veshalla

 ABDIL ZIBERI

 FSHATI BOZOFCA

 SHOQERIJA      
 LIBRI MIQVE 
 TETOVA

   

 STAFFI
 REKLAMA JUAJ
 
 FEJA ISLAME
   
 BOZOVCA CHAT 
  
 SHIPKOVICA
 VESHALLA

 GAJRE

 BRODEC
 LISECI
 LAJMET

 

 HUMOR
  
 
 
 
 
 
  KONTAKTO   <------

 Thonë se liria është emri i Zotit. Sa më afër Zotit të jetë njeriu, aq më i lirë është. Po ku mund të ketë në botë njerëz më të lirë dhe më të afërt me Zotin, se sa ata që jetojnë në fshatrat e larta malore, atje ku nuk shkel këmba e ligësisë, e mashtrimit dhe depersonalizimit! Të këtillë, na duket neve, i kemi banorët e Bozofcës, Veshallës, Vejcës, Shipkovicës, Gurgurnicës e nam fshatrash tjera të malësisë shqiptare, italiane, gjermane, zvicërane… Duke e lutur të na ofrojë përshtypjet e para nga vizita e parë në Rumani, qysh në fillim, zoti Jakupi, një shqiptar i etshëm për civilizimin e botës shqiptare, parashtron pyetjen: “Kush e bën intervistën?”. Duke përdorur shakatë si mjet për të krijuar atmosferë disponimi, i themi se intervistën e bën Shipkovica për afirmimin e vlerave dhe lerave të Veshallës.

Faktikisht, Lera e Veshallës gjendet në terenin e Shipkovicës dhe prej atje, duken bjeshkët më të bukura në botë, që janë bjeshkët shqiptare të Sharrit. Merxhan Jakupi, të parët e të cilit mbanin mbiemrin katolik Ukaj, ka lindur në Topolnicë të Radovishit (1957). Prindërit e tij, që u shpërngulën përkohëssisht me do familje tjera nga Veshalla, Vejca e Brodeci në trojet e Radovishit, nga viti 1955 deri më 1962, kur u kthyen në Tetovë, janë marrë me ëmbëltori. Nga shqiptarët e Shipkovicës që kanë siguruar ekzistencën në Maqedoninë Lindore, dallohet ajo e djemve të Nuhi Uzahir Lekës (Uzahiri, Bilalli, Llokmani etj.). Nga Gjevgjelia, ata më vonë u shpërngulën në Shkup, dhe prej atje në vendlindje. Shqiptarë të shumtë ka edhe në rrethin e Velesit (Jabollçishta e Epër, Slivniku, Buzllakova, Kukaveci etj), ndërsa në Jabolllçishtë të Poshtër, të cilën e dogjën serbët kur hynë më 1913, në përmendoren e fshatit figuron edhe emri i një heroine shqiptare. Në ato vise, si dhe në Shtip e rrethinë, kanë punuar e banuar mjaft shqiptarë dhe turq, ndërsa në rrethinën e Prilepit dhe  Krushevës, sot e kësaj dite ka lagje e fshatrat të tëra me shqiptarë. Dallohet ndër to, sidomos Cërnilishta, shqiptarët e së cilës e botojnë revistën “Zëri i Pellagonisë”. Po ndërlidhemi me Veshallën.

Skënderbeu e pinte kafenë të hidhur

Merxhan Jakupi ka pak shkollë dhe njohuri të shumta univerzale. I joshur nga kurioziteti për të njohur qytetet e Evropës Juglindore, i buzëqeshi fati ta shohë e përjetojë edhe qytetin që mban emrin më të bukur të të folurit shqip, Bukureshtin, të cilin e konsideron si një metropolë të mirëfilltë evropiane. “Në krahasim me qendrat e tjera të ishblokut socialist, aq shumë më ka impresionuar Bukureshti, saqë për të mund të them se është Parizi i dytë”, thot ky bashkatdhetar ambicioz, dhe na mahnit me një spektër të gjerë sintagmash akademike, që i përdor gjatë komunikimit (“golgota komuniste”, “personazh karizmatik”, “ekspedita brilante”), duke shtuar faktin e dëgjuar se Skënderbeu e pinte kafenë e hidhur. “Po nga e dini këtë?”, e pyesim. “E porositi babain një plak i Shkupit, kur unë isha fëmijë: “Ma ban ni kafe t’idhët, se kafen e idhët e ka pi Skënderbeu!”. “Më duket se kishte të drejtë, ngase jo më kot, sheqerin e konsiderojnë si helm i bardhë. Njeriu i mençur pra, i ik glykozës, sheqerit dhe pijeve që dëmtojnë sistemin nervor”. Pas shkollimit fillestar në vendlindje dhe Tetovë, u regjistrua në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar, por meqë prindërit nuk kishin mundësi ta shkollojnë më tej, siç ka ngjarë e po ngjet me qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të lindur me talent, detyrohet ta ndërpresë shkollimin, por pa e ndërprerë kurrë leximin dhe kërshërinë për ta zgjeruar horizontin e kulturës dhe përsosjen e karakterit. “Fati i njeriut është karakteri. Më ka ndihmuar fati të  lexoj vazhdimisht, sidomos në fillim të viteve ‘70-të, kur i shijoja vlerat kombëtare përmes leximit të rilindasit tanë, sidomos ata që e reflektojnë periudhën e romantizmit shqiptar”.

Kur vëllau e gjen motrën e humbur, pas 70 vitesh

Na rrëfen për shqiptarin e parë të Veshallës (Hajdar Baba), që pat jetuar në kohën e Skënderbeut. Na i numëron pastaj lagjet Buke, Zenaj, Gjine, etj.. Na rrëfen për vëllaun që e gjen motrën  pas 7o vitesh, për 15 anëtarë të një familjeje që vdesin nga uria në vitin 1915: “Njërin vëlla, që e prek lija, ngeli memec. Vëllau më i madh, Ziberi, nga uria detyrohet t’ia japë motrën më të vogël një familjeje beglerësh në Tetovë, që të përkujdesen për të. Ziberi shkon në gurbet dhe kur kthehet pas dy vitessh, shkon ta vizitojë motrën, por ajo s’është askund. Del dikush te dera dhe i thot se pronari i kësaj shtëpie është shpërngulur në Turqi. Në fillim të viteve ‘70-të, minxha i dr. Vehbi Bexhetit, Bejtullahu, mësues i fshatit, shkon te një hallë në Turqi, dhe duke u interesuar për këtë rast, e gjen motrën e Ziberit, dhe organizon që vëllau ta shohë motrën, pas 70 vitesh. Faktikisht, ajo kishte vajtur në moshën 4 vjeçare, dhe mbante mend vetëm do fjalë, nga vargjet e këngëve të dasmës, që këndoheshin në Veshallë. Mbante mend sintagmën “nuse-lule” , që e kish dëgjuar në dasmë. Zoti Jakupi na flet edhe për përmallimet e shqiptarëve të Turqisë ndaj vendlindjes, për lotët e njërit prej tyre që erdhi t’i shohë bjeshkët shqiptare të Sharrit, pas një periudhe 50 vjeçare.

Na rrëfen pastaj për një fshatar të vobegët që pat vajtur në Turqi: “Duke lypur nga porta në portë, del vajza e beut e cila dashurohet në bariun e Bozofcës. Ky nuk e kundërshton, por e merr për grua. Ajo, si me qenë vajzë arnauti: I thot se gruaja pas burrit shkon edhe në majë të kepit të jetojë. Por, kur dëgjojnë prindët e saj, se vajza e tyre e pasur është mashtruar pas një arnauti të varfër, për të shpëtuar nga rreziku, detyrohen të vijnë në vendlindje, duke ia bërë më dije asaj se në çfarë fukarrallëku jeton. Ajo pajtohet të shkojë pas burrit. Këta ikin, ata i ndjekin. Dhe më në fund, e braktisin Turqinë dhe vijnë në Bozofcë, ku han pula gurë. Fatkeqsia megjithatë e bën të veten: Kur e kaplon dimri i madh, nga uria detyrohen të hajë molla të tharrta, që kishin ngrirë në kashtën e mashnës. I shijon edhe ajo, dhe pas gjashtë muajve vdes. Ja pra sa e hidhur ka qenë jeta e fshatarit shqiptar!”. Na rrëfen pastaj, për disidentët që ka patur Shqipëria, ndër të cilët sipas tij, më të mëdhenjtë kanë qenë Lasgush Poradeci dhe Kasam Trebeshina. Ajo   që e impresionon më shumë vepra e filozofëve gjermanë, si dhe ekzistimi i shqiptarëve në diasporë. Mahnitet kur dëgjon se ka shqiptarë edhe në Krajovë, edhe në Konstancë, edhe në Karakurt të Ukrainës, edhe në Mandricë të Bullgarisë, madje edhe në hënë, siç bëjnë shaka disa.

Diaspora shqiptare ka nevojë për riorganizim

Që nga 5 mars i vitit 1980, pra qe 22 vjet, punon në Zvicër, në pjesën gjermane të saj. Në pyetjen lidhur me diasporën e atjeshme shqiptare, zotëria e tij na thot: “Diaspora shqiptare në Perëndim nuk ka halle sa i përket ekzistencës, megjithatë ç’të bëjmë me bashkatdhetarët tanë në vendilindje, me ata që e shembin shëndetin duke thithur tymin e pijetoreve fshatarake. Të kalosh kohën në një ekologji të tillë, kjo don të thotë të bësh vetëvrasje. Më vjen keq për ata që zbavitje të vetme e konsiderojnë qëndrimin parazitor, me letra me dorë, me fjolla tymi rrethepërqark. Dhe me politikë. Kur dëgjoj për politikë, unë iki, ngase në Ballkan, më i poshtri i botës, është në gjendje të lehë kundër Skënderbeut apo Xhelal Gjurës. Nuk lanë atdhetar pa e njollosur. Atëherë, përse të merremi me politikë, ne që s’e kemi studjuar atë? Në Zvicër shqiptarët kanë klubet dhe shoqatat e tyre, por më e keqja që u bë, është ajo që u bë me fillimin e pluralizmit: që atëherë, duke u ndërlidhur me degë e nëndegë partishë, filloi një përçarje ndërshqiptare. Sikur të mbeteshin apolitike, çdo gjë do ish në rregull, uniteti do të ish i nivelit të lartë, por puna mori nga e prapa kur filluan ndërsimet e njërës palë kundër tjetrës, intrigat e dallaveret, pas të cilavet fshiheshin interesa ideologjike, partiake, merkanteliste. Ç’desh të them me këtë? Me këtë dua të them se diaspora shqiptare ka nevojë për organizim. Shqiptarët e diasporës nuk kanë nevojë për politikë por për shqiptarizëm, për unitet kombëtar dhe organizim kulturor e arsimor, përmes të cilit mund ta mbajnë të pashuar zjarrin e atdhedashurisë shqiptare, shpirtin shqiptar dhe gjuhën e shenjtë që na e ka falurr Zoti. Është karakteristik fakti se pas vitit 1990, me vërshimin e madh të shqiptarëve drejt Perëndimit, komuniteti shqiptar i Zvicrës shton numrin e prej rreth 250.000 vetësh, duke u bërë kështu komuniteti më i madh i minoriteteve të këtij vendi, duke ua tejkaluar edhe italianëve, të cilën në Itali janë rreth 50 milionë, në kohën kur shqiptarët në Ballkan, janë rreth 7 milionë. Neve na gëzon fakti se si shqiptarë, kemi do virtyte e cilësi pozitive që na dallojnë nga të tjerët. Në krahasim me komunitetet e tjera, shqiptarët janë shumë të lidhur me atdheun, respektojnë familjen, janë solidarë dhe kanë dhënë maksimumin, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, për ta ndihmuar çështjen kulturore, universitare e kombëtare. Ata janë aq solidarë saqë, po qe se paraqitet nevoja, megjithë hallet që kanë, ata do të dinë përsëri të japin kontributin e vet, për avansimin e kauzës sonë të përbashkët, që na preokupon”.


 

 



Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!