gajre

 ABDIL ZIBERI

 FSHATI BOZOFCA

 SHOQERIJA      
 LIBRI MIQVE 
 TETOVA

   

 STAFFI
 REKLAMA JUAJ
 
 FEJA ISLAME
   
 BOZOVCA CHAT 
  
 SHIPKOVICA
 VESHALLA

 GAJRE

 BRODEC
 LISECI
 LAJMET

 

 HUMOR
  
 
 
 
 
 
  KONTAKTO   <------

 Gjatë kësaj vere (2002), patëm fatin ta njohim në Tetovë, zotin Izmit Bajrami, banor i dyfishtë: i Lisecit ku u lind më1925, dhe i Vlorës ku jeton, që nga vitet ‘50-të. Është krenaria kombëtare e Lisecit, dhe “ambasador” i këtij katundi në Labëri, përkatësisht në Vlorën kreshnike të Ismail Qemalit. Ndonëse e ka kapluar mosha e artë e pleqërisë, ai sot e kësaj dite ka një memorje të freskët, të cilës çdokush ia ka lakminë. E gjetëm duke pirë “Diamant”, në verandën e një hoteli, mu në qendër të qytetit. “Nuk ka gjë më të shenjtë, na thot zotëria e tij, se sa të mbash gjallë, shpirtin shqiptar të diasporës, sidomos kur vjen fjala për shqiptarët e mërguar në Rumani, sepse shoqëritë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit kanë dhënë një kontribut të çmuar për çështjen a Atdheut: për kulturën, arsimin dhe atdhedashurinë shqiptare”. Babai i tij, Shaipi, punonte në Rumani, që nga koha e Rilindjes. Edhe Izmiti pat vajtur atje, qysh si fëmijë. E mban mend si sot: “Për herë të parë kemi vajtur në Shoseaua Qitila. Kisha 12 vjet. Sa e kisha kryer filloren (1936/37). Rumanishten e përvetsova menjëherë, ngase ishte shumë e ngjashme me shqipen. Fjalët bukuri, buzë, gushë, çafë, ngusht, shkurt, kodër, vatër, katund, etj. tingëllojnë njësoj, në të dy gjuhët, gjë që dëshmon se para ardhjes së serbëve, Rumania është kufizuar me Shqipërinë, përmes lumit Morava. Aty punova deri më 1939, kur u sulmua Dancigu polak nga gjermanët. Atje kishte shqiptarë të shumtë nga rrethi i Tetovës, Gostivarit, Kërçovës. Krejt ishin burra të zgjedhur, patriotë që digjeshin për Shqipërinë.
 

 



Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!