Dasëm Islame në Negotinë,Ilirida. Adem Ramadani, Nazmi Sulejmani, Xhemail Nuhiu, Sabatin Nuhiu, Ferki Shala, udhëheqës Omer Sulejmani

Allahu e ruajt kete djalin Imranin e kete vllerzerit te tjert  u shperblefshin met mirat e ksaj dunjaje edhe te ahiretit amin...

allahu ekber imran allahu te shprbleft me xhenet shum mir .adem edhe ti allahu ta ka dhon ni zon shum te embel allahu te rujt ...

MYSLIMANËT NË GJERMANI PËRGATITEN PËR HAXHILLËKUN
E Shtunë, 11.13.2010

Çdo mysliman ka detyrimin që njëherë në jetë të shkojë për haxhillëk.

Çdo mysliman ka detyrimin që njëherë në jetë të shkojë për haxhillëk Udhëtimi i pelegrinazhit nis këtë vit më 15 nëntor dhe përfundon në 18 nëntor. Edhe në Gjermani myslimanët përgatiten për këtë ngjarje.

Engin Karahanci ulet drejt në tryezën e tij të punës. 35-vjeçari është ndihmës avokat në një zyrë avokatore në Bonn. Në një qoshe të dhomës ai ka vënë një qilim të blertë, për t'u falur: drejtimi tregon nga Meka. Vetëm pak ditë më vonë Engin Karahanciu do të jetë vetë atje – dhe këtë mezi e pret...

„Ah, emocionet para vajtjes për haxhillëk...ndoshta këtu kemi të bëjmë me një nga emocionet më të mëdha që mund të ketë njeriu dhe kjo është më sublimja që mund të bëjë një mysliman në jetën e tij."

Al-Safa dhe Al-Marwa

 

E gjitha kjo megjithatë është edhe një punë mjaft e shtrenjtë. Haxhillëku zgjat normalisht disa javë. Për fluturimin, strehimin, shoqërimin në udhëtim, myslimanët që nisen që nga Gjermania duhet të investojnë rreth 3000 Euro...dhe të kalojnë shumë strese. Në fund të fundit, janë më shumë se 2 milionë vetë, që shkojnë në Mekë për pelegrinazhin katërditor. Krahas ndjenjës fetare, ajo që kërkohet është para së gjithash disiplina.

Në mënyrë që pelegrinazhi për në Arabinë Saudite të kalojë në mënyrë sa më të kontrolluar, ministria e atjeshme kompetente ka zhvilluar njërin nga sistemet më moderne të vizave në botë. Në bazë të këtij sistemi, mund të përpunohen më shumë se dy milionë kërkesa për vizë njëkohësisht. Në vend lejohet të hyjnë ai që e ka prenotuar udhëtimin e tij të pelegrinazhit në një agjenci haxhillëku të noterizuar.

Mevdudi Can drejton një sipërmarrje të tillë në Këln: „Duhet të kesh një certifikatë të IATA-s, që do të thotë, duhet të akreditohesh te Shoqata Ndërkombëtare e Fluturimeve. Ky është parakushti, në mënyrë që të marrësh një licensë në Arabinë Saudite në Ministrinë e Haxhillëkut."

Para se të kërkojë vizë për pjesëmarrësit e tij, organizatori duhet të tregojë në Ministrinë Saudite kontratat e paguara të hotelit dhe të fluturimit, si dhe një shumë afrofe për siguri. Mashtrimi dhe shpërdorimi kështu pengohen, për rastet kur për shembull hoteli i prenotuar në Mekë në të vërtetë nuk ekziston fare. Shoqëria e udhëtimit në vendin e origjinës e kontrollon vlefshmërinë e të gjitha të dhënave dhe tërheq vëmendjen për gjëra që mund të mungojnë: për shembull për ndonjë vaksinim, që duhet bërë.

Disa nga pjesëmarrësit madje duhet të konfirmojnë se janë myslimanë besimtarë, deklaron Engin Karanciu: „Kur dikush për shembull quhet Christian, ka shumë mundësi që ai të mos jetë mysliman. Ministria e Haxhillëkut kërkon në një rast të tillë, kur dikush ka një emër të tillë jomysliman, që të verifikohet: a është personi me të vërtetë mysliman."

 

 

Rreth tre milionë myslimanë bëjnë çdo vit pelegrinazh në vendet e shenjta të fesë islame në Mekë.

Këtë mund të konfirmojë komuniteti i xhamisë ku jeton personi. Meqenëse kërkohen kaq shumë detaje, ka rëndësi që pelegrinët të mund të bazohen në shoqëri udhëtimi me përvojë. Në seminare të posacme ata përgatiten për ritet fetare dhe mësojnë këshilla të vlefshme për paketimin e valixhes: „Një dokument i tillë është pra i rëndësishëm, këpucët kanë rëndësi, tableta kundër diaresë gjithashtu; syzet e diellit rekomandohen shumë...dhe mbathje komplet, gjithmonë 100 % prej pambuku."

Ato janë më të mira për lëkurën, kur mbi pelegrinët bie dielli i nxehtë. Dhe sipas zakonit gjerman, Karahanci jep këshilla edhe për ushqimin e shëndetshëm:

„Ajo që do të këshilloja unë është peksimadhja. Kjo është bukë dhe bukë të zezë në botën arabe për fat të keq nuk ka."

 

>> O Zot, qëndro me ne, e mos ij kundër nesh. Përfundoi jetërat tona të gëzueshëm, plotësona dëshirat tona të pastra, na jep shëndet kur të shkojmë dhe kur të kthehemi, kur të agojë dhe kur të errësohet, na udhëzo drejt Rahmetit tënd, derdhe faljen Tënde mbi mëkatet tona, na mundëso të përmirësohemi, që devotshmëria të na jetë furnizimi i vetëm, që të mundohemi dhe ta zhvillojmë fenë, dhe në Ty të mbështetemi. <<

nena dhe shpresimi

 

 

ILAHIJE SHQIP NGA ADEM RAMADANI

 

           

Shenjat e ditës së fundit

Kurre nuk mund ta dish se kur do te t'bekoje Zoti.

  Gjerat e mira ndodhin atehere kur i pret me se paku.

-I dashur Zot, une te falenderoj per kete dite.

 TE falenderoj se jam ne gjendje te degjoj dhe shoh kete mengjes.

Une jam i bekuar sepse ti je nje Zot qe fal dhe kupton.

Ti ke bere aq shume per mua, dhe ti vazhdon te me bekosh.

ME fal per gjithcka qe kam bere, kam thene qe nuk ka qene e mire per ty.

Une kerkoj faljen tende.

TE lutem me ruaj nga cdo rrezik dhe lendim.

ME ndihmo te nis kete dite me qendrime te reja dhe plot falenderim.

ME lejo te nxjerr me te miren nga secila dite,keshtuqe mund te qartesoj mendjen dhe mund te degjoj nga ti.

TE lutem me zgjero mendjen qe une te mund te jem ne gjendje te pranoj gjithcka dhe te mos ankohem e renkoj per gjera te cilat s'mund t'I kontrolloj. Dhe pergjigja me e mire eshte kur une jam I shtyer pertej kufinjve te mij.

Une e di se kur mund te lutem, ti degjon zemren time.

Vazhdo te me besh te degjoj vullnetin tend.

Vazhdo te me bekosh mua qe une te mund te jem si bekim i te tjereve.

ME mbaj te forte qe une te mund te ndihmoj te dobetit...

ME mbaj larte qe une te kem fjale inkurajuese per te tjeret.

Une lutem per ata qe kane humbur dhe s'mund te gjejne rrugen.

Lutem per ata qe keqkuptohen dhe keqgjykohen.

Une lutem per ata qe nuk te njohin Ty.

 Lutem per ata qe do e fshijne kete mesazh duke mos e ndare me te tjeret.

Lutem per ata qe nuk besojne. Por une te falenderohem ty se

une besoj. Une besoj se Zoti ndryshon gjerat dhe njerezit.

Une lutem per te gjithe vellezerit dhe motrat.

 Per secilin nga anetaret e familjeve te tyre. Une lutem per paqe, dashuri dhe gezim ne shtepite e tyre dhe qe cdo deshire e tyre te plotesohet.

Une lutem qe cdo sy qe lexon kete mesazh e di se nuk ka asnje problem, gjendje qe eshte me e madhe se Zoti.

Çdo beteje eshte ne duart tuaja te luftosh.

Une lutem qe keto fjale te pranohen ne zemrat e atyre qe lexojne kete.

Nese ke bere kete lutje, shtoje nje numer ne katrorin e forward keshtuqe

njerezit do e shohin sa njerez jane lutur, Zoti I bekofte.

Vetem perserit kete fraze dhe shih se si vepron Zoti.

Zot, une te dua dhe kam nevoje per ty, eja ne zemren time te lutem.

web_cajle       www.cajle.com

Njerzit Zoti i ka krijuar te lir kan te drejt te zgjidhin vet se si deshirojn me jetu,

Zoti i sheron te semurit e nuk i vret aj ju ndimon te gjithve

Rruga pa KTHIM !

ju lutem lexojeni se eshte shum e qart dhe e mire per nje musliman‏!!!

Shkruar nga Administratorja

 Pasi mora vesh për vdekjen e një miku musliman, fillova të mendoj se

sa e shkurtë dhe e shpejtë është jeta, dhe se unë jam larg tij vetëm sa të mbyll dhe të hap sytë.

Vdekja është një realitet nga i cili askush nuk mund të ikë. Ajo afrohet çdo ditë e më afër, çdo orë, çdo minutë.

E pyeta veten, nëse do të vdisja sot, a do të isha ajo që i kam bërë të gjitha veprat për të siguruar rizanë (Kënaqësinë) e Allahut,

dhe për t'iu shmangur Zemërimit të Tij? Për fat të keq, për mua përgjigja ishte JOOO.

Sërish e pyes veten, çfarë vepre të mirë kam bërë që do të jetë e dobishme për shpirtin tim?

Dhe sërish, përgjigja ishte negative - shumë pak. Koha, siç e shofim, po kalon shumë shpejt.

Më duket sikur dje filluam "Vitin e ri", ndërsa në realitet kemi kaluar një pjesë të mirë të tij.

Një muaj duket sa një javë, një javë duket sa një orë, dhe një orë duket sa disa minuta.

Për këtë shkak vendosa të bëj çmos, me ndihmën e Allahut, të shfrytëzoj çdo rast për të bërë vepra të mira,

e mos t'i lë për më vonë gjërat që mund t'i bëj tani.

 

Vdekja po vjen, a je gati?

 

Allahu thotë: "Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit,

e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim,

e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. (Ali Imran: 185)

Është shumë lehtë që ne të ngatërrohemi në zhvillimet e përditshme të jetës,

tentojmë të harrojmë se nuk jemi përgjithmonë në këtë botë, dhe të largohemi nga qëllimi i vërtetë.

Sikur harrojmë se në këtë botë kemi ardhur për ta adhuruar Allahun dhe për të përfituar nga rastet e ndryshme.

Ai na lejon që ne të grumbullojmë pasurinë tonë në Xhennet. Për shkak se Ai, subhanehu ve te'ala, poashtu thotë:

"O ju që besuat, kinie parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër,

dhe kinie frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!

E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten!

Të tillët janë ata të prishurit. Nuk janë të barabartë ata të Xhennetit dhe ata të Xhehennemit.

Banuesit e Xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit". (Hashr: 18-20)

 

Ai poashtu na tregon se ne nuk e dimë momentin ose vendin e vdekjes. Mirëpo,

Ai, nëpërmjet Mëshirës së pafund ndaj nesh, na ka dhënë mënyra për t'u përgatitur për të pashmangshmen tani!

Sepse kur ta kalojmë këtë botë e të dalim në tjetrën, nuk ka kthim prapa për t'i bërë punët që është dashur t'i bëjmë. Allahu thotë:

 

 

"E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!"

Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike)

deri në ditën kur ringjallen". (Mu'minun: 99-100)

 

Allahu na ka dhënë mënyra për ta mbrojtur veten nga dënimi i varrit.

Një nga këto mënyra është lufta në rrugë të Allahut. Transmetohet se një njeri ka pyetur Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:

"O i Dërguari i Allahut pse të gjithë besimtarët sprovohen në varr përveç shehidëve (dëshmorëve)? Muhammedi,

sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i është përgjigjur: "Shkëlqimi i shpatave mbi kokën e tij ka qenë sprovë e mjaftueshme për të". (en-Nesai)

 

Kjo mund të jetë e vështirë për shumicën prej nesh në këtë kohë,

mirëpo Allahu na ka ofruar shumë mënyra tjera për ta fituar lehtësimin në Ahiret.

Këtu përfshihet leximi i sures el-Mulk, për shkak se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Sureja Tebarek është mbrojtëse nga torturat e varrit" (Hakimi). Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem,

poashtu ka thënë: "Kur vdes një njeri, të gjitha veprat i ndalen përveç sadakasë rrjedhëse,

diturisë nga e cila përfitojnë të tjerët dhe fëmijës së mirë i cili lutet për të" (Muslimi)

 

Një mënyrë tjetër për të përfituar shpërblim të vazhdueshëm është ngjallja e ndonjë sunetit të Muhammedit,

sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Ai që fillon një mënyrë të mirë në Islam shpërblehet për të, duke përfshirë edhe shpërblimet për ata që e pasojnë atë,

pa u zvogëluar asnjë nga shpërblimet e tyre" (Muslimi)

 

Për ata që njofin muslimanë që kanë filluar udhëtimin e tyre, ose që janë gati ta fillojnë atë, për në botën tjetër,

ekzistojnë gjëra që ndihmojnë në kalim sa më të lehtë, inshaAllah.

Këtu përfshihet falja e namazit të xhenazes, plotësimi i premtimeve të të vdekurit, larjes së borxheve të të vdekurit dhe lutjes për muslimanët.

Jeta po ik. Vdekja po afrohet. Le të bëhemi gati...

GjASHTE KUSHTET E BESIMIT:

.

Besimi ne Allahun xh.sh.
Besimi ne Engjejt e Allahut
Besimi ne Librat e Allahut
Besimi ne Profetet e Allahut
Besimi ne Percaktimin e Allahut                      

Besimi ne Boten e ardhshme                 

“...dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre...”

 

 

Ka kaluar shumë kohë prej atëherë që kur gratë të flitnin rreth problemeve të tyre martesore, të flitnin me fjalë të buta dhe në një mënyrë të kufizuar. Sot, megjithatë, zërat e tyre janë trashur. Ankime dhe murmurime dëgjohen shumë më shpesh, për shumë situata shokuese, të shëmtuara dhe që shkatërrojnë zemrat. Kjo bën që më shumë gra të bashkohen duke pyetur një pyetje të vjetër që është e bërë e pavdekshme në vargjet poetike:

Ti më hodhe tutje dhe çfarë njeriu ti humbe?

Kush ishte atje për ty

kur kohërat ishin të vështira

dhe kur t’i duheshe të luftoje

Shumë pasoja tragjike kanë rezultuar nëpër martesa thjeshtë nga paaftësia e burrave për të kuptuar natyrën e grave dhe çfarë ato kalojnë përmes stresit psikologjik dhe emocional për shkak të ndryshimit të hormoneve që u ndodh gjatë periudhave të tyre mujore ose gjatë shtatzanisë dhe lindjes. Ka shumë gjasa që mu kjo është ajo të cilës pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i është referuar kur tha: “...Gruaja është një brinjë. Nëse përpiqesh ta drejtosh atë, ti do ta thyesh dhe nëse e lë sikurse është, ti duhesh të gëzohesh me shtatin e saj”. [Sahih el-Buhari 5184]

Në një hadith tjetër, thuhet: “Nëse ti përpiqesh ta drejtosh, ti do ta thyesh dhe thyerja e saj nënkuptonin divorcin (ndarjen) prej saj”. [Sahih Muslim 1468]

Allahu ka thënë qartë: “...dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund të të japë diçka rishtazi”. (Talak :1]

El-Kurtubi komenton këtë ajet duke thënë [Tefsir el-Kurtubi 18/102]:

“Nuk është e drejtë që burri të nxjerrë atë (gruajën) jashtë shtëpisë gjatë periudhës së saj në pritje. Gjithashtu nuk është e lejuar për atë që të largohet me vullnetin e saj përderisa nuk ka një shkak të qartë për të të veprojë kështu. Nëse ajo del jashtë, ajo është gjynahqare. Periudha e saj në pritje nuk përfundon (vetëm me largimin jashtë shtëpisë). Nuk ndryshon kjo dispozitë nëse burri ka një zgjedhje për të tërhequr divorcin (vlen në të dyja rastet, edhe kur ka ende zgjidhje e edhe kur ka mbaruar sh.r.)”.

Nëse ky është gjykimi mbi divorcin, sa i rënduar është rasti për ta përzënë gruan nga shtëpia vetëm për shkak të një mos rënie dakord?

Ku do të gjejë ajo paqe?

Ku është këtu dashuria dhe mëshira që janë të supozuara të jenë pjesë e martesës?

Të shumtë janë burrat që refuzojnë çdo gjë pos t’i drejtojnë gratë e tyre, jo vetëm më fjalë por edhe duke shkatërruar çdo gjë, përfshirë edhe marrëdhëniet familjare. Në këtë mënyrë, njeriu madje nuk arrin ta mbyll tefterin e martesës së tij në një mënyrë miqësore dhe civile. Në vend të kësaj, ai e shqyen, duke i hedhur faqet e tij të çmuara në erë, duke e detyruar gruan e tij të largohet për në një shtëpi tjetër e fëmijët në tjetër. Mizoria e një burri të tillë është jashtënjerëzore.

Pse disa burra insistojnë sa herë që ka ndonjë mosmarrëveshje t’i nisin gratë e tyre bashkë me plaçkat që i kanë, duke i detyruar të shkojnë ata tek familjet e tyre? E gjithë ajo që ai fiton me këte në këtë rast është zvogëlimi i shansave për ribashkim. Dhe shkatërron me këte jetërat e fëmijëve të tij dhe të gjitha këto pa asnjë qëllim.

Ne mund të marrim një mësim nga historia e famshme e Aishe el-Hath’emije dhe burrit të saj Hasan bin Ali, radijallahu anhu. (djali i Aliut, radijallahu anhu sh.r.)

Kur babai i tij vdiq dhe Hasanit ju dha betimi si Halife, ajo i tha atij: “Ti je për përshëndetje, sepse je bërë Halife”.

Ai ju përgjigj: “Aliu është vrarë dhe ti po shfaq një gëzim dashakeqës! Largohu! Ti je e divorciuar (ndarë), tri herë”.

Ajo hoqi rrobën e saj dhe priti periudhën e pritjes. Pastaj Hasani i dërgoi asja 10.000 monedha ari si kompensim, gjithashtu ai i dha asaj pjesën që mbetej nga mehri i saj.

Kurse ajo tha: “Kjo është një kompensim i vogël për largimin tim nga dashuria ime”.

Kur ai e dëgjoi çfarë ajo kishte thënë, ai qau dhe tha: “Sikurse të mos ta kisha bërë divorcin të parevokueshëm. Unë do ta kisha marrë prapë atë”.

Ne mund të shohim në shembullin e mirë të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, – Pejgamber i mëshirës – që kur ai përballej me kriza familjare në madhësi të mëdha, si atëherë kur për gruan e tij Aishen, radijallahu anha, ishte shpifur. E ajo ishte nga njerëzit më të dashur të tij dhe ishte tepër sprovuese për të që njerëzit të bënin të tilla akuza rreth saj. Përkundër kësaj, gjatë tërë ngjarjes ai kurrë nuk u konfrontua me të rreth këtij incidenti e as që tregoi asnjë shenjë të vrazhdë ndaj saj. Megjithëse përshpëritjet vazhduan për një muaj, ai kurrë nuk e lejoi shqetësimin të bëhej i dukshëm në sytë e saj. Çdo ditë, ai do të sigurohej që ajo ishte mirë, sepse ajo ishte e sëmurë me ethe, përkundër barës së madhe që ai ishte duke mbajtur mbi supe.

Aisheja, radijallahu anha, transmeton të mëposhtmen rreth atyre kohërave: “Unë isha e sëmurë për një muaj. Kur unë u ktheva dhe njerëzit ishin duke përshpëritur shpifjet. Unë nuk dijaaspak se çfarë ata ishin duke thënë për mua por unë e ndieja që butësia e të dërguarit të Allahut, me të cilën isha mësuar kur unë isha e sëmurë nuk ishte aty. Ai vetëm më pyeste sesi ndjehesha dhe pastaj dilte”.[Sahih el-Buhari 4750]

 

'O Muhammed, me trego ç'eshte Islami?' I Derguari, sal-lall-llahu alejhi ue ...... Ajo është e mendimit se besimi dhe feja nuk mund ti imponohen askujt. ...

 

MB
Adem Ramadani - All-llahut rob sun ju bana.mp3 10.4 MB
Adem Ramadani - Burrat e Sodit.mp3 8.35 MB
Adem Ramadani - Duaja e Nenes.mp3 14.75 MB
Adem Ramadani - Duro Nene loke.mp3 9.54 MB
Adem Ramadani - Fukaraja.mp3 10.28 MB
Adem Ramadani - Jetimi.mp3 11.29 MB
Adem Ramadani - Ku je musliman.mp3 8.23 MB
Adem Ramadani - Meshira E Allahut.mp3 12.93 MB
Adem Ramadani - Nena me nje sy.mp3 18.67 MB
Adem Ramadani - Nje Ezan Dyve Na Thret.mp3 8.24 MB
Adem Ramadani - O Njeri O Gjynaqar.mp3 8.42 MB
Adem Ramadani - Oj Medine.mp3 11.04 MB
Adem Ramadani - Palestina.mp3 13.21 MB
Adem Ramadani - Respekt ndaj Prindeve.mp3 9.04 MB
Adem Ramadani - Shkurerzimi.mp3 7.49 MB
Adem Ramadani - Te pagjeturit.mp3 7.65 MB
Adem Ramadani - Ti krenohu me shami.mp3 7.28 MB

 

cajle cajle cajle

 

"Askush nuk mund të jetë i mirë nëse e mira nuk pyetet".www.cajle.com

 

 
Ilahi Te Ndryshme - Allahumme ja rabbi.mp3 1.38 MB
Ilahi Te Ndryshme - Ardhja e Resulullahut a.s..mp3 1.93 MB
Ilahi Te Ndryshme - Ben pune te mira.mp3 1.01 MB
Ilahi Te Ndryshme - Erdh Resuli ne kete jete.mp3 1.24 MB
Ilahi Te Ndryshme - Ja All-llah.mp3 957.97 KB
Ilahi Te Ndryshme - Ja Muhammed s.a.v.s..mp3 833.48 KB
Ilahi Te Ndryshme - Kudo qe del sheh Musliman.mp3 1.15 MB
Ilahi Te Ndryshme - Kur te dale shpirti.mp3 1.69 MB
Ilahi Te Ndryshme - Lindja e Pejgamberit s.a.v.s..mp3 1.05 MB
Ilahi Te Ndryshme - Mire se erdhe Ramazan.mp3 1.81 MB
Ilahi Te Ndryshme - Moj Fatime.mp3 1.06 MB
Ilahi Te Ndryshme - Muhammedi [s.a.v.s.] ne Mekke.mp3 1.07 MB
Ilahi Te Ndryshme - Na fal neve Ja Rabbi.mp3 2.39 MB
Ilahi Te Ndryshme - Ne rruge te shejtanit ti mos.mp3 936.75 KB
Ilahi Te Ndryshme - Ne vendin e quajtur Ummul Kur.mp3 1.03 MB
Ilahi Te Ndryshme - Pendimi.mp3 1.3 MB
Ilahi Te Ndryshme - Perse loti n'syrin tim.mp3 1.04 MB
   
 
"Askush nuk mund të jetë i mirë nëse e mira nuk pyetet".www.cajle.com

Mensur Kadriu - Allah Engjull.mp3 15.34 MB
Mensur Kadriu - Aman Ceshme.mp3 11.48 MB
Mensur Kadriu - Bajram.mp3 2.84 MB
Mensur Kadriu - Elhamdulilah.mp3 8.58 MB
Mensur Kadriu - Kuran.mp3 12.79 MB
Mensur Kadriu - Shehid.mp3 7.98 MB
Mensur Kadriu - Vdekja Pas nesh.mp3 9.02 MB
   Lauringen

Türkisches Kulturzentrum in Lauringen

- FEJA ISLAME Ilahije Te Zgjedhura mp3

ne  www cajle.com

"O Allah un qe te kam vetem Ty, po i shikoj me keqardhje gjith ata te cilet kane gjithcka perpos Teje"...

XHAMIA E Fsh,CAJLE
 

 

 

handright.jpgheart.jpg

allahneret.jpglule.jpg

mrekulliaeapollos11.jpg0melon.jpg

0wood.jpgappledagestan.jpgbabyear.jpg

banan.jpgbees.jpgbleta.jpg

tomato.jpgtreeruku2.jpg

mosque.jpgbean.jpg

cow.jpgfishn.jpg

miracle.jpgmiraclegoat.jpg

cat.jpgmiralcetoman.jpg

tomato4.jpgtruth1.jpg

mjz5.jpgmjz1.jpg

 

 

Myspace Clocks at YourSpaceIsBest.com

Willkommen

Dies ist ein Mustertext. Füge hier deinen eigenen Text ein.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy nibh euismod tincidunt ut laoreet dolore magna aliquam erat volutpat. Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat, vel illum dolore eu feugiat nulla facilisis at vero et accumsan et iusto odio dignissim qui blandit praesent luptatum zzril delenit augue duis dolore te feugait nulla facilisi.
Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!