|
|
|
Në Heidelbeg të Gjermanisë u mbajt Akademi përkujtimore FLAKADANËT E JANARIT NUK SHUHEN KURRË Më 4 shkurt 2012, në organizim të Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës - dega në Gjermani dhe Shoqatës Shqiptaro - Gjermane “Iliria”, në Heidelberg të Gjermanisë, u mbajt një Akademi përkujtimore, kushtuar FLAKADANËVE TË JANARIT: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, nën moton: “FLAKË QË NUK SHUHET”. Në këtë akademi, përveç bashkëveprimtarëve të dëshmorëve, aktivistëve të shumtë të shoqatave dhe bashkë - atdhetërve tanë që jetojnë e veprojnë në Gjermani, morën pjesë: Hydajet Hyseni, Kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës me seli në Prishtinë dhe Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Dr.Sabri Kiqmari, Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z.Faket Kajtazi, si dhe veprimtarë nga Shoqata Atdhetare “Pranvera 81” më seli në Zvicër, Hasan Malaj, Saime Isufi, Bejtullah Tahiri dhe Shemsie Elshani. Akademia, e drejtuar nga znj.Vjollca Staro, i filloj punimet me intonimin e himnit Kombëtar dhe pastaj me një minut heshtje u nderuan të gjithë dëshmorët e Kombit. Në emër të Këshillit Organizativ të pranishmit në sallë i përshëndeti veprimtari Sheremet Pantina, pastaj Dr.Sabri Kiqmari dhe Faket Kajtazi - folën në emër të institucioneve diplomatike që ata drejtojnë, Cen Tahiri të pranishmit i përshëndeti në emër të Unionit Mbarëkombëtar të Artistëve shqiptarë, ndërsa Akademinë me një letër e ka përshëndetur nga SHBA-të, edhe bashkëveprimtari i Adem Demaçit, atdhetari e zemërmadhi Zeqir Gërvalla. Në vijm u mbajtën disa kumtesa kushtuar Flakadanëve të Janarit, nga: Hydajet Hyseni, Bedri Islami, Sami Krasniqi, Bejtullah Tahiri, Sylejman Qyqalla, Ramadan Pllana, Dr.Sali Berisha, Faredin Tafallari (si bashkëveprimtar i Jusufit, Kadriut dhe Bardhit shpërfaqi disa kujtime), pastaj janë recituar shumë poezi kushtuar dëshmorëve, nga: Ali Berisha, Blerta Pantina, Tefik Ramadani dhe poetja jonë e njohur Sevëme Fetiqi. Në kuadër të programit artistik u shfaq edhe një dokumentar, kushtuar dëshmorëve, dy këngë të Jusuf Gërvallës të përcjellur me shumë fotografi nga veprimtaria e pasur e Jusufit, Kadriut, Bardhit, Rexhepit dhe Nuhiut, si dhe për herë të parë u dha një fjalim i Jusuf Gërvallës, që kishte mbajtur më 28 Nëntor 1981 në Ludwigsburg të Baden Wurttembergut, ku kishte vepruar deri në ditën e atentatit, më 17 Janar 1982. Me këtë rast pashtriku.org, boton fjalën përshëndetëse të atdhetarit Zeqir Gërvalla, disa kumtesa dhe një fotoalbum të bërë në këtë Akademi përkujtimore. ( Përgatiti - Sheradin Berisha / Shkurt 2012) |
|
ZEMËRMADHI E ATDHETARI ZEQIR GËRVALLA
Shkruan: Zeqir Gërvalla |
|
Shkruan: Bejtullah Tahiri |
|
REXHEP MALA DHE NUHI BERISHA, PRELUDI I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Shkruan: Sami Krasniqi |
|
ZAHIR PAJAZITI, EDMOND HOXHA DHE HAKIF ZEJNULLAHU - TRE USHTARËT EMBLEMATIK TËUSHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Shkruan: Bedri Islami |
|
JUSUF GËRVALLA - NJË ENCIKLOPEDI
Shkruan: Sylejman Qyqalla |
|
E «KOMITETIT QENDROR» TË LNÇKVSHJ-së
Shkruan: Ramadan Pllana |
|
FOTOALBUM NGA AKADEMIA KUSHTUAR FLAKADANËVE TË JANARIT
( Përgatiti moderatori i www.pashtriku.org, Sheradin Berisha, Shkurt 2012 ) ____________________________________________________________________________________________________________________________ © Pashtriku.org, Shkurt'2012 |