. Fillon bastisja nëpër çdo shtëpi, në këtë rëmujë digjen pesë shtëpi deri në themel.[38] Në këto rrethana kur fshati ishte i rrethuar nga të gjitha anët, në mes të fshatit para qytetarëve të Bogovinës nxiret Kryetari i Bashkësisë lokale për ta pushkatuar, me akuzë se ka qenë bashkëpuntor i ngushtë i Xhemës dhe se djali i tij Bajrami bënte pjesë në ushtrinë e Ballit Kombëtar. Ushtari merr urdhër për ekzekutim të Iljaz Bogovinës. Por ky trim fare nuk i frikësohet vdekjes dhe i mëshon me shkop ushtarit që mori urdhër të vriste. Në këtë tollovi kryetari i Bogovinës u vra më 18 mars 1945, nga disa ushtarë tjerë.[39] Në këto rrethana të jashtëzakonshme komanda partizane e lidhi parinë e fshatit dhe i nisi për në Gostivar. Por gjatë rrugës ecnin duar lidhur, nëpër fshatrat: Pirok, Gradec, Sanakos, Negotinë, mbrenda kohës këta e ndruan vendimin dhe i vranë afër fshatit Dobërdoll, te vendi i quajtur ”Bota e Kuqe”afër gështenjave të fshatit. Në këtë akt trishtues u vranë pa pikë faji këta udhëheqës të fshatit Bogovinë: Sekretari i bashkësisë lokale, Lazim Misimi, me anëtarët e Kryesisë: Rushan Dehari, Garip Beluli, Mehmet Veseli. Në këtë masakër kanë qenë prezent edhe disa qytetarë të fshatit Sellcë dhe Novo Sellë. Këtij masakri i shpëton vetëm Hazir Vahiti nga fshati Sellcë e Keqe.[40] Komandanti i ”Ballit Kombëtar” në Pollog e më gjërë, gjithmonë ka kërkuar nga luftëtarët e vetë që të jenë shumë të kujdesshëm që mos të vijë deri te vrasja në mes të shqiptarëve. Vetë ky komandantë shpeshëherë deklaronte se ne nuk guxojmë të derdhim gjak në mes veti dhe të kënaqim shpirtin e sllavëve.[41]

Dorëzimi i qyteteve shqiptare dhe terrorizimi i tyre nga Partizanët

Ushtritë sllavo maqedonase bënë një shëtitje nëpër qytetet shqiptare të Maqedonisë pas mbarimit të luftës, duke ”çliruar”më 16 nëntor Kërçovën, hynë në Gostivar më 18 nëntor pa luftë. Në krye të kolonës, mbi kalë të bardhë, gjendej komandanti i Brigadës së IV shqiptare Nafi Sulejmani, që mund të merret si disfatë e fundit e ”Ballit Kombëtar” në luftë për çlirim e bashkim kombëtar. Kjo brigadë qëndroi pak kohë në qytet dhe mori urdhër nga Shtabi Kryesor Maqedonas që ta lëshonte qytetin dhe të vendosej në fshatrat për rreth fshatit Çajlë. Kurse në qytet u vendosën Brigada I dhe e XV, maqedonase. Prej kësaj kohe fillon një epokë më e vrazhdë e terrorizimit dhe e zhdukjes kundër popullit të pa fajshëm shqiptar, me pretekst se po kërkonin armë.?…V.Xh). Ndërsa Brigada IV Shqiptare vazhdonte luftën për pastrimin e terrenit kundër ”armikut”, (kështu quheshin nga partizanët forcat e Ballit Kombëtar). Brigada Shqiptare nga Gostivari hyri në Tetovë, ku poashtu qëndroi disa ditë dhe mori urdhër që të niset për rrugë, që të pastronte terrenin në zonën e Shkupit, ndërsa brigadat Maqedonase nga Gostivari e Shkupi me të madhe hynë në Tetovë pa luftë. Brigada e IV shqiptare i la ato: ”deri në fund që ta kryenin detyrën” dhe vetë me 5 mijë luftëtarë arriti në Kumanovë, për ta pastruar terrenin nga forcat e Sulë Hotlit dhe Mulla Idrizit, që deri tani kishin pastruar disa ushtri bullgare dhe kishin zvogëluar brigadën e XVII sllavo-maqedonase, që kishin bërë masakra të pa para në këto anë, posaçërisht ishte shquar në këto masakrime barbare komandanti i saj Zufer Musiqi.[42] Ndërsa Qazim Luzha, që vetë e mbante të çliruar Tetovën ua dorëzoi partizanëve shqiptarë. Këtë vepër e kreu komandanti i artilerisë partizane Sabri Voci nga Elbasani, oficer i karrierës, në bashkëpunim me shumë të rinjë nga Tetova, muarrën në dorëzim qytetin duke krijuar një administratë nga vetë tetovarët shqiptarë. Kjo vepër e partizanëve shqiptarë, si ngjarje i shqetësoi pa masë pushtetin sllavo-maqedonas dhe kërkuan nga shtabi i divizionit të merreshin masa karshi këtij akti të pa pranueshëm. Pas ca ditëve Sabriu u burgosë, me disa oficerë tjerë shqiptarë. Poashtu u burgosën edhe shumë të rinjë tetovarë në kampin e ”Monopolit të duhanit”, të cilët u dorëzuan pushtetin maqedonasve. Pas disa javësh vjen në Gostivar një letër e dërguar nga Xhemal Voci nga Elbasani, i cili gjatë kohës së okupacionit fashist ka qenë mësues në Gostivar së bashku me Ahmet Peren i cili ishte edhe themelues i qelizave të para komuniste, këto mbledheje konsultative shpeshëherë mbaheshin në shtëpinë e tij. Por duhet theksuar se edhe këtij komunisti pushteti maqedonas nuk i ngeli borxh. Procesi gyqësor është udhëhequr nga prokurori Llazar Mojsov. Këtë e dënoi në fillim me 20 vite burg, por më vonë i zvogëloi dënimin në 18 vite, duke ia shkatëruar tërë familjen në Gostivar, gruan ia larguan për Turqi, ndërsa vajzën e vetme legjitime e ndajtën nga Ahmet Pere, rrëfen vetë Ahmet Pere.[43] Ky në letër kërkonte nga Ahmeti që ta lajmërojë për djalin e vetë Sabriun. Ahmeti kërkoj nga Gafur Paçuku që ta informonte për gjendjen e Sabriut, pasi i ati ishte i interesuar që ta shohë të birin, por mori përgjigje negative pasi në burg nga tortura që i kishin bërë sllavo-komunistët, dukej si me dy koka. Babai i Sabriut u kthye prapë për në Elbasan pa e parë djalin. Ndërsa me urdhër të Gafurit, Sabriun e vizitoi Ahmet Pere, pasi e kishte edhe shok të normales. Si e përshkruan Ahmeti vizitën e Sabriut në Burg: ”Sabriu nuk njiheshte fare ai ishte i ejntur në fytyrë, dhe dukej sikur kishte dy koka, nga këmbët nuk ecte dot, por e mbanin për krahu dy partizanë. Pas ca kohe Sabriu u dënua me vdekje [44] Ushtria sllavo maqedone bënë masakra të pa parë në rrugën Gostivar Çegran për rreth Vardarit, ku vranë mbi 300 vetë, ndërsa pasi hynë në Tetovë burgosën djemtë më të mirë të.popullit shqiptar. Në Monopol të Duhanit kishte të vrarë mbi 2000 vetë nga 6000 sa ishin të burgosur.[45] Të burgosur dhe shumë të vrarë ka pasur edhe në kampin e shkollës bujqësore në Tetovë. Poashtu pati shumë të vrarë në fshatin Saraqinë, që ishte inprovizuar si kamp në mes të fshatit i banuar me shumicë me maqedonas e kolonist serb. Poashtu nuk dihet edhe sa të vrarë kishte në shkollën e fshatit Zhelinë, ku ka pasur të burgosur mbi 600 vetë.V.Xh.). Në Tetovë me rrethinë u bë një kasap-hane e vërtetë u vranë dhe u masakruan heronjtë e popullit dhe njerëzit më të devotshëm të kombit Shuaip Kamberi, kryetar i Komunës së Tetovës dhe redaktor i gazetës ”Zani i Sharrit”,u vra me një grup shokësh, duke i hudhur në gypin e hidrocentralit me Jusuf Kulikun. Ndërsa të gjallë Ozna i ka djegur afër familjes, Afës Sulejman Shaipin, Mulla Sylë Jakupin. U torturuan komandantët e Xhemës për Tetovën, Arif Kapetani, e Arif Brodeci dhe u burgosën Xhafer Tetova dhe Gajur Derralla si organizator të xhandarmerisë për zonën e lirë shqiptare.[46] Marrëveshja e Kalishtës në mes Xhemë Gostivarit dhe Lok Llakavicës kurrë nuk u realizua për vazhdimin e luftës në pranverë të vitit 1945. Nga Ozna u vra Aqif Rexhani, Lok Llakavica duke ikur nga ndjekja e Oznës u largua për Shqipëri. Në malet e Sharrit ngeli vetë Xhema me disa shokë duke kaluar dimrin në malet e ftohta të Sharrit. Ushtria e ”Ballit Kombëtar” ndiqej në çdo skaj nga partizanët dhe komunistët e saj. Në këtë kohë OZNA, famkeqe jugosllave arriti ti bënë për vete disa bashkëluftëtarë të Xhemës, duke u premtuar liri dhe para. Këta arritën së pari ta helmojnë me petulla, (por ky version nuk mund të merret si i saktë), e pastaj e vrasin Komandantin dhe trimin e shquar të ”Ballit Kombëtar” i cili vdiq në malet e Sharrit më 2 prill 1945.[47] Një bashkëluftëtar i Xhemës vdekjen e Xhemë Gostivarit e përshkruan me një pikëllim shpirtëror duke i përkujtuar ato momente tragjike të vdekjes thotë: ” Xhema çohet në këmbë e rroku automatikun dhe gjëmoi mali me piskamën e tij më helmuat ?…unë me bukë e ju me helmë”.[48] Në ato momente i shkrepi disa plumba, por ato kësaj radhe fluturuan për herë të parë në drejtim të panjohur. Më vonë pasi i pushoi trupi kërkush nuk guxonte ti afrohej, iu pre koka dhe u dërgua në Gostivar ku qëndroi për dy ditë në sheshin e Gostivarit. Por falë luftëtarëve të tij koka e tij u grabitë në drejtim të panjohur.[49] Për këtë rast tragjik një grua maqedonase e Gostivarit rrëfen: kjo është turp i llojit të vetë, njerëzit edhe pas vdekjes duhet thënë të vërtetën se Xhema nuk e merritonte këtë vepër çnjerëzore, se gjatë komandimit të tij të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe rrethinës me të vërtetë falë tij, kanë qenë mjaftë të sigurtë dhe të lirë, në lëvizjet prej një vendi në tjetrin, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale ”E sot pa fije turpi mundohen ta shajnë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë”.[50]

Pra, për Familjen e Xhemës u përsërit historia, kjo familje patriotike që përkrahu me tërë familjen kryengritjen e Shtatorit më 1913. Për këtë kontribut të familjes patriotike të Xhemës tregon edhe ngjarja kur Komandanti serb e gjymtoi në vitin 1913, gjyshin të Xhemës, Esat Ali Hasën si pjesëmarrës në kryengritje dhe e hudhi të gjallë në zjarr, ndërsa gjashtë antarë tjerë të Familjes Hasa i vrau.[51]

Me këtë tradhëti kombëtare u kënaqën aspiratat e pushtetit sllavo maqedonas me tradhëtinë që bënë vetë shokët e Komandantit të ”Ballit Kombëtar”. Por kjo kënaqësi shpirtërore nuk do të zgjas shumë kohë, pasi organet maqedonase dhe Ozna famkeqe shumë shpejtë këta shërbetorë të sllavit do ti pastrojë, që u shitën shumë lirë duke tradhëtuar vëllaun, shqiptarin dhe tërë Kombin. Në fund mund të konstatojmë si dje ashtu edhe sot të gjithë në kuriz i kemi përjetuar pasojat e komunizmit e të shovinizmit sllav. Ne shqiptarët këtë disfatë të rëndë kombëtare që shpeshëherë kemi pasur edhe përleshje në mes vedi, vëllau kundër vëllaut, pa paragjykime duhet ta kërkojmë në mesin tonë duke filluar nga Konferenca e Mukjes e këndej, që kurrë më mos dhash zoti, të na përsëritet.V.Xh).

Pra, ne duhet të pranojmë se Ballistët ishin atdhetarë Kombëtarë, vizionarë të përpiktë, në rrugën që çonte drejtë Bashkimit Kombëtar. Pra krejtësisht në fund ideologjia komuniste, popullit shqiptar i zhduku disa virtyte të larta me të cilat mbureshim dhe dalloheshim nga popujt tjerë, ndërsa Shqipërinë e solli buzë të Greminës.V.Xh.).

Por do të ishte e rrugës për të gjithë ata që kanë bërë mëkate ndaj Ballit dhe djemve më të mirë të kombit të kërkojnë falje publike, duke u ngritur nga një lapidarë, në çdo vend të tokës shqiptare atje ku ka pasur heronj dhe atdhetarë të tillë, që kanë flijuar jetën për liri të Kombit .

Kontribut i Xhemë Gostivarit në luftën e popullit shqiptarë për çlirim e bashkim kombëtar, është një kontribut i jashtëzakonshëm i programit të përbashkët i Frontit për Bashkim Kombëtar, që me vizionin e tyre që patën kurrë nuk u përkulën përpara huntës komuniste të udhëhequr nga Moskva Beogradi dhe Tirana.

Fronti i ”Ballit Kombëtar” që nga fillimi i luftës së Dytë Botërore i bëri thirje popullit se është momenti në luftë për çlirim e bashkim kombëtarë kundër sunduesëve sllav të Beogradit. ”Balli kombëtar” si forcë e shëndoshë kombëtare kurrë nuk u gjunjëzua përpara propagandës dhe ideologjisë komuniste.

Krerët Ballit: ishin pikësëpari atdhetarë, kombëtarë vizionarë dhe strategë të përpiktë për të ardhmen e kombit, në pikë të parë ishin kundërshtarë më të vendosur të pushtetit të egër sllavo komunist. V.Xh)

Kjo ideologji i ktheu prapa shumë popuj të përparuar për disa shekuj, ndërsa popullit shqiptar i zhduku shumë virtyte të larta që posedonte ky popull kreshnik gjatë shekujve në Ballkan e më gjërë, që dallohej nga popujt tjerë me virtyte të larta humane e njerëzore.

Por në fund duhet theksuar se ideologjisë komuniste si në Jugosllavi, poashtu edhe në Shqipëri i ka interesuar vetëm grabitja e pushtetit. Që me rrëzimin e fashizmit me çdo kusht të vinë në pushtet, pa marrë parasyshë sakrificat njerëzore e materiale.V.Xh.).

Prandaj sot me plotë të drejtë morale mund të konstatohet, se Balli Kombëtar gjatë luftës së Dytë Botërore, ka qenë e vetmja forcë patriotike që ka përkrahur me përpikëni programin e Lidhjes Shqiptare të trasuar nga i madhi Abdyl Frashëri dhe i shpallur në Kuvendin Gjithkombëtar në Prizren më 1878. Kjo luftë për çlirim e bashkim kombëtar vazhdon pandërprerë, për ribashkimin e tokave të Shqipërisë Etnike. Kjo Lëvizje Gjithkombëtare e forcave më të shëndosha atdhetare vepron në vazhdimësi pa ndërprer (kurr), deri më sot aktivitetin e vetë patriotiko-revolucionar, deri në arritjen e plotë të qëllimeve tona mbarë komëtare. Kjo luftë do të zgjasë deri në çlirimin e çdo pllëmbe toke-Ilire, nga sunduesit e huaj.

____________________________________

Bibliografia:

 

 


 

 

[1] Miftar Vahiti nga fshati Tearcë, pjesmarrës dhe ushtarë i Ballit Kombëtar në çetën e Arif Kapetanit.
[2] Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim e bashkim, kombëtar (1912-1918), (punim doktorature), Prishtinë, 2002 f.264.
[3] Vebi Xhemaili, Pollogu në luftë 1941-1944, “Rilindja”, Tiranë, mars 13-18, 1995.
[4] Gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë, më 12 tetor 1944.2/14/2003
[5] Kralevina Jugoslavije, Drzhavna realna gimnazija u Tetovu, (Izveshtaj za shkollsku godinu 1929-1930.), Shkup, 1930.
[6] Vebi Xhemaili, “Pollogu në luftë 1941-1944”. “Rilindja” Tiranë, më 13 – 18 mars 1995.
[7] Po aty.
[8] Gazeta “Zani i Sharit”, Komandant i operacionit (nënshkrimi), Major Xhem Hasa, Tetovë, më 30-XI- 1944.
[9] Gazeta “Zani Sharrit”, Tetovë, 1944.
[10] Ahmet Pere-Selman Kasapi, Gostivari 1941-1955, “Përpjekjet e shqiptarëve të Maqedonisë për liri e pavarësi”, (Dorëshkrim), Tiranë 1989.
[11] Gazeta “Zani i Sharrit, Tetovë, 1944; A.rkivi i Maqedonisë-Shkup, Dokumente për lëvizjen e rinisë në Maqedoni 1941-1945, 1961, f. 197.
[12] A. M.-Shkup, K-1, nr.ark.10, Prokuroria publike e Tetovës.
[13] Ahmet Pere, Selman Kasapi, “Gostivari, dhjetor 194 -korik 1955”, (Përpjekjet e shqiptarëve të Maqedonisë për liri e pavarësi), monografi në dorëshkrim Tiranë 1989, f. 142.
[14] Rëfime të vetë Bajram Dobërdollit, dhënë autorit në vitin 1975, pas kthimit nga burgu i Tiranës, i cili në burgë ka përjetuar vuajtje të pa përshkruara por ka qenë i njohur se i ka munguar veshi i majtë.
[15] Ahmet Pere, Selman Kasapi, “Gostivarin, 1941-1955”, vep e cit. po aty.
[16] Ahmet Pere-Selman Kasapi, Gostivari 1941-1955, po aty.
[17] Ahmet Pere, Selman Kasapi, Gostivari 1941-1955, vep. e cit. 145-146.
[18] Ahmet Pere Selman Kasapi, Gostivari nga viti 1941-1955, (Maket), Po aty, f. 146.
[19] Po aty. f. 147.
[20] Jakim Sidanidovski, Gostivarskiot kraj vo 1943 god., Shkup, 1975 f. 308.
[21] Masar Kodra, “Slobodnite Teritori vo Zapadna Makedonija 1943”, Shkup, 1975 f.146.
[22] Ahmet Pere-selman Kasapi, “Monografi për Gostivarin 1941-1955, vepër e për. f. 257.
[23] Qemal Agolli, Sabit Fidani, dëshmitarë të gjallë për luftën e Bukoviqit, ku dëshmojnë për luftën dhe trimrinë e ushtarëve të Ballit dhe Xhem Gostivarit. Tiranë më 7 prill 1993.
[24] Qemal Agolli dhe Sabit Fidani dëshmojnë për trimëritë e Xhemës dhe urdhërin e tij dhënë ushtarëve të vetë që s’guxon kushë të vras shqiptarë. Tiranë më 7 prrill 1993.
[25] Vangjell Kasapi, Hasan Çipuri, Çlirimtarët shqiptarë nga Dibra në Zagreb, Tiranë 1995 f. 97.
[26] Gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë, Më tetor 1944, f.5.
[27] Gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë, Më tetor 1944, f.5.
[28] Gazeata “Zani i Sharrit”, po aty.
[29] Nexhbedin Abdiu, Strmnica, (monografi), Tetovë, 1999 f.258.
[30] Vebi Xhemaili, Luftrat e Skënderbeut në Pollog, gazeta ”Globi”, Shkup, 2002.
[31] Boro Mitrovski, Tetovo i tetovsko vo nov 1941-1945, Tetovë, 1991, f.321 [32] Boro Mitrovski, disa aspekte të politikës gjrermane në Ballkan, Shkup, 1975, f. 114.
[33] Po aty. vep. e cit. f. 114.
[34] Po aty.
[35] Po aty.
[36] Adem Xhemaili, nga fshati Bogovinë, luftëtarë i Xhem Gostivarit.
[37] Adem Emin Xhemaili, pjesmarrës në këtë luftë si luftarë i Xhemë Hasës i lindur më 1922. në Bogovinë.
[28] Gazeta “Zani i Sharrit”, po aty.
[29] Nexhbedin Abdiu, Strmnica, (monografi), Tetovë, 1999 f.258.
[30] Vebi Xhemaili, Luftrat e Skënderbeut në Pollog, gazeta ”Globi”, Shkup, 2002.
[31] Boro Mitrovski, Tetovo i tetovsko vo nov 1941-1945, Tetovë, 1991, f.321
[32] Boro Mitrovski, disa aspekte të politikës gjrermane në Ballkan, Shkup, 1975, f. 114.
[33] Po aty. vep. e cit. f. 114.
[34] Po aty.
[35] Po aty.
[36] Adem Xhemaili, nga fshati Bogovinë, luftëtarë i Xhem Gostivarit.
[37] Adem Emin Xhemaili, pjesmarrës në këtë luftë si luftarë i Xhemë Hasës i lindur më 1922. në Bogovinë.
[42] Emrin e këtij komandanti çetnik e ka mbajtur një shkollë fillore në Tetovë.
[43] Ahmet Pere Selman Kasapi, Gostivari…….f.312.
[44] Ahmet Pere, Selman Kasapi, Gostivari…., vep. e cit. f.298.
[45] Sabidin Ramadani, rëfime nga vuajtjet në kampin e monopolit në Tetovë.
[46] Boro Mitrevski, Okupacionit sistem vo Tetovo i Tetovsko…Teovë 1991,315.
[47] Riza Raifi-nga fshati Gornjan, luftar i Xhemë Hasës i cili ka vdekur 1981.
[48] Riza Gornjani, bashkëluftar dhe shok i ngushtë i Xhemë Gostivarit, gjatë luftës në Pollog.
[49] Rëfimi i Riza Gornjanit, për vdekjen dhe tradhtinë që i bënë njerëzitë e vetë.
[50] Blagorodna Stevçevska, mësuese e biologjisë në Gostivar, e lindur më 1911, Këtë deklaratë e ka dhënë gjatë viteve në pension 1979.
[51] Vebi Xhemaili, Lufta e shqiptarëve të Tetovës dhe Gostivarit në luftë për çlirim dhe bashkim kmbëtar 1912-1918, (disertacion i doktoraturës), f. 88; me këtë rast në kryengritjen e Shtatorit 1913, u vranë edhe gjashtë burra të familjes së Xhemë Hasës: Vesel Ali Hasa, Ramadan Hysen Hasa, Avzi Ali Hasa, Osman Ali Hasa, Hysen Rexhep Hasa, dhe Bilall Hasa. ( Recenzionin dhe analizimin përmbajtësor e bëri:prof.dr.Nehat Sadiku)

       ILIRIDA

Ilirida - Shqipëria Verilindore, Lugina e Vardarit ose Maqedonia Perëndimore, ka qenë e banuar që në periudhën më të lashtë parahistorike, të Neolitit, nga popullsi bartëse të Kulturës Mediterane. Më vonë, nga kjo popullsi parahistorike u formuan Pellazgët dhe fiset Ilire, të cilët në Iliridë, përveç tjerash, ndërtuan edhe këto qytete historike: Oeneu (Tetova), Draudaku (Gostivari) dhe Uskana (Kërçova) të cilët banosheshin nga fisi Ilir i Penestëve. Linkestët dhe Enkelejtë banonin rreth qyteteve Strugë, Ohër (Lyhnidis) dhe Manastir (Heraklea). Kurse pjesa veriore e Maqedonisë, Shkupi (Scupi), Kumanova, etj., ka qenë e banuar nga fiset ilire të Dardanëve dhe Paionëve.

Në Enciklopedinë serbe theksohet: "Maqedonia në periudhën antike ishte shtet i pavarur, i banuar me fise iliro-thrakase, nga maqedonasit iu dha emri MAQEDONI". Më poshtë thuhet: "Shtrihej rreth brigjeve të Detit Egje. Në histori është njohur me emrin Maqedonia, me kryeqytet Selanikun. Më vonë Filipi II, i ati i Lekës së Madh, i zgjeroi kufijtë në Veri. Kjo njihej me emrin Maqedonia II, me kryeqytet Stobi (Shtipi). Kufiri i Maqedonisë II shtrihej deri te lumi Astibo dhe rrjedha e poshtme e lumit Erigon". (Malla Enciklopedija, Prosveta, Beograd, 1978, f .461).

Pra, siç shihet, Maqedonia antike asnjëherë nuk është shtrirë në veri të lumit Erigon (Crna Reka), dhe se në perëndim asnjëherë nuk e ka pasur territor të saj Maqedoninë e sotme Perëndimore. Ata ishin të banuara me fiset tjera ilire, si: dardanët, paionët, lynkestët, penestët, enkelejtë etj. Këtë e dëshmojnë edhe gërmadhat e vendbanimeve të vjetra dhe objektet e shumta arkeologjike të zbuluara anekënd hapësirës së Maqedonisë së sotme.

Kurse, sa iu përket maqedonasve pellazgo-ilirë, një historian do të theksonte: ”Herët u paraqitën në histori dhe shumë herët u zhdukën”. Kjo tregon, se maqedonasit antikë nuk patën jetë të gjatë në histori. Në shek. III p.e.s nuk u dëgjuan më fare, ndërsa Leka i dëgjuan më fare, ndërsa Leka Ieonjetnive dhe ndarja e tyre nga shteti Madh vazhdoi të "veprojë" në arenën historike. Ai bëri bujë dhe la gjurmë të thella në histori. Edhe sot është i pranishëm në lëminë e historisë. Për të dihet se është i biri i Filipit II e i nënës Olimpi dhe se mësues e ka pasur Aristotelin (aristokrat Telin, filozof ilir). Leka i Madh ishte kushëri i Pirros së Epirit. Që në moshë 6 vjeçare mbet jetim dhe e mori në mbrojtje dhe e rriti mbreti i Taulantëve, Glauku, i cili më pas i ndihmoi që të bëhet mbret i Maqedonisë. Çka është me rëndësi, Leka i Madh, ishte mbret i Maqedonisë prej v. 336 deri në v. 323 p.e.r., pra, deri në vdekjen e tij. Përkatësinë etnike iliro-maqedonase, askush nuk mund t'ia mohojë, prandej edhe quhet Leka i Maqedonisë (Aleksandri i Maqedonisë).

Pra, më mirë do të ishte që historianët dhe politikanët sllavo-maqedonas të mos merren me kuazishkencë, sepse kjo sjell huti brenda vetë popullit sllavo-maqedonas. Përpjekjet e tyre që të jenë pasardhës të një populli të stërlashtë, me të cilin mburret historia antike dhe historia më e re, janë pretendime të kota, sepse nuk munden të jenë edhe sllavo-maqedonas edhe maqedonas antikë. Nuk munden të jenë në të njëjtën kohë edhe sllavë edhe ilirë, sepse maqedonasit e Lekës së Madh kanë jetuar në një hapësirë dhe në një kohë krejtësisht tjetër. Fisi i Maqedonëve të Lekës së Madh ka qenë fis pellazgo-ilir. Këtë e dëshmojnë vetë historianët dhe filozofët helenë (grekë) të asaj kohe, duke i quajtur Maqedonët, ashtu si edhe Ilirët, fise "barbare", pra fise të huaja, jo greke, që nuk kishin gjuhën dhe etninë e tyre.

*****

Shteti që sot zyrtarisht quhet Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), për herë të parë si gjysmështeti, si Republikë i ish-Federatës Jugosllave, u konstitua në vitin 1945.

Republika e Maqedonisë u nda nga ish-Federata Jugosllave pas mbajtjes së Referendumit të 8 shtatorit 1991, duke shpallur po atë vit edhe pavarësinë shtetërore. Ende pa përmbushur kushtet e parashtruara nga Komisioni i Badinterit u bë njohja e Maqedonisë si shtet i pavarur, dhe më 1993 ajo u pranua anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me gjithë njohjen e saj si shtet i pavarur nga OKB-ja, Republika e Maqedonisë (apo zyrtarisht: IRJM - FYROM) ende ka shumë probleme të pazgjidhura me fqinjët e saj.
Kështu, Bullgaria nuk ia njeh kombësinë (etninë), duke pretenduar se në Maqedoni ka vetëm pjesë të kombit bullgar e jo ndonjë komb maqedonas. Greqia nuk ia njeh as etninë, as emrin shtetit sllavomaqedonas, duke pretenduar se ajo është e vetmja "trashëgimtare" e emrit antik "Maqedon dhe Maqedoni". Serbia Maqedonisë nuk ia njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedonase, duke tentuar që ta mbajë gjithmonë nën sqetullën e saj këtë kishë. Kosova nuk ia njeh kufijtë Maqedonisë, sepse Serbia mbolli "mollën e sherrit" midis dy vendeve kur ia dhuroi Maqedonisë një pjesë të madhe të tokës së Kosovës. Republika e Shqipërisë e njeh Maqedoninë si shtet të pavarur e sovran dhe nuk ka probleme ndërshtetërore me të, por populli shqiptar i Iliridës nuk e njeh Maqedoninë si shtet të vetin, sepse nuk është i barabartë me popllin sllavo-maqedonas, sepse nuk është popull shtetformues në këtë republikë.
*****

Pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, kjo parti dhe qeveria e saj përpiloi një program pune ku pjesën më të madhe të këtij programi e përbën problemi ekonomik dhe zgjidhja e këtij problemi. Kurse problemi politik lihet nën hije të ekonomisë. Çështjet e pazgjidhura etnike, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit etj., lihen në plan të dytë, edhepse ato janë problemet numër një me të cilat përballet shteti i Maqedonisë. Në këtë mënyrë qeveria e VMRO-s po ikë nga problemet e mprehta reale politike dhe shkon e fshihet pas problemeve ekonomike, të cilat poashtu janë të mëdha dhe duan zgjidhje urgjente, por jo në kurriz të problemeve etnike dhe të pabarazisë ligjore ndërmjet etnive.

Duhet theksuar se, në mars-prill të vitit 2001, Kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë kërkoi ndarjen e saj, por shqiptarët nuk e pranuan këtë tezë, sepse Kryeministri i atëhershëm sllavomaqedonas u jepte shqiptarëve vetëm dy-tre komuna të këtij shteti, kurse pjesën e ”luanit” të trojeve shqiptare të Iliridës propozonte ta mbante për vete! Kurse në maj të po atij viti (2001), kur UÇK kishte shti në dorë luginën e epërme të Vardarit dhe ishte afruar te portat e Shkupit, Kryeministri u tërhoq nga ideja dhe ngarkoi Akademinë e Shkencave të Maqedonisë për ta elaboruar më tej tezën e ndarjes së saj. Nuk vonoi shumë dhe gazeta Veçer e datës 25 maj 2001 botonte hartën e ndarjes së Maqedonisë. Ky skenar jorealist e antishqiptar nuk u realizua atëherë, por skenari vazhdon të qëndrojë në sirtarët e kësaj partie sllavomaqedonase.

Sllavomaqedonasit VMRO-istë duan ta ndajnë Maqedoninë, por faji përballë Europës dhe botës ”duhet” t’u mbetet Shqiptarëve, që ne të etiketohemi e anatemohemi nga faktorët politik relevantë ndërkombëtarë si ektremistë, nacionalistë, separatistë, paqeprishës,… deri edhe terroristë! Por, faktikisht dhe historikisht, Maqedoninë (ta quajmë kushtimisht) Etnike e kanë ndarë vetë ideologët sllavomaqedonas të VMRO-së së shekullit të kaluar: Jane Sandanski (nga Maqedonia e Pirinit), Goce Dellçevi (nga Maqedonia e Egjeut), Nikolla Karevi, etj., të cilët nuk luftuan në koalicion me shqiptarët e Hasan Prishtinës për të krijuar Shqipërinë Etnike dhe Maqedoninë Etnike, por luftuan për të pushtuar sa më shumë territore të Shqipërisë Etnike në prag të shekullit të kaluar. Prandaj tani Maqedonia sllavomaqedonase e Pirinit gjendet nën Bullgari, kurse Maqedonia sllavomaqedonase e Egjeut gjendet nën Greqi. Dhe jo vetëm kaq, por politika antishqiptare e VMRO-së së sotme moderne dhe e të gjitha partive tjera politike sllavomaqedonase ende vazhdon me avazin e vjetër. Ata me ngulm po përpiqen të mbajnë të pushtuara tokat shqiptare të Shqipërisë Etnike (Iliridën) dhe po vazhdojnë të injorojnë të vetmit aleatë të tyre natyrorë në Ballkan – Shqiptarët, me të cilët i bashkon idea për krijimin e Shqipërisë Etnike dhe Maqedonisë Etnike. Dhe Maqedonia Etnike e tyre nuk shtrihet në tokat shqiptare të Iliridës, por gjendet në Bullgarinë e Pirinit dhe në Greqinë e Egjeut, si dhe në Maqedoninë e sotme juglindore (rrjedha e poshtme e Vardarit).

Sllavomaqedonasit dhe Shqiptarët kanë të përbashkët të njëjtin pushtues shovenist – Greqinë, por këtë fakt pushtetarët sllavomaqedonas të Shkupit nuk e marrin parasyshë dhe vazhdojnë të armiqësohen më tej me Shqiptarët, duke mos qenë të vetëdijshëm se në këtë mënyrë ata po godasin, më shumë se Shqiptarët, vetveten dhe çështjen e tyre kombëtare. Me apo pa "aleatët" sllavomaqedonas, kombi shqiptar do të vazhdojë rezistencën dhe luftën e tij për bërjen e Shqipërisë Etnike.

Mosimplementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe vazhdimësia e diskriminimit të shqiptarëve të Iliridës nga pushtetmbajtësit sllavomaqedonas të Shkupit, vetëm se do ta shpejtojë ndarjen dhe shpërbërjen e Republikës së sotme të Maqedonisë (IRJM-FYROM). Dhe faji do të rëndojë mbi ta, sepse bota demokratike nuk është as e verbër e as naive që të mos e identifikojë fajtorin e kësaj ndarjeje.

*****

Republika e Maqedonisë është shtet unitarist multietnik, ku pushteti ushtrohet nga lart – poshtë, dhe ku sundon etnia sllavomaqedonase mbi etninë shqiptare dhe mbi pakicat tjera kombëtare. Ky lloj pushteti etnocentrist është burim i konflikteve të vazhdueshme ndëretnike. Multietniciteti i shtetit është njëherit dhe pasuri e atij vendi, por vetëm kur bëhet decentralizimi i pushtetit qendror, kur pushteti dhe të drejtat e qytetarëve ushtrohen nga poshte-lartë. Kjo formë e qeverisjes bën të mundur që etnitë dhe pakicat e ndryshme që nuk kanë etni, gjuhë, fe e as tradita të përbashkëta, megjithatë mund të bashkëjetojnë në paqë dhe harmoni ndëretnike në një shtet të tillë ligjor.

Gjithë kohën ka pasur premtime të pushtetit maqedonas se do t’i plotësojë kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve, por nuk i ka plotësuar kurrë. Poashtu tërë kohën, sidomos gjatë fushatave elektorale, ka pasur premtime të partive shqiptare për zgjedhësit shqiptarë se do t’i avansojnë të drejtat e tyre kombëtare, se do t’i përmbushin kërkesat e tyre politike, kombëtare, ekonomike, të arsimit etj., por kur kanë hyrë në qeverisje nuk i kanë mbajtur premtimet. E gjithë politika e sllavomaqedonasve dhe e partive shqiptare është ndërtuar dhe është zhvilluar mbi premtime gojore dhe shumë pak gjëra janë të shkruara e të inkorporuara në ligj. Edhe ato të drejta të sanksionuara në kushtetutë dhe ligjet e shtetit nuk janë realizuar fare ose tepër pak në praktikë.

Çdo shtet jodemokratik njëherit është edhe ilegjitim për etninë që shtypet e shfrytëzohet politikisht dhe ekonomikisht. Pjesëmarrja e partive politike të etnive tjera në Parlament dhe në Qeveri, pa përmbushur standardet demokratike, pa rrespektuar dhe zbatuar marrëveshjet paraprake dhe ligjet në fuqi, nuk e bën një shtet legjitim. Përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtetin maqedonas, deputetë apo ministra, deri më sot kanë shërbyer vetëm si dekor dhe për të legalizuar pushtetin e sllavomaqedonasve karshi botës. Pushteti legal kur është jodemokratik, ai automatikisht është pushtet ilegjitim, i paligjshëm dhe i papërfillshëm nga etnia apo pakicat që janë objekt i padrejtësive të pushtetit legal.

Shqiptarët në Maqedoni, që nga viti 1945 e deri më sot, nuk kanë qenë të barabartë me sllavomaqedonasit, prandaj kurrë nuk e kanë pranuar atë si shtet të vetin, sepse janë nëpërkëmbur e diskriminuar vazhdimisht nga të gjitha qeveritë e Shkupit. Për këtë shkak, më 24 mars 1990 shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni e shpallën Iliridën Republikë Autonome, por nuk e vazhduan punën e mëtejshme për jetësimin e saj në vepër! Kurse në pranverë të vitit 2001 shqiptarët e Iliridës iu bashkangjitën thirrjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) për luftë nacionalçlirimtare dhe ndarje nga Maqedonia.

*****

Asnjë marrëveshje nuk mund të ketë karakter të përjetshëm. Ajo, çka është edhe më keq, Marrëveshja e Ohrit as nuk është implementuar në tërësi as edhe pas kaq vitesh të përpilimit të saj. Kjo Marrëveshje është shumë e vështirë që të implementohet në tërësi, sepse kundër saj ka qenë gjysma e popullit sllavomaqedonas. Këtë e dëshmoi edhe Referendumi Popullor i 7 nëntorit 2004, i organizuar nga partia aktuale në pushtet - VMRO-DPMNE, ku rreth 445.000 qytetarë sllavomaqedonas votuan kundër Marrëveshjes së Ohrit!

Marrëveshja e Ohrit është Marrëveshje për ekzistencën e Maqedonisë, ajo nuk është marrëveshje vetëm e shqiptarëve, por edhe e sllavomaqedonasve. Prandaj pushtetarët VMRO-istë të Shkupit janë të obliguar që ta implementojnë atë deri në shkronjën e paragrafin e fundit tä saj, nëse nuk duan shpërbërjen apo ndarjen e Republikës aktuale të Maqedonisë.

Marrëveshja e Ohrit ka luajtur rolin historik të ndërprerjes së luftës dhe tani është obligim i të gjitha forcave politike që të angazhohen për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe ende të pazgjidhura politike e kombëtare në Maqedoni. Një gjë e tillë mund të realizohet vetëm përmes një dialogu konstruktiv, ku hiqen “temat tabu” dhe me ndihmën e forcave demokratike ndërkombëtare të gjenden format dhe mënyrat e zgjidhjes së problemeve pa gjakderdhje të reja. Republika Shqiptare e Iliridës ende është opcion politik dhe kombëtar i popullit shqiptar të Iliridës.

Si duket pushteti maqedonas nuk ka mësuar asgjë nga konflikti ushtarak shqiptaro-maqedonas i vitit 2001! E meta e historisë është se ajo, në një formë apo në një tjetër, përsëritet. Historia përsëritet kur njerëzit, partitë politike apo pushtetet shtetërore nuk mësojnë apo nuk duan të mësojnë asgjë nga ngjarjet historike. Dhe atëherë historia përsëritet, por përsëritet me një egërsi, intenzitet dhe përmasa shumë më të mëdha se sa herën e kaluar.

Prandaj, si dje edhe sot, Maqedonia po përballet me konflikte të hapura e të fshehura ndëretnike. Ky shtet nuk është demokratik dhe si i tillë nuk ka të ardhme. Ardhmëria e Maqedonisë qëndron vetëm në decentralizimin demokratik të pushtetit qendror, i cili shprehet përmes konceptit të demokracisë konsensuale, autonomisë rajonale, federatës apo konfederatës.

Rruga tjetër është vetëvendosja demokratike e popullit shqiptar të Iliridës, përmes Referendumit Popullor dhe ndarja e tij nga Maqedonia, duke formuar shtetin e ri - Iliridën, me të drejtë bashkimi me Shqipërinë ose Kosovën.

Përndryshe, Ilirida është Shqipëri Verilindore, e banuar në masën 90% nga shqiptarët autoktonë pellazgo-ilirë që nga antika dhe deri në ditët tona. Kurse në nivel republikan Shqiptarët përbëjnë rreth 45% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë.

Ilirida është pjesë integrale e Shqipërisë Etnike.

20 shtator 2007

 

 

 

Të gjithë shqiptarët së bashku në një listë zgjedhore..!

Mr. Gafurr ADILI,
Zëdhënës Politik i FBKSH dhe
Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit Mbarëkombëtar



• Arsyeja themelore përse shqiptarët duhet të votojnë në një listë të përbashkët zgjedhore është fakti që, në "Maqedoni" ende nuk është zgjidhur problemi i të drejtave kombëtare. Në "Maqedoni" shqiptarët edhe pse janë mbi 40 përqindë e popullsisë, nuk janë popull me të drejta shtetformuese. Atje "në Maqedoni" nuk ka as barazi gjuhësore, nuk ka as përfaqsim proporcional në organet e legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit, dhe as në media. Në "Maqedoni" ka një regjistrim të deformuar të popullsisë shqiptare, ka një zhvillim të pabarabartë, jo vetëm ekonomik, por edhe politik, kulturor dhe social. Ka një mohim flagrant të të drejtave të shqiptarëve mbi simbolet kombëtare shqiptare.

• Cfarë ju intereson sllavo-maqedonasve?!

Atyre iu intereson që, shqiptarët t'i hanë kokën njëri tjetrit. Pra, që ata (shqiptarët) duke qenë të përcarë, të bëjnë të mundur që pakica sllavo-maqedonase në zonat shqipëfolse, të shndërohet artificialisht në një maxhorancë.
Nuk ka ndodhur kështu deri tani?
Shqiptarët me një popullsi prej të paktën 800 mijë banorësh marin 27deputet, kure ata munden , po të jeshin të bashkuar në një Union apo Front Unik të merrnin 35 ose 40 deputet.
Hallall”ju qofte sllavo-maqedonasve, kur ata gjejnë politikanë shqiptarë , mendjemëdhenjë, kokëbosh dhe të shitur, dikush te LSDM (BDI e Ali Ahmetit) dhe dikush te VMRO (PDSH e Menduh THACIT apo Bardhyl Mahmutit), i cili nuk dihet se nga do të shkoje, sepse qëllimi i Tij, sipas porosisë së Z. Hashim THACI të Prishtinës është që doemos të futet në kolaborim me sllavo-maqedonasit, vetëm e vetëm që ta mbajë pushtetin nën UNMIK-istan dhe ULEX-stan në të ashtuquajturën "Republikë e Kosovës", e cila gjithcka mund të jetë, ashtu sic ishte edhe "Republika e Kosovës" së rahmetliut Rugova, por kurrën e kurrës shtet i pavarur dhe sovran, sic përpiqen t'ia paraqesin popullit shqiptar kofirillaket shqipfolës të Tiranës, të Prishtinës dhe të Tetovës.

• Çfarë ju intereson shqiptarëve?

Ju intereson ajo që nuk ju intereson sllavomaqedonëve. Të jenë politikisht të bashkuar, ku dallimet programore partiake te shikohen si dytësore përball ineresave kombëtare. Ekziston mundësia që edhe pse të bashkuar në një listë zgjedhore partitë politike shqiptare të ruajne kapacitetet dhe vlerat rreale të përfaqsimit .
Shqiptarët në zgjedhjet e ardhëshme duhet të dalin jo vetëm si parti me kërkesa sociale por, në radhë të parë si një bllok që perfaqëson dhe mbron të drejtat kombëtare të tyre.
Përse deri tani, partitë politike shqiptare nën "Maqedoni" kanë votuar jo me listë të përbashkët elektorale?
Sepse krerët politik Arbër Xhaferi, Ali Ameti, Mendu Thaçi e të tjerë, kanë vënë si përparësi interesat e tyre personale dhe të klaneve që përfaqësojnë mbi interesat kombëtare.
Është absurde por edhe amorrale që Mendu Thaçi të jetë aleat i Gruevskit, një klysh ky i shërbimeve intelegjente sërbe, dhe njëkohësishtë të demostrojë një gadi urrejtje patalogjike ndaj shqiptarit tjetër Ali Ameti.
Por, nuk duhet haruar denigrimi që ky i fundit i ka bërë Arbër Xhaferit kur ishte në pushtet në koalicion me socialdemokratët e quajtur LSDM, i cili "Marreveshjen e Ohrit" nga një marrëveshje me monitorim ndërkombëtar, ndër të tjerat, e shndërroi në një marrëveshje ndërpartiake midis BDI-së së Tij dhe LSDM-së së Branko Cërvenkovskit.
Ana më negative e këtyre politikanëve qëndron në faktin se realizimin e aspiratave kombëtare të shqipëtarëve i shikojnë tek “mirkuptimi” me faktorin politik sllavo-maqedonas dhe jo te interesat kombëtare të kombësise shqiptare nën "Maqedoni".
Ata tremben të flasin dhe të krenohen për indetitetin e tyre kombëtar dhe aq më tepër për integrim dhe bashkim mbarëshqiptar.
Por, kujt i duhen këta kalander që po e deklarojnë me mburrje servilizmin e tyre politik, dhe ndaj kujt?! Ndaj një shteti që edhe pas 17 vjetëve nuk ka emër.

Të dashur vëllezër e motra të idealit kombëtar!
Kjo Shqipëria jonë që shtrihet në Arbëri, në Dardani, Sanxhak. Iliridë, në Malësi dhe në Çamëri ka bërë dhe do të bëjë gjithmonë pa secilin nga ne.
Por, asnjëri nga ne kurrën e kurrës sdo të mundemi të bëjmë pa Shipërinë.
Është, jo vetëm për tu përshëndetur, por edhe për t'u përkrahur nga faktori mbarëshipëtarë nisma e Partisë së BDK (Bashkimi Demokratik Kombëtar) të kryesuar nga atdhetari i spikatur z,Hysni Shaqiri, i cili ashtu siç Hasan Prishtina që dikur lëshoi Parlamentin e Turqisë dhe iu bashkua kryengritësve shqiptarë në Malet e Kosovës, edhe Hysni Shahiri (në vitin 2001) lëshoi Parlamentin sllavo-maqedonas të Shkupit dhe iu bashkua kryengritësve shqiptarë të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare (UÇK) dhe I cili përmes një thirjeje ka kërkuar nga partitë shqiptare nën "Maqedoni" të dalin në zgjedhje me një liste zgjedhore të përbashkët, me synimin për ta çuar vendin drejtë një federalizmi nacional, pasojat e të cilit do të conin në plotësimin e standarteve që kërkon faktori ndërkombëtar, si dhe në demokkratizimin e shoqërisë, nga ky process do të përfitonin të gjithe, mbi të gjitha do të garantohej stabiliteti i vet shtetit maqedon.
Unë Z. Ali Ahmeti dhe zoti Menduh Taçi do të votoj, por votën time nuk do t'ia jap atyre që i shërbejnë nacionalizmit obskurantist maqedon që më mohon flamurin, që më vjedh historinë dhe më shkel të drejtat më elementare njerzore.
Cfare duhet të bëjnë intelektualët atdhetarë?
Le ti bashkangjitemi të gjithë kësaj lëvizjeje, le ta bëjmë të njohur vlerën e saj kombëtare, të inkurajohen nismëtarët, të mos jetë ai një zë në shkretëtirë, të diferencojmë ata politikanë që pa argumenta e refuzojnë këtë nismë, të ndëshkohen kolltukofaget me armën e votës, çka kërkon që haka të vejë tek Thirja e zgjedhësve, le të jetë

NJË KOMB NJË QËNDRIM DHE VEPRIM.
Unë vëllau juaj, Gafurr ADILI nga fshati Aranjell i Kërçovës, ju bëj thirje të shkoni në votime dhe votën ta hidhni në favor të partisë Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK), të kryesuar nga Z. Hysni Shaqiri nga Hotla e Kumanovës. 

Qendra Shqiptare 26 prill 2008."Zeri i Pollogut"

 

 

 

Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!