fshatibozofc

 ABDIL ZIBERI

 FSHATI BOZOFCA

 SHOQERIJA      
 LIBRI MIQVE 
 TETOVA

    Fotoalbum

 STAFFI
 REKLAMA JUAJ
 
 FEJA ISLAME
   
 BOZOVCA CHAT 
  
 SHIPKOVICA
 VESHALLA

 GAJRE

 BRODEC
 LISECI
 LAJMET

 

 HUMOR
  
 
 
 
 
 
  KONTAKTO   <------

 
 
 
Bozovca

Fshati Bozovc esht në zemër të | Malit Sharr si dhe gjendet rreth 18.5 km në perendim të Pollogut. 
     
Të dhënat kryesore 
Komuna:              Shipkovic  (Komuna e Tetovës)
Lartësia (m.):       1.500  metër mnd. 
Sipërfaqja:           XXX km²
Popullsia:            100 % Shqiptar
Grupet etnike:     (nuk ka) 
Grupet fetare       (islam) 
Numri postal :      XXX
Website:              
www.bozovca.ch
Politikë                Neotral
Kryetari:              Plaki Katundit  (Metali selmanI)
Shkolla                BESA
Bozovca ka rreth 150 shtëpi  Ky fshat numëron rreth 1500 banorë,ku 100% janë të kombësisë shqiptare, kurse rreth 30% e shqiptarëve të këtij fshati jetojnë në vendet perendimore.si në Gjermani, Zvicër, Itali, Austri, etj. Popullsia e këtij fshati merret zakonisht me bujqësi, tregti, kurse kohëve të fundit pakica e të rinjët e këtij fshati merren edhe me artizanate të ndryshme dhe me puntori profesionale dhe një pjesë e të rinjëve punojnë por fshati Bozovcë eshtë i pa zhvilluar, me infrastrukturë të dobët dhe ballafaqohet me probleme të shumta. I takon | Komunes se Shipkovices. Po në fshatin Bozovc si legjendë e pavdekshme e Sharrit... pati fatin ti njohë e ti ketë mik të shtëpisë, intelektualë, shkrimtarë, gazetarë, luftëtarë e atdhetarë të shumtë, njerëz të përmalluar ndaj kombit e atdheut, të vetëdijshëm duke qenë në shërbim të shqiptarizmit.


Fshati ka një ambulancë, një Xhami, ka shkollën fillore BESSA deri në klasën e tetë, por vlenë edhe të theksohet se ka një numer te madh shitoresh, një në hyrje të fshatit ku ndahet rruga për në mesin e fshatit dhe një në hyrje të fshatit (menjëherë pas shitores së parë) kurse një në mes të fshatit, të githa këto shitore janë të pronarve Shqiptarë, ku fshatarë e këtij fshati furnizohen me gjërat e nevojshme.

Fshati kufizohet me fshatin Veshallë, Në këtë fshat siç cekëm më lartë funksionon edhe zyra e vendit që gjenden në komunen e fshatit Shipkovic, në të cilën kryen të gjitha punët administrative të fshatit, por edhe të fshatrave: Veshall, Veic, Brodec etj.

Në historinë antike ky fshat si edhe fshatrat e shënuar më lartë kanë qenë të banuar me Ilirë, këtë më së miri e ka vërtetuar | Instituti për Hulumtime Arkeologjike në Tetovë.


Etimologjia
Emri Bozovca rrjedh prej fjalës ilire, që paraqet antroponim ilir. . Bozovca është vebanim shumë i vjetër në Pollog. Në aktgjykim thuhet se një tokë e dhuruar bujqësore që ka kufijë "prej Bozovce në rrugën që çon për në Kodra e diellyt" dhe rrugën që çon "prej fshatit Veshall në fshatrat me rath" dhe në vitin 2004 urindertua rruga që çon prej Fshatit Bozovc në Tetov".



 Në malësinë e Sharrit , mbi 1,500 metra lartësi mbidetare gjendet fshati Bozovcë . Pyjet e dendura që rrethojnë këtë fshat dhe burimet e shumta të ujërave janë karakteristikat e këtij vendbanimi të thellë malor. Bozovca llogaritet si një ndër fshatrat më të thella malore të Sharrit, pasi nga qyteti i Tetovës për të arritur deri në këtë lokalitet duhen kaluar rreth 20 kilometra rrugë. Më parë ky fshat i ka takuar ishkomunës së Shipkovicës, por pas organizimit të ri territorial në Republikën e Maqedonisë, është kthyer në kuadër të Komunës së Tetovës. Fshati numëron mbi 150 shtëpi dhe vetëm rreth 100 familje. Kjo për shkak se një numër i konsiderueshëm i banorëve të tij janë shpërngulur në drejtim të Tetovës.
Të një mijë banorët e Bozovcës vazhdojnë jetën në thellësi të maleve me probleme që janë njohura për fshatrat e kësaj ane. Papunësia është kryesori. Këtë e konfirmon për ne edhe Fshataret e Fshatit,  "Askush nga fshatarët e Bozovces nuk e ka të rregulluar statusin e punës dhe të jetuarit në këtë gjendje është vështirë të përshkruhet. Kjo dukuri ka ndikuar fuqishëm në braktisjen e fshatit nga banorët e tij", thon Fshataret
Vitin e kaluar Komuna e Tetovës ka asfaltuar rrugën nga fshati Veshallë deri në Bozovcë në një gjatësi prej 4 kilometrash. Kjo ka përmirësuar dukshëm kushtet e udhëtimit, megjithatë 'të presësh biletën për një vajtjeardhje të duhet të paguash jo më pak se 150 denarë, që është barrë e rëndë për buxhetin e këtyre familjeve. "Si pleqtë, ashtu edhe të rinjtë, të gjithë jemi raste sociale, përderisa autoritetet asnjëherë deri më tani nuk janë interesuar për këta banorë" , thon Fshataret,
Kontributi për të mirën e përgjithshme është një veti pozitive e malësorëve. Këtë ata e kanë dëshmuar gjatë vitit 2003 2004, kur kanë ndërtuar ambulancën e fshatit. Banorët thonë se me iniciativën e Fadil Sulejmanit dhe me mjetet financiare të grumbulluara nga vetë fshatarët kanë arritur ta ndërtojmë objektin e ambulancës. Fshati ka dhe shkollën tetëvjeçare "Besa ", ku mësimin e ndjekin mbi 200 filloristë, kurse përgatitja profesionale e arsimtarëve i plotëson kërkesat pedagogjike për një arsimim të mirëfilltë .
Sa i përket arsimit të mesëm të obligueshëm, i cili ka startuarë vitin shkollor 2008/ 2009, arsimtarët e shkollës fillore "Besa " e vlerësojnë pozitivisht, por shprehin skepticizmin e tyre në zbatimin e ligjit nga nxënësit e këtij rajoni, për shkak të kushteve gjeografike. Ata mendojnë se duhet gjetur ndonjë alternativë për nxënësit e këtij rajoni malor. "Kohë më parë Ministria e Arsimit hodhi idenë e ndërtimit të një shkolle të mesme në fshatin Brodec, mirëpo nuk është ndërmarrë asgjë konkrete në këtë drejtim", mësimdhënës në shkollën fillore të fshatit . Sipas tij, zbatimi i vendimit për arsim të mesëm të obligueshëm do të vihet në pikëpyetje, sidomos në vendbanimet rurale, pasi ka mungesë të infrastrukturës së duhur.
Gjatë bisedës sonë me këta banorë, sidomos me pleqtë, mësohet se edhe përkundër kushteve të rënda ekonomike, organizimi i jetës në fshat thellësisht ka pësuar ndryshime në të gjitha segmentet e saj. "Stili i veshjes së të rinjve nuk dallon aspak nga bashkëmoshatarët e tyre në qytet. Mbulesa e femrës për të rinjtë e sotëm të fshatit llogaritet prapambetje, ndërsa organizimet e festave, posaçërisht gëzimet familjare nuk bëhen si më parë", thonë pleqtë e fshatit, duke shtuar se më parë as që u ka shkuar mendja të festojnë ditëlindjen, ndërsa sot fëmijët e tyre festojnë ditëlindje, 8 Marsin e festa të tjera. Rrugën e mërgimit e kanë përqafuar edhe të rinjtë e këtij vendbanimi. Ata i gjen duke punuar dhe jetuar në më shumë shtete perëndimore si në Gjermani, Zvicër, Itali dhe së fundi edhe në Irak e Afganistan. Paratë e fituara jo rrallë herë i investojnë për ndërtimin e shtëpive në Tetovë. Kjo tendencë vazhdon edhe me tej, duke rrezikuar zbrazjen e fshatit nëse nuk përmirësohen kushtet e jetës. Ata thonë se nuk mund të ndryshojnë gjendjen në këtë drejtim. Njëri prej tyre na tha: " Sikur të jetohej vetëm me ajër edhe shpezët nuk do të zbrisnin kurrë në tokë '', për fat të keq, toka për këta banorë është qyteti!                                                    
Abdil Ziberi Bozovca.ch
 
 
FOTO ALBUMI  <-----  Kliko ketu per te par fotet e fshatit Bozovc


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!